Ndriçimi i portretit me tonalitete të larta dhe të ulëta

Mësoni se si të krijoni dy konfigurime klasike ndriçimi për portrete me cilësi të lartë.
Portret me tonalitete të ulëta i një gruaje i bërë me Canon EOS 5D Mark IV. © James Patherson

Koncepti i ndriçimit me tre burime është thelbësor për t'u kuptuar nga të gjithë fotografët dhe kineastët që punojnë për artin e tyre.

  • Drita kryesore është burimi parësor i ndriçimit dhe zakonisht i drejtohet subjektit drejtpërdrejt.
  • Drita plotësuese pozicionohet në anë, roli i së cilës është heqja e hijeve të forta nga imazhet dhe të shmangë skenat me kontrast të lartë (i njohur si efekti chiaroscuro).
  • Drita e pasme, ashtu si e sugjeron emri, është e vendosur pas subjektit dhe ndihmon që ta ndajë atë nga sfondi.

Mënyra se si ju punoni me të tre burimet e dritës në lidhje me subjektin tuaj mund të ndryshojë rrënjësisht pamjen dhe ndjesinë e imazhit tuaj. Konfigurimet e ndriçimit të portreteve me tonalitete të larta dhe të ulëta ju ndihmojnë që të krijoni portrete melankolike që duken si profesionale në shtëpi ose në studio. Gjithçka që ju duhet janë disa Blice Speedlite, si p.sh. Canon Speedlite EL-10 dhe disa aksesorë që ju i keni tashmë ose mund t'i bëni vetë nga sendet e përditshme.

Konfigurimi me tonalitete të larta

Dy Blice Speedlite Canon të përdorur jashtë kamerës në anën e majtë dhe një pamje nga afër e cilësimit në blicin në anën e djathtë. © Marcus Hawkins

Termi me "tonalitete të larta" i referohet imazheve që dominohen nga tonalitete shumë të ndritshme, shpesh me një sfond tërësisht të bardhë. Përportretet, është një pamje e ndriçuar, e butë dhe profesionale. Nëse keni dy ose më shumë Speedlite dhe një aktivizues për t'i përdorur jashtë kamerës, mund të krijoni një konfigurim portreti me tonalitete të larta në çdo dhomë me një mur të thjeshtë me ngjyra të lehta. Gjëja më e rëndësishme që duhet të jetë e saktë është raporti i dritës – drita e sfondit duhet të jetë shumë më e ndritshme se drita kryesore ose parësore (në subjektin tonë) në mënyrë që të mbiekspozojë sfondin në të bardhë.

1. Ndriçimi i sfondit

Portreti me tonalitete të larta i një gruaje, i bërë me Canon EOS 5D Mark IV. © James Patherson

Filloni duke vendosur subjektin përpara një muri me ngjyrë të lehtë, më pas poziciononi një Speedlite pas subjektit dhe drejtojeni atë në mur. Zgjidhni një ekspozim që e bën murin shumë të bardhë - mos kaloni në blicin e dytë derisa ta keni bërë këtë. Në këtë shembull, kamera është në modalitetin Manual (M), me cilësimet e ekspozimit në f/8, 1/200 sek, ISO100, me një Speedlite të caktuar në 1/1 fuqi në modalitetin Manual të blicit. Imazhi që rezulton ofron një sfond të ndritshëm, kështu që mund të kalojmë të ndriçojmë subjektin.

2. Ngritja e fytyrës

Një portret nga përpara i një gruaje me një sfond plotësisht të bardhë, i bërë me Canon EOS 5D Mark IV. © James Patherson

Poziciononi Speedlite e dytë para subjektit dhe paksa në anë në mënyrë që të veprojë si dritë kryesore. Për ta zbutur, përhapur dhe shpërndarë dritën, përdorni një modifikues drite si p.sh. një çadër të bardhë ose një kuti fotografimi. Kjo do të krijojë një portret më të këndshëm. Caktojeni Speedlite më modalitetin Manual dhe bëni disa shkrepje testuese ndërsa rregulloni daljen e fuqisë (¼ fuqi këtu) ose distancën e dritës nga subjekti derisa fytyra të jetë ekspozuar në mënyrë të saktë.

