A before and after shot of a field of long grass, dark and unedited on the left, showing the lighter version on the left, edited in DPP.

FOTORETUSHIM / FOTOMONTAZH

Retushimi i fotove RAW me "Digital Photo Professional"

Kalimi nga shkrepja e fotove në JPEG për përdorim direkt e nga kamera në shkrepje në RAW mund të duket si hap i madh, por është pjesë thelbësore e rrugëtimit të çdo fotografi. Retushimi i fotove nuk ka pse të jetë një veprimtari munduese – me pak rregullime mund ta ktheni një foto mesatare në një vepër arti. Dhe ku qëndron më mira? Se është më e lehtë se ç'mendoni.

Kur e caktoni kamerën të shkrepë në RAW, ajo jua ruan të gjitha të dhënat e figurës të shkrepura nga sensori, pa asnjë procesim brenda kamerës – ndaj dhe skedarët RAW janë shumë më të mëdhenj se ata JPEG. Kjo ju jep mundësinë të bëni rregullime të shumta të figurës pas procesimit dhe të përftoni cilësi maksimale prej tyre. Digital Photo Professional (DPP) është softueri i "Canon" për retushimin e fotove RAW nga kamerat EOS dhe modelet e avancuara "PowerShot" që mund të shkrepin në RAW. Këtu do t'ju tregojmë disa funksione kyçe retushimi në DPP për të rafinuar e përmirësuar fotot tuaja RAW.

DPP përditësohet rregullisht dhe versioni i fundit mund të ketë funksione shtesë, ndaj kontrolloni për përditësime dhe shkarkoni versionin e fundit përpara se të filloni.

Kur të hapni DPP do të shihni dritaren kryesore me shqyrtimet e fotove tuaja. Zgjidhni një a më shumë foto, mandej klikoni butonin "Edit Image" majtas në krye ose shkoni te menyja "View" dhe zgjidhni dritaren "Edit Image". (DPP ka shumë shkurtore tastiere për të përshpejtuar punën – këto i gjeni te manuali.)

The main screen of Digital Photo Professional, with previews of 15 nature images.
Dritarja kryesore e DPP shfaq shqyrtime të fotove dhe mund të zgjidhni një a më shumë prej tyre për retushim.

Rregullimi i ndriçimit të figurës

An eagle pictured in flight, with shadow and highlight clipping displayed in DPP.
Rregulloni ndriçimin e të gjithë fotos ose rregulloni me përzgjedhje hijet e theksimet.

Fotot me dëborë dhe plazhe ndonjëherë qëllojnë shumë të errëta pasi kamera është përpjekur të kompensojë për ndriçimin e skajshëm që haset shpesh në raste të tilla. Nëse keni foto që është shumë e errët apo e shndritshme, mund t'ia rregulloni ndriçimin në DPP. Niveluesi "Brightness Adjustment" në panelin e funksioneve ndryshon ndriçimin e përgjithshëm.

Për të ndihmuar në identifikimin e pjesëve të fotos që janë shumë të errëta apo të shndritshme, klikoni butonin "Shadow/Highlight warnings" në fund të dritares. Si rregull zonat me hije krejt të zeza do të nxjerrin një mbishtresë të kaltër, ndërsa zona me theksime krejt të bardha një mbishtresë të kuqe, ndonëse mund t'i rregulloni nivelet në të cilat shfaqen mbishtresat.

Kaloni poshtë panelit të funksioneve për të gjetur komandat "Shadow and Highlight adjustment" në seksionin "Advanced". Përdorni këto për të ndriçuar hijet dhe për të reduktuar theksimet pa ndikuar në tonalitetet e tjera të figurës.

An eagle pictured in flight, in a brighter, edited image using DPP.
Duke ndryshuar komandat e rregullimit "Shadow" dhe "Highlight", kjo foto është tani më e balancuar.

Rregullimi i balancës së të bardhës

A close-up photo of a pink rose, with the white balance tab open in DPP.
Zbatoni një balancë tjetër të së bardhës për të ngrohur ose ftohur ngjyrat në foto.

