MAKROFOTOGRAFIA

Afrimi me fotografimin e ushqimeve

Zbuloni dhe fotografoni botët e vogla të fshehura në objektet e përditshme me qartësinë e mrekullueshme të makroobjektivave Canon.
Një pamje nga afër makro e dy karameleve xhelatinoze me fruta, me një copë të madhe sheqeri që krijon formën e një pike loti duke i mbivendosur të dyja karamelet, shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 100 mm F2.8L MACRO IS USM.

Kur mendoni për makrofotografinë, ushqimi shpesh mund të lihet mënjanë dhe t'i jepet përparësi subjekteve më tradicionale të tilla si, insektet dhe lulet. Megjithatë, fotografimi i ushqimeve mund të bëhet shumë thjeshtë, me një sërë subjektesh të mundshme që gjenden lehtësisht në shtëpinë tuaj. Për më tepër, nuk ka nevojë që moti të jetë i mirë apo që subjekti të qëndrojë i palëvizur për të marrë rezultate të shkëlqyera.

Por kjo nuk do të thotë se është gjithmonë shumë e thjeshtë të kapet diçka që të nxit imagjinatën vetëm nga një fotografi e vaktit tënd të drekës. Një mënyrë për ta realizuar ndryshe fotografimin e ushqimeve është duke përdorur një makroobjektiv për t’u afruar shumë me subjektin, duke krijuar kështu pamje të mrekullueshme abstrakte që kanë fuqinë të mahnitin shikuesin. Ju gjithashtu mund të provoni teknika si mbivendosjen e fokusit - tani më thjeshtë se kurrë, falë veçorive novatore që gjenden te disa nga kamerat më të fundit Canon, të tilla si Canon EOS R10.

Ne sfiduam makrofotografin Matt Doogue që të provonte fotografimin e ushqimeve. Ai është mësuar të makrofotografojë subjekte më shumë në ambiente të jashtme, i specializuar në fotografimin e insekteve, bimëve dhe kërpudhave, prandaj qëndrimi brenda dhe fotografimi i subjekteve në kuzhinën e tij rezultoi të ishte një përvojë emocionuese që e ka bërë ta shikojë makrofotografinë në një këndvështrim krejtësisht ndryshe.

Këtu ai ka ndarë disa nga gjërat që ka zbuluar.

1. Shikoni për tekstura, forma, ngjyra dhe motive

Një pamje nga afër makro e skajit të një gjetheje sherbele, që shfaq të gjitha detajet e damarëve, e shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 100 mm F2.8L MACRO IS USM.

Përmes fotografimit nga afër të ushqimit, Matt mundi të kapte të gjitha detajet e damarëve të një gjetheje sherbele. Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 100 mm F2.8L MACRO IS USM në 1/60 sek, f/6.3 dhe ISO 400. © Matt Doogue

Një makrofotografi shumëngjyrëshe e një çamçakëzi të athët me fruta në formë rripi, e shkrepur në zmadhim 1:1 në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 100 mm F2.8L MACRO IS USM.

Më parë, Matt nuk e kishte çuar ndërmend fotografimin e ushqimit me pamje nga afër. "Jam gjithmonë duke kërkuar për sfida të reja për të frymëzuar fotografinë time," shprehet ai. "Gjej shumë frymëzim kur fotografoj subjekte të tjera makro, kështu që mendova, ‘Pse mos ta provoj një herë me ushqimin?'"

Ushqimi që është veçanërisht i përshtatshëm për shkrepjet makro nga shumë afër përfshin çdo gjë që ka teksturë, motiv, ngjyrë ose formë interesante. "Çdo gjë që është e mbuluar me sheqer duket e mrekullueshme, sepse kristalet e sheqerit duken si diamante kur i fotografoni nga afër," thotë Matt. "Shumica e karameleve kanë tekstura, pjesë të ngritura dhe forma që duken mirë, plus do të zbuloni që karamelet shpesh kanë ngjyra të gjalla - të kuqe, të verdha, rozë dhe të gjelbra.

"Përveç kësaj, perimet si lulelakra, lakra e madje dhe qepët kanë strukturë interesante. Sa më natyral të jetë produkti, aq më shumë simetri do të keni, ndërsa produktet e prodhuara, si p.sh. karamelet, mund të japin rezultate abstrakte më të mira."

2. Kontrolloni ndriçimin

E ndriçuar nga sipër

E ndriçuar nga pjesa anësore

Për Matt, ndriçimi luan gjithmonë një rol të rëndësishëm në punën e tij artistike makro, por ushqimi është shumë ndryshe nga subjektet e tij të zakonshme. "Nuk ishte nevoja që të shpërhapja dritën kudo sa më afër siç do ta bëja për diçka me shkëlqim, si p.sh. një brumbull," shprehet ai.

