Agimi dhe ngrysja janë oraret magjike. Këto janë momentet kur vijnë në jetë festivalet, gjendja shpirtërore e qytetit ndryshon marshin dhe shfaqen mundësi fotografike. Por kapja e detajeve kur drita është e pakët mund të jetë e vështirë – sidomos nëse përdorni kamerën e smartfonit.
Në situata me ndriçim të ulët, modalitetet krijuese të një kamere pa pasqyrë apo kompakte të avancuar do t'ju ndihmojnë të nxirrni poza të mprehta, të detajuara të cilat nuk do të mund t'i arrinit ndryshe kaq lehtë. Ja disa këshilla kryesore për të shkrepur foto mahnitëse në ndriçim të ulët.
7 kryekëshilla për fotografinë në ndriçim të ulët
1. Përdorni një aperturë të gjerë (numër i ulët f) për të lënë sa më shumë dritë të jetë e mundur
Nëse keni një kamerë me cilësime manuale, mund t'i kontrolloni aperturën duke përdorur modalitetin Aperture Priority (Av). Cilësimi i aperturës thjesht i tregon kamerës sa dritë të lejojë brenda saj. Në kushte ndriçimi të ulët, mund t'ju duhet të lini sa më shumë dritë të jetë e mundur për të marrë ekspozim të mirë dhe për të regjistruar detajet e skenës. Për ta bërë këtë, përdorni një aperturë të gjerë (numër i ulët f). Nëse poza juaj është ende e nënekspozuar (shumë e errët), përdorimi i një shpejtësie më të ulët shkrehësi fut më shumë dritë duke rritur kohën e ekspozimit, por me rrezikun e turbullimit – shikoni seksionin më poshtë për t'i mbajtur imazhet të qarta.
Cilësimi i aperturës ndikon më shumë se thjesht ekspozimi ama. Një aperturë e gjerë rezulton dhe në thellësi të ulët qartësie – d.m.th. në numër të ulët f, vetëm një pjesë e ngushtë e skenës do të jetë në fokus të mprehtë. Kjo mund të jetë ideale nëse shkrepni portrete para muzgut dhe dëshironi një sfond të turbulluar këndshëm, por nuk doni të shkrepni nuancat e veçanta të një peizazhi qyteti në muzg, p.sh. duke përdorur një aperturë më të ngushtë (numër i lartë f) do të nxirrte thellësi më të lartë qartësie, që të ketë më shumë pjesë nga skena në fokus. Për një ekspozim të mirë, do duhet të provonit në vijim të përdorni një shpejtësi më të ulët shkrehjeje.
Natyrisht disa objektiva kanë aperturë më të gjerë apo më "të shpejtë" se të tjerët. Opsionet e shkëlqyera kompakte për kamerat pa pasqyrë EOS R System, përfshijnë Canon RF 24mm F1.8 MACRO IS STM dhe RF 16mm F2.8 STM, për pozat këndgjera të peizazheve qytetëse të natës dhe skena të tjera me ndriçim të ulët. Canon RF 50mm F1.8 STM ofron më shumë perspektivë standarde (ngjashëm me syrin e njeriut) dhe është ideal për skena të arrira fotografie rruge të shkrepura natën, ndërsa RF 28-70mm F2.8 IS STM ofron prakticitet si një zmadhues standard për situata ndriçimi të ulët.
2. Rrisni vlerën e ISO për ndjeshmëri më të lartë ndaj dritës
Nëse keni përdorur një konfigurim aperture të gjerë, por ndjesia e ndriçimit të imazhit përsëri nuk është e mirë, provoni të rrisni konfigurimin ISO të kamerës. Kjo rrit ndjeshmërinë e sensorit ndaj dritës dhe është i dobishëm kur shkrepni natën pa blic. Sa më i lartë numri ISO, aq më e lartë ndjeshmëria. Kamerat e Canon pa pasqyrë dhe kompakte të avancuara kanë sensorë të mëdhenj, ndaj japin foto me ISO të lartë më të mira se kamerat me sensorë të vegjël, si p.sh. kamerat e smartfonëve.