Paraqitja e ngjyrave ndryshon sipas ndriçimit të ambientit, ndaj një letër e bardhë duket më e kaltër (më e ftohtë) në dritën e agimit dhe më portokalli (më e ngrohtë) në perëndim. Cilësimi "White Balance" i kamerës suaj mund ta kompensojë këtë, që të kapni kështu ngjyrat reale ose mund t'i shtoni ngjyrim përsipër për t'i dhënë një efekt krijues. Në ditë të rëndomta p.sh. mund të dëshironi t'u jepni ngrohtësi fotove për t'i bërë më tërheqëse. Një avantazh i shkrepjes në RAW është se mund të ndryshoni balancën e së bardhës pas shkrepjes së pozës.

Kur hapni një foto RAW në DPP, si rregull softueri përdor cilësimin e balancës së të bardhës me të cilin është shkrepur fotoja, por këtë mund ta ndryshoni në çfarëdo profili tjetër të balancës së të bardhës thjesht duke e zgjedhur nga lista zbritëse. Zgjidhni "Click White Balance" dhe mund të klikoni në një tonalitet neutral në figurë për të rivendosur balancën e përgjithshme të së bardhës së figurës me referim në të. Eksperimentoni me balancës e së bardhës për të gjetur se çfarë e përmirëson secilën foto.

A close-up image of a pink rose with colours enhanced by white balance.
Kjo pamje para-pas tregon dallimin mes një fotoje të ngrohtë e të ftohtë. Vini re se si trëndafili duket më në portokalli në të majtë të fotos dhe më në kaltër në të djathtë.

Ndryshoni pamjen e fotove me anë të "Picture Styles"

A picture of a black eagle stood on grass open in DPP with the Picture Styles tab open.
Zbatoni një komplet të tërë rregullimesh me një të rënë duke përdorur "Picture Styles".

"Picture Styles" përcaktojnë paraqitjen e përgjithshme të fotove tuaja duke u zbatuar grupe profilesh rregullimi. Disa janë krijuar për të zbutur dhe njësuar tonalitetet e lëkurës për portrete më të zbukuruara, disa krijojnë një pamje më HDR duke i bërë fotot më të qarta me përforcim të kontrastit e të ngjyrave e kështu me radhë. Kur hapni një foto RAW në DPP, ajo zbaton "Picture Style" që keni përdorur kur shkrepni foton, por mund ta ndryshoni "Picture Style" dhe të ndryshoni paraqitjen e fotos suaj. Për ta kthyer një foto në bardhezi p.sh. përdorni "Monochrome Picture Style".

Provoni stilet standarde për të parë se çfarë i shkon më së miri. Mund dhe ta përdorni "Picture Style Editor" për të krijuar "Picture Styles" tuajat dhe t'ua zbatoni këto fotove.

A black-and-white picture of an eagle open in DPP.
Kjo foto merr një ndjesi krejt tjetër kur i zbatohet "Monochrome Picture Style".

Përmirësoni kompozimin dhe inkuadrimin

A macro photo of an insect on a flower being cropped and levelled in DPP.
Riinkuadrojeni foton dhe përmirësojani kompozimin duke e prerë dhe rrotulluar.

Ndonjëherë kur shkrepni foto nuk ka inkuadrim apo kompozim të përshtatshëm, por mund të përdorni funksionin "Crop" në DPP për ta përqendruar vëmendjen mbi subjektin kryesor. Klikoni funksionin "Crop" dhe në panel mund të caktoni një format kuadri fiks ose të zgjidhni ta prisni lirisht. Klikoni foton dhe tërhiqni përgjatë saj për të përcaktuar pjesën që doni të ruani. Ripozicionojeni përzgjedhjen duke klikuar brenda saj e duke tërhequr përkatësisht. Lëvizeni treguesin jashtë zonës së zgjedhur për ta rrotulluar foton dhe drejtuar horizontin e anuar apo për t'i dhënë një spërdredhje dinamike pozës.

A macro shot of an insect on a daisy.
Duke e prerë dhe rrotulluar këtë foto, subjekti del më në pah e më qartë.

Reduktimi i zhurmës së figurës

A photo taken on a river at dusk, with image noise being corrected in DPP.
Jepini drejtim zhurmës së figurës në foto të shkrepura në ndriçim të ulët apo me vlera të larta ISO.

