Argëtohuni me printimin: pesë arsye pse keni nevojë për një fotoprinter kompakt

Pavarësisht nëse jeni i ri apo thjesht i ri në zemër, ka një sërë mënyrash krijuese për të shfaqur dhe ndarë printimet tuaja të çastit.
A collection of compact Canon photo printers in various colours.

Nga fëmijët te gjyshërit dhe të gjithë tjerët midis, ne jemi të gjithë të dhënë pas fotove në ditët e sotme. Shumica prej nesh kanë mijëra foto në smartfonat tanë që nuk i shikojmë kurrë dhe kujtimet e çmuara shpesh humbasin në dosjet e mëdha të fotografive.

Me një fotoprinter kompakt mund të krijoni printime çasti që do të zgjasin për gjithë jetën*. Për më tepër, mund të printoni sa herë të dëshironi dhe t'i risillni në jetë momentet tuaja të veçanta kudo që të jeni.

Pasi të keni printuar fotot e preferuara, mund të bëni shumëçka me to – nga krijimi i dhuratave të personalizuara fotografike për të afërmit, deri te mbushja e albumeve shënime me ide për dekorimin e shtëpisë apo edhe kujtime të çmuara udhëtimi.

Ja pesë mënyra për të qenë krijues me fotoprinterin tuaj kompakt Canon.

1. Dhurata dhe karta me porosi

Një printer kompakt Canon në një syprinë të bardhë pranë një fotoje në kornizë të një fëmije të buzëqeshur.

Canon SELPHY CP1500 është ideal për regjistrimin dhe ndarjen e momenteve kryesore të jetës. Mund të printojë foto në madhësi kartoline dhe cilësi studioje (KP-36IP, 100x148 mm) që përshtaten më së miri me kornizat e zakonshme, ndaj mund të krijoni dhurata të personalizuara të momenteve të paharrueshme për t'ia dërguar familjes dhe shoqërisë.

Duar që mbajnë një tabletë, që tregojnë një foto të një çifti të buzëqeshur me një kod QR në qoshe dhe opsionet e redaktimit në programin SELPHY Photo Layout.

Mund të shtoni pulla ose filtra në fotot tuaja në programin Canon SELPHY Photo Layout, ose dhe madje të krijoni një kod QR për ta shtuar në ftesat që lidhen me vendndodhjen e aktivitetit.

Fotografitë shkrepen për t'u ndarë dhe për t'u gëzuar, dhe modeli praktik Canon SELPHY CP1500 është ideal për t'i kthyer fotot tuaja të preferuara në dhurata, kartolina dhe ngjitëse.

I disponueshëm në tri ngjyra, SELPHY CP1500 ka një dizajn elegant, modern dhe një ekran LCD me ngjyra 8.9 cm me lidhje të thjeshtë QR. Përveçse punon më së miri me smartfonat dhe pajisjet e tjera Apple dhe Android nëpërmjet Wi-Fi, ai vjen me një fole SDXC për printimin e fotove të ruajtura në kartat e memories, plus një fole USB-C për lidhje të lehtë me kamerat dhe disqet Flash.

SELPHY CP1500 mund të printojë kartolina të gatshme për dërgim me rreshta adresash në anën e pasme, të cilat janë ideale për dërgimin e fotove tek të afërmit dhe që më pas mund të vendosen në një kornizë ose të shfaqen në frigorifer.

Opsionet e ngjitëses me madhësi mini dhe kartë krediti ndihmojnë gjithashtu që t'u shtoni stil kartolinave të urimeve dhe ftesave për ditëlindje. Mund të bëni një fotografi të fëmijës tuaj duke luajtur me një dhuratë që i është dhënë, ta printoni si ngjitëse dhe ta vendosni në një kartolinë falënderimi. Është një notë e bukur personale dhe do t'i tregojë marrësit sa i është mirëpritur dhurata.

2. Mënyra kreative për t'u organizuar

Një vajzë e re printon një fletë miningjitësesh nga një printer kompakt Canon. Pranë printerit ndodhet një kuti lapsash e mbushur me artikuj kancelarie.

