Me kosto super të ulëta pune dhe funksione praktike, printerët MegaTank nga Canon janë idealë për përdoruesit e zënë me punë në shtëpi, zyrë dhe për studentët. Ato shfrytëzojnë depozita të integruara boje me rimbushje, me shishe rendimenti tejet të lartë në vend të fishekëve të zakonshëm. Me mundësinë për të printuar mijëra faqe nga një komplet shishesh boje, ata ju ofrojnë printime për muaj apo edhe vite me radhë. Kjo do të thotë dhe më pak mbetje plastike, pasi bojërat zëvendësuese nuk ka pse porositen aq shpesh.
Me një gamë modelesh printerësh MegaTank, mund të zgjidhni atë që u përshtatet nevojave dhe buxhetit tuaj. Për përdorim në shtëpi, qoftë nëse jeni student, drejtues biznesi të vogël apo prind që ju duhet t'u jepni drejtim punëve të marra në shtëpi, modelet nga PIXMA G Series ofrojnë nivele të larta efikasiteti dhe nëse shpejtësia e printimit është përparësia juaj, atëherë modelet PIXMA G3460 dhe PIXMA G2460 MegaTank mund t'ju kursejnë kohë. PIXMA G3460 vjen me Wi-Fi të integruar, ashtu si dhe modeli me mbështetje për retë kompjuterike PIXMA G3420, që ju mundëson printimin nga distanca nga pajisjet inteligjente.
PIXMA G2420, PIXMA G2460, PIXMA G3420, PIXMA G3460 dhe MAXIFY GX6040 janë printerë shumëfunksionalë 3-në-1 që ju mundësojnë printimin, fotokopjimin dhe skanimin, ndërsa MAXIFY GX7040 shton aftësi për faks. Por nëse thjesht po kërkoni të përfitoni nga kursimet afatgjatë në shpenzime që sjell printeri MegaTank, modeli i njësuar PIXMA G1420 dhe modeli përplot me funksione Canon MAXIFY GX5040 ju japin një printer autonom pa mundësitë e skanimit dhe të fotokopjimit.
Qoftë nëse kërkoni për një printer të gjithanshëm për familjen tuaj, një pajisje të qëndrueshme që mund të mbajë ritmin e afateve tuaja shkollore, apo një opsion printimi me kosto të ulëta dhe volum të lartë për biznesin tuaj, ja gjashtë arsye përse ju bën punë një printer MegaTank.
KËSHILLA PRINTIMI
Përfitimet e shumta të printerit MegaTank
1. Printime cilësore me kosto të ulët
Printerët e nivelit ekonomik MegaTank (PIXMA G3460, G2460, G3420, G2420 dhe G1420) janë të gjithë të aftë të nxjerrin deri në 7,6001,2 faqe me një shishe të vetme boje të zezë kur përdoren në modalitetin ekonomik ose deri në 7,7001 faqe nga kompleti i plotë i shisheve. Këta printerë MegaTank ofrojnë gjithashtu kapacitet mbushjeje letre nga pas prej 100 fletësh, që të mund të shpenzoni më shumë kohë duke punuar sesa duke mbushur printerin.
Orientuar më shumë për nga zyra e shtëpisë, Canon PIXMA G5040, G6040 dhe G7040 ju japin një rendiment prej deri në 8,3003 faqesh në modalitetin ekonomik nga boja e zezë, si dhe vetëprintim dyanësh dhe mbushje letre me kapacitet të lartë para dhe mbrapa prej 350 fletësh letre të thjeshtë gjithsej për ambientet vërtet produktive. G7040 ka më tej kapacitete vetëmbushëseje 35-fletëshe dhe faksi autonom.
Për një ambient zyre të ngarkuar me punë dhe shumë përdorues, printerët MegaTank të gamës Canon MAXIFY GX janë gjetja ideale. Modelet përfshijnë MAXIFY GX6040 dhe MAXIFY GX7040, që ofrojnë dokumente mono dhe me ngjyra cilësie për biznes me kursim mestar 85% në koston totale të pronësisë krahasuar me 10 printerët kryesorë laser dhe me bojë4.
