PRINTIM KRIJUES

Shpjerini projektet tuaja krijuese në nivel tjetër me një tabelë idesh të printuar në SELPHY Square QX10

Tabelat e ideve janë një mënyrë fantastike për të sjellë në jetë idetë tuaja krijuese. Këtu ju tregojmë si ta printoni një në çast me Canon SELPHY Square QX10.
Një grua printon një foto në një Canon SELPHY Square QX10. Pozicionuar ngritur në tryezën e punës përpara saj është një tabelë idesh për frymëzim veshjesh.

Tabelat e ideve përdoren nga disenjatorët, artistët dhe pothuajse kushdo që i është dashur ndonjëherë të planifikojë një projekt krijues ose të gjejë frymëzim për një ngjarje apo festë. Në thelb, ato janë një kolazh idesh që mund t'ju ndihmojnë të qartësoni vizionin tuaj krijues dhe të vini në jetë planet tuaja.

Cilido qoftë projekti juaj, pavarësisht nëse është ridekorimi i një dhome apo një detyrë disenjimi mode e vitit të fundit, mbledhja e ideve për frymëzim është thelbësore. Mund të frymëzoheni nga një poçe qeramike në ngjyrimin e përsosur të kaltër për tabelën tuaj të ideve për arredim ambientesh të brendshme ose një pëlhurë me motive të forta që mund t'i shpjerë skicat tuaja për veshjet në nivel tjetër.

Këtu do të shohim si të krijojmë një tabelë idesh, disa ide se si ta përdorim dhe mjetet ideale për printimin pamjeve tuaja frymëzuese.

Si të krijoni një tabelë idesh që ju frymëzon

Një Canon SELPHY Square QX10 duke printuar figura për tabelë idesh për dekorimin e shtëpisë.

Zgjidhni foto nga kamera dhe printojini duke përdorur Canon SELPHY Square QX10, duke krijuar figura ngjitëse katrore me kontur ideale për një larmi nevojash krijuese.

Një person që krijon një tabelë idesh me temë blu, me figura të mbërthyer në një mur të bardhë pas një tryeze.

Për të krijuar një tabelë idesh mund të përdorni çfarëdo sipërfaqe të lirë, pavarësisht nëse është mur i zbrazët, dërrasë e zezë apo faqet e një fletoreje.

Mund të keni tanimë gati shumë foto në kamerën apo telefonin tuaj që mund të vlejnë si një pikënisje për tabelën tuaj të ideve. Kur të jeni jashtë, sigurohuni të shkrepni foto nga gjithçka që shihni dhe që ju frymëzon. Mendoni për ngjyrat dhe modelet dhe se si ato mund të kombinohen së bashku. Nëse po planifikoni të dekoroni një dhomë, mbase ka ndonjë aksesor kyç që e doni vërtet, siç p.sh. një vazo në ngjyrimin tuaj të preferuar të kaltër. Përdorni atë pamje si pikënisje dhe më pas krijoni tabelën e ideve, ndoshta me foto grafikësh me ngjyra, orendish tekstile apo aksesorëve të tjerë që mund të funksionojnë mirë me skemën tuaj.

Pse projektet e printuara mund të jenë më të mira se ato digjitale

Një person shqit pjesën e pasme të ngjitëses së printuar me SELPHY Square QX10.

Me ngjitëset e Canon SELPHY Square QX10 mund t'i printoni figurat dhe t'i ngjitni drejtpërdrejt në tabelën tuaj të ideve.

Figurat japin një pamje më të mirë se thjesht fjalët, dhe një tabelë fizike idesh - fotot e ngjitura pas murit, të kapura në tabelë apo të vendosura nëpër fletore - japin impakt të menjëhershëm vizual (në vend që të kaloni minuta të tëra duke kërkuar nëpër arkivin e fotove të telefonin apo kompjuterit tuaj çdo herë). Canon SELPHY Square QX10 është mjeti ideal për krijimin e printimeve me cilësi të lartë të ngjyrave dhe stileve që ju frymëzojnë. Ai nxjerr foto ngjitëse katrore 6.8x6.8cm me kontur për diçitura, që të mund të shtoni shënime ose komente në lidhje me idetë tuaja. Printimet janë të pasura me detaje, me riprodhim mbresëlënës të ngjyrave. Boja dhe letra për SELPHY Square QX10 vijnë gjithashtu si set, duke i bërë më të lehta për t'u ndërruar kur të keni nevojë.

Zgjerimi dhe rafinimi i tabelës suaj të ideve

Një grua krijon një tabelë idesh për frymëzimin e veshjeve, duke vendosur figura të SELPHY Square QX10 së bashku me vizatimet dhe pjesët materiale.

Përveç përdorimit të printimeve, tabela juaj e ideve mund të përmbajë tekstile, fragmente revistash, gjethe, lule e shumë të tjera.

Frymëzimi juaj në disenjim nuk është i kufizuar te fotot. Një tabelë idesh për një projekt mode mund të përmbajë gjithashtu mostra pëlhure, penj me ngjyra dhe kopsa apo lidhëse. Kombinimi i teksturave me printime të çastit të formave dhe të stileve tuaja të preferuara, të gjitha bashkë ndihmojnë për të përqendruar mendimin tuaj dhe për ta "ndier" ​​me të vërtetë projektin tuaj. Mendoni si t'i shfaqni artikujt në tabelën tuaj të ideve për të arritur efektin më të mirë dhe si t'i sistemoni që të funksionojnë së bashku si një e tërë.

