Kur kushtet e ndriçimit funksionojnë në harmoni me skenën ose subjektin para jush, rezultatet mund të jenë sensacionale. Të mësosh se si të njohësh burimin më të mirë të dritës së ambientit, qoftë ky natyral apo artificial, mund të sjellë përfitime të mëdha. Më e mira nga të gjitha, nuk keni nevojë për një komplet të shtrenjtë ndriçimi për ta shfrytëzuar më së miri. Gjithçka që ju nevojitet është një sy i mësuar me ndriçimin. Sapo të filloni të kërkoni, do të zbuloni se ndodhet kudo.
Këtu janë tetë këshilla për të zotëruar fotografimin me dritën e ambientit.
8 këshilla për të përfituar sa më shumë nga drita e ambientit
1. Përdorni kohën e ditës në avantazhin tuaj
Toka është gjithmonë në rrotullim, ndaj dhe këndi dhe cilësia e dritës natyrore ndryshon gjatë gjithë kohës. Në mesditë, nën një diell të ndritshëm e qiell të pastër drita do të jetë nga lart-poshtë dhe e fortë, duke nxjerrë imazhe me kontrast të fortë. Fotografët priren të mos e pëlqejnë këtë lloj drite, por mund të funksionojë nëse qëllimi është që rrezet e diellit të bëhen pjesë e skenës.
Kur dielli ulet më poshtë në qiell, drita duhet të përshkojë më shumë nga atmosfera e Tokës. Gjatësitë më të ulëta të valës në spektrin e ngjyrave, si e kaltra dhe vjollca, shpërndahen nga grimcat në atmosferë, kështu që ngjyrat bëhen më të buta dhe më të ngrohta. Kjo është arsyeja pse drita e mbrëmjes dhe perëndimi i diellit janë të kuqe dhe të verdha vibrante dhe pse koha menjëherë pas lindjes së diellit dhe pak para perëndimit njihet si ora e artë.
2. Përfitoni sa më shumë nga kushtet e motit
Kushtet e motit kanë një ndikim të madh në cilësinë e dritës natyrore. Në një ditë me vranësira, retë i shpërndajnë rrezet e diellit dhe hijet bëhen më pak të forta. Ngjashëm, mjegulla dhe shiu mund ta zbutin dhe ftohin më tej dritën.
Koha e vitit luan gjithashtu një rol. Varet nga vendi ku ndodheni në rruzull, por përgjithësisht në dimër, animi i tokës bën që dielli të jetë më larg, duke e bërë këndin e dritës më të ngushtë. Pra, edhe pse ditët janë më të shkurtra, ne kemi faktikisht më shumë dritë të drejtuar me të cilën të punojmë. Nga ana tjetër, gjatë verës, dielli arrin një pikë më të lartë në qiell, kështu që është më shumë nga lart-poshtë dhe më pak e dobishme për fotografi gjatë orëve rreth mesditës.
"Zgjedhja juaj e cilësimeve mund të jetë më komplekse në dimër, kur shkrepni dëborë ose qiell me re," - shpjegon përfaqësuesi i nderit i Canon, Sebastien Devaud. “Është më mirë të rrisni pak ekspozimin, përkundër cilësimit të ekspozimit automatik, në mënyrë që bora ose qielli të duken më të bardhë sesa gri. Shkrepja në bardhezi është një mënyrë e mirë për të përmirësuar anën dramatike të këtij sezoni, ndërsa mjegulla, vesa, retë e ulëta ose uji gjithashtu mund t'u shtojnë një atmosferë të veçantë pamjeve të dimrit."
3. Përdorni dritën e ambientit për portrete
Në shumicën e ambienteve të brendshme ka të ngjarë të ketë xhepa drite natyrale të bukur për t'u fiksuar. Një dritare mundëson një brez me ndriçim të butë të ngjashëm me kutinë zbutëse të studios. Pra, nëse shkrepni njerëz në ambiente të brendshme, kërkojuni t'i afrohen një dritareje dhe të fikin çfarëdo ndriçimi artificial.
Mund të përdorni gjithashtu një reflektor për të pasqyruar dritën nga jashtë drejt subjektit tuaj. Pasqyruesi mund të jetë edhe një letër e madhe e bardhë apo letër alumini. Pasqyruesi krijon dritë të butë e natyrale, të cilën mund ta drejtoni me kënd sikur të ishit duke drejtuar blicin.