Për ata që kërkojnë të rrisin produktivitetin dhe t'i ulin edhe më tej kostot, GM2040 dhe GM4040 janë printerë boje me depozitë 3-në-1 mono me kapacitet prodhimi 18,000-faqësh nga tri shishe boje të zezë5.
Kursimet e konsiderueshme në kosto dhe fitimet në produktivitet të ofruara nga printerët Canon MegaTank nuk bëhen duke cenuar cilësinë e printimit. Për printimin e dokumenteve, shumica e printerëve PIXMA MegaTank ofrojnë ngjyra të pasura nga bojërat me bazë ngjyruesish dhe printimi jashtëzakonisht i mprehtë i dokumenteve arrihet me bojën e dedikuar me pigment të zi. Edhe tekstet shumë të vogla, si dhe shkronjat e bardha në sfonde me ngjyra ruajnë një shkallë të lartë qartësie. MAXIFY GX6040 dhe MAXIFY GX7040, për krahasim, përdorin bojëra me pigment për të tria ngjyrat, si dhe të zezën, duke nxjerrë dokumente biznesi tejet rezistente dhe cilësore që u bëjnë ballë ujit, fërkimit dhe lapëstilave.
Për rezultate të jashtëzakonshme fotosh me ngjyra, PIXMA G540 dhe PIXMA G640 vijnë me gjashtë bojëra me bazë ngjyruesi. Ato arrijnë cilësi optimale me një spektër tonal dhe gamë të zgjeruar ngjyrash.
2. Depozita boje me rimbushje të lehtë
Rimbushja e depozitave të bojës të printerëve MegaTank është një proces i drejtpërdrejtë që mund ta bëjë gjithkush në shtëpi apo në zyrë. Depozitat e integruara të bojës janë qartësisht të dukshme në pjesën e parme të printerit, ndaj është e lehtë të shikohen nivelet e bojërave. Kur duhen mbushur, thjesht u hapni kapakët e treguar me ngjyrat përkatëse dhe fusni shishet për të injektuar bojën.
Me dizajnin e tyre pa shtrydhje, shishet e bojës së Canon e bëjnë procesin e rimbushjes të pastër e të shpejtë. Printerët MegaTank përfitojnë gjithashtu nga hyrjet e depozitave të bojës me forma unike. Këto hyrje përkojnë me spërkatëset e tipit çelës në shishet e dizajnit të ri, duke shmangur rrezikun e injektimit të bojës së gabuar në depozitën e gabuar. Shishet me dizajn të posaçëm ndalojnë gjithashtu së zbrazuri kur depozitat janë plot.
3. Shpejtësi të larta printimi
Canon PIXMA G3460 dhe PIXMA G2460 të dyja arrijnë një shpejtësi printimi prej 10.86 ipm (imazhe në minutë) për dokumente njëngjyrëshe dhe 6.06 ipm për printimet me ngjyra. Ata përbëjnë një opsion fantastik kur ju duhet të kapni afate të ngushta. Për punë edhe më urgjente, modeli 4-në-1 PIXMA G7040 ofron deri në 136 ipm për printimin me bojë të zezë dhe 6.86 ipm për printimet me ngjyra, si dhe vjen me një vetëmbushëse 35-fletëshe për përdoruesit që duan fotokopjim dhe skanim të lehtë të dokumenteve shumëfletëshe.
Duke i shpënë shpejtësitë e printimit në maksimum, MAXIFY GX6040 dhe MAXIFY GX7040 kanë aftësinë për 246 ipm mono dhe 15.56 ipm me ngjyra, ku i fundit shton dhe kapacitete paralele skanimi dyanësh dhe faksi të plotë për skanim, fotokopjim dhe faks të shpejtë dhe të lehtë me dokumente dyanëshe. Nëse kërkoni thjesht funksionin e printimit, modeli MAXIFY GX5040 që kursen vend, arrin shpejtësi dhe cilësi të njëjtë me dy modelet e tjera GX, por nuk ka skaner dhe vetëmbushëse të integruar dokumentesh.
