Luani me ushqimin tuaj: projekte fotografie ushqimesh të shëndetshme për t'i printuar dhe vendosur në kornizë

Krijoni punime arti fotografik me artikuj të përditshëm ushqimorë.
Një vajzë e re duke krijuar një fytyrë me ushqime në një pjatë.

Është mahnitëse se në çfarë mund ta ktheni një punim të printuar bukur artistik me pak mendim krijues. Në këtë udhëzues do të shohim si të krijoni artin tuaj të veçantë argëtues me bazë ushqimesh, pastaj si ti kapni rezultatet me kamerën tuaj dhe të nxirrni printime vibrante për të paraqitur punën tuaj. Është një projekt i këndshëm për ta provuar me familjen, me gjasë keni gjithçka që ju duhet aty pranë dhe mund ta shijoni krijimin tuaj dhe si një ushqim të shëndetshëm çasti më pas.

1. Zgjidhni ushqimin

Një përzgjedhje frutash, perimesh dhe buke të sistemuara në tasa mbi një tabaka.

Shikoni në frigorifer për fruta dhe perime plot ngjyra dhe zgjidhni materialet që mund të funksionojnë si tipare fytyre - makaronat për flokë, luleshtrydhet për buzë, stafidhet për sytë e kështu me radhë.

Një nënë dhe dy fëmijët e saj duke sistemuar artikujt ushqimore në një fytyrë mbi një pjatë të gjelbër.

Eksperimentoni me pjesë të ndryshme ushqimi për ta ndryshuar dizajnin gjatë punës.

Mblidhni një sërë ushqimesh plot ngjyra për krijimet tuaja me fytyra argëtuese. Fruta-perimet e freskëta janë ideale, jo vetëm që janë me ngjyra dhe mund të formohen lehtë, por janë dhe një mënyrë e mirë për të promovuar ushqimin e shëndetshëm. Domatet, specat, luleshtrydhet dhe karotat ofrojnë një buçitje ngjyrash, ndërsa frutat e tjera më të vogla të njoma dhe të thata mund të jenë të dobishme për sytë dhe tiparet e tjera të fytyrës. Gjërat që mund të shpërhapen si thjerrëzat e thara apo farërat, bëjnë gjithashtu më së miri. Disa ushqime si p.sh. gjevrekët dhe petullat kanë natyrshëm formën e fytyrës, ndaj mund t'u japin fëmijëve një fillim të mbarë me punimet e tyre artistike ushqimore.

2. Sistemojeni ushqimin

Një person prej ushqimi, duke përfshirë kastravecin, portokallin dhe mollën, në një pjatë të bardhë.

Krijimi i fytyrave me ushqime është një mënyrë argëtuese për ta përfshirë familjen në art, si dhe mund të ushqeheni me materialet teksa punoni. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 35mm F1.8 Macro IS STM në 1.3 sek, f/8 dhe ISO 100.

Tani vjen pjesa argëtuese. Mblidhuni rreth familjes, zgjidhni një pjatë dhe sistemojeni ushqimin në një fytyrë, figurë të plotë apo formë tjetër që ju pëlqen. Zgjidhni ngjyra ushqimesh që plotësojnë apo kontrastojnë njëra-tjetrën dhe kini parasysh se disa artikuj të freskët bëhen më shpejtë ngjyrë kafe se të tjerat, ndaj ruajini për në fund prerjen e fetave të mollëve apo të bananeve. Për sa u përket pjatave dhe serviseve, pjatat e thjeshta në larmi ngjyrash janë më të përshtatshme, evitojini pjatat me motive komplekse pasi mund të tërheqin vëmendjen nga ushqimi. Mbani një thikë dhe një dërrasë ndoresh për të prerë dhe mprehur detajet më të imëta.

3. Skalitni sandviçët

Një nënë e bir duke krijuar një kullë ushqimore që i ngjan kullës së orës Big Ben në Londër.

Krijimi i atraksioneve dhe i kullave është një mënyrë e thjeshtë dhe argëtuese për të përfshirë familjen.

Një statujë e kullës së orës Big Ben në Londër e bërë prej buke, djathi dhe kastraveci.

Synoni për lart dhe krijoni atraksionin tuaj të mirënjohur prej ushqimi, si ky homazh ndaj kullës Big Ben të Londrës. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 35mm F1.8 Macro IS STM në 1 sek, f/5,6 dhe ISO 100.