Për këtë projekt, Matt bleu një blic të vogël fotografimi jo të shtrenjtë, edhe pse ju mund të provoni të krijoni tuajin. Ai gjithashtu përdori drita LED për të shpalosur elementet e subjektit.

"Ju gjithashtu mund të krijoni një fotoseri, ku çdo imazh duket plotësisht ndryshe," shton Matt. "Për shembull, me imazhet e një karameleje të sheqerosur në formë biberoni, imazhi është një rreth me një vrimë të zezë, por nëse i jap ndriçim nga kënde të ndryshme, çdo herë mund të duket plotësisht ndryshe, edhe pse kamera dhe objektivi mund të jenë të njëjtit."

Nëse nuk keni asnjë ndriçim në dispozicion, mund të punoni gjithashtu me ndriçimin natyral – veçanërisht nëse mund ta fotografoni ushqimin afër një dritareje dhe të punoni me ndriçimin e ditës. Përdorimi i një reflektori, qoftë edhe i një reflektori të krijuar në shtëpi me fletë alumini, mund të ndihmojë gjithashtu në ndriçimin e subjektit tuaj.

3. Zgjidhni makroobjektivin e duhur për fotografimin e ushqimeve

Një pamje nga afër makro e një mjedre, ku shfaqen kërcejtë e vegjël në çdo bërthokël, e shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 100 mm F2.8L MACRO IS USM.

Një pamje nga afër e një mjedre të freskët e shkrepur në zmadhim të plotë, e ndriçuar nga pjesa e sipërme djathtas dhe pak mbrapa për të shtuar hije dhe formë. Kjo ishte hera e parë që Matt fotografoi me Canon EOS R10 dhe ai u impresionua shumë nga aftësitë e kamerës. "Cilësia e imazhit është e shkëlqyer për një kamerë që ofrohet me një çmim kaq të ulët," shprehet Matt. "Është e pabesueshme." Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 100 mm F2.8L MACRO IS USM në 1/60 sek, f/7.1 dhe ISO 1250. © Matt Doogue

Edhe pse mund të fotografoni ushqimet me shumë lloje të ndryshme objektivash, për rezultate më të mira dhe me më shumë detaje, duhet të keni një objektiv që ka emërtimin “makro”.

Ka opsione që i përshtaten gamës së buxheteve dhe stileve të shkrepjes. Objektivi Canon RF 85 mm F2 MACRO IS STM është një opsion fantastik, duke qenë edhe i lehtë e me një distancë fokusimi nga afër. Raporti i zmadhimit është 0,5x, por ju gjithsesi mund të krijoni shkrepje të detajuara, si edhe të tërhiqeni shumë pak mbrapa për të shfaqur më shumë kontekst nëse dëshironi. Për ata me një buxhet më të madh që dëshirojnë të afrohen sa më shumë të munden, objektivi RF 100 mm F2.8L MACRO IS USM është një zgjedhje e shkëlqyer, duke ofruar një zmadhim 1,4x për llojet ndryshe të shkrepjeve abstrakte.

Shihni udhëzuesit tonë në lidhje me kompletin më të mirë fillestar për makrofotografinë dhe objektivat më të mira Canon për fotografimin e ushqimeve për më shumë këshilla. Gjithashtu mund të përdorni mjetin praktik të gjetësit të objektivit të Canon, i cili përshtat rekomandime në bazë të kamerës suaj, zhanrit që dëshironi të shkrepni dhe veçorive që vlerësoni më shumë.

4. Provoni mbivendosjen e fokusit

Një pamje nga afër makro e huallit të mjaltit, që shfaq përputhshmërinë e flluskave të ajrit, e shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 100 mm F2.8L MACRO IS USM.

Një copë shufre çokollate me huall mjalti e shkrepur në zmadhim të plotë, e ndriçuar në pjesën e sipërme djathtas dhe pak mbrapa për të shtuar hije dhe kontrast, dhe e shkrepur duke përdorur një trekëmbësh dhe mbivendosjen e fokusit brenda kamerës për të siguruar që çdo pjesë e imazhit të jetë në fokus. "Ushqimi është një zgjedhje e shkëlqyer për të praktikuar mbivendosjen e fokusit," shprehet Matt. "Në shtëpi, mund të eksperimentoni për të parë se sa mbivendosje (imazhe) ju nevojiten për thellësinë e dëshiruar të fushës." Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 100 mm F2.8L MACRO IS USM në 1/60 sek, f/7.1 dhe ISO 1250. © Matt Doogue

Një pamje nga afër makro e huallit të mjaltit të ndriçuar nga pas duke dhënë një efekt shkëndijash me shkëlqim përmes flluskave të ajrit, e shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 100 mm F2.8L MACRO IS USM.