Për printimin e përditshëm, PIXMA G3420, PIXMA G2420 dhe PIXMA G1420 me shpejtësitë e tyre të printimit me bojë të zezë në 9.16 ipm dhe 56 ipm me ngjyra, mundësojnë dorëzim të shpejtë të dokumenteve.
Të gjithë printerët MegaTank janë krijuar për ndërprerje pune në kohë absolutisht minimale. Ata vijnë me një fishek mirëmbajtjeje që ndërrohet lehtë, çka e bën më të rrallë dërgimin e printerit tuaj për servis. Përdorimin e fishekut të mirëmbajtjes mund ta monitoroni përmes drejtuesit të printerit nga kompjuteri apo laptopi, ose përmes aplikacionit Canon PRINT (PIXMA G3420 dhe PIXMA G3460) ose ekranit të printerit (të gjithë përveç PIXMA G1420). Printeri ju njofton nëse ka probleme mirëmbajtje, kështu që dhe problemet zgjidhen lehtë.
4. Teknologji printimi me valë pa telashe
Edhe Canon PIXMA G3420, edhe PIXMA G3460, si dhe një sërë modelesh të tjera të gamës MegaTank, vijnë me Wi-Fi të integruar. Lidhja dhe printimi nga kompjuteri apo pajisjet portative janë të lehta me prekjen e një butoni. PIXMA G5040, G6040, G7040, GM4040 dhe GM2040, si dhe MAXIFY GX6040, GX7040 dhe GX5040 kanë gjithashtu Ethernet për sisteme rrjeti që kërkojnë lidhje shpejtësie të lartë, të qëndrueshme dhe të sigurt.
Nëse punoni nga distanca dhe ju duhet të ndani dokumente me kolegët në zyrë, ose nëse ju duhet një kopje fizike e materialeve të studimit për një kurs nga interneti, atëherë mund ta hapni printerin MegaTank të modelit që mbështet Wi-Fi nga kompjuteri apo pajisjet inteligjente, dhe të printoni drejtpërdrejt nga shërbimet e njohura të resë kompjuterike si p.sh. Google Drive, Google Classroom, Dropbox, Evernote etj.
Kontrolli i të gjitha nevojave tuaja të printimit dhe të mirëmbajtjes nga celulari nuk mund të jetë më i thjeshtë se përmes programit Canon PRINT, si dhe ka edhe programe të tjera të Canon që ofrojnë mënyra të shumta për të qenë krijues në shtëpi. Aplikacioni Creative Park7 ka gjithçka, nga arti në letër dhe dizajnet e personalizueshme të kartolinave të urimeve deri te dekorimet festive dhe modelet 3D, ndërsa aplikacioni Easy-PhotoPrint Editor ju mundëson t’i ktheni fotot e preferuara në printime të stilizuara apo dhurata unike, me shabllone për kalendarë, kartolina, posterë etj.
Nuk doni të shkarkoni një aplikacion? Me përjashtim të GM2040 dhe GM4040, printerët MegaTank janë të pajtueshëm me Apple AirPrint dhe Mopria për Android, ndaj përdoruesit në të njëjtin rrjet si të printerit mund thjesht të lidhen e të printojnë përmes protokollit të integruar të printimit të pajisjes së tyre inteligjente.
