Sensorët kuadërplotë të Canon janë 1.6x më të mëdhenj se sensorët APS-C. Kjo do të thotë që një kamerë me APS-C si EOS R7 (djathtas) ju jep një pamje më të ngushtë se një kamerë kuadërplotë si EOS R6 (majtas) e pajisur me të njëjtin objektiv, me "faktor prerjeje" prej 1.6x – ndaj një objektiv kuadërplotë 24mm në një kamerë APS-C rezulton në një fushëpamje 38.4mm.
Keni gjetur specialitetin tuaj, një vend të bukur dhe një histori interesante. Mund të mendoni se kjo është receta për një videoblog ideal, por nuk dini se çfarë kompleti të zgjidhni dhe si ta filmoni videon në standard mjaftueshëm të lartë për të kënaqur audiencat me pritshmëri të larta?
Në këtë udhëzues videoblogimi ju tregojmë tetë këshilla që mund të ndihmojnë edhe videobloguesit fillestarë, edhe ata me përvojë se si të përmirësojnë videoblogët e tyre. Mësoni si të krijoni videoblogë cilësorë që do t'i bëjnë shikuesit tuaj të kthehen për më shumë – si të realizoni filmime të stabilizuara (pa lëkundje) dhe të qarta, rëndësinë e inkuadrimit krijues dhe se çfarë ju duhet për të regjistruar zë të qartë e të pastër. Cilado qoftë kamera juaj e videoblogimit, qoftë nëse shkrepni në Canon PowerShot G7 X Mark III, Canon EOS M50 Mark II, Canon EOS R10 apo Canon EOS R6, ja çfarë duhet të keni parasysh kur krijoni videoblogimet tuaja të para.