Fillimi i aventurës suaj në videoblogim është një përvojë emocionuese që ju hap dyert për eksperienca dhe nivele të reja krijimtarie. Çdo hap është një pjesë e rëndësishme dhe shpërblyese e procesit, që nga zgjedhja e një fushe specifike, qoftë fitnes, udhëtime, ushqime, momente familjare apo diçka krejtësisht ndryshe, deri te përzgjedhja e kamerave dhe objektivave më të mira për videoblogim që do t’ju ndihmojnë të realizoni vizionin tuaj.
Pasi të filloni rrugëtimin tuaj, si mund t’i mbani të angazhuar shikuesit tuaj, të rritni numrin e ndjekësve dhe të filloni të keni fitime nga videot tuaja?
Çoni videoblogun tuaj në një nivel tjetër për të zhvilluar nivelin e angazhimit
Kamera më e mirë për videoblogerët është ajo që i përshtatet stilit dhe nevojave tuaja. Kërkoni për veçori si rezolucioni i lartë, lehtësia në përdorim dhe funksione fleksibël për t'u siguruar se do të kapni çdo moment në mënyrë të qartë dhe me kreativitet.
Një videoblog angazhues duhet të jetë informues dhe argëtues, por gjithashtu duhet të ketë një element edukues, prandaj është e rëndësishme që të keni njohuri mbi temën që keni zgjedhur. Gjithashtu, duhet të identifikoni se çfarë mungon në zhanrin për të cilin jeni të interesuar dhe më pas të përcaktoni se si mund ta mbushni atë boshllëk në një mënyrë unike.
Përdorimi i mjeteve të duhura është çelësi për krijimin e përmbajtjes me cilësi të lartë që i përshtatet audiencës suaj. Do të gjeni gjithmonë një kamerë të përshtatshme për ju, pavarësisht nëse kërkoni një komplet kamere të dedikuar për YouTube apo një kamerë të shpejtë në përdorim, për të krijuar përmbajtje kur jeni në lëvizje.
Kështu që, përqafoni emocionet, gjeni fushën specifike që dëshironi të mbuloni dhe provoni këto këshilla që do t'ju ndihmojnë të tregoni historinë tuaj në mënyrën më tërheqëse të mundshme.
Po ndani interesat dhe stilin tuaj të jetesës? Përmbajtja juaj do të jetë më tërheqëse nëse përqendroheni tek aktiviteti që dëshironi të ndani, sesa te filmimi. Kamerat e videoblogimit të Canon ofrojnë shumë veçori që kujdesen për anën teknike, duke përfshirë vetëfokusimin e fuqishëm për diktimin e fytyrës dhe syve për t'ju mbajtur automatikisht në fokus të qartë.
Videoblogimi për familjen dhe stilin e jetesës
Autenticiteti është një aspekt i rëndësishëm i videoblogimit për stilin e jetesës dhe ka shumë mënyra për ta arritur këtë. Shëtitjet jashtë dhe/ose aktivitetet e përditshme janë një mënyrë e thjeshtë për të krijuar përmbajtje tërheqëse, duke ju mundësuar të kapni momente natyrale dhe emocione të sinqerta që ju lidhin me ndjekësit tuaj. Nuk është e nevojshme të planifikoni diçka ambicioze, thjesht flisni për vendin tuaj dhe fokusohuni te vendet që ju pëlqen të vizitoni, punimet artizanale që ju pëlqen të krijoni, veshjet tuaja dhe ushqimet e mira që mund të shijoni.
Pavarësisht se të gjithë duan që përmbajtja e tyre të jetë e qartë, e pastër dhe me cilësi të lartë, videot spontane dhe të çastit janë zgjidhja më e mirë. Për ata që bëjnë videobloge mbi jetën në shtëpi, ka momente argëtuese me foshnja dhe dinamika të tjera familjare të cilat ia vlejnë të regjistrohen. Këto momente jo vetëm që ja vlejnë të regjistrohen në aspektin e krijuesit, por edhe u japin videoblogerëve mundësinë të ndajnë këto momente të gëzuara me audiencën e tyre të angazhuar.