Cilësia e dritës bën dallim të madh te portretet në natyrë. Drita e fortë e diellit mund të jetë a pakëndshme për fytyrat pasi krijon hije të forta dhe bën që subjektet të picërrojnë sytë. Kushtet me re janë optimale, pasi drita e butë redukton hijet.
Nëse dielli po shkëlqen dhe mezi prisni të mbulohet me re, mund të provoni të shkrepni portrete nën hijen e një peme ose një ndërtese, pasi drita është më e butë dhe më e përshtatshme për fytyrat. Ose mund të provoni të kontrolloni dritën me një reflektor, ose duke e hijezuar subjektin, duke e pasqyruar dritën drejt hijeve ose duke përdorur një panel shpërhapës. Një reflektor efikas dhe ekonomik 5-në-1 do të ishte ideal. Merrni parasysh ngjyrën e lëkurës së modelit kur zgjidhni një ngjyrë reflektori.
4. Përdorni dritën e ulët në avantazhin tuaj
Ndërsa dielli bie nën horizont, drita e mbetur natyrale merr ngjyrat e ftohta blu të muzgut. Kjo mund të jetë një kohë e përshtatshme për të dalë me kamerën tuaj. Por për shkak se nivelet e dritës janë kaq të ulëta, ju nevojitet një kamerë me rendiment të mirë në dritë të ulët. Kamerat me sensorë më të mëdhenj janë në gjendje të mbledhin më shumë dritë natyrale gjatë zbehjes, veçanërisht kur përdoren në kombinim me një objektiv me aperturë maksimale të gjerë.
Në muzg mund t'ju duhet të ulni shpejtësinë e shkrehësit për të lejuar më shumë dritë në sensorin e kamerës. Kamerat pa pasqyrë të EOS R System të Canon ofrojnë IBIS revolucionar, ndaj mund ta mbani kamerën dorazi për ekspozime prej një sekonde ose më shumë, pa u shqetësuar nëse shkrepja e kamerës do të prishë pamjen.
5. Zgjidhni cilësimet më të mira për mjedisin tuaj
Nëse nuk e keni problem ta caktoni vetë aperturën dhe shpejtësinë e shkrehësit, atëherë një nga mënyrat më të mira të ekspozimit për shkrepjen në dritë natyrale është modaliteti Manual (M) me Auto ISO. Kështu kamera nxjerr ISO optimale për dritën e ambientit. Një cilësim i mirë i ekspozimit të përgjithshëm në dritën e ditës është shpejtësia 1/200 sek e shkrehësit, apertura f/8 dhe ISO Auto. Në mbrëmje, kur nivelet e dritës janë më të ulëta, hapeni aperturën në f/2.8 ose çfarëdo që është më e gjerë për të mbajtur nivelet e ISO të ulëta për shkrepje më të mprehta dhe me më pak zhurmë. Këtu e tregon më mirë veten një objektiv me aperturë të shpejtë maksimale si Canon RF 50mm F1.8 STM.
Drita e ulët shpesh detyron shkrepjen me ISO të lartë, çka mund të sjellë rritje të zhurmës në figurë. Vetëfokusimi mund të jetë gjithashtu më sfidues. Por kur përdorni një kamerë rendimenti të mirë me dritë të ulët, si Canon EOS R6 ose EOS R7, mund të arrini ende rezultate të pastra me ISO të larta, si 3200 e lart. Për më tepër, sistemi i vetëfokusimit që kryeson në kategorinë e vet funksionon pothuajse në errësirë totale.
6. Përkoni ekuilibrin e së bardhës me kushtet e temperaturës
Përveç cilësisë së dritës natyrale, duhet të mendojmë edhe për ngjyrën. Kjo mund të ndryshojë në harkun e ditës. Në mëngjes, është mjaft ngrohtë. Në mesditë, është më e freskët, dhe në mbrëmje, bëhet përsëri e ngrohtë. Ne e masim këtë në gradë Kelvin dhe ndryshimi mund të luhatet nga 2000K në agim në 7000K në dritën e plotë të ditës.