Përdorni printerin Canon SELPHY CP1500 për të printuar etiketa emrash të personalizuar për librat dhe dosjet shkollore.

Dy duar mund të shihen duke ngjitur me kujdes një ngjitëse me një vajzë të re që vrapon mbi të në një shishe uji të gjelbër.

Mund të printoni në letër ngjitëse katrore (KC-18IS, 54x54mm), në madhësi karte krediti (KC-18IF, 54x86mm) ose mini (KC-18IL, 22x17.3mm), që të mund t'i shtoni printimet e çastit te kutitë e drekës ose shishet e ujit.

Shumica prej nesh do të donin të ishin më të organizuar, por nuk janë të sigurt se si ta bëjnë. Prindërit e zënë jo vetëm që kanë oraret e tyre të ngjeshura për t'u kujdesur, por edhe ato të fëmijëve të tyre. Canon SELPHY CP1500 është mjeti i përsosur për të ndihmuar familjet të rimarrin gjërat në dorë.

Ky printer kompakt, i rregullt dhe elegant printon kartolina në vetëm 41 sekonda, si dhe ngjitëse në një sërë madhësish. Në fare pak kohë do të keni etiketa me emra për librat dhe mjetet e shkollës dhe etiketa për enët e kuzhinës, dhe kalendarin e familjes.

Madje mund të printoni fotografi të dokumenteve të identitetit, të krijoni faqeshënues të personalizuar dhe të ndani lidhje me printimin e kodit QR nëpërmjet programit Canon SELPHY Photo Layout.

3. Krijimi i albumeve të rastit është bërë më se i thjeshtë

Duar që ngjitin fotografi në një ditar të hapur udhëtimi, të rrethuar nga foto, ngjitëse dhe artikuj të tjerë.

Canon SELPHY QX20 nxjerr printime me cilësi të lartë, të shqitshme dhe vetëngjitëse në vetëm 43 sekonda – perfekte për ditar udhëtimesh.

Faqet e hapura të një albumi që shfaqin foto macesh pranë një printeri kompakt Canon.

Jepini jetë albumit tuaj me përshkrime, vizatime dhe relike të tjera.

Pse të mos bëni një album të një aktiviteti të veçantë, një feste apo edhe të kafshës suaj të parë shtëpiake tek loz? Mund të jetë jashtëzakonisht përmbushëse dhe është një aktivitet që mund të pëlqehet nga të gjitha moshat.

Në madhësi xhepi dhe gjithmonë gati, Canon SELPHY QX20 krijon printime katrore fotografish 68x68 mm dhe printime fotosh me madhësi karte 54x85 mm, me bordurë, që të mund të shtoni diçiturat tuaja me shkrim dore. Ofrohet në tre ngjyra elegante dhe përdor një fishek të posaçëm, pa telashe që vjen i kompletuar me të dyja letrat ngjitëse (XS-20L dhe XC-20L/XC-60L).

Lidhja me aplikacionin Canon SELPHY Photo Layout ju mundëson të bëheni edhe më krijues me imazhet tuaja, me opsione për të shtuar filtra, bordura, pulla, mbivendosje dhe të printoni imazhe dhe kolazhe pa bordurë.

4. Zbukuroni hapësirën tuaj

Një dorë që mban një fotoprinter kompakt Canon Zoemini 2 me dy ngjitëse rrethore fotografike që dalin prej tij.

Vendosni vulën tuaj në hapësirën tuaj me Canon Zoemini 2 në madhësi xhepi. Letra ngjitëse rrethore 1.3" ZINK TM e Canon ju mundëson t'i ktheni autoportretet tuaja të preferuara në ngjitëse rrethore për pasqyra dhe tabela.

Duar që kapin printime të vogla në një tabelë.

Nëse jeni në banesa për studentë, printimet e vogla janë një mënyrë praktike dhe pa shumë kosto për t'i shtuar personalitetit asaj që shpesh rezulton të jetë një dhomë e rëndomtë.

Pavarësisht nëse jeni adoleshent në një shtëpi me prindërit, student apo pronar krenar i shtëpisë suaj të parë, është gjithmonë kënaqësi ta bëni një hapësirë tuajën.

