FOTOGRAFI PEIZAZHI

Këshillat kryesore për fotografimin e peizazheve

Aftësitë thelbësore të kamerës, teknikat e fotografimit dhe këshillat për t'ju ndihmuar t'i shpini fotot tuaja të peizazheve në nivel tjetër.
Një pamje peizazhi e një peme në anë të një kodre, përpara një qielli vjollcë.

Mund të ndodhë të rastisni në lloj-lloj vendesh interesante dhe skenash mahnitëse kur endeni rrotull. Por duhet përkushtim për të kërkuar pika të denja për foto. Ndaj kur të gjeni një pikë të mirë, shfrytëzojeni më së miri. Në këtë artikull, do të shohim disa nga gabimet më të zakonshme të fotografisë së peizazhit dhe si t'i rregullojmë ato.

1. Kompozimi i peizazhit: kapni detajet e planit të parë

Një pozë peizazhi që tregon një pemë të madhe në një kodër të pjerrët.

Ndërsa kjo foto vijon të përbëjë një imazh të arrirë peizazhi, përdorimi i një këndi më të ulët të kamerës mund ta përmirësojë edhe më pozën. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM në 24mm, 1/100 sek, f/16 dhe ISO 160.

Një pamje peizazhi e një peme të madhe në një kodër të pjerrët, që tregon barin e ngrirë në plan të parë.

Një pozicion pak më i ulët i kamerës përforcon kurorat me brymë në plan të parë të kësaj figure, duke shtuar interes dhe thellësi në këtë pjesë të kornizës. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM në 24mm, 1/100 sek, f/16 dhe ISO 160.

Mendoni si ta plotësoni pamjen e largët me detaje më të afërta. Shpesh quajtur dhe si interes i planit të parë, këto detaje më të afërta mund të ndihmojnë së tepërmi në kompozimin tuaj duke drejtuar shikimin përgjatë një skene. Për kontrast, një plan i parë i zakonshëm dhe i zbrazët thjesht harxhon një pjesë të madhe të kornizës.

Kur kërkoni interes të planit të parë, provoni të përdorni Live View dhe të eksperimentoni me pozicionet e kamerës për të gjetur ekuilibrin më të mirë midis planit të parë dhe sfondit. Një kamerë me ekran këndndryshueshëm si Canon EOS RP është i përshtatshëm për t'u ulur në tokë, gjë që del shpesh e nevojshme kur inkuadroni shkëmbinj ose bimë. Duke përfshirë objekte si ky në pjesën e përparme të skenës suaj, mund të krijoni një kompozim të ekuilibruar. Por mbani gjithashtu parasysh se jo çdo foto peizazhi ka doemos nevojë për interes të planit të parë. Ai është thjesht një mjet i dobishëm kompozimi për ta përdorur kur t'ju nevojitet.

2. Objektivat e peizazhit: mos përdorni gjithnjë objektivin këndgjerë

Një peizazh që tregon fushat e gjelbra që shpalosen të veçuara nga rreshtat e pemëve.

Një kënd i ngushtë shikimi nxjerr në pah ngjyrat e forta të pasdites së vonë në skenën e largët. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM në 105mm, 1/8 sek, f/16 dhe ISO 100.

Një peizazh i gjerë që tregon fushat e gjelbra që shpalosen të veçuara me rreshta pemës, të mbuluara nga reja.

Për kontrast, i njëjti peizazh, por i shkrepur si një pamje më e gjerë ofron më pak detaje. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM në 24mm, 1/8 sek, f/16 dhe ISO 100.

Objektivat këndgjerë ju lejojnë të kapni të gjithë gjerësinë e një skene të bukur, por jo çdo pozë ka nevojë për fushë të gjerë shikimi. Ndonjëherë zmadhimi në detaje të largëta mund të sjellë foto më interesante të peizazhit. Një objektiv standard zmadhues si Canon RF 24-105mm f/4-7.1 IS STM i përdorur këtu ka një gamë të dobishme fokale për fillestarët e peizazhit. Dy fotografitë tona të theksuara janë shkrepur në të dy skajet e diapazonit 24-105mm, kështu që nëse sapo keni filluar me fotografinë e peizazhit, atëherë ky objektiv është ideal. Kur të vijë koha për modernizim, objektivat e serisë L si Canon RF 24-70mm F2.8L IS USM ofrojnë një hap përpara në mbrojtjen nga moti dhe aperturë më të shpejtë maksimale. Por për fillestarët, një zmadhim standard do t'ju lejojë të kapni skena të hollësishme mahnitëse.