5. Mbështetje për një larmi të gjerë materialesh
Printerët MegaTank mund të realizojnë dokumente të cilësisë së lartë dhe fotoprintime të bukura pa bordura8 në madhësi deri në A4 ditë pas dite – por janë dhe më fleksibël se kaq. Gama mbështet një përzgjedhje të larmishme madhësish e llojesh materiali, idealë për administratorët e biznesit etj., si p.sh. krijimin e kartëvizitave me letër pa shkëlqim dhe dyanëshe pa shkëlqim. PIXMA G3460, G2460, G3420, G2420, G1420, G540 dhe G640, plus MAXIFY GX6040, GX7040 dhe GX5040 mund të prodhojnë edhe banderola promocionale 1.2-metërshe në letër të thjeshtë. Për printime shtëpie, printerët MegaTank mund t'i bëjnë detyrat e shtëpisë zbavitje më vete dhe të ofrojnë orë të tëra argëtimi për familjen.
6. Model praktik në përdorim
Shumica e printerëve Canon MegaTank9 vijnë me një ekran LCD me dy rreshta, që ofron nivel më të lartë detaji për cilësimet e printerit. Jo vetëm që ekrani e bën më të lehtë kontrollin e gjendjes së printerit, cilësimet e lidhjes me valë, si dhe rregullimin e opsioneve të printimit drejtpërdrejt në printer, por mund dhe të kontrolloni kërkesat e mirëmbajtjes si p.sh. pastrimin e kokave të printimit. Ekrani e bën të thjeshtë dhe spastrimin e gabimeve duke ju dhënë udhëzime të qarta për kodet që i referohen manualit të përdorimit për diagnostikim të thjeshtuar. MAXIFY GX6040 dhe MAXIFY GX7040 kanë dhe ekrane të mëdha me prekje për përdorim e menaxhim më të mirë.
Printerët MegaTank kanë një funksion fikjeje automatike për të kursyer energji kur nuk përdoren, si dhe rindezjeje automatike që ju mundëson nisjen e printimit pa qenë nevoja të shtypni përpara butonin e ndezjes. Kjo ua shton prakticitetin, sidomos kur ju duhet të printoni dokumente nga distanca me modelet që mbështesin Wi-Fi dhe lidhjen me retë kompjuterike.
Shkruar nga Marcus Hawkins dhe Matthew Richards
- Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të Canon për testimin duke përdorur grafikun ISO/IEC 24712 dhe simulimin e printimit të vazhdueshëm me shishet zëvendësuese të bojës pas konfigurimit fillestar.
- Modaliteti ekonomik redukton konsumin e bojës së zezë duke i ulur dendësinë - mund të printohen 26% më shumë faqe sesa në modalitetin standard.
- Modaliteti ekonomik redukton konsumin e bojës së zezë duke i ulur dendësinë - mund të printohen 38% më shumë faqe sesa në modalitetin standard.
- Kursimet mesatare të vlerësuara kur printoni 1,000 faqe në muaj për 5 vjet bazohen në koston e blerjes fillestare të pajisjes plus kostot e bojës ose të tonerit. Modelet e krahasimit në kursimet e kostos totale të pronësisë (TCO) përfshijnë 10 printerët më të shitur me laser me ngjyra dhe 10 printerët më të shitur me bojë sipas IDC EMEA Hardcopy Tracker (Data Q1 2020 - Q3 2020). Për detaje, shikoni faqen e internetit të Canon.
- Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të provës nga "Canon" duke përdorur grafikun njëngjyrësh ISO/IEC 19752 dhe simulimin e printimit të vazhdueshëm me bojën zëvendësuese pas konfigurimit fillestar. Rendimenti i faqeve varion shumë në varësi të përmbajtjeve të printuara dhe faktorëve të tjerë.
- Shpejtësia e printimit të dokumenteve A4 në letër të zakonshme është matur duke u bazuar në mesataren e ESAT në testit të kategorisë për zyrat të standardit ISO/IEC 24734.
- Për modelet e mbështetura, vizitoni https://ugp01.c-ij.com/ij/webmanual/WebPortal/PTA/pta_app_models.html?lng=en&type=non&app=cp. Nëse printeri juaj nuk mbështetet, kontrolloni faqen e internetit të Creative Park.
- Përveç Canon PIXMA GM2040 dhe GM4040.
- Printerët Canon PIXMA G1420 dhe GM2040 nuk kanë LCD.