Kamera me peshë të lehtë e serisë PowerShot V, Canon PowerShot V10, e krijuar posaçërisht për videoblogim, është ideale për të kapur këtë lloj përmbajtjeje spontane mbi familjen dhe stilin e jetesës. Duke qenë portative, është shumë praktike për t’u marrë me vete dhe mund të futet në çanta të vogla dhe madje edhe në xhepa gjatë ditëve kur dilni. Megjithëse ka përmasa kompakte, kamera ofron rezultate 4k, një mikrofon me cilësi të lartë dhe veçori inteligjente dizajni, siç është mbajtësja e integruar, që e bëjnë të lehtë për t’u përdorur.
Kamerat Canon PowerShot V1, EOS R50 dhe EOS R50 V të gjitha përfshijnë një modalitet demonstrimi të produkteve, e cila mund ta kalojë fokusin nga një objekt që mbani lart tek ju kur e ulni atë poshtë.
Me Wi-Fi dhe Bluetooth të integruar, mund të komandoni nga smartfoni juaj shumë funksione të kamerës dhe shpërndarjes së përmbajtjes, duke përfshirë ngarkimin e shpejtë dhe transmetimin e drejtpërdrejtë të thjeshtë (kur lejohet nga llogaritë tuaja në mediat sociale), në mënyrë që t'i ndani videobloget tuaja me miqtë dhe ndjekësit menjëherë.
Canon PowerShot V1 është një tjetër kamerë diskrete për videoblogim, e cila kujdeset për anën teknike të filmimit, duke ju mundësuar të regjistroni me lehtësi. Kamera është e vogël, por është e pajisur me një sasi të jashtëzakonshme teknologjie për ta bërë më të lehtë regjistrimin e emocionit të një çasti, duke përfshirë vetëfokusimin "Dual Pixel CMOS AF II" që mund të ndjekë automatikisht njerëzit ndërsa lëvizin, funksion veçanërisht i rëndësishëm për videobloget familjare, ku gjërat mund të dalin jashtë kontrollit.
Ndarja rregullisht e produkteve ose shërbimeve që ju thjeshtojnë jetën tuaj të përditshme është një mënyrë e mirë për ta mbajtur audiencën të interesuar dhe të angazhuar. Disa kamera Canon, duke përfshirë kamerat PowerShot V1, EOS R50 dhe EOS R50 V, ofrojnë një modalitet filmi për demonstrim produkti, i cili do të fokusohet në një objekt që mbahet përpara kamerës, duke optimizuar fokusin për të shfaqur produktin. Më pas, kamera mund të rikthejë lehtësisht fokusin te fytyra e prezantuesit kur produkti ulet poshtë. Kjo veçori siguron që pjesa e rëndësishme e regjistrimit të jetë gjithmonë në fokus për këtë rast specifik përdorimi, në mënyrë që shikuesi të ketë vëmendje të plotë te ju si prezantues ose te objekti që po tregoni.
Autenticiteti është një aspekt thelbësor në videoblogimin e stilit të jetesës. Audienca do ta dallojë menjëherë përmbajtjen jo të vërtetë dhe të krijuar artificialisht, prandaj përpiquni të regjistroni realitetin e papërpunuar të jetës në shtëpi me empati dhe ndjeshmëri, në mënyrë që videobloget tuaja të jenë të dobishme dhe angazhuese.
Videoblogimi i fitnesit
Mënyra më e mirë për të filmuar videobloge për fitnesin që janë të dobishme për shikuesit, është që t'i trajtoni ata siç e trajtoni vetë fitnesin. Vendosni objektiva për veten, krijoni një rutinë filmimi dhe shtoni shumëllojshmëri për ruajtur interesin tuaj dhe të audiencës.