Bashkëpunim krijues në SELPHY Square QX10

Një person mban Canon SELPHY Square QX10 ndërsa printon një stemë për një projekt.

Tabelat e ideve mund të jenë gjithashtu një mënyrë e mirë për të përcjellë idetë tuaja kur punoni në një projekt biznesi, pamjet e kombinuara së bashku mund ta përçojnë ndonjëherë mesazhin më shumë se fjalët.

Nëse jeni duke punuar për një ide me njerëz të tjerë, mund të dëshironi të ndani mendimet tuaja. Mbase po planifikoni të gjeni një stemë të re dhe ju duhet të vendosni për skemat e ngjyrave, grafikën dhe shkronjat, ose ndoshta thjesht dëshironi të diskutoni tematikat për një festë. Canon SELPHY Square QX10 është i vogël, portativ dhe me lidhje me valë, kështu që mund ta merrni me vete dhe të printoni kudo që të jeni, ju dhe miqtë/bashkëpunëtorët tuaj. As nuk keni pse e vrisni mendjen për fisha e tela, pasi SELPHY Square QX10 karikohet lehtë përmes USB dhe mund të nxjerrë deri në 20 printime me një karikim. Nëse dikush tjetër ka një figurë që dëshiron t'ia shtojë projektin, mund ta ndajë me ju nga interneti dhe mund ta printoni menjëherë.

Opsione të shumta të paraqitjes për të zgjedhur

Një grua që mban një printer Canon SELPHY Square QX10 pranë smartfonit të saj. Në ekranin e saj është figura që do të printojë.

Canon SELPHY Square QX10 është ideal për krijimin e tabelave të ideve të të gjitha llojeve, pasi mund të printoni figura drejtpërdrejt nga smartfoni juaj, duke shtuar etiketa, ikona dhe tekst në aplikacionin Canon SELPHY Photo Layout.

Aplikacioni Canon SELPHY Photo Layout ju mundëson personalizimin e printimeve tuaja me pulla, filtra, bordura, tekst dhe mbivendosje. Aplikacioni, i cili shkarkohet falas nga App Store për pajisjet me "iOS" ose Google Play për pajisjet me "Android", ofron mundësi të shumta paraqitjeje. Mund t'i përzieni figurat me formate të ndryshme kuadri për të krijuar një kolazh ose për ta ndarë letrën në mënyrë të barabartë në dy, katër ose tetë fotografi për faqe.

Tabelat e ideve për argëtim dhe motivim

Një tabelë idesh me temë udhëtimi, që tregon motive kuadrate dhe bileta, pranë një Canon SELPHY Square QX10.

Pse të mos luani me Canon SELPHY Square QX10 duke krijuar një tabelë idesh thjesht për argëtim? Mund të fokusohet në ngjyrën, destinacionin për pushime ose ushqimin tuaj të preferuar.

Tabelat e ideve mund të përdoren forma argëtuese nga më të ndryshmet. Pritja e pushimeve për diku ku nuk keni qenë kurrë më parë, shpesh mund të jetë aq emocionues sa vetë udhëtimi. Mund të mblidhni foto të pikave që dëshironi të shihni ose ushqimit që shpresoni të provoni. Çdo gjë që përmbledh një ide ose ndjenjë të përgjithshme, si p.sh. motivi gjeometrik në një pllakë marokene apo pamjet e arkitekturës së stolisur maure, ndihmon për të krijuar një ndjesi të ambientit.

Tabela idesh në një printer PIXMA

Madje printimet mund t'i vendosni në tabelë idesh edhe nëse nuk keni Canon SELPHY Square QX10. Printerët Canon PIXMA TS, si p.sh. PIXMA TS5350a Series, TS6350 Series dhe TS8350 Series mund të printojnë foto katrore me anë të aplikacionit Easy-PhotoPrint Editor dhe letrave katrore, si p.sh. Canon Photo Paper Plus Glossy II, e cila ofrohet në formatet 13x13cm dhe 8.9x8.9cm. Ose pse të mos provoni të printoni mbi Canon Magnetic Photo Paper dhe të krijoni një tabelë idesh për arredimin e kuzhinës në derën frigoriferit? Thjesht lidhni pajisjen tuaj inteligjente përmes AirPrint (iOS) ose Mopria (Android) për të printuar foto drejtpërdrejt nga telefoni.

Cilido qoftë projekti juaj i ardhshëm krijues, përpilimi i një tabele idesh është mënyra ideale për t'i mbledhur idetë dhe për të sistemuar vizionin tuaj - provojeni dhe lëreni që t'ju shpjerë në një udhëtim frymëzues.

Shkruar nga Andrea Ball

Produktet e lidhura

  • Printerë për shtëpi

    SELPHY SQUARE QX10

    Ruajini kujtimet tuaja të veçanta si printime të punuara me hijeshi që mund t'i merrni kudo, në lidhje me valë.
  • Printerë për shtëpi

    PIXMA TS5350a Series

    Ekspozoni kredencialet tuaja të dizajnit me administrimin fleksibël të materialeve, aplikacionet interesante krijuese dhe mundësitë praktike të lidhjes me celularët inteligjentë të printerëve të serisë "PIXMA TS5350a"
  • Printer Inkjet

    Magnetic Photo Paper MG-101

    Vendosni më shumë krijimtari dhe ndërveprim në printimet e fotografive me Canon Magnetic Photo Paper MG-101.
  • Artikuj të ngjashëm