Një pjesë tjetër e huallit të mjaltit, këtë herë i ndriçuar nga pas për të dhënë përshtypjen e zjarrit dhe i fotografuar duke përdorur mbivendosjen e fokusit brenda kamerës. "Mbivendosja e fokusit me EOS R10 e bëri akoma më të thjeshtë," tregon me entuziazëm Matt. "Zakonisht i mbivendos manualisht, por me EOS R10, ishte shumë e thjeshtë. Mund të bëj për një minutë atë që zakonisht do të më merrte orë të tëra." Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 100 mm F2.8L MACRO IS USM në 1/50 sek, f/7.1 dhe ISO 250. © Matt Doogue

Mbivendosja e fokusit është një teknikë ku imazhet që janë shkrepur me pika të ndryshme fokusimi bashkohen. Mund ta bëni këtë manualisht duke përdorur mjete të tilla si, Depth Compositing në sofuerin Digital Photo Professional (DPP) të Canon, por modele si Canon EOS R10 dhe EOS R7 ju mundësojnë të bëni mbivendosjen e fokusit brenda kamerës.

"Kjo do të më kursejë shumë kohë," thotë Matt. "Me EOS R10, mund të merrja një mbivendosje fokusi me 100 imazhe në minutë dhe imazhi më pas përpunohej shpejt brenda kamerës. Kur e kam provuar këtë teknikë më parë, më duhej të blija një kompjuter bashkëkohor plotësisht të ri për të punuar me skedarët e imazheve dhe për t’i bashkuar ato në një softuer për modifikimin e imazhit. Tani mund të përdor EOS R10 për të krijuar një kompozim dhe për të punuar shpejt me një skedar imazhi, gjë që më ka frymëzuar vërtet që ta provoj më shpesh këtë teknikë.

"Jo vetëm kjo, por kamera gjithashtu të jep imazhet individuale. Kjo është e mrekullueshme në rast se vendosni më vonë që nuk ju duhet një “mbivendosje e plotë” - për shembull, nëse dëshironi më shumë butësi në plan të parë. Duke pasur të gjithë skedarët, ju keni lirinë ose krijimtarinë për të rregulluar gjërat ashtu siç i dëshironi."

Të gjitha kamerat e EOS R System kanë gjithashtu një opsion të rregullimit manual të kulmit të fokusit në ekran, i cili përdor ngjyra të ndezura për të theksuar zonat e imazhit që janë në fokus.

5. Eksploroni subjekte të ndryshme

Një pamje nga afër makro e kristaleve të sheqerit në sipërfaqen e një karameleje xhelatinoze me fruta, e shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 100 mm F2.8L MACRO IS USM.

Shikimi i një subjekti përmes një makroobjektivi i mundësoi Matt të vlerësojë bukurinë e strukturës së tij. Në zmadhim të plotë, sipërfaqja e kësaj karameleje xhelatinoze me fruta është krejtësisht ndryshe. Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 100 mm F2.8L MACRO IS USM në 1/60 sek, f/7.1 dhe ISO 250. © Matt Doogue

Një pamje nga afër makro e tre karameleve xhelatinoze me fruta, ku ajo e mesit është e ndriçuar nga pas që të duket sikur po shkëlqen, e shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 100 mm F2.8L MACRO IS USM.

Kjo shkrepje u krijua me tre karamele xhelatinoze me fruta, ku karamelet anësore janë të mbivendosura në karamelen e ndriçuar nga pas që ndodhet poshtë. "Provojeni fillimisht makrofotografinë në objekte jofrymore," këshillon Matt. "Familjarizohuni me ndriçimin dhe mënyrën e funksionimit të kamerës. Fotografimi i ushqimeve në shtëpi është një zgjedhje e përsosur për t’u praktikuar." Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 100 mm F2.8L MACRO IS USM në 1/60 sek, f/7.1 dhe ISO 250. © Matt Doogue

Nëse nuk keni përvojë në fotografimin e ushqimeve, mund ta shihni si sfidë ngadalësimin e veprimeve dhe të punuarit në një mënyrë më të konsiderueshme. Por kjo gjithashtu mund t’ju bëjë që ta shihni subjektin në mënyra të reja, duke shërbyer si një mundësi për të krijuar imazheri të re dhe për të eksploruar një anë më të përqendruar të fotografisë suaj.