Printeri portativ Canon Zoemini 2 është mjaft i vogël për ta vendosur në një xhep rezervë dhe funksionon me një bateri të brendshme të karikueshme. Pa telashe apo mbeturina, falë teknologjisë ZINK (Zero INK), gjithçka që ju nevojitet është letra, e cila ofrohet në pako me 20 ose 50 fletë.

Pse të mos printoni imazhet tuaja të preferuara dhe t'i varni me fije përgjatë mureve të dhomës së gjumit apo dhomës së ndenjes? Asgjë nuk i kalon fotografitë e familjes dhe të shoqërisë kur bëhet fjalë për ta vënë veten pranë gjërave që ju bëjnë buzagaz.

Letra e posaçme fotografike ZINK e Canon ka shpinë të heqshme (dhe të riciklueshme), ndaj mund t'i ngjitni printimet edhe në ndonjë ditar, album apo tabelë. Është gjithashtu një mënyrë argëtuese për të personalizuar librat e nxënësve ose kapakun e celularit.

5. Printime çasti për t'i shpërndarë

Dy persona, të shkrepur nga pas, bëjnë një autoportret me një minikamerë-fotoprinter Canon.

Canon Zoemini S2 ka të njëjtën lidhje me Bluetooth si Canon Zoemini 2, duke ju mundësuar të printoni foto direkt nga smartfoni – ​​praktike kjo për shpërndarje çasti.

Duar që mbajnë një telefon ndërsa shtojnë ngjitëse në një imazh në programin Canon Mini PRINT.

Vendosni vulën tuaj në foto duke përdorur kornizat dhe ngjitëset argëtuese në programin Canon Mini Print.

Nëse jeni jashtë me shoqërinë, të larguar për fundjavë ose në ndonjë festë apo festival, Canon Zoemini S2 është shoqëruesi i përsosur. Kompakt dhe peshëlehtë, dhe me të njëjtën teknologji ZINK me bateri dhe madhësi letre 3x2 inçë si Canon Zoemini 2, ai shton një kamerë digjitale të integruar e të kompletuar me pasqyrë dhe unazë drite për autoportrete të përsosura, të cilat mund t'i printoni në më pak se një minutë.

Kjo do të thotë që mund të ndani foto fizike me njerëz që i takoni ose nuk i shihni shumë shpesh - një mik i ri në një festival, ndoshta, ose një guidë i dobishëm me të cilin sapo keni qenë në një udhëtim - duke u dhënë atyre diçka për të marrë me vete si kujtim.

Për më tepër, programi Canon Mini Print ju mundëson të personalizoni imazhet me filtra, efekte speciale, vizatime dhe tekst. Programin mund ta përdorni gjithashtu për të printuar imazhe nga Facebook, Instagram, Google Photos, DropboxTM dhe iCloud, dhe mund të shkarkohet falas nga App Store dhe Google Play.

Fundja, printerët kompaktë të Canon janë jashtëzakonisht fleksibël dhe mundësojnë kryerjen e llojeve të ndryshme të projekteve, pavarësisht nga stadi i jetës suaj. Printimi mund të jetë tepër argëtues teksa zbuloni mënyra krijuese për të përdorur fotot tuaja.

* Kur ruhet në një album. Në bazë të analizave të përshpejtuara, duke prezumuar një temperaturë prej 23°C / 73.4°F dhe lagështirë 50%

Dropbox është një markë tregtare e Dropbox, Inc.

Shkruar nga Matthew Richards

Produkte të ngjashme

Artikuj të ngjashëm

Planifikoni, luani dhe printoni

Mësoni se si mund t’ju ndihmojë aplikacioni SELPHY Photo Layout që të gjeni ide emocionuese në projekte punëdoreje.

Printoni historikun e familjes suaj

Printoni dhe krijoni punëdore me foto të çasteve të hareshme të familjes.

Shoqëruesit më të mirë për festivale

Ruajini kujtimet në lëvizje me gamën Canon Zoemini në madhësi xhepi.

Personalizoni gjërat tuaja

Printoni ngjitëse të personalizuara për sendet tuaja personale me një printer portativ Canon.