Duke u përqendruar te një aspekt juaj i preferuar i fitnesit ose duke dokumentuar rrugëtimin tuaj personal në fitnes, do t’u shtoni videove tuaja elementin e autenticitetit që do t’i ndihmojë të spikasin në një fushë konkurruese. Do të keni më shumë mundësi ta mbani regjimin tuaj të videoblogimit! Gjithashtu, zgjedhja e pajisjeve të kamerës që do t’ju mundësojnë të përfshini lehtësisht filmimet në programin tuaj të stërvitjes, është një pjesë e rëndësishme e procesit.
Për shembull, nëse dëshironi të filmoni fillimin e rrugëtimit tuaj në fitnes, atëherë do t'ju nevojitet një kamerë me peshë të lehtë dhe portative për videoblogim, që mund ta përdorni për të filmuar klipe me kamerën në dorë. Një kamerë kompakte si Canon PowerShot V10 është një zgjedhje praktike për këtë lloj videoje, me një dizajn gjithëpërfshirës që është i lehtë për t’u përdorur, por që gjithsesi ofron më shumë kontroll krijues dhe cilësi më të lartë se ajo që do të merrni nga një smartfon. Mbajtësja e integruar ju jep mundësinë ta vendosni në mënyrë të sigurt për të regjistruar rutinën tuaj.
Kamera PowerShot V1, ashtu si të gjitha kamerat e serisë EOS/PowerShot V të Canon, ka lidhje Wi-Fi dhe Bluetooth, duke e bërë të thjeshtë konfigurimin e kamerës, mundësisht duke përdorur një stativ, dhe filmimin e vetes duke përdorur aplikacionin falas Canon Camera Connect në smartfonin tuaj për të komanduar kamerën. Kjo është veçanërisht e dobishme për videobloget e fitnesit, ku me shumë mundësi, do të jeni plotësisht të angazhuar me aktivitetin që po filmoni.
Canon EOS R10 dhe EOS R50 janë kamera pa pasqyra për videoblogim rreth shëndetit dhe fitnesit. Të dyja kanë një sistem vetëfokusimi të besueshëm dhe inteligjent "Dual Pixel CMOS AF II", i cili mund të ndjekë automatikisht sytë, fytyrën ose, nëse largoheni nga kamera, kokën dhe trupin. Kjo do të thotë se mund të demonstroni se si t'i bëni më shpejt ushtrimet ose të rritni peshat ndërkohë që kamera vetëfokusohet. Canon EOS R10 mund të regjistrojë filma 4K UHD në 60p për klipet e detajuara të lëvizjeve të shpejta dhe mund të lidhet me valë me smartfonët për lehtësi në modifikim, ngarkim dhe komandim në distancë.
Nëse keni më shumë përvojë dhe dëshironi të demonstroni teknika më të mira përmes një serie videoblogimesh për trajnim në fitnes, atëherë mund t'ju nevojitet një kamerë që është e lehtë për t’u vendosur dhe përdorur në distancë. Canon EOS R50 V është një zgjedhje e shkëlqyer, me një ekran rrotullues me kënde të ndryshme, me në fokus regjistrimin, që ju mundëson të monitoroni veten duke vrapuar gjatë rutinës suaj. Për më tepër, lidhja me Bluetooth dhe Wi-Fi ju mundëson komandim të thjeshtë dhe pa ndërprerje përmes një smartfoni. Si një kamerë e serisë Canon EOS V, kamera EOS R50 V është projektuar për të bërë edhe video dhe vjen e pajisur me shumë mundësi krijuese për filmim, duke përfshirë modalitetin e filmit të ngadaltë dhe të shpejtë, që e bën më të thjeshtë regjistrimin e videove me cilësi të lartë të videove të ngadalësuara të demonstrimit të një teknike fitnesi.
Një tjetër lloj i njohur i vlogeve të fitnesit përqendrohet te arritja e objektivave. Videot që ndihmojnë përdoruesit të vendosin objektiva, të mos heqin dorë nga ato dhe të ndjehen pjesë e komunitetit, pavarësisht nga niveli i tyre i fitnesit, janë lloji i videove me përmbajtje të dobishme që do të mbeten të rëndësishme për një kohë të gjatë. Një kamerë për videoblogim që ofron cilësi të lartë video dhe audio do të garantojë që mesazhi juaj të përcillet në një mënyrë tërheqëse. Si EOS R50 V, ashtu edhe EOS R10 kanë një fole mikrofoni dhe një mbërthyese shumëfunksionale, kështu që mund të bashkëngjitni aksesorë për regjistrimin e audios si mikrofonin kondensator, marrësin e mikrofonit me valë ose aksesorin e mikrofonit si Canon Stereo Microphone DM-E100.
