Sistemi revolucionar pa pasqyra EOS R System i Canon qarkulloi në vitin 2018 dhe është që prej atëherë duke u zgjeruar. Modelet e para të sensorëve APS-C të gamës - EOS R7 dhe EOS R10 - qarkulluan në vitin 2022 dhe u bënë të njohura me fotografët që dëshironin një kamerë me veçoritë e EOS R System në një trup më kompakt.
Risitë teknike vijuan me qarkullimin e Canon EOS R50, i cili përmban të njëjtën cilësi dhe fuqi të arrirë figure si EOS R10, por në një trup edhe më kompakt dhe më të thjeshtë për krijuesit që duan një hap më tej se smartfonat për të përmirësuar guidat ose videot e vallëzimit në TikTok.
Këtu ju zbulojmë disa nga teknologjitë e përbashkëta dhe dallimet kryesore midis EOS R50 dhe EOS R10, me njohuri eksperte nga Mark Kendrick, specialist i produkteve në Canon Europe, si dhe përfaqësuesi i nderit i Canon, Martin Bissig, i cili e vuri në sprovë EOS R10 gjatë një udhëtimi në Sri-Lankë.
Cili është dallimi midis EOS R50 dhe EOS R10
Shkrepni dhe shpërndani foto cilësie të lartë
Canon EOS R50 dhe EOS R10 ndajnë shumë ngjashmëri. Sensori i figurës 24.2MP regjistron detaje të pasura dhe sjell të gjitha përfitimet e formatit APS-C, duke përfshirë një faktor prerjeje prej 1.6x që rrit gjatësinë fokale efikase kur përdorni objektiva RF dhe një trup portativ.
Çiftimi i EOS R10 me objektivat e vegjël dhe peshëlehtë RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM rezultoi veçanërisht i dobishëm në Sri-Lankë, ku Martin-i nuk donte të tërhiqte vëmendjen te vetja. “Për shkak të përmasave të kamerës, mund ta merrja gjithmonë me vete pa u shqetësuar për pasjen e ndonjë çante të madhe kamere”, - thotë ai. "Diapazoni i zmadhimit prej 18-150 mm (që është i barabartë me rreth 29-240 mm në një kamerë kuadërplotë) më bëri të punoj me shumë efikasitet."
Në zemër të të dy kamerave qëndron i njëjti procesor DIGIC X që mundëson një përvojë fotografimi të shpejtë dhe reaguese. Pastaj është sistemi i sofistikuar i vetëfokusimit Dual Pixel CMOS AF II – që haset në modelet profesionale si Canon EOS R6 Mark II – i cili mund të zbulojë, gjurmojë dhe fokusohet automatikisht te njerëzit, kafshët ose automjetet në skenën tuaj. Me 651 pika fokusimi, këto ndjekin çdo gjë që dëshironi të kapni, nga pamjet e aksionit dhe kafshëve të egra deri te prezantimi i kanalit tuaj të gatimit në Instagram.
Si EOS R10 ashtu edhe EOS R50 janë performues të aftë në dritë të ulët, me ISO32000 për fotografi dhe ISO12800 për video, të zgjerueshme në ISO51200 dhe ISO25600. Sistemi i vetëfokusimit është gjithashtu në gjendje të fokusohet deri në -4 EV, niveli i errësirës së një skene të ndriçuar vetëm nga një gjysmëhënë.
Dallimet në projektim
Dallimi i vërtetë midis dy kamerave është në madhësinë dhe projektimin e tyre. Canon EOS R50 është më i lehtë se EOS R10, me një dorezë më të vogël falë një foleje të rrotulluar të baterisë. Thellësia e tij është vetëm 68.8mm dhe peshon vetëm 375g me kartë dhe bateri (krahasuar me 83.4mm dhe 429g të EOS R10). Qoftë nëse e çoni në parkun e patinazhit për të filmuar video aksioni me ritme të shpejta, qoftë nëse e vendosni në një çantë dore dhe dilni për mëngjes për të kapur imazhe të stilit të jetesës së një kafeneje të re, kjo është një kamerë portative që mund të shkojë kudo me ju.
Strukturat e butonave janë gjithashtu të ndryshme. "EOS R50 është më i thjeshtë, më i lehtë për t'u përdorur dhe mësuar, dhe më intuitiv për përdoruesit e smartfonave që janë mësuar të përdorin ekranin me prekje," - thotë Mark-u.
