Ruajtja e raporteve nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se sot. Në kohë kur jemi gjithnjë e më larg nga familja dhe shoqëria jonë, vlerësimi i çdo momenti që ndajmë me njerëzit tanë të dashur është thelbësor. Albumi i familjes ka qenë një nga elementet kryesore të çdo shtëpie dhe ia vlen të risillet në jetë. Ndaj, në vend që ta blini, përse të mos i kushtoni kohë për të krijuar koleksionin tuaj të personalizuar të kujtimeve që pasqyron më së miri si është familja juaj?
Blloqet janë një formë ideale krijimtarie për të bërë dhe personalizuar fotoalbume me elemente dekorative vizuale. Me një sërë shabllonesh që ofrohen në programin Creative Park dhe në faqen e internetit, dhe falë teknologjive inteligjente të ndërtuara në gamën e printerëve PIXMA me valë nga Canon, si dhe funksionet praktike të programit SELPHY Photo Layout, që funksionon me gamën SELPHY nga Canon, mund të ngrini studion tuaj personale krijuese.
Hidhini një sy këtij udhëzuesi për një orientim hap pas hapi se si të krijoni fotoalbumin tuaj me porosi.
PRINTIMI KRIJUES DHE BLLOQET
Krijoni fotoalbumin tuaj të personalizuar të familjes
Ju duhet:
- Printer Canon PIXMA ose/dhe Canon SELPHY;
- Programi Creative Park ose faqja e internetit;
- Fotoletra dhe letra krijuese nga Canon (rekomandojmë të përdorni Canon MP-101D double-sided Matte Photo Paper për pjesët dekorative);
- Një përzgjedhje fotosh dhe elementesh dizajni që dëshironi të printoni;
- Gërshërë, një thikë letre, ngjitëse, karton dhe çfarëdo elementesh dekorative që dëshironi të përfshini në bllokun tuaj.
1. Zgjidhni elementet tuaja dekorative
Faqja e internetit e Creative Park ofron një larmi të gjerë elementesh dizajni që mund të përdorni për bllokun tuaj, duke përfshirë motive të prera, komplete blloku, korniza origjinale fotosh etj.
Mund dhe të shkarkoni programin praktik Creative Park nga App Store ose Google Play. Gjithçka që ju duhet është një Canon ID dhe një printer i mbështetur nga Canon. Shabllonet që ofrohen në program organizohen në kategori të ndryshme. Dizajni praktik ju mundëson gjetjen e shpejtë të seksionit që kërkoni.
Ne kemi përdorur letra me motive për brendësinë e albumit, por ka shumë të tjera për të zgjedhur nga Creative Park. Shtoni një efekt 3D me lule ose gjeni një ngjitëse tjetër që përputhet me tematikën e faqes dhe printojeni duke përdorur printerin PIXMA. Ne rekomandojmë Matte Photo Paper për të gjitha pjesët dekorative të albumit.
2. Krijoni faqet e brendshme
Printojini fotot në madhësi të ndryshme për të shtuar një farë larmie në album. Fotoletra Canon për printerët PIXMA vjen në një larmi të gjerë madhësish dhe sipërfaqesh. Nëse zgjidhni të printoni në printerin tuaj SELPHY, përdorni programin SELPHY Photo Layout dhe krijoni kolazhe nga foto me formate të ndryshme kuadri.
Fotot tona janë printuar duke përdorur printerin Canon SELPHY Square QX10 dhe SELPHY CP1300. Mund të shtoni elemente krijuese në fotot tuaja, si p.sh. pulla, filtra, bordura, shkrime dhe mbishtresa, me anë të programit SELPHY Photo Layout. Për më tej, shpina vetëngjitëse e printimeve në SELPHY Square QX10 e bën të lehtë t'i ngjisni në bllok pa bërë rrëmujë.
Pasi t'i printoni të gjitha, thjesht prisni dhe ngjisni elementet e ndryshme, duke i shtresuar sipas udhëzimeve të shabllonit apo dizajnit që keni në mendje.
3. Krijoni kapakun e albumit
Tani jemi në pjesën e bërjes vetë të udhëzuesit: krijimit të kapakut për albumin e punëdores.
Kemi zgjedhur shabllonin "Beginner's Kit (Family)" në faqen e internetit të Creative Park dhe e kemi printuar duke përdorur printerin Canon PIXMA TS5350a Series. Kemi përdorur karton fleksibël (p.sh. kuti drithërash) dhe karton të fortë (p.sh. kuti këpucësh, pako) për të krijuar bazën e kapakut të albumit duke përdorur një thikë letre dhe vinovil/ngjitëse.
Mund të përdorni shumë gjëra që keni nëpër shtëpi, si p.sh. tel dhe shirita ose diçka që përkon me tematikën e albumit, për të krijuar elemente dekorative. Vendosini në shtresa dhe ngjitini mbi letrën me motive për të përfunduar krijimin.
4. Krijoni fotoalbumin tuaj të personalizuar
Gjithçka që mbetet është t'i bëni faqet bashkë me kapakun për të krijuar albumin tuaj që e keni punuar vetë me dorë. Dhe s'ka më të lehtë se kaq! Thjesht palosni njërën palë përgjatë secilës prej faqeve dhe ngjiteni nga brenda shpinës së kapakut nga sa më majtas të jetë e mundur.
Tani mund t'i shikoni kujtimet e çmuara ose t'ua jepni albumin familjarëve dhe shoqërisë për okazione të ndryshme. Është dhurata ideale për Ditën e Nënave, Ditën e Gjyshërve ose për ditëlindje.
Nëse doni të përmirësoni aftësitë fotografike t në familje, hidhuni një sy këshillave nga përfaqësuesja e nderit e Canon, Helen Bartlett.
Për më shumë frymëzim, kontrolloni faqen tonë në Pinterest dhe ndajini krijimet tuaja me ne duke përdorur etiketën #MadeWithPixma.
Shkruar nga Claire Kaleta dhe Agi Wojcik