Canon Speedlite EL-10 ka një gamë fuqie të gjithanshme prej 1/1 deri në 1/1024 për një pamje më të butë. Për më tepër, merrni atë vezullim shtesë në sy falë panelit të reflektimit të dritës.

Konfigurimi me tonalitete të ulëta

Një fotograf duke shkrepur portretin e një gruaje duke përdorur konfigurimin e thjeshtë, me kamerën, objektivin dhe blicin Canon. © Marcus Hawkins

"Me tonalitete të ulëta" është e kundërta e "me tonalitete të larta", me imazhin që dominohet nga tonet e errëta. Kjo mund të arrihet me një burim të vetëm drite si p.sh. Speedlite e aktivizuar në distancë. Canon Speedlite EL-10 mund të konfigurohet në distancë me ndihmën e aplikacionit Canon Camera Connect.

Me pozicionim të kujdesshëm të dritës, ju madje mund të përdorni të njëjtin sfond si në konfigurimin me tonalitete të larta. Poziciononi burimin e dritës paksa pas subjektit dhe në një anë në mënyrë që drita të bjerë në pjesën anësore të fytyrës, më pas i kërkoni subjektit që të anojë fytyrën drejt dritës në mënyrë që ajo të bjerë në skajet e faqes dhe syve.

1. Errësimi i sfondit

Para

Pas

Një material i errët për sfond si kadife e zezë është ideal për portretet me tonalitete të ulëta, por edhe një mur i ndriçuar mund të errësohet thjesht duke parandaluar që mbi të të bjerë dritë. Një opsion është zhvendosja e subjektit dhe dritës sa më larg sfondit, duke rritur distancën midis burimit të dritës dhe sfondit. Ju gjithashtu mund të përdorni një objekt për të mbuluar blicin dhe ta drejtoni atë drejt subjektit. Në imazhin e parë këtu, drita po bie në murin e sfondit. Në të dytin, një pëlhurë e zezë është vendosur midis Speedlite dhe murit.

2. Pozat melankolike

Një fotograf duke shkrepur portretin e një gruaje me kamerë, objektiv dhe blic Canon. © Marcus Hawkins

Portretet me tonalitete të ulëta kanë një atmosferë të zymtë dhe të menduar, kështu që vendosni subjektin në pozë për të shtuar më tepër këtë atmosferë. Një anë në një pozicion të tillë mund të funksionojë mirë. Në këndin e duhur, drita bie në fytyrë dhe krijon një theksim në formë trekëndëshi në një faqe. E referuar si drita e Rembrandt sipas mjeshtrit holandez, kjo është një teknikë klasike për ndriçimin e fytyrës. Canon Speedlite EL-10 ka një panel të reflektimit të dritës për një vezullim shtesë në sy. Mund të shtoni atmosferë melankolike duke hequr ngopjen e ngjyrave për portretin e përfunduar me tonalitete të ulëta.

Merrni ndihmë nga një mik për të testuar këto këshilla ose provoni të shkrepni portrete të vetes në distancë duke përdorur aplikacionin Canon Camera Connect dhe luani me konfigurimin e ndriçimit të portreteve me tonalitete të ulëta dhe të larta për të parë efektin që ka në pamje dhe ndjeshmëri të imazheve tuaja.

Marcus Hawkins & Agi Wojcik

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

Këshilla për fotografinë e portreteve

Përmirësoni fotografinë tuaj të portreteve me këto këshilla dhe teknika kryesore.

Kompleti më i mirë i nivelit fillestar për portrete

Kamera dhe objektiva për çdo lloj fotografie portreti.

Imazhe frymëzuese në shtëpi

Transformojeni shtëpinë në studio me këshillat nga ylli i TikTok, Michaela Efford.

Krijoni studion tuaj në shtëpi

Zbuloni se si të bëheni krijues me blicin dhe të shkrepni portrete mahnitëse pa shpenzime.

Rregjistrohuni për buletinin tonë

Merrni të gjitha të rejat më të fundit dhe informacione për produktet