Monokulare apo dylbi për vrojtimin e shpendëve - cila është e duhura për ju?

Monokularet dhe dylbitë kanë përfitime të ndryshme në shikimin e faunës së egër, por cila është më e përshtatshme për nevojat tuaja? Ne shqyrtojmë opsionet e ndryshme.
Një burrë qëndron mes gjetheve në një rezervat shpendësh, duke mbajtur një Canon PowerShot Zoom në njërën dorë dhe një palë dylbi Canon rreth qafës.

Vrojtimi i zogjve në natyrë ose në kopshte ju përqendron vëmendjen dhe shqisat, duke e bërë një aktivitet tepër të vetëdijshëm. Dhe me kaq shumë zëra, motive pendësh dhe sjellje të ndryshme në shfaqje, ka gjithmonë diçka të re për të kërkuar. Për vrojtuesit fillestarë të shpendëve, ka disa opsione për shikimin dhe kapjen e zogjve nga afër - por cili është më i miri për ju?

Dylbitë janë një mjet tradicional i vrojtimit të shpendëve dhe ofrojnë zmadhim të jashtëzakonshëm, si dhe janë të lehta dhe kompakte, por nuk janë në gjendje të regjistrojnë atë që shihni.

PowerShot ZOOM i Canon është një kamerë monokulare me objektiv të gjatë e të fuqishëm në një trup mjaft të vogël për ta mbajtur me vete në xhep. Me një zmadhim fleksibël me nivele 100 mm, 400 mm dhe 800 mm, ai mund t'i afrojë shumë subjektet tuaja të preferuara, për të mos përmendur shkrepjen e fotografive dhe videove të pasura dhe shumëngjyrëshe.

Këtu, ne do të shikojmë përfitimet e ndryshme të monokulareve dhe dylbive dhe do të krahasojmë Canon PowerShot ZOOM me dylbitë Canon 8x20 IS dhe Canon 10x30 IS II, si dhe kamerat kompakte për t'ju ndihmuar të bëni zgjedhjen më të mirë për vrojtimin e shpendëve.

Monokulare apo dylbi: të mirat dhe të këqijat

Një burrë përkulet në buzë të një përroi, duke mbajtur një Canon PowerShot ZOOM në lartësinë e syrit.

Canon PowerShot ZOOM ofron një dizajn të pastër, të rregullt dhe kompakt dhe vjen në të bardhë dhe të zezë.

Një burrë mbështetet pas një gardhi të drunjtë duke mbajtur në sy një palë dylbi Canon.

Inkuadruesit optikë në dylbitë Canon 8x20 IS dhe Canon 10x30 IS II ndihmojnë që të mos ju lodhen sytë kur vrojtoni për periudha më të gjata.

Monoklat si Canon PowerShot ZOOM ofrojnë zmadhim për një sy të vetëm, në krahasim me dylbitë, që i mbulojnë të dy. Kjo në përgjithësi i bën monoklat më të lehta dhe më të vogla, por me shkallë të ngjashme zmadhimi si dylbitë.

Kjo peshë e lehtë dhe prakticitet në bartje e bëjnë PowerShot ZOOM më të krahasueshëm me një smartfon, por ai kap pamje shumë më të detajuara dhe me cilësi të lartë sesa telefoni juaj nga distanca. Disa smartfona mund të reklamojnë aftësi për zmadhim me rreze të gjatë, por, ato përdorin një kombinim teknologjish alternative, si p.sh. zmadhim digjital, zmadhim hibrid dhe projektim optik me palosje, për kapjen e fotove dhe të videove në distancë. Kjo do të thotë që stabilizimi i figurës është i kufizuar dhe të shumtën e herës nuk jep cilësinë e figurës që përndryshe arrihet me një aparat fotografik të dedikuar. PowerShot ZOOM ofron peshën e lehtë dhe prakticitetin në bartje me madhësinë e xhepit si smartfon, por me një objektiv shumë më të fuqishëm dhe cilësor.

Nëse kërkoni të keni cilësinë më të mirë optike, atëherë dylbitë Canon 8x20 IS kanë optikë precize dhe të njëjtën veshje Super Spectra që gjendet në gamën e njohur të objektivave EF të Canon, duke ju dhënë një pamje tepër vibrante me interpretim të saktë ngjyrash, që t'i shihni zogjtë në gjithë madhështinë e tyre.