"U mahnita nga eksperienca, veçanërisht nga fotografimi i karameleve xhelatinoze me fruta," shprehet Matt. "Humba në botën e ushqimit. Të gjitha këto gjërat e vogla të cilat thjesht i zgjedh në supermarket - i merr, i vendos në shportë, i ha; nuk i sheh dhe nuk e vlerëson kompleksitetin dhe projektimin e tyre, sidomos të produkteve të natyrës. Një pjesë e konsiderueshme e artit frymëzohet nga natyra dhe këtë mund ta shihni kur fotografoni nga afër dhe të shihni këto projektime dhe struktura të mrekullueshme që vetë natyra ka krijuar."

6. Krijoni imazhe intriguese

Një pamje nga afër makro e një fletëze lakre të kuqe, e shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 85 mm F2 MACRO IS STM.

"Kurrë nuk e kam konsideruar ushqimin si subjekt për makrofotografinë makro, por që tani e tutje pa dyshim që do e përdor," thotë Matt. "Mbeta plotësisht i mahnitur, disa nga motivet, teksturat dhe arti abstrakt që mund të krijosh." Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 85 mm F2 MACRO IS STM në 1/60 sek, f/7.1 dhe ISO 250. © Matt Doogue

Krijimi i pamjeve abstrakte nga afër ju dhuron një superfuqi - aftësinë për të kapur dhe për të nxitur kureshtjen me fotografitë tuaja. Madje mund të krijoni lojën tuaj të “gjetjes së ushqimit” me miqtë tuaj, familjen ose me ata që ju ndjekin në mediet sociale.

"I dërgova dy gjeologëve fotografinë e karameles xhelatinoze me fruta [header image]," thotë Matt. "U kërkova atyre që të më thonin se çfarë guri mendonin se ishte. Po merrja supozime të kuarcit rozë dhe të gjërave të tjera. Madje ata nisën një debat në lidhje me se çfarë ishte!

"Kur fotografova një lakër, dikush në familjen time tha se kurrë nuk do ta hante sërish për shkak të detajeve që zbuloi në pamjen nga afër të saj."

Ashtu si me çdo art, fotografia bëhet që shikuesi të ndjejë diçka kur ta shohë, qoftë surprizë, uri, ose në këtë rast, neveri. Nëse ju bën të ndjeni emocione të forta, kjo do të thotë se e ka përmbushur qëllimin e saj.

Duke i dhënë një mundësi fotografimit të ushqimeve ka bërë që Matt të ndërgjegjësohet në lidhje me mundësitë krijuese. "Dua që pa dyshim të përfshij më shumë elemente të natyrës dhe më shumë simetri të bimëve, gjetheve dhe luleve në fotografinë time," shprehet ai. "Gjithashtu do të shkrep pamje nga afër të kërpudhave dhe të likeneve, si edhe motive të pemëve dhe lëvoreve të tyre. Nëse mund të bëj që një karamele xhelatinoze me fruta të duket si pikturë kristali, atëherë jam i sigurt që mund të bëj diçka të mrekullueshme me subjektet e mia të zakonshme po ashtu."

Matt gjithashtu organizon seminare dhe klasa dhe përballja me këtë sfidë i ka dhënë atij ide të reja. "Gjithmonë kam këshilluar që të bliheshin lule për t’u praktikuar në shtëpi, por tani pa dyshim që do të rekomandoja ushqimin, sepse u mrekullova nga gjërat që munda të shihja."

Shkruar nga Astrid Pitman

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • MAKROFOTOGRAFIA

    Kompleti më i mirë fillestar për makro

    Zgjedhja e kamerave, objektivave dhe aksesorëve për makrofotografi të detajuar.

  • MAKROFOTOGRAFIA

    Përhumbuni në detaje me makro

    Katër këshilla krijuese për t'ia nisur mbarë me makrot, duke përdorur artikuj të zakonshëm për të krijuar foto të jashtëzakonshme.

  • PARIMET BAZË TË FOTOGRAFISË

    Mbivendosja e fokusit për fillestarë

    Fotografi Matt Doogue shpjegon se mjetet e mbivendosjes së Canon-it mund t’ju ndihmojnë të kapni shkrepje makro dhe peizazhe me mprehtësi para-mbrapa.

  • VIDEO

    Si të bëni video ushqimesh me cilësi të lartë si profesionist

    Jessie Bakes Cakes ka grumbulluar më shumë se 100 mijë ndjekës me videot e saj mahnitëse të ushqimeve. Këtu ajo shpjegon se si të bëheni mjeshtër të videografisë së ushqimeve.