3. Ndriçimi i peizazhit: zgjidhni kohën tuaj të ditës

Një pemë e madhe në një fushë të pjerrët që ngrihet lart mbi retë e ulëta.

Shkrepja në rrezet e drejtpërdrejta të diellit shpesh mund të sjellë hije të çrregullta dhe shumë kontrast. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM në 1/80 sek, f/16 dhe ISO 125.

Një pemë e madhe në një fushë të pjerrët ngrihet lart mbi re të ulëta kundër një perëndimi dielli rozë dhe vjollcë.

Pritja për një ndriçim më të butë në fillim ose në fund të ditës mund të japë rezultate më atmosferike. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM në 0.4 sek, f/16 dhe ISO 100.

Drita në të cilën shkrepni është një zgjedhje krijuese, shton atmosferën dhe kjo mund t'i shpjerë fotot e peizazhit në nivel tjetër. Një gabim tipik është fotografimi i skenave nën dritën e fortë të diellit. Ndërsa kjo mund të jetë e mirë për të nxjerrë në pah ngjyra më të forta, rëndom sjell skena me shumë kontrast. Shikoni ndryshimin në këto dy imazhe. I pari është nxjerrë nën rrezet e drejtpërdrejta të diellit. Ai e kap skenën, por i mungon atmosfera. Detajet në pemë të heqin vëmendjen, ka një brez të pahijshëm përgjatë fundit të kuadrit dhe madje edhe një hije të pakujdesshme në formën e fotografit. Duke iu kthyer së njëjtës skenë më vonë gjatë ditës, kur pema është në hije, skena rezulton me një pemë me më pak detaje, por me më shumë atmosferë. Tani ka ngjyrë në qiell, pema krijon një siluetë të fortë dhe pamja e mjegullt në distancë duket më dramatike.

4. Mbajini gjërat të niveluara: drejtojeni horizontin

Një imazh i një peme përkundër një qielli me re të hapur në Canon Digital Photo Professional.

Horizontet e dobëta korrigjohen më mirë në kamerë duke përdorur vijat rrjetë ose ekranin e nivelimit, por mund dhe të rregullohen po ashtu më pas me anë të prerjes.

Një pozë e Canon EOS RP në stativ, që tregon vijat rrjetë dhe nivelin elektronik në ekranin me palosje.

Si dhe duke përdorur rrjetin e të tretave për të niveluar horizontin, mund të përdorni ekranin e nivelimit që përdoret në shumë kamera, duke përfshirë Canon EOS RP këtu.

Ka disa mënyra për të siguruar një horizont të niveluar gjatë shkrepjes. Përdorni Live View dhe rrjetin e të tretave për të niveluar horizontin. Nëse përdorni stativ, ky mund dhe të ketë një nivelues të dobishëm te koka. Por edhe me këto ndihmese mund t'ju duhet ndonjëherë të korrigjoni një imazh të paniveluar. Kjo është mjaft e lehtë me Canon Digital Photo Professional. Thjesht përdorni niveluesin me kënd brenda cilësimeve të funksionit Crop për të korrigjuar animin.

5. Qëndroni në fokus: mbajeni të qartë planin e parë dhe sfondin

Pemë me myshk në një pyll të rrethuar nga mjegulla.

Ky imazh i parë është marrë me aperturë f/4 dhe sfondi është dukshëm i butë. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM në 1/160 sek, f/4 dhe ISO 100.

Një imazh i mprehtë i pemëve me myshk në një pyll të rrethuar nga mjegulla.

Duke përdorur aperturë të ngushtë f/16, si plani i parë, ashtu edhe sfondi janë të mprehtë. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM në 1/80 sek, f/16 dhe ISO 800.

Shpesh me fotografinë e peizazhit, qëllimi është ta kapni skenën plotësisht të qartë nga fillimi në fund, për të shfaqur sasinë maksimale të detajeve. Kjo quhet thellësia maksimale e qartësisë. Për ta arritur këtë, duhet të vendosni një aperturë të ngushtë (numër i lartë f). Shembujt e mësipërm tregojnë ndryshimin midis shkrepjes së një peizazhi me aperturë të gjerë përkundër të ngushtës.