Sensorët kuadërplotë CMOS në kamerat pa pasqyrë Canon, si p.sh. EOS R8 dhe EOS R6 Mark II, u mundësojnë realizimin e cilësisë së jashtëzakonshme me ISO të lartë, me pak apo aspak zhurmë figure apo kokrriza të dallueshme. Sensorët në kamerat APS-C cameras të Canon – përfshirë EOS R7, EOS R10 dhe EOS R50 – janë disi më të vogla, por ende sjellin cilësi figure të detajuar, por me zhurmë të ulët edhe në cilësime shumë të larta ISO, duke i bërë kamerat ideale për shkrepje dorazi natën.
3. Mbajtja e pamjeve të mprehta
Kur shkrepni dorazi në ndriçim të ulët, mund të përfundoni me rezultate të turbullta. Kjo ndodh zakonisht nëse keni kohë më të gjatë ekspozimi (shpejtësi më të ulët shkrehësi) për të futur më shumë dritë. Ja dhe një përfitim tjetër i përdorimit të aperturës së gjerë: sa më shumë dritë hyn në objektiv, aq më lart mund ta çoni shpejtësinë e shkrehësit. Kjo është e rëndësishme, pasi shpejtësitë e larta të shkrehësit fiksojnë lëvizjen – dhe sa më e shpejtë është lëvizja që doni të shkrepni, aq më e lartë do t'ju duhet dhe shpejtësia e shkrehësit për të shmangur turbullimin për shkak të lëvizjes. Në ndriçim të mirë, subjektet përgjithësisht jo në lëvizje, mund të shkrepen duke përdorur një shpejtësi shkrehësi rreth 1/50 sek, subjektet në ecje duan diçka më të shpejtë te rreth 1/250 sek dhe aksioni më i shpejtë mund të përfitojë nga shpejtësitë prej 1/1000 sek e lart. Në kushte ndriçimi të ulët nevojiten shpejtësi më të larta shkrehësi.
Night Scene mode në kamerat siç është EOS R50 do t'ju ndihmojë të shkrepni dorazi fotografi në ndriçim të ulët dhe natën duke kapur disa poza dhe duke i kombinuar për rezultate të ndritshme pa turbullim.
Përveç lëvizjes së subjektit, duhet marrë parasysh edhe lëkundja e kamerës – dhe sa më e madhe është gjatësia fokale, aq më e vështirë është shmangia e lëkundjes së kamerës kur shkrepni dorazi. Një rregull i përgjithshëm është të nisni me një vlerë aperture në përpjesëtim me gjatësinë fokale – pra, me një objektiv 50mm, përdorni të paktën 1/50 sek ose më të shpejtë; me objektiv 600mm, përdorni 1/600 sek e kështu me radhë. Përdorimi i një objektivi me fotostabilizim optik (IS) mundëson përdorimin e shpejtësive më të ulëta të shkrehësit duke arritur ende të njëjtën qartësi.
Disa kamera Canon EOS R System – përfshirë EOS R7 dhe EOS R6 Mark II – kanë një sistem me fotostabilizim të integruar (IBIS) që punon së bashku me objektivët e pajisur me fotostabilizim për ekspozime të gjata ultra të mprehta gjatë shkrepjes dorazi. Mund dhe të përdorni ambientin rrethues për të reduktuar lëvizjen e kamerës: provoni të mbështeteni pas një muri apo ta vendosni kamerën në ndonjë sipërfaqe të fortë. Nëse keni stativ, përdoreni pasi ju jep fleksibilitet maksimal.
4. Shfrytëzojini në maksimum opsionet e balancës së të bardhës
Cilësimi "Auto" i balancës së të bardhës i kamerave Canon sjell rezultate të sakta me koherencë kur shkrepni në ndriçimin e ditës dhe ruan performancë të mirë në fotografimin nën ndriçim të ulët. Por, mund t'u shtoni një dell stilistik imazheve tuaja në ndriçim të ulët, duke përdorur konfigurime alternative të balancës së të bardhës për të krijuar atmosfera të caktuara.
Për shkrepje nën dritat e qytetit në të ngrysur p.sh. cilësimi Tungsten i balancës së të bardhës ka prirjen t'u japë zonave me ndriçim artificial një temperaturë më neutrale ngjyrash, si dhe të përforcojë blunë e thellë të qiejve lart. Përndryshe, nëse dëshironi të theksoni ngrohtësinë e ndriçimit artificial, provoni të kaloni në cilësimin "Daylight" të balancës së të bardhës.