Po njësoj kompakte e peshëlehta, dylbitë Canon 10x30 IS II ofrojnë zmadhim 10x dhe janë ideale për natyrën, udhëtimet dhe vrojtimet sportive. Avantazhi kryesor është se dylbitë kanë të njëjtën teknologji optike fotostabilizimi që përdoret në objektivat e kamerave Canon, për të dhënë qartësi superiore dhe për të reduktuar dridhjet, që të mund t'i vrojtoni qartë subjektet në distanca të gjata. Dylbitë kanë dhe ekran optik, ndërsa PowerShot ZOOM ka inkuadrues elektronik (EVF).

Një palë duar mbajnë një grup dylbish të zeza Canon 8x20 IS përpara trupit.

Dylbitë Canon 8x20 IS peshojnë vetëm 420g, ndaj as që i vini re kur i varni rreth qafës, duke ju mundësuar të përqendroheni sapo të dalloni lëvizjet në distancë.

Një dorë që vendos një Canon PowerShot ZOOM në xhepin e një xhakete gëzofi ngjyrë kremi dhe të verdhë.

Me përmasat e vogla – peshë afërsisht 145g (bashkë me kartën)/144g (vetëm trupi), karikim nga USB-C dhe kohën e bollshme të funksionimit, Canon PowerShot ZOOM mund të mbahet në xhep ose varur në kyçin e dorës për fotot thelbësore të faunës së egër.

Megjithatë, përmasat dhe pesha më e madhe e dylbive bën që të mos jenë gjithmonë praktike – dhe shumica as nuk mbahen dot në xhep. Ata gjithashtu nuk ju mundësojnë regjistrimin e pamjeve apo ndryshimin e nivelit të zmadhimit. Kur jeni jashtë duke ecur dhe nuk dëshironi të mbani me vete aksesorë të tepërt, PowerShot ZOOM bën më shumë kuptim. Është tejet me takt, por ju afron më shumë me zogjtë pasi ju mundëson zmadhim në çast dhe fotografim të lehtë. Thjesht ndizeni, inkuadroni dhe shkrepni – edhe veç me njërën dorë – falë një strukture të thjeshtë butonash pa meny të komplikuara.

Shpejtësia është aty ky PowerShot ZOOM jep më të mirën e saj. Duke qenë se është tërësisht automatik, mund ta drejtoni e shkrepni pa qenë nevoja të ndaloni duke gjykuar për cilësimet më të mira.

Fuqia e objektivave të gjatë në një trup me madhësi xhepi

Një burrë i buzëqeshur mban një Canon PowerShot ZOOM para fytyrës së vet ndërsa shikon nga dritarja e një strehe vrojtimi shpendësh.

Plotësisht automatik, procesori i fuqishëm DIGIC 8 i Canon PowerShot ZOOM kursen kohë duke menduar në vendin tuaj dhe duke ju lënë të lirë të kapni çastin magjik përpara se t'ju shpëtojë.

Një palë duar mbajnë një smartfon pranë një Canon PowerShot ZOOM, duke e treguar të lidhur dhe duke përdorur programin Canon Camera Connect.

Canon PowerShot ZOOM mund të lidhet me telefonin tuaj nëpërmjet Wi-Fi ose Bluetooth duke përdorur programin Canon Camera Connect, ideal për të shtuar informacionin e vendndodhjes nga GPS nëpër foto, si dhe për të qenë në gjendje t'i rishikoni fotografitë e të zgjidhni më të mirat në çast.

Monokli Canon PowerShot ZOOM ofron një përvojë unike të vrojtimit të shpendëve, me mbajtje shumë më komode në dorë sesa telefoni apo kamerat kompakte. Dhe ndryshe nga dylbitë, ai mund të shkrepë pamje të detajuara 12MP, me shpejtësi të lartë konstante prej 10fps që është ideale për zogjtë në fluturim.