Në imazhin e parë këtu, u përdor një aperturë prej f/4. Pema në plan të parë është e qartë, por skena përtej është e zbutur. Në kuadrin e dytë, një aperturë më e ngushtë prej f/16 regjistron më qartë si në plan të parë ashtu edhe në sfond. Nëse qëllimi është të veçojmë një tipar kryesor të peizazhit, një aperturë e gjerë mund të jetë shumë e dobishme, por shumicën e kohës preferohet një aperturë e ngushtë dhe një thellësi maksimale qartësie. Një mënyrë e thjeshtë për të caktuar aperturën tuaj për peizazhet është përdorimi i modalitetit AV, pastaj konfigurimi i një aperture të ngushtë si p.sh. f/16. Shikoni shpejtësinë e shkrehësit - nëse bie shumë poshtë mund t'ju duhet të përdorni stativin ose të rrisni ISO për të shmangur turbullimin e imazheve.

Për peizazhe më të qarta, duhet të synoni gjithashtu drejt "pikës optimale" të objektivit tuaj. Një rregull i përgjithshëm është se objektivi është më i mprehtë dy ndalesa f nga apertura juaj më e gjerë. Pra nëse përdorni objektiv me gjerësi maksimale f/2.8, pika optimale në atë këndvështrim do të jetë rreth f/5.6.

Një problem i zakonshëm për fotografët e peizazhit është se mund të përqendroheni në diçka në plan të parë, por rrezikoni që gjithçka nga pas saj të dalë e zbutur. Anasjelltas, nëse përqendroheni në elemente të sfondit, plani i parë ju del i paqartë. Fokusimi në distancë hiperfokale ju ndihmon të nxirrni me qartësi më shumë pjesë të kuadrit duke gjetur pikën më të afërt në të cilën mund të përqendroheni duke e mbajtur sfondin në nivel të pranueshëm qartësie. Kjo teknikë nuk është aq e komplikuar sa duket dhe llogaritësi i thellësisë së qartësisë (DOF), si dhe largësia hiperfokale në aplikacionin Photo Companion bën gjithë punën e vështirë për ju.

6. Këndet e peizazhit: mos shkrepni gjithçka në nivelin e syve

Një fotograf i ulur në plazh për të marrë një pamje me kënd të ulët të një fari viktorian.

Një kënd më i ulët sjell një kompozim më të fortë duke shtuar reflektimin dhe duke ngushtuar brezin e zakonshëm të plazhit në kornizë.

Një far viktorian pasqyrohet në ujin mbi rërë.

Një ekran me kënd të ndryshueshëm ju lejon të kompozoni me lehtësi nga lartësi të pazakonta. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM në 1/100 sek, f/11 dhe ISO 4000.

Është e zakonshme të shkrepni në nivelin e syve, por kjo mund të mos japë gjithnjë pozën më interesante. Provoni ta lëvizni kamerën lart ose poshtë për të eksperimentuar me lartësi të ndryshme - mund të gjeni kënde më interesante. Reflektimet, për shembull, shpesh do të duken më mirë nëse kamera mbahet ulët në ujë. Ndihmon nëse përdorni një kamerë me ekran këndndryshueshëm, si Canon EOS RP, pasi kjo ju lejon të kompozoni nga lartësi komode ndërsa e mbani kamerën poshtë në tokë ose mbi kokë.


Shkruar nga James Paterson

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

  • FOTOGRAFI PEIZAZHI

    Si për të shkrepni peizazhe me kamerën në duar

    Mësoni si të shkrepni peizazhe të arrira pa stativ.

  • PARIMET BAZË TË FOTOGRAFISË

    Mbivendosja e fokusit për fillestarë

    Fotografi Matt Doogue shpjegon se mjetet e mbivendosjes së Canon-it mund t’ju ndihmojnë të kapni shkrepje makro dhe peizazhe me mprehtësi para-mbrapa.

  • BAZAT E RETUSHIMIT

    Si të redaktoni imazhet e peizazhit për shtyp

    Teknikat e redaktimit që do t'jua kthejnë fotografitë piktoreske në vepra arti.

  • FOTOGRAFI PEIZAZHI

    Këshilla për fotografinë e peizazheve detare

    Mësoni se si të shkrepni foto mahnitëse të peizazheve detare me këshillat tona profesionale për realizimin e fotografive më cilësore të peizazheve detare.