Një Speedlite dhe çadër e argjendtë janë ideale për ndriçimin e fytyrave të subjekteve tuaja.
Gjatë pandemisë së Covid-19, shumë familje nuk patën mundësinë të takohen sipas dëshirës, ku vizitat me gjyshërit e gjyshet p.sh. u penguan nga masat. Ndarja e fotove të printuara të familjes u bë më e çmuar se kurrë më parë. Pozat spontane të çasteve të rëndësishme mund të sjellin shumë gëzim, por një seancë më e planifikuar fotografike do t'ia vlejë gjithnjë përpjekjes së bërë.
Këtu do të tregojmë një teknikë për shkrepjen e fotografisë së arrirë të brezave dhe përgatitjen e saj për printim, për të krijuar një vepër unike, rezistente, artistike për mur ose dhuratë. Duke fotografuar secilin person më vete dhe duke i përpiluar portretet në një imazh të vetëm, mund të krijoni një foto të stilizuar grupi, që mund të printohet – duke ekspozuar më së miri ngjashmëritë dhe dallimet mes fytyrave në familjen tuaj – si dhe mund të zgjerohet në të ardhmen për të shtuar breza të rinj, si p.sh. një thesar që rritet së bashku me familjen.