Ngjyrat gjithashtu mund të bëhen më të ftohta nëse jeni në hije ose nën mbulimin e reve. Kështu, caktojeni balancën e së bardhës që të përkojë me kushtet duke përdorur një nga modalitetet e paracaktuara. Nëse keni dyshime, shkrepni në formatin RAW, pasi mund të zgjidhni çfarëdo ekuilibri të bardhë më pas kur i redaktoni fotot në përpunimin RAW dhe programin e redaktimit të fotografive, siç p.sh. Digital Photo Professional falas nga Canon.
7. Regjistroni ekspozime të gjata pas rënies së errësirës
Pozicionimi i kamerës në një sipërfaqe të qëndrueshme ose stativ ju mundëson të kapni skena në muzg apo edhe nën dritën e hënës, pasi ju mundëson shkrepjen me shpejtësi shumë të ulëta shkrehësi që shkojnë nga pak deri në shumë sekonda. Nëse e lidhni kamerën me programin Canon Camera Connect, mund të përdorni telefonin për të aktivizuar shkrehësin, për të nisur dhe ndaluar ekspozimet e llambave dhe për të shkrepur në distancë. Kjo është e dobishme nëse kamerën e keni në një pozicion ku është e vështirë të shikoni ekranin LCD, ose për poza ku edhe lëvizja më e vogël e kamerës do të shkaktonte turbullim ose prishje të efektit.
8. Jini të vetëdijshëm për subjektin dhe rrethinat
Cilësi të ndryshme të dritës natyrore mund t'u përshtaten subjekteve të caktuara. Drita delikate e dritares, për shembull, mund të jetë ideale për portrete profili të ulët. Përkundrazi, rrezet e drejtpërdrejta të diellit janë optimale për paraqitjen e ngjyrave dhe të relieveve vibrante si p.sh. për gëzofin apo puplat në fotografinë e kafshëve të egra. Hijet e gjata mund të funksionojnë më së miri për skenat arkitekturore dhe të rrugëve, ndërsa ndriçimi i pasmë nga perëndimi i diellit është ideal për të kapur silueta përkundër qiellit vibrant.
Ju gjithashtu mund të përfitoni maksimumin nga drita artificiale e ambientit, si p.sh. fenerët e rrugëve, abazhurët e tryezave ose vezullimi nga një zjarr i hapur apo gropë zjarri.
Ka një larmi të mrekullueshme të dritës së ambientit, ndaj sa herë që jeni në natyrë me kamerën me vete, mendoni: a është drita solide apo e butë, e fortë apo e dobët, e ngrohtë apo e ftohtë, nga lart-poshtë apo anash? Merruni dorën këtyre bazave të ndriçimit dhe të jeni të sigurt se fotot tuaja do të dalin të shkëlqyera, pavarësisht nga kushtet.
Shkruar nga James Paterson
Produktet e lidhura
-
EOS R6
Çfarëdo që shkrepni, sido që ta shkrepni, "EOS R6" ju mundëson të jeni krijues në mënyra që nuk i mendonit kurrë të mundshme. -
EOS R7
Eksploroni natyrën me një kamerë që vjen me shpejtësi dhe cilësi sensacionale figure në një trup portativ APS-C të projektuar për të ardhmen. -
EOS RP
Një kamerë pa pasqyrë, e vogël, e lehtë dhe intuitive me kuadër të plotë, e projektuar për fotografinë e përditshme dhe të udhëtimeve. -
RF 24-105mm F4-7.1 IS STM
Objektivi ideal i përditshëm për amatorët e kuadërplotave pa pasqyrë. Me përdorimin praktik, "RF 24-105mm F4-7.1 IS STM" është peshëlehtë, kompakt dhe gati për t'jua ngjitur fotografinë një shkallë më tej. -
RF 35mm F1.8 MACRO IS STM
Një objektiv me aperturë të shpejtë 35mm f/1.8 për perspektivë këndgjerë, fokusim nga afër dhe Hybrid IS. -
RF 50mm F1.8 STM
Një objektiv kompakt, i qetë dhe peshëlehtë 50mm RF fiks, me aperturë të gjerë f/1.8, ideal për shfrytëzimin e vizionit tuaj krijues.