Kudo që t'ju çojnë udhëtimet tuaja për videoblogime, Canon EOS R6 Mark II garanton që të realizoni filmime me cilësi të lartë. Falë ndërthurjes me veçorinë e gjeoetiketimit të aplikacionit Camera Connect, ju mund të etiketoni me lehtësi vendndodhjen tuaj, duke i shtuar aventurave tuaja një tjetër nivel të rrëfimtarisë.
Videoblogimi i udhëtimeve
Gjëja më e mirë e videoblogimit të udhëtimeve është diversiteti i jashtëzakonshëm. Në varësi të itinerarit tuaj, mund të jeni duke filmuar gjithçka, që nga ushqimi i shërbyer në rrugë dhe kultura vendase një ditë, deri te pamjet ajrore nga një balonë me ajër ditën tjetër. Prandaj do t'ju duhet një kamerë për videoblogim që mund të përballojë gjithçka.
Canon EOS R50 V është kamera ideale për videoblogerët që duan ta kthejnë udhëtimin e tyre në video me përmbajtje tërheqëse. Dizajni i saj me peshë të lehtë i thjeshtëson gjërat për filmuesit që punojnë vetëm dhe që kanë nevojë të regjistrojnë klipe të shpejta kudo që ndodhen. Nuk keni pse të kaloni kohë duke menduar për cilësimet e kamerës ndërkohë që po përpiqeni të regjistroni momente spontane gjatë udhëtimit tuaj. Ndryshe nga një kamerë e zakonshme pa pasqyrë, EOS R50 V ka një buton modaliteti të projektuar posaçërisht për përdoruesit e videos, kështu që mund të kaloni shpejt dhe lehtësisht midis modaliteteve, kur, për shembull, po filmoni në një vendndodhje historike dhe pastaj hyni brenda ose dëshironi të bëni një foto të shpejtë nga dritarja ndërkohë që jeni në lëvizje. Kamera ofron edhe opsione krijuese për video, si p.sh. lëmimi i lëkurës, që mund t’a zgjidhni thjesht duke kthyer butonin e modalitetit.
Objektivi me peshë të lehtë RF-S 14-30 mm F4-6.3 IS STM PZ është një objektiv i përsosur për t’u përdorur me kamerën EOS R50 V për videoblogim gjatë udhëtimeve, me një gamë fleksibël të gjatësisë fokale nga ultra e gjerë deri në standarde, zmadhim të fuqishëm për një zmadhim të thjeshtë gjatë filmimeve dhe stabilizim optik të imazhit për pamje të qarta gjatë lëvizjes.
Ideale për ditët jashtë, Canon PowerShot V1 është një kamerë kompakte videoblogimi, e pajisur me veçori profesionale për video, duke përfshirë stabilizimin optik të imazhit për pamje të qëndrueshme gjatë lëvizjes.
Kamera Canon EOS R50 V ka një buton regjistrimi në pjesën e përparme, duke e bërë më të lehtë fillimin dhe ndalimin e regjistrimit dhe veçoria gjeniale “Prioriteti i regjistrimit të njerëzve” do të thotë se mund të vendosni vetëfokusimin për t’ju ndjekur në mjedise me shumë njerëz, madje edhe nëse ka fytyra të tjera që dalin kalimthi në shkrepje.
Videobloget tërheqëse të udhëtimeve kanë të bëjnë me ndarjen e përvojës suaj personale, qoftë e mirë apo e keqe, me shikuesit tuaj, prandaj do t’ju duhet ta ktheni kamerën nga vetja, përveç se nga peizazhet. Kamera EOS R50 V vjen me një buton regjistrimi të përparmë që ju lejon të nisni dhe të ndaloni regjistrimin kur mbani kamerën në distancë krahu për të filmuar veten duke ecur rreth një vendi ose duke folur drejt kamerës. Kamera ka gjithashtu një prizë vertikale për stativ, duke e bërë të lehtë regjistrimin e videoklipeve për të promovuar videoblogun tuaj në kanalet tuaja sociale.
