Zbuloni botën e fshehtë të insekteve

Zbuloni jetët e fshehta të krijesave të vogla me këshillën e ekspertit të fotografisë së planit të afërt, Pierre Anquet.
Një plan i afërt i një merimange kërcyese të kafenjtë.

"Përpara se të nisja me makrofotografinë, sinqerisht që nuk isha ndonjë adhurues i madh i insekteve," - thotë fotografi francez, Pierre Anquet. "Por tani mendoj se janë shumë të bukur, nëse u kushton kohë për t'i parë nga afër."

"Unë fillova me shkrepjen e peizazheve dhe të portreteve, por pashë një video nga një makrofotograf amerikan, Thomas Shahan, dhe aq ishte: thjesht u apasionova pas makros," - thotë ai.

Planet e pabesueshme të afërta mund të duken si terren i fotografëve me përvojë dhe me aparatet më të shtrenjta, por ato në fakt mund të arrihet me buxhete nga më të ndryshmet. Mund të eksperimentoni me planet e afërta duke i kushtuar vëmendje objektivit të kompletit tuaj përpara se të kaloni në ndonjë makroobjektiv të të posaçëm.

1. Nxirrni plane të afërta me një objektiv të kompletit tuaj

Një mantis që varet nga një gjethe.

Për shkrepjen e makrove nuk është puna tek afërsia e fotografit me subjektin, por te nivelet e zmadhimit. "Nëse do të shkrepësh plane të afërta, por nuk ke buxhetin për makroobjektiv, mund të shfrytëzosh këtë zmadhues për të nxjerrë disa poza vërtet interesante," - thotë Pierre. Shkrepur në EOS 90D me objektiv EF-S 18-55mm f/4-5.6 IS STM në 55mm 1/3200 sek, f/5.6 dhe ISO640. © Pierre Anquet

Ndonëse makroobjektivat e vërtetë ofrojnë zmadhim të pabesueshëm, zmadhuesit standardë mund të fokusohen në nivel të mjaftueshëm për të nxjerrë poza të arrira të insekteve të mëdha.

"Për poza të tilla kam gjetur një lloj mantisi të quajtur Empusa," - sqaron Pierre. "Është diku te 3-4cm i gjatë, që d.m.th. mund ta mbushja të gjithë kuadrin duke përdorur objektivin Canon EF-S 18-55mm f/4-5.6 IS STM. Sfida më e madhe ishte si të afroheshe mjaftueshëm pranë insektit për të nxjerrë foton – do të rekomandoja zgjimin herët, në agim ata janë më pak aktivë."

Objektivat EF-M 28mm f/3.5 Macro IS STM dhe EF-S 35mm f/2.8 Macro IS STM kanë unaza të integruara për makro, çka sjell në duart e fillestarëve efekte interesante dhe krijuese që më parë kanë qenë pjesë e aftësive të profesionistëve.

Si një mënyrë alternative për të përdorur vetëfokusimin, Pierre arrin zmadhim maksimal duke zmadhuar objektivin në gjatësinë e këtij maksimale fokale, duke kaluar në fokusim manual dhe duke e rrotulluar unazën e fokusit derisa të kapë distancën minimale të fokusit, dhe në vijim duke e lëvizur kamerën për mbrapa dhe përpara për ta sjellë subjektin në fokus të mprehtë.

Pierre preferon të shkrepë pa stativ, por ky mund të jetë i dobishëm kur shkrepni makro pasi dridhjet e kamerës përforcohen. "Janë shumë të mëdhenj dhe më shumë më pengojnë. Objektivi 18-55mm është ideal për shkrepjen dorazi, pasi është shumë i vogël dhe Image Stabilizer është shumë i dobishëm."

2. Kaloni në 1:1 me një makroobjektiv

Një plan i afërt i një merimange portokalli-kafe në një degë.

Pierre përdori një objektiv EF-S 60mm f/2.8 Macro USM për të fotografuar një merimangë kërcyese: "Ishte më e vogël se mantisi, por më mundësoi të përfshija më shumë nga ambienti në pozë." Shkrepur në EOS 90D me objektiv EF-S 60mm f/2.8 Macro USM në 1/250 sek, f/8 dhe ISO500. © Pierre Anquet

Një plan i afërt i një mantisi që varet nga një degë.

Pierre përdori mbivendosjen e fokusit për disa prej fotove të tij. "Numri më i madh i pozave që nxora për një grup të vetëm fokusi të mbivendosur ishte 28. Mantisi ndodhej në një degë dhe desha ta kisha të gjithë insektin në fokus. Duke shkrepur shumë poza dhe duke lëvizur kamerën, mund të fusja dhe kokën, këmbët dhe të gjithë trupin në fokus." Shkrepur në EOS 90D me objektiv EF-S 60mm f/2.8 Macro USM në 1/250 sek, f/9 dhe ISO200. © Pierre Anquet

Një objektiv kompakt, me qartësi kristal si Canon EF-S 60mm f/2.8 Macro USM është një pikëhyrje e mirë për në botën e makros. Ai realizon zmadhim fotoreal (1x) kur caktohet në distancë minimale fokusimi, që do të thotë se detajet do të fokusohen në sensorin e kamerës në të njëjtën madhësi siç janë në realitet.

