Për ta shkrehur blicin jashtë kamerës, përdorni ose një blic të dytë Canon Speedlite, një shkrepës me valë ose (nëse përputhet) blicin kërcyes të kamerës suaj.
Nuk keni gjithmonë nevojë për një hapësirë të dedikuar në studio apo ndonjë grup blicesh të shtrenjta për të krijuar foto cilësore në studio, me pamje profesionale. Me disa aksesorë të thjeshtë dhe një hapësirë për të fotografuar, çdokush mund të krijojë një studio bazike në shtëpinë e vet. Këtu shpjegojmë se si t'ia arrijmë kësaj me minimumin e aksesorëve dhe të shpenzimit. Në vijim do të shqyrtojmë gjithashtu disa nga bazat e fotografisë në studio, si përdorimi i modifikuesve të dritës dhe konfigurimi i ekspozimit të blicit. Me aftësi të thjeshta dhe aksesorët e duhur, mund të krijoni çfarëdo imazhi mahnitës, nga portretet e niveleve të larta deri te shkrepjet profesionale të produkteve, arti i natyrës së vdekur etj.