PARIMET BAZË TË FOTOGRAFISË
Si të kontrolloni ekspozimin
Apertura kryesore, shpejtësia e shkrehësit dhe cilësimet ISO.
Dritë
HDR do të thotë diapazoni i lartë dinamik dhe në fotografi ai siguron një mënyrë për të regjistruar detajet në elementet e ndritshme dhe të errëta të një fotografie. Në thelb, kjo veçori përfshin regjistrimin dhe ndërthurjen e më shumë se një imazh të të njëjtës skenë për të marrë elementet më të mira të secilës prej tyre.
Ka shumë skena që kanë një diapazon dinamik shumë të gjerë për një kamerë që t'i regjistrojë të gjitha detajet në një kuadër të vetëm. Për shembull, një peizazh në një ditë me diell, regjistrimi i pamjeve të ndritshme jashtë nga dritarja ose fotografimi i një ndërtese në hije që është përpara një qielli blu të ndritshëm.
Në këtë skenë, në një fotografi humbasin detajet e reve në qiell, ndërsa në tjetrën humbet baza e mullirit me erë. Imazhi përfundimtar në HDR është prodhuar në kamerë. Tani mund të shikoni detajet në pjesët e errëta dhe të ndriçuara të imazhit, kamera ka ekuilibruar ekspozimet për të prodhuar një imazh shumë më të ngjashëm me atë çfarë mund të shikojë syri i njeriut.
Shumë kamera kompakte dhe smartfonë kanë një funksion HDR të integruar. Zakonisht nuk keni shumë kontroll mbi rezultatin, thjesht zgjidhni funksionin dhe regjistroni imazhin. Shpesh kamera do t'ju kërkojë ta mbani kamerën të palëvizur ndërkohë që ajo nxjerrë një seri imazhesh me ekspozime të ndryshme dhe i ndërthur ato automatikisht për të prodhuar imazhin përfundimtar me HDR.
Një kamerë DSLR me një funksion HDR mund të ofrojë një elasticitet më të madh. Mund të zgjidhni se sa imazhe nxjerr kamera dhe sa larg caktohen ekspozimet nga njëri-tjetri. Kjo do të bëjë të mundur të realizoni pikërisht pamjen që po kërkoni.
Përdorni një trekëmbësh. Diçka e rëndësishme që duhet të kini parasysh është se kur kamera ekspozon pjesët e errëta, shpejtësia e obturatorit ulet. Në fakt, një pozicion fiks gjatë regjistrimit do t'ju ndihmojë gjithmonë, pasi kamera e ka shumë më të lehtë t'i përshtatë ekspozimet nëse janë shumë të ngjashme në kompozim.
Mund të krijoni imazhin tuaj në HDR. Për të bërë këtë ju duhen vetëm pak njohuri mbi kontrollin e ekspozimit.
1. Zgjidhni modalitetin e shkrepjes "Aperture Priority (Përparësi e aperturës)" dhe caktoni vlerën ISO dhe aperturën.
2. Caktojeni modalitetin e matjes së ekspozimit te "Average (Mesatar)" ose "Evaluative (Vlerësues)". Me këto parametra, kamera juaj do të zgjedhë një ekspozim mesatar në bazë të të gjitha toneve në skenë.
3. Përdorni rrotullën e kompensimit të ekspozimit për ta mbi- apo nënekspozuar skenën. Se sa kjo varet nga sasia e dritës dhe e errësirës në skenë.
4. Filloni me variacionet me 1 ndalesë. Bëni një fotografi me -1 në butonin e kompensimit të ekspozimit dhe më pas rrotullojeni butonin që të lexojë -2 dhe më pas -3. Përsëriteni këtë, këtë herë duke e ekspozuar më shumë në +1, +2 dhe +3. Mund të mos i përdorni të gjitha këto imazhe në fotografinë përfundimtare HDR, por është mirë t'i keni këto të dhëna për çdo rast.
5. Përndryshe mund të përdorni fragmentimin e vetekspozimit (AEB), që ju lejon të vendosni nivelin e mbi- apo të nënekspozimit, dhe më pas shkrep një seri fotosh si një veprim të vetëm
"Një pozicion i palëvizur gjatë shkrepjes ndihmon në çdo rast, pasi kamera e ka shumë më të lehtë t'i përshtatë ekspozimet nëse janë shumë të ngjashme në kompozim."
Në kompjuterin tuaj, përdorni softuerë për t'i ndërthurur imazhet në një imazh të vetëm. Shumë kamera Canon vijnë bashkë me softuerin Digital Photo Professional (DPP) që ka një mjet të veçantë për HDR-në.
Provoni të krijoni një imazh që është i ngjashëm me çfarë që keni parë; sytë tanë kanë një diapazon dinamik shumë më të madh se kamerat, kështu që kjo teknikë mund të përdoret për ta regjistruar një skenë ashtu siç ju e keni parë.
Kërkoni për mundësi për ta përdorur këtë teknikë. Të zbuloni se kur ta përdorni veçorinë HDR është po aq një aftësi sa dhe vetë realizimi i imazheve të mira në HDR. Praktikoni me peizazhe të dukshme dhe me qiellin, por mos harroni po ashtu se veçoria HDR është një teknikë e dobishme edhe për fotografinë makro dhe detajet, ku mund të zbuloni detajet e padukshme dhe të realizoni disa imazhe vërtet interesante.
Shpesh imazhet me shumë detaje janë të përshtatshme për imazhe interesante me HDR. Përdorimi i HDR-së në këtë imazh i ka dhënë imazhit një thellësi më të madhe, pasi tani mund të shikoni pikërisht mekanizmin e mullirit me erë, diçka shumë më e ngjashme me çfarë fotografi ka parë me sytë e tij.
"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.
Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikatPARIMET BAZË TË FOTOGRAFISË
Apertura kryesore, shpejtësia e shkrehësit dhe cilësimet ISO.
PARIMET BAZË TË FOTOGRAFISË
Bëjini më interesante fotot duke ndjekur këto rregulla kompozimi të pamjes.
PARIMET BAZË TË FOTOGRAFISË
Ndiqni këto këshilla dhe teknika për t'i dhënë sfondit tuaj një turbullirë të bukur.