Nëse do të filmoni në rrugët e qytetit ose në zona ku nuk dëshironi të tërhiqni vëmendjen, atëherë një kamera diskrete si Canon PowerShot V1 është një zgjedhje e mirë. Kamera ka një objektiv të integruar 16-50 mm që ju mundëson të realizoni në mënyrë komode filmime të stilit selfi në distancë krahu dhe një gamë zmadhimi që mbulon gjithçka, që nga skenat në rrugë deri te pamjet e produkteve të modës ose stendave të tregjeve vendase. Është e pajisur me shumë veçori të avancuara filmimi, duke përfshirë një filtër të integruar me dendësi natyrale, që mundëson përfitimin e ekspozimit të duhur gjatë filmimit në mjedise të ndriçuara dhe një ventilator ftohës të integruar që ju mundëson të filmoni për një kohë më të gjatë pa u shqetësuar për mbinxehjen e kamerës. Edhe ka gjithë këto veçori, kamera PowerShot V1 është e vogël dhe e lehtë për t'u futur në xhep kur është e nevojshme.
Për t'u siguruar që mund t'i ndani përvojat tuaja të udhëtimeve me ndjekësit në platforma të ndryshme, të gjitha kamerat më të mira për videoblogim nga Canon, duke përfshirë kamerat EOS/PowerShot V si p.sh. kamera PowerShot V1 e treguar këtu, kanë optimizime për filmimin vertikalisht.
Stabilizimi i imazhit është një veçori që duhet ta keni parasysh kur kërkoni një kamerë për videoblogim të udhëtimeve. Pamjet e lëmuara do të duken më profesionale dhe do të mbërthejnë vëmendjen e njerëzve në videon tuaj. Shumë kamera të Canon janë të pajisura me stabilizim elektronik që do të garantojë pamje të stabilizuara në videoklipet tuaja ndërkohë që lëvizni, pavarësisht nëse jeni në muze ose në një ngjitje të lodhshme në mal.
Canon EOS R6 Mark II mund të ofrojë fotostabilizim (IS) me deri në 8 nivele, çka është mjaft e përshtatshme për këto lloj veprimtarish. Ky fotostabilizim dixhital në kohë reale lëviz leximin e zonës së prerë nga sensori i imazhit për çdo kuadro, për të ekuilibruar lëvizjen.
Për këtë lloj përmbajtjeje, përdorimi i një objekti me fotostabilizim optik (IS në emër) mund të garantojë rezultatin më të mirë, por nuk është problem nëse zgjidhni një kamerë me IBIS (fotostabilizues i integruar imazhesh). Videoblogimi i udhëtimeve bëhet më i aksesueshëm duke vendosur te kamera juaj lenten Canon RF 28mm F2.8 STM, e cila ka një dizajn të hollë petashuq që mundëson prakticitet dhe fleksibilitet.
Për udhëzime të përgjithshme për zgjedhjen e objektivit, provoni Zbuluesin e objektivave të Canon, që do t’ju ndihmojë të gjeni objektivin e përsosur bazuar në modelin e kamerës EOS dhe llojin e fotografisë që ju intereson.
Videoblogimi i ushqimeve
Kur regjistroni përmbajtje me ushqime, është thelbësore arritja e një cilësie të lartë në aspektin e detajeve, ngjyrave dhe gamës dinamike. Do ju duhen pamje me cilësi të lartë për të tërhequr audiencën, duke i nxitur ata që të provojnë receta, të vizitojnë restorantet e përmendura dhe të emocionohen mjaftueshëm me përmbajtjen tuaj që të angazhohen me të.