Zhurma e figurës ndodh kur shkrepni foto në kushte ndriçimi të ulët apo me cilësime të larta ISO, apo dhe të dyja bashkë. Duket si ndonjë motiv laraman pikash të vogla mbi zona të zeza në foto (zhurmë ndriçimi) ose në kanale të caktuara të ngjyrave (zhurmë ngjyrimi). DPP lexon informacionin e ISO të ekspozimit të ruajtur në skedarin RAW dhe optimizon vetiu cilësimet e reduktimit të zhurmës për një balancë efikase, për foto të zbutura e të pastra, me detaje të mira. Cilësimet mund t'i rafinoni te skeda "Adjust Image Detail" për të përcaktuar pamjen përfundimtare të fotove tuaja – reduktimi i lartë i zhurmës mund t'i bëjë detajet të duket më të turbullta. Është gjithnjë më mirë ta zmadhoni pamjen për ta parë zhurmën siç duhet, si dhe rezultatin e reduktimeve të mundshme të zhurmës.

A photo of a river taken at dusk with image noise reduced in DPP.
Reduktimi i zhurmës së figurës në DPP mund ta qartësojë gjithashtu foton.

Poza më të qarta

A close-up photo of a colourful butterfly on a leaf as shot in DPP.
Të gjitha fotot dixhitale përfitojnë nga njëfarë qartësimi, por edhe mos e tejkaloni!

Të gjitha fotot dixhitale përfitojnë nga qartësimi, që përmirëson kontrastin në konturet e detajeve për t'i bërë të duken më të qarta, por qartësimi nuk mund të rregullojë pozat e nxjerra jashtë fokusi.

DPP ka dy funksione qartësimi. Për një rregullim të shpejtë, përdorni funksionin "Sharpness", por për kontroll më të madh provoni "Unsharp Mask", që ju mundëson rregullimin veçmas për "Strength", "Fineness" dhe "Threshold". Me këta tre parametra mund të përcaktoni sasinë e qartësimit dhe të rregulloni pjesët e fotos që preken. Nuk është e thënë të kenë të trija të njëjtën vlerë – eksperimentoni për të parë efektet e ndryshimit të secilit parametër. Mbiqartësimi sjell shfaqjen e një efekti breroreje përgjatë kontureve të kontrastit – sërish, zmadhojeni gjithnjë pamjen për të gjykuar mbi rezultatin. Fotot kanë nevojë për më pak qartësim kur janë për t'u parë në ekran dhe për më shumë qartësim për printime të kristalta e të detajuara.

A sharp close-up photo of a colourful butterfly on a leaf as shot.
Qartësimi i ka dhënë kësaj fotoje një kontur më të fortë duke e bërë të dallohet më qartë nga sfondi.

Përdorni recetat për përshpejtimin retushimeve tuaja

The options in DPP for saving image adjustments as a recipe.
Ruani një komplet të tërë rregullimesh si recetë dhe zbatojini të gjitha bashkë në foto të tjera.

Cilësimet që keni zgjedhur kur procesoni foton RAW mund të kopjohen e t'u zbatohen fotove të tjera. Kjo ju përshpejton procesin e punës në rast se keni shumë poza të ngjashme. Shkoni te "Edit > Select" dhe kopjoni cilësimet e recetës, zgjidhni cilësimet që dëshironi të kopjoni nga fotoja dhe klikoni "OK". Mandej nga dritarja e shfletuesit të fotove mund të zgjidhni një apo disa foto të tjera dhe t'ua zbatoni recetën të gjithave së bashku duke përdorur "Edit > Paste recipe".

Recetat mund të ruhen dhe në një skedar në kompjuter për përdorim në të ardhmen – thjesht shkoni te "Edit > Save recipe" te skedari dhe në vijim, për t'ia zbatuar recetën e ruajtur një fotoje të re, shkoni te "Edit > Read and paste recipe from file".

Ndryshimet që u bëni fotove ruhen vetiu në skedarin RAW kur dilni nga DPP. Kjo do të thotë që mund ta rihapni skedarin ë datë të mëvonshme dhe sërish të keni mundësi ta kopjoni recetën. Kjo vlen edhe nëse skedarët RAW lëvizen në ndonjë vendndodhje tjetër – receta shkon së bashku me skedarin RAW.

Krijimi i fotove të procesuara për shpërndarje

The options in DPP for batch processing images.
Ruajeni skedarin e retushuar RAW si foto JPEG apo TIFF për ta shpërndarë apo printuar.