Të gjitha kamerat Canon EOS R System mund të shkrepin në format skedarësh RAW. Zgjidheni këtë dhe mund ta ndryshoni ose punoni imët cilësimin e balancës së të bardhës gjatë pasprocesimit të imazheve duke përdorur softuerin tuaj të preferuar të procesimit për RAW, një i tillë është edhe softueri i fuqishëm dhe falas nga Canon, Digital Photo Professional.
5. Efektet e ndriçimit
Mund t'u shtoni dinamizëm fotove të natës duke krijuar gjurmë drite, duke përdorur çfarëdo qoftë nga dritat e pasme të automjeteve në lëvizje deri tek atraksionet me drita neoni të panaireve. Ju duhet një ekspozim i gjatë nëse dëshironi të kapni lëvizjen e dritës në fotografinë tuaj, që d.m.th. shpejtësi shkrehësi prej pak sekondash ose dhe diçka më shumë me kamerën në stativ apo në ndonjë sipërfaqe fikse. Eksperimentoni me ekspozime në kohëzgjatje të ndryshme. Përdorni vetëkronometrin e kamerës ose funksionin e shkrepjes në distancë për t'u siguruar që të mos e lëkundni kamerën kur të shtypni shkrehësin. Të gjitha kamerat Canon EOS R System vijnë të pajisura me Wi-Fi, duke ju mundësuar të ndryshoni cilësimet dhe të aktivizoni obturatorin nga smartfoni, duke përdorur aplikacionin Canon Camera Connect.
6. Provoni modalitetin e shkrepjes në seri
Metoda e shkrepjes të vazhdueshme (e njohur gjithashtu si metoda e plasjes në disa kamera) do të kapë një sekuencë të shpejtë imazhesh në disa të qindtat e sekondës. Është e dobishme për të shkrepur një subjekt në lëvizje ose veprime në të qindtën e sekondës. Prandaj nëse kamera juaj e ka, aktivizojeni dhe bëjini një provë – do t'ju shtojë shanset e shkrepjes së pozave të arrira të aksionit në ndriçim të ulët që kërkoni.
7. Kamerat më të mira për fotografinë e ndriçimit të ulët
Canon EOS R6 Mark II
Një kamerë kuadërplotë pa pasqyrë me figurë të përkryer për fotografi në ndriçim të ulët
- Fotostabilizim i trupëzuar i efikasitetit të lartë (IBIS)
- Sistemi i vetëfokusimit që orienton tregun në kategorinë e vet punon dhe në errësirë thuajse të plotë
- Cilësi mbresëlënëse figure në cilësime të larta ISO
Canon EOS R8
Një kamerë ekonomike, e fuqishme, pa pasqyrë me një sensor me kuadro të plotë
- Sensor kuadërplotë figure për cilësi mahnitëse në ndriçim të ulët
- Performancë e avancuar vetëfokusimi në ndriçim të ulët
Canon EOS R50
Një kamerë peshëlehtë pa pasqyrë, e përkryer për krijuesit e përmbajtjes në rritje
- Kamera kompakte pa pasqyrë me kapacitete mbresëlënëse në ndriçim të ulët
- Sensor APS-C me diapazon të lartë ISO, ideal për fotografët dhe videoblogerët fillestarë
Canon EOS R10
Një kamerë praktike pa pasqyrë APS-C
- Ofron kontroll krijues me një dizajn kompakt për fotografinë e rrugës në ndriçim të ulët
- Cilësi e shkëlqyer imazhi me vetëfokusim të avancuar
Kamera Canon PowerShot SX740 HS LITE EDITION
E vogël dhe elegante, por e fuqishme
- Me zmadhimin e madh optik 40x dhe një rezolucion të mrekullueshëm 4K për filmat
- Sensor 20.3MP CMOS i vogël, por i cilësisë së lartë
- Procesor imazhi DIGIC 8 për shkrepjen e fotografive me rezolucion të lartë
- Një larmi modalitetesh shkrepjeje nate përfshirë fotografinë dorazi Night Scene
Canon PowerShot V10
Kamerë kompakte videoblogimi me funksione të ndriçimit të ulët
- Projektuar për videoblogim, me një mbajtëse të integruar për qëndrueshmëri në ambiente me ndriçim të dobët
- Kap pamje të ndritshme dhe të qëndrueshme në ambiente me ndriçim të ulët
Shkruar nga Matthew Richards dhe John Marshall