Për vrojtimin e shpendëve dhe fotografimin e kafshëve të egra, ju nevojitet zmadhimi i mjaftueshëm për të mbushur kuadrin me një subjekt me pendë. Canon PowerShot ZOOM shkëlqen këtu, duke nxjerrë foto dhe video në Full HD me projektim zmadhimi me nivele me dy gjatësi fokale optike - 100mm dhe 400mm - me një konvertues digjital 2x për t'ju çuar në 800mm. Mund të ndërroni në çast midis rrezeve të zmadhimit me lëvizjen e një çelësi, ndaj mund t'i afroni objektet e largëta pa pasur nevojë të hiqni sytë nga inkuadruesi super i qartë 2.36MP, i cili është i përdorshëm edhe në dritë të lartë pa vezullim në ekran. Falë fotostabilizuesit optik të integruar me 4 akse, pamja është gjithashtu pa dridhje, çka redukton lodhjen e syve.

Ndryshe nga monokli tradicional, PowerShot ZOOM vjen me lidhje të shumta, duke ofruar Wi-Fi dhe Bluetooth për lidhje me programin Canon Camera Connect për disa veçori të dobishme. Për shembull, mund ta lidhni me telefonin tuaj për të gjeoetiketuar pamjet që keni kapur, çka është ideale nëse doni të gjurmoni pikasjen e shpendëve dhe të kujtoni një vendndodhje për më vonë. Gjithashtu mund të ndani pamjen e drejtpërdrejtë, që të tjerët të mund të shohin atë që shihni ju në kohë reale.

Modaliteti Full Auto e përballon me lehtësi ekspozimin për ju dhe mund t'i ndryshoni lehtësisht cilësimet në menynë e thjeshtë.

Monokulare, dylbi apo kamerë kompakte: cila do t'ju përshtatej më së miri?

Një pozë e një Canon PowerShot ZOOM, dylbish Canon dhe një kamere Canon të mbështetur në një stol prej druri në një strehë vrojtimi kafshësh të egra.

Me një gamë zmadhimi 100-800mm, monokularja Canon PowerShot ZOOM mund të ofrojë zmadhim të jashtëzakonshëm të subjekteve të vogla dhe të largëta. Inkuadruesi i saj EVF OLED 0.39-inçësh ofron vrojtim të qartë dhe të mprehtë, me 2.36m pika dhe shpejtësi rifreskimi 59.94fps. Është aksesori perfekt për çdo komplet shpendvrojtimi ose një alternativë e mirë ndaj pajisjeve të mëdha e të rënda.

Dylbitë mahnitëse me fotostabilizim nga Canon ofrojnë mundësi dhe cilësi të jashtëzakonshme gjatë vrojtimit të shpendëve, dhe dylbitë kanë qenë shoqëruesit e vazhdueshëm për breza të tërë vrojtuesish të shpendëve dhe kjo është më se e kuptueshme. Megjithatë, nëse doni diçka pak më të vogël dhe më të lehtë, me aftësinë për të kapur imazhe, atëherë Canon PowerShot ZOOM ofron rreze të ngjashme telefoto plus aftësinë për regjistrimin e fotove dhe të videove në Full HD.

Si Canon PowerShot ZOOM, ashtu edhe gama e dylbive të Canon ofrojnë zmadhim të fuqishëm, por kamera monokulare e Canon ka aftësinë të shkojë përtej shikimit të thjeshtë të një subjekti duke e regjistruar në të njëjtën kohë. Ajo ofron gjithashtu kohë shumë të shkurtër ndezjeje, ndaj mund të çoheni e shkrepni me plot kuptimin e fjalës duke mos humbur asnjë grimë.

Ka kaq shumë zogj të bukur që mund t'i fotografoni dhe zgjedhja e PowerShot ZOOM ose pasja e një palë dylbive ndoresh do t'ju ndihmojë në rrugëtimin tuaj. Pse të mos dilni në ndonjë pyll në periferi të një qyteti apo dhe në kopshtin e shtëpisë tuaj dhe ta provoni dorën që sot?



Shkruar nga Lauren Scott

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

Përfshihuni nga natyra

Fotografi i natyrës, Tolga Aktas, flet për mënyrën si mund t'ju ndihmojë PowerShot ZOOM të fokusoheni te momenti.

Këshilla për fotografimin e faunës së egër

Fotografja profesioniste, Dani Connor, tregon këshillat e saj më të mira për sukses profesional me një aspirant të ri të fotografisë së faunës së egër.

Shikoni më tej: PowerShot ZOOM

Mësoni përse kjo kamerë kompakte në madhësi xhepi është ideale për aventurat e familjes.

Si të fotografoni zogjtë

Këshilla dhe kompleti më i mirë fillestar për fotografinë e shpendëve.