Kamera Canon EOS R10 është e përsosur për videoblogimin e ushqimeve për shkak të dizajnit të saj kompakt dhe me peshë të lehtë që e bën të lehtë për t'u mbajtur dhe përdorur. Fokusimi i saj automatik i shpejtë dhe i saktë siguron kapje të qartë të çdo detaji, nga avulli që lëshon një biftek e deri te garnitura e vendosur me kujdes në një pjatë. Sensori 24.2 MP APS-C i kamerës ofron imazhe me cilësi të lartë dhe të gjalla që nxjerrin në pah ngjyrat e pasura dhe teksturat e ushqimit. Kapaciteti i saj për të regjistruar video në 4K ju mundëson të krijoni video që shfaqin krijimet tuaja në kuzhinë përmes detajeve të pasura. Gjithashtu, ndërfaqja praktike me prekje e EOS R10 dhe komandat intuitive e bëjnë të lehtë përshtatjen e cilësimeve gjatë përdorimit.
Për më tepër, kur regjistroni përmbajtje me ushqime, zgjedhja e lenteve luan një rol të madh në arritjen e efektit të dëshiruar. Lentet që kanë aftësi makro bëjnë të mundur kapjen nga afër dhe në mënyrë të detajuar të veçorive dhe ngjyrave të larmishme. Një lente 35 mm, si RF 35mm F1.8 MACRO IS STM, ofron një fushëpamje natyrale, duke bërë të mundur një pamje më reale. Nga ana tjetër, një lente 24 mm, si RF 24 mm F1.8 MACRO IS STM, bën të mundur një fushëpamje më të gjerë, duke kapur më shumë se sa ambientin përreth që mund të shohim natyralisht, duke lejuar në të njëjtën kohë më shumë kontekst për kapjet e videove dhe fotografive përtej subjektit (të tilla si detajet e përbërësve në kuzhinë, ose një kapje nga afër të një pjate të përfunduar në një tavolinë të shtruar).
Një kamerë videoblogimi me ekran të anuar ose edhe më mirë, një kamerë me ekran me kënd rrotullues shumëkëndësh si Canon EOS R50 V, ju ofron fleksibilitetin për të filmuar nga kënde të ndryshme ndërkohë që inkuadroni pamjen siç dëshironi, një aftësi që asnjë kamerë smartfoni nuk mund t'jua ofrojë.
Kamera Canon EOS R50 V është e pajisur me veçori të fokusuara në video, të projektuara për t'ju ndihmuar të përmirësoni përmbajtjen tuaj, duke përfshirë butonin e volitshëm të regjistrimit të vendosur përpara, butonin “Live” për akses të shpejtë në opsionet e transmetimit, vetëfokusimin inteligjent për diktimin e subjekteve dhe cilësinë Full HD deri në 120p me audio për lëvizje të ngadaltë fluide.
Përdorimi i një stativi mund të ndihmojë për të ofruar qëndrueshmëri, duke reduktuar dridhjet e kamerës veçanërisht në kushtet me ndriçim të ulët kur mund të përdoren shpejtësi më të ulëta të obturatorit. Kjo bëhet e dobishme kur regjistroni ushqimet pasi ju dëshironi që videot tuaja të jenë sa më të pastra dhe të qarta që të jetë e mundur.
Kamera Canon EOS R50 V është e shkëlqyer për këtë lloj videoblogimi. Shënuesit e aspektit për videot ju lejojnë të vizualizoni dhe rregulloni kuadrin e përmbajtjes tuaj në formate të ndryshme kuadri, të cilat do të jenë të rëndësishme për të vendosur përmbajtjen tuaj në platforma të ndryshme. Për shembull, në Instagram preferohet raporti 1:1 ose 4:5, ndërsa në YouTube zakonisht përdoret raporti 16:9 dhe TikTok-u është projektuar për përmbajtje në raportin vertikal 9:16. Kamera ka gjithashtu një dizajn me peshë të lehtë që është i thjeshtë për t’u përdorur në çdo ambient kuzhine. Falë teknologjisë së përparuar të imazheve dhe veçorive praktike, kamera EOS R50 V kap pamje të detajuara të pjatave tuaja, duke theksuar çdo ngjyrë dhe teksturë.
Mos u gënjeni nga madhësia e saj kompakte, pasi Canon PowerShot V10 është një kamerë e fuqishme për krijuesit në YouTube. Me një ekran LCD të përshtatshëm me palosje lart, mbajtëse të integruar dhe mikrofon me cilësi të lartë, kjo kamerë xhepi e projektuar për videoblogim ofron performancë mbresëlënëse dhe prakticitet në lëvizje.
Një kamerë me objektiv të ndërrueshëm si Canon EOS R50 V ju jep mundësinë të zgjidhni objektivin më të përshtatshëm për punën që keni në dorë, me një gamë të gjerë dhe në rritje të objektivave RF dhe RF-S të disponueshme.
Fitimi i parave nga përmbajtja
Fitimi i parave nga përmbajtja e videoblogut ka të bëjë kryesisht me arritjen e një numri ndjekësish të angazhuar dhe besnikë. Ideja është që më një angazhim më i madh çon në ekspozim më të madh, i cili më pas tërheq një audiencë më të madhe. Ndërkohë që audienca juaj rritet, përmbajtja juaj bëhet më e suksesshme në treg. Por ky proces fillon me krijimin e përmbajtjes më të mirë dhe më të rëndësishme që ndjekësit tuaj e besojnë.
Për të marrë më shumë angazhim nga videoblogu juaj, përqendrohuni tek autenticiteti dhe ndërveprimi. Kushtojuni rëndësi reagimeve nga ndjekësit tuaj dhe përshtatni përmbajtjen tuaj për të plotësuar nevojat e tyre. Sa më shumë që të reagoni dhe sa më e përfshirë të ndjehet audienca juaj, aq më shumë gjasa ka që ata ta shpërndajnë përmbajtjen tuaj. Gjatë kohës që komuniteti juaj rritet, do të mund të prezantoni aspekte komerciale që mbeten autentike, siç janë lidhjet promocionale ose përmbajtjet e sponsorizuara.
Të heqësh dorë nga puna e përditshme për t'u bërë një videobloger me kohë të plotë ose të fitosh mjaftueshëm para për të paguar për një komplet më të mirë të kamerës së videoblogimit ose shpenzimet e udhëtimit, mund të jetë një ambicie, por fitimi i parave nga përmbajtjet duhet të jetë si një qëllim dytësor krahas ofrimit të përmbajtjes cilësore. Përqendrohuni në përmirësimin e përmbajtjes suaj dhe në krijimin e një marrëdhënieje me audiencën tuaj dhe mundësitë për të fituar para nga videoblogu do të vijnë natyrshëm.
Shkruar nga Mabinty Taylor-Kamara dhe Marcus Hawkins
Produkte të ngjashme
-
Kompakt Dixhital
PowerShot V10 (Black)
Dilni në pah në internet dhe ruani taktin gjatë shkrepjes me kamerën 4K optimale të xhepit për videoblogim nga Canon. -
Kompakt Dixhital
PowerShot V1
Një kamerë kompakte që i jep përparësi videove me regjistrim 4K, fokus automatik preciz dhe tingull të qartë si kristali - ideale për krijuesit e përmbajtjes në lëvizje. -
Kamerat pa pasqyra
EOS R50 V
Shfaqni krijimtarinë me një kamera me objektiva të ndërrueshëm që i jep përparësi videos, me shumë veçori të përparuara të filmimit, për të përmirësuar përmbajtjen tuaj. -
Kamerat pa pasqyra
EOS R50
Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar. -
Kamerat pa pasqyra
EOS R10
Kryeni hapat tuaja të radhës në fotografi dhe video me një kamerë pa pasqyra EOS R System të krijuar rreth një sensori madhësie APS-C. -
Lentet RF-S
RF-S 14-30mm F4-6.3 IS STM PZ
Një objektiv ultra i gjerë me zmadhim të brendshëm e të fuqishëm për tranzicione efikase zmadhimi, ideal për krijimin e përmbajtjeve dhe filmimin e videoblogimeve.