Pasi të përfundoni procesimin e një skedari RAW, do t'ju duhet të ruani foton e retushuar përfundimtare. Ka dy formate skedari që mund të zgjidhni, JPEG dhe TIFF. JPEG janë skedarë më të vegjël që mund të shpërndahen lehtë e mund të hapen nga çfarëdo softueri. TIFF është për cilësi maksimale dhe ideal për prodhimin e printimeve të mëdha. Për një foto të vetme, shkoni te "File > Convert and save", ose për disa foto zgjidhni ato që doni dhe shkoni te "File > Batch process". Zgjidhni llojin e skedarit, JPEG ose TIFF, dhe vendndodhjen ku duhen ruajtur fotot. Me procesimin në grup mund dhe t'i ripërmasoni e riemërtoni fotot. Mund të vijoni ta përdorni DPP gjatë kohës që kryhet procesimi në sfond.

Organizojini fotot me vlerësime me yje

Kur keni qindra apo edhe mijëra foto për të kontrolluar, ju duhet një mënyrë për t'i sistemuar. Në DPP mund të përdorni piketat, vlerësimet me yje apo edhe të dyja për të gjetur me të shpejtë ato më të mirat në ardhmen. Për t'i shtuar shpejt këto, zgjidhni funksionin "Quick Check", klikoni një miniaturë fotoje për ta theksuar dhe thjesht shtypni tastet numerike 1–5 në tastierë për të shtuar vlerësimet përkatëse me yje apo piketa. Nëse vlerësimet me yje janë shtuar nga brenda kamerës ato gjithashtu shfaqen në DPP por mund të ndryshohen. Piketat duken vetëm në DPP. Fotot mund t'i radhisni, zgjidhni e filtroni sipas vlerësimit që u keni dhënë. Kjo ndihmon të jeni koherentë me vlerësimet për të identifikuar fotot më të mira, që me kalimin e kohës t'i keni më të lehtë për t'i pikasur.

Shërbimi falas i resë kompjuterike nga "Canon", image.canon, është vendi ideal për ruajtjen e fotove tuaja drejtpërdrejt nga kamera për t'i transferuar mandej drejt shërbimeve të tjera apo pajisjeve të tjera tuaja – kamerat e fundit me Wi-Fi nga "Canon" mund dhe t'i ngarkojnë fotot vetiu.* Fotot RAW të transferuara në image.canon nga kamerat e mbështetura* mund të shkarkohen vetiu në kompjuterin tuaj për retushim në DPP.

The main screen of DPP, with previews of 15 nature images including star ratings and check marks.
Përdorni piketat, vlerësimet me yje apo dhe të dyja bashkë për të sistemuar, radhitur e gjetur fotot.

Ashtu si me çdo aftësi të re, ushtrimi ju bën më të mirë. Eksperimentoni me funksionet e përmendura në këtë artikull dhe kaloni në ekstrem me rregullimet për t'ju ndihmuar të kuptoni më mirë se çfarë mundësish paraqet secili funksion. Pasi të keni retushuar disa foto, do të filloni shpejt të kuptoni se çfarë ju duhet për të përmirësuar fotot që shkrepni. Duke mësuar si të korrigjoni imperfeksionet e fotove tuaja mund të bëheni edhe fotografë më të mirë.

Shkruar nga Brian Worley

* Jo të gjitha kamerat "Canon" mbështesin vetëtransferim në sfond dhe jo të gjitha kanë mundësi ngarkimi të drejtpërdrejtë të fotove RAW (CR2). Kamerat e tjera të pajtueshme të "Canon" ofrojnë transferim të lehtë manual drejt image.canon. Për një listë të plotë të kamerave të mbështetura, vizitoni http://image.canon. Kamerat e pajtueshme duhen lidhur në internet përmes "Wi-Fi".

Artikujt e lidhur
A before and after image of a marshy landscape, unedited on the left and in black and white on the right.

BAZAT E RETUSHIMIT

Si të redaktoni imazhet e peizazhit për shtyp

Teknikat e redaktimit që do t'jua kthejnë fotografitë piktoreske në vepra arti.

A before and after shot of a couple on their wedding day next to a lake, dark and unedited on the left, showing the lighter version on the left, edited in DPP.

BAZAT E RETUSHIMIT

Si të retushoni foto të veçanta

Përmirësoni fotografitë tuaja për raste të veçