Numërimi mbrapsht deri në ditën e Krishtlindjes është një traditë e rëndësishme në shumë kultura. Nëse keni një kalendar festiv, teksa hapni secilën nga dritaret për të zbuluar sheqerkat dhe mesazhet, çdo ditë deri në datën e festës sa vjen e bëhet më emocionuese.
Sigurisht ju mund t’i përdorni këta kalendarë për pritjen e festave nga më të ndryshmet – ditëlindje, Ramazan, dasma, Viti i Ri kinez – dhe këshillat e dhëna këtu janë të dobishme për përgatitjen e çfarëdolloj kalendari festiv. Me Creative Park dhe printerët Canon – duke përfshirë ata të gamës PIXMA së bashku me SELPHY CP1500 për personalizimin me ngjitëse – ju mund të krijoni kalendarin tuaj festiv të personalizuar.
Le të nisim duke përdorur opsionin më të thjeshtë – të printojmë një kalendar festiv nga modelet e gatshme të Creative Park të Canon. Ato disponohen në disa forma e madhësi – duke përfshirë në formë peme Krishtlindjeje dhe në formë shtëpie si ky kalendar festiv.
Për të printuar një kalendar festiv në formën e një peme nga Creative Park i Canon duke përdorur një printer PIXMA, filloni duke i hedhur një sy faqes së internetit të Creative Park dhe duke gjetur një model të përshtatshëm. Pasi të keni gjetur modelin për kalendarin tuaj festiv, shkarkoni skedarin PDF në kompjuter. Sigurohuni që printeri juaj Canon PIXMA të jetë gati, i furnizuar me bojë dhe letër cilësore. Për rezultate optimale, ndiqni udhëzimet për llojin e letrës dhe përdorni letër fotografie Canon mat ose letër fotografie Canon me shkëlqim, të cilat do të garantojnë një finiturë të gjallë dhe solide për kalendarin tuaj festiv.
Ju mund t’i printoni gjithashtu udhëzimet në letër, në mënyrë që ju dhe familja juaj ta keni më të lehtë të formoni modelin. Printoni të gjitha faqet e nevojshme, duke përfshirë ato për strukturën në formë peme dhe folezat me numra për secilën ditë.
Pas printimit, ndiqni udhëzimet e dhëna për të prerë dhe bashkuar me kujdes pjesët e veçanta. Ju do t’i bashkoni pjesët përbërëse së bashku për të krijuar një kalendar festiv në formë peme, të cilin mund ta mbushni me dhurata të vogla, ngjitëse ose mesazhe. Pasi të keni përfunduar, kalendari juaj festiv do të jetë gati për t’u ekspozuar.
Krijoni një kalendar festiv
Personalizimi i kalendarit festiv me ngjitëse
Canon ofron një sërë modelesh dhe opsionesh personalizimi që ju lejojnë të kombinoni përdorimin e printerëve të ndryshëm për një rezultat të personalizuar. Pas printimit dhe formimit të kalendarit, ju mund ta personalizoni atë më tej duke përdorur SELPHY CP1500 për printimin e ngjitëseve. Këto ngjitëse mund të përmbajnë imazhe festive nga më të ndryshmet, si p.sh. pemë Krishtlindjeje ose drerë, e deri te dizajnet moderne si forma gjeometrike apo thënie të mençura. Ky kombinim i përdorimit të printerëve PIXMA dhe SELPHY së bashku ju lejon të krijoni me lehtësi një kalendar festiv unik që pasqyron stilin tuaj.
Një tjetër gjë fantastike është se mund t’i shtoni detaje personale kalendarit, duke përfshirë foto tuajat – qofshin foto të çasteve të lumtura familjare, të kafshëve tuaja të dashura shtëpiake apo shkrepje të paharrueshme nga pushimet. Me SELPHY CP1500 dhe me letrën me ngjitëse Canon, mund të përdorni ngjitëse si brenda ashtu edhe jashtë kalendarit, duke e bërë procesin e përgatitjes edhe më argëtues për të vegjlit.
Nëse po vrisni mendjen për mënyra se si mund ta përdorni kalendarin në mënyra argëtuese dhe emocionuese për të gjithë familjen, mund të konsideroni të përfshini disa minisurpriza pas çdo dere.
Ato mund të jenë:
- Mesazhe të ndjera: Përfshini shënime të përzemërta ose afirmime pozitive për të përcjellë ngrohtësi dhe gëzim çdo ditë.
- Kuize ditore: Nxisni pak konkurrencë miqësore me pazëlla dhe gjëegjëza për t’i sfiduar të gjithë.
- Fotokujtime: Shtoni foto personale, si p.sh. një kronologji të momenteve familjare ose ngjarjeve të vyera, për pak frymë nostalgjike dhe kuptimplotë.
Detajet përfundimtare për kalendarin tuaj të pritjes së festave
Krahas aspektit të dizajnit, ekziston gjithashtu opsioni i pjesëve lëvizëse për ta bërë kalendarin tuaj edhe më emocionues. Këtu përfshihen doreza me tërheqje, xhepa të fshehur dhe dyer ndërvepruese, të cilat mund ta bëjnë dizajnin tuaj më emocionues, më të veçantë dhe më individual. Canon ofron gjithashtu një gamë opsionesh të ndryshme letre, çka do të thotë se mund ta personalizoni kalendarin që të arrini të realizoni vizionin tuaj kreativ.
Përse të mos e bëjmë procesin e përzgjedhjes së fotove dhe dizajnit një aktivitet familjar argëtues? Kjo është një mënyrë fantastike për t’i mbledhur të gjithë së bashku, fëmijë e të rritur. Duke përdorur printerin tuaj Canon, ju mund të shihni dizajnet tuaja teksa marrin jetë krahas mesazheve kuptimplota.
Prezantimi është një aspekt kyç. Pasi të keni krijuar kalendarin ideal, keni mundësinë ta stilizoni atë duke përdorur aksesorë të tjerë me temë festive. Nga fjongot tek ornamentet, këto detaje përfundimtare e plotësojnë kalendarin tuaj. Ndoshta kalendarin tuaj të përfunduar festiv mund ta shtoni në një shportë festive ose shportë dhuratash. Shtimi i detajeve të vogla e bën kalendarin tuaj edhe më kuptimplotë dhe individual – një dhuratë edhe më e veçantë. Gjithashtu, ju mund të kombinoni ngjyrat dhe format me elemente të tjera, si kartolina Krishtlindjeje për një paketë të kompletuar e fantastike.
Pritini festat gjatë gjithë vitit me kalendarët e personalizuar
Ndërsa printerët Canon SELPHY CP1500 dhe Canon PIXMA janë të përkryer për përgatitjen e kalendarëve festivë, deri më tani kemi parë një pjesë tejet të vogël të asaj çka është e mundur të realizohet. Pavarësisht nga periudha e vitit, ata janë një alternativë e shkëlqyer për përgatitjen e kalendarëve festivë për të gjitha rastet speciale.
Për shembull, mund të përgatisni një kalendar të personalizuar për pritjen e ditëlindjes, të mbushur me kujtime dhe mesazhe. Çdo ditë që ju ndan nga data e shënuar, ju mund të hapni një derë për të zbuluar një foto të çmuar, një mesazh të përzemërt ose një surprizë argëtuese, për të arritur entuziazmin e synuar. Printimet cilësore të printerëve Canon SELPHY CP1500 dhe Canon PIXMA garantojnë që imazhet të shndrijnë me qartësi maksimale, për ta bërë edhe me të veçantë pritjen e ditëlindjes suaj.
Mjete pa pagesë për t’u dhënë jetë kalendarëve të pritjes së festave
- Creative Park: Ekskluzivisht për personat që kanë printerë Canon, Creative Park i Canon ofron një larmi modelesh kreative për projekte. Ju mund të aksesoni një gamë dizajnesh të printueshme dhe të personalizueshme, duke përfshirë kalendarë, kartolina dhe zbukurime. Creative Park ofron modele kalendarësh festivë të cilat mund t’i personalizoni me foto dhe tema personale, dhe që më pas mund t’i printoni në printerin tuaj Canon PIXMA.
- Aplikacioni SELPHY Photo Layout: Ky aplikacion pa pagesë ofron mjete praktike për paraqitje të personalizuara të fotove. Ju mund të përshtasni madhësinë dhe pozicionin e fotove tuaja, të shtoni tekst dhe të vendosni filtra për të përmirësuar imazhet e printuara në printerët SELPHY.
- Aplikacioni Easy-PhotoPrint Editor i Canon: Ky aplikacion pa pagesë, i disponueshëm si për desktop ashtu edhe për celular, ju lejon të bëni printime të personalizuara. Ai përmban shumë modele dhe struktura të ndryshme, duke përfshirë kalendarë, kolazhe dhe kartolina urimesh, të cilat mund t’i personalizoni me imazhet tuaja.
Të krijuara për të qenë praktike dhe funksionale, këto aplikacione garantojnë një përvojë dizajni të thjeshtë dhe kreative për përgatitjen e kalendarit të përkryer.
Ju keni fuqinë t’i ktheni kujtimet tuaja të çmuara në printime të mrekullueshme - e gjitha kjo teksa ndani momente të vyera me të dashurit tuaj. Filloni të eksploroni sot alternativat e pafundme me printerët Canon SELPHY CP1500 dhe Canon PIXMA dhe shtojuni një detaj personal festimeve tuaja.
Produkte të ngjashme
-
SELPHY CP1500
Krijoni printime me ngjyra të pasura, rezistencë të lartë, në pak sekonda me këtë fotoprinter kompakt që përdoret thjesht. -
PIXMA TS7650i
Printer i shpejtë dhe me cilësi të lartë, i cili përshtatet më së miri me të përditshmen tuaj shtëpiake falë përmasave të tij kompakte dhe përdorimit efikas. -
PIXMA TS7750i
Printer i shpejtë dhe me cilësi të lartë, i cili përshtatet më së miri me të përditshmen tuaj shtëpiake falë përmasave të tij kompakte dhe përdorimit efikas.