Kjo pozë tregon prindërit të ulur në kuadrin e poshtëm në vend të fëmijëve, që është një teknikë kompozimi për t'u siguruar që t'i kenë fytyrat në një nivel. Shkrepur në Canon EOS-1D X (tejkaluar tani nga Canon EOS-1D X Mark III) me objektiv Canon EF 50mm f/1.2L USM në 1/100 sek, f/5 dhe ISO1000. © Helen Bartlett
Rastet e veçanta si p.sh. dasmat, aktivitetet sportive dhe festimet me familjen ofrojnë mundësi të mira për të shkrepur portrete në grup të shokëve dhe njerëzve tuaj të ngushtë të cilat do t'i çmoni për vite të tëra.
Por, realizimi i një poze të arrirë në grup është art më vete – dhe madje me kleçkat e veta. Kur keni të bëni me shumë njerëz, duhet të mendoni shpejt se ku t'i vendosni dhe ta komunikoni qartë se çfarë doni të bëjnë. Kjo do të thotë se duhet t'ua keni marrë dorën bazave të portreteve në grup.
Disa nga këshillat janë vlejnë në përgjithësi. Çfarëdo lloji poze në grup që shkrepni, duhet të siguroheni që të gjithë të kenë shprehje të mirë, që poza të jetë e kompozuar dhe e ekspozuar mirë, dhe që sfondi të mos ketë mbingarkesë apo të tërheqë vëmendjen.
Ndriçimi është gjithashtu gjithnjë i rëndësishëm. Për shembull, nëse shkrepni në një ditë me diell, shikoni për ndonjë hapësirë me hije sipër që subjektet të mos picërrojnë sytë para kamerës.
Përdorimi i një kamere me inkuadrues elektronik, si p.sh. Canon EOS RP ose Canon EOS R6, ju mundëson t'i shikoni pozat e grupit teksa i shkrepni dhe të rregulloni ekspozimin, ndërsa ekrani rrotullues ju mundëson shkrepjen nga këndvështrime të ndryshme për arsye krijuese ose praktike.
Kur shkrepni në ambiente të mbyllura duke shfrytëzuar dritën natyrore, do t'ju ndihmonte vërtet përdorimi i një objektivi të shpejtë, si p.sh. Canon RF 50mm F1.8 STM. Dhe nëse fotografoni një grup të madh në një zonë relativisht të vogël, mund të realizoni një pozë të mirë me një objektiv ultrakëndgjerë Canon RF 16mm F2.8 STM.
Këtu katër përfaqësues nderi të Canon, të gjithë profesionistë me shumë përvojë në fushat e tyre, ofrojnë këshillat e tyre themelore për të nxjerrë poza të arrira në grup në skenarë nga më të ndryshmit.