Provoni ta shndërroni një ushqim çasti të përditshëm në një strukturë tërheqëse si p.sh. stiva jonë e sandviçëve stil Big Ben këtu. Gjërat si buka, biskotat, drithërat dhe kekët mund të ndërtohen me lehtësi - dhe hejet e fshehura prej druri mund t'i mbajnë të fiksuara që të mos bien. Fëmijët do t'ia kalojnë më së miri duke krijuar atraksionet e tyre të famshme dhe do të jetë po aq argëtuese t'i shembni për drekë më pas.

4. Konfiguroni pozën tuaj

Një nënë mban fëmijën e vete teksa konfigurojnë kamerën mbi një stativ për të shkrepur një pjatë me ushqim të formuar si fytyrë e parë nga sipër.

Aktivizoni lëshimin e lehtë me prekje të shkrehësit nëse e ofron kamera juaj, pasi bën që fëmijët ta prekin ekranin për të fokusuar dhe shkrepur pozën me një gjest të vetëm.

Këndi me ekran të ndryshueshëm i një kamere, që tregon një kohëmatës 2-sekondësh të konfiguruar për të fotografuar një pjatë ushqimi.

Përdorimi i një kohëmatësi 2-sekondësh parandalon lëkundjen e kamerës që mund të shkaktohet nga shkrepja e butonit të shkrehësit. Kjo i lejon kamerës të shtrohet përpara shkrepjes së pozës.

Pasi të mbarojë arti ushqimor, kapni kamerën dhe përgatitni një pozë. Nëse shkrepni nga lart poshtë, provoni të vendosni një copë letre të ngjyrosur nën pjatë për një sfond më vibrant. Zgjidhni një ngjyrë letre që bën kontrast me pjatën apo ushqimin tuaj. Nëse keni të tillë, përdorni stativ për pozën. Stativi ju lejon të shkrepni në shpejtësi më të ulëta shkrehësi, çka me radhën e vet ju mundëson përdorimin e një ISO më të ulët me më pak zhurmë. Nëse nuk keni stativ atëherë shkrepja me dorë është më se e mjaftueshme, por mund t'ju duhet të përdorni ISO më të lartë. Me kamerën të vendosur në stativ, kjo ju lejon më shumë liri për të ndryshuar kompozimin e pozës suaj.

5. Përdorni ndriçimin e dritares

Një grua që fotografon një kullë ushqimore me një kamerë mbi një stativ krah një dritareje të madhe.

Konfigurojeni pranë një dritareje të madhe për të përdorur ndriçimin e butë për fotot tuaja të natyrës.

Një vajzë e vogël duke mbajtur një letër të kaltër pas një kulle ushqimore me formë si Big Ben.

Mbajtja e një flete letre mund të krijojë një sfond të këndshëm neutral, duke ruajtur fokusin mbi subjektin.

Drita nga dritarja është ideale për poza natyre të qetë si kjo. Dritarja ofron një sipërfaqe të madhe ndriçimi që jua lustron ushqimin me një dritë të butë dhe të njëtrajtshme. Zgjidhni një pikë pranë një dritareje të madhe - por kini parasysh të evitoni dritën e drejtpërdrejtë të diellit – dhe eksperimentoni për të parë nëse drejtimi i dritës funksionon më mirë nga lart apo nga ndonjëra nga anët. Nëse drita ju duket shumë e fortë nga njëra anë, mund të përdorni një reflektor apo një letër të bardhë për ta pasqyruar dritën nëpër hije nga ana e kundërt.

6. Zgjidhni cilësimet e kamerës

Pjesa e pasme e një kamere Canon e montuar në një stativ që shkrep nga lart.

Disa stativë si ky kanë një kolonë qendror që zgjatet horizontalisht, çka ndihmon në vendosjen e kamerës direkt mbi ushqim.

Një banane e prerë dhe e formësuar si grua në një fund hula të pozicionuar në një pjatë të zezë me pika të verdha.

Me pak eksperimentim krijues arti juaj ushqimor nuk do të ngjajë as me ushqimin nga se është bërë, si kjo valltare prej bananeje. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 35mm F1.8 Macro IS STM në 1.3 sek, f/8 dhe ISO 100.