Një gjë që duhet pasur parasysh kur shkrepni plane të afërta është se thellësia e pamjes është tejet e hollë. Duke përdorur apertura më të vogla, si p.sh. f/11 dhe f/16, do të rrisni thellësinë e qartësisë, por dhe do të reduktoni sasinë e dritës. Kjo sjell shpejtësi më të ulëta të shkrehjes, që mund të rezultojnë në imazh të turbullt nëse lëviz kamera apo subjekti.

Për ta luftuar këtë, mund të rrisni ISO për t'i dhënë kohë më të shkurtra ekspozimi. "Me EOS 90D, mund të kaloj deri në ISO2000 pa asnjë problem. Por duhet ta ekspozosh imazhin saktë – nëse përpiqesh të rritësh ekspozimin më vonë në softuer, mund të marrësh shumë zhurmë."

Një plan i afërt i kokës së një karkaleci peme buall me një pikë ujë sipër.

Pierre rekomandon përdorimin e një Speedlite për zmadhim 3-5x. "Drita kryesore është ende dielli," - thotë ai. "Por pasja e një blici i shton diçka më shumë për ta bërë subjektin të dalë në pah." Shkrepur në Canon EOS 60D (tani i pasuar nga Canon EOS 90D) me objektiv Canon MP-E 65mm f/2.8 1-5x Macro Photo dhe blic Speedlite 430EX II në 1/250 sek, f/10 dhe ISO400. © Pierre Anquet

Mbivendosja e fokusit është një teknikë e njohur që përdorin makrofotografët për të rritur thellësinë e qartësisë. Kjo përfshin shkrepjen e një sekuence fotosh identike dhe duke zhvendosur manualisht pozicionin e fokusit për secilën prej tyre. Zonat në fokus të secilit imazh mund të kombinohen mandej në softuer për të krijuar një foto me më shumë qartësi.

Canon EOS 90D ka një funksion grupimi të integruar që mund të shkrepë automatikisht pozat që ju duhen për të krijuar mbivendosje fokusi në Canon Digital Photo Professional. "Me praktikë, bëhet e lehtë," - shpjegon Pierre. "Unë zgjedh modalitetin e shkrepjes së vazhduar, caktoj fokusin manualisht në pjesën më të afërt të subjektit dhe pastaj e lëviz me ngadalë kamerën më pranë insektit, teksa shkrep një sërë pozash."

3. Përtej fotoreales me një objektiv të specializuar

Një plan i afërt i një merimange kërcyese në tokë.

Canon MP-E 65mm f/2.8 1-5x Macro Photo është një objektiv unik që ju mundëson shkrepjen e subjekteve deri në zmadhim natyral 5x. Shkrepur në Canon EOS 90D me një objektiv Canon MP-E 65mm f/2.8 1-5x Macro Photo në 1/250 sek, f/9 dhe ISO800. © Pierre Anquet

Një makropozë e fytyrës së një mantisi.

Objektivi MP-E 65mm është shumë praktik, pohon Pierre. "Në zmadhim 1x mund ta mbushësh kuadrin me një insekt më të madh, si p.sh. flutur apo gjinkallë, dhe pastaj mund të kalosh në zmadhim 5x e të shkrepësh insekte shumë të vogla." Shkrepur në Canon EOS 90D me objektiv Canon MP-E 65mm f/2.8 1-5x Macro Photo në 1/160 sek, f/8 dhe ISO2000. © Pierre Anquet

Fokusimi i saktë është kritik kur punoni në zmadhime të larta të rangut 5x, pasi gabimet e mundshme do të zmadhohen në po atë nivel. Për të garantuar saktësi gjatë fotografimit të insekteve, Pierre e ka monitoruar imazhin duke përdorur ekranin e madh të pasmë të Canon EOS 90D. "Mund të zmadhoj manualisht dhe të shikoj saktësisht se ku jam fokusuar," - thotë ai. "Fillimisht e kthej unazën në objektiv për të caktuar zmadhimin, pastaj i shkoj më pranë subjektit dhe kur e shoh në ekran se është në fokus optimal, atëherë e shkrep pozën."

Mund të nisni nga makrofotografia duke shkrepur sende në shtëpi, qoftë motivet e qilimit apo ndonjë bimë të shtëpisë në parvazin e dritares përpara se të kaloni te shkrepja e pozave të detajuara të insekteve.


Shkruar nga Marcus Hawkins

Produkte të ngjashme

Artikujt e lidhur

Përhumbuni në detaje me makro

Katër këshilla krijuese për t'ia nisur mbarë me makrot, duke përdorur artikuj të zakonshëm për të krijuar foto të jashtëzakonshme.

Kompleti më i mirë fillestar për makro

Zgjedhja e kamerave, objektivave dhe aksesorëve për makrofotografi të detajuar.

Këshilla për makrofotografinë

Thjeshtimi i makrofotografisë – zbuloni kompletin, këshillat dhe teknikat më të mira.

Bëni makrofoto të pabesueshme të bletëve

Si të bëni makrofoto të arrira të insekteve të vogla që lëvizin shpejt.