Për sa i përket modaliteteve të kamerës, EOS R50 ka modalitetin e ri Advanced A+ in Scene Intelligent Auto. "Kamera shkrep dhe bashkon automatikisht imazhe të shumta në këtë modalitet, që të mund të arrini teknika të avancuara pa pasur nevojë të mësoni se si t'i bëni apo as të dini çfarë po bën vetë kamera," - shton Mark-u.
Keni ende opsionin për të përdorur cilësimet manuale nëse doni të mësoni dhe zhvilloni aftësitë tuaja fotografike, por për shumë fillestarë të kamerës pa pasqyrë, opsionet automatike mundësojnë më pak kohë për t'u shpërqendruar nga cilësimet dhe më shumë kohë për të krijuar përmbajtje tërheqëse.
Aftësitë për video
Kur bëhet fjalë për përmbajtjen video, të dyja kamerat janë të afta për video 4K 30p, të mbimoduluara nga 6K, duke përdorur të gjithë sensorin, si dhe 120fps Full HD për ata që duan pamje të ngadalta. EOS R10 ka 4K 60p (të prerë) si opsion shtesë.
Fleksibiliteti i videos përforcohet nga lidhja HDMI, së bashku me një fole mikrofoni 3.5mm dhe një mbërthyese inteligjente për ushqimin e aksesorëve si p.sh. një mikrofon të jashtëm.
Është e mundur të regjistroni për periudha shumë më të gjata se më parë: pa kufi tek EOS R10 dhe deri në një orë tek EOS R50, çka duhet të jetë e mjaftueshme për të filmuar sfidat tuaja të stërvitjes pa pasur nevojë të ndaloni në mes të ushtrimeve.
Krahasuar me EOS R10, Canon EOS R50 ofron disa veçori të reja video që do të ishin ideale për filmimin e klipeve të gatimit ose krijimin e guidave të grimit për YouTube.
"EOS R50 ka modalitetin e filmimit për demo nga afër," - shpjegon Mark-u. "Ai përshtat cilësimet e fokusit në mënyrë që kur mbani diçka drejt kamerës, ajo të fokusohet tek objekti, por sapo ta lini poshtë, do të fokusohet përsëri në fytyrën tuaj." Filmi për modalitetin demonstrues nga afër është një veçori ideale për filmimin e pjesëve në kamerë, që nga regjistrimi i një demonstrimi argëtues gatimi deri te ndarja e teknikave tuaja të preferuara të vizatimit.
Një tjetër shtesë e re është fotostabilizimi digjital i filmave (IS), që do të thotë se pamjet ndikohen më pak nga lëkundjet e kamerës dhe videoja e shkrepur dorazi mbetet e shtruar dhe e mprehtë.
A është EOS R50 apo EOS R10 më e mira për ju?
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për regjistrimin e kanalit tuaj të ri të stërvitjes apo për të shkrepur fotografi të spikatura udhëtimi, Canon EOS R50 dhe EOS R10 janë të dyja aparate rendimenti të lartë për foto dhe video. Ato përfaqësojnë rritjen ideale në EOS R System nga smartfoni, kamera kompakte apo DSLR, veçanërisht pasi ju lejojnë të përdorni gamën më të shpejtë dhe më cilësore të objektivave RF dhe RF-S për të zgjeruar edhe më tej mundësitë dhe këndvështrimet tuaja krijuese.
EOS R10 është kamera ideale për entuziastët që duan të bëjnë foto mahnitëse udhëtimi ose të fotografojnë dasmën e një miku pa peshën e një sistemi kuadërplotë. Ai ofron një grup funksionesh të avancuara dhe nivel të lartë komandimi, falë butonave, rrotullave dhe modaliteteve të personalizueshme.
Megjithatë, EOS R50 është pikënisja më e mirë në sistemin Canon EOS R, me gjithçka që ju nevojitet për të filmuar, fotografuar dhe ndarë hobit dhe pasionet tuaja. Për krijuesit e lindur të përmbajtjeve, ai ofron cilësi të lartë imazhi, por është i lehtë për t'u konfiguruar dhe përdorur drejtpërdrejt nga kutia, me një projektim kompakt që nuk do t'ju mbajë prapa.
Shkruar nga Lauren Scott
Produktet e lidhura
-
EOS R50
Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar. -
EOS R10
Kryeni hapat tuaja të radhës në fotografi dhe video me një kamerë pa pasqyra EOS R System të krijuar rreth një sensori madhësie APS-C. -
RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhues standard APS-C për serinë EOS R - që është ideal për situatat e përditshmërisë, si p.sh. familjen, stilin e jetesës, portretet dhe pushimet.