Mund të përdorni çfarëdo cilësimesh kamere me të cilat ndiheni komodë, por ja dhe një konfigurim praktik nga fabrika për poza me stativ: caktojeni kamerën në modalitet Aperture Priority (Av) dhe përdorni një aperturë niveli mesatar p.sh. f/8, ndërsa caktoni ISO në 100. Kamera e gjen vetë shpejtësinë ideale të shkrehësit. Me këto cilësime, shpejtësia e shkrehësit do të jetë pak a shumë e ngadaltë, ndaj caktoni një kohëmatës 2-sekondësh për të parandaluar lëkundjen e kamerës kur lëshoni shkrehësin ose përdorni aplikacionin Canon Camera Connect për ta shkrepur pamjen nga distanca nga pajisja juaj portative.

7. Përgatituni të printoni

Katër foto me pjata ushqimi të bëra kolazh duke përdorur aplikacionin Canon Easy-PhotoPrint Editor.

Përveç printimit të fotove individuale, mund ta përdorni aplikacionin Canon Easy-PhotoPrint Editor për të krijuar kolazhe të thjeshta.

Pasi të keni nxjerrë foto të krijimeve tuaja, përse të mos i printoni? Mund të përgatiteni me lehtësi për printim me aplikacionin Canon Easy-PhotoPrint Editor. Transferojini imazhet në smartfonin tuaj duke përdorur aplikacionin Canon Camera Connect ose image.canon pastaj hapini fotot në aplikacionin Easy-PhotoPrint Editor, zgjidhni një madhësi letre dhe përdorni funksionin e prerjes për të hequr skajet e papërshtatshme. Mund dhe të zgjidhni nga një larmi filtrash për të përforcuar tonalitetet. Sigurohuni të caktoni Media Type e duhur në cilësimet te Print, në Matte ose Gloss dhe caktojeni cilësinë e printimit në Best. Ia vlen t'i ruani dhe presetet e printimit – në menynë Preset – që të mund të përdorni të njëjtat cilësime printimi punimet tuaja të tjera artistike ushqimore vetëm pak klikime larg.

8. Printoni dhe vendosni në kornizë

Një vajzë e re shikon një Canon PIXMA TS8351 që printon imazhe fytyrash ushqimesh plot ngjyra.

Canon PIXMA TS8350 Series është ideal për printimin me valë nga kompjuteri apo telefoni juaj, si dhe ju mundëson të krijoni printime vibrante dhe të detajuara. Cilido nga gama Canon PIXMA do të jetë gjithashtu i përshtatshëm për punën.

Një vajzë e re vendos një kolazh imazhesh me fytyrë me ushqime të vendosura në kornizë mbi një copë manteli.

Pas printimit, vendoseni krijimin tuaj në kornizë dhe do të keni një punim unik artistik për ta vendosur në mur ose në mantel.

Vendosni disa fletë Matte photo paper në printer dhe filloni të printoni. Pasi të mbaroni, shikoni mos i vendosni printimet në kornizë. Mund dhe të përdorni Canon Magnetic Photo Paper dhe t'i ngjisni krijimet tuaja në frigorifer ose të përdorni një Canon SELPHY Square QX10 për të printuar direkt mbi letër katrore fotografike ngjitëse! Punimet tuaja plot ngjyra do të duken fantastike të mbledhura së bashku në një kolazh në një mur apo mantel, dhe ku ka më mirë se sa ta fiksoni kujtimin e një pasditeje argëtuese me punëdore ushqimore?

Shkruar nga James Paterson

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

Si t’i fotografojmë ushqimet si profesionistë

Futuni në brendësi të udhëzuesit të Yasmin Albatoul për fotografimin e ushqimeve, përvetësimin e kompozimit, rekuizitat e fshehta dhe teknikat për t’u dhënë jetë fotografive tuaja.

Si të bëheni influencues të ushqimit

Këshilla për fotografinë e ushqimit nga influencuesja në Instagram dhe përfaqësuese nderi e Canon, Yasmin AlBatoul.

Printoni librin tuaj të recetave

Natasha Alipour-Faridani flet për fotografimin dhe printimin e librit tuaj me receta.

Makrofotografia e ushqimeve

Krijoni pamje abstrakte interesante me ushqimin me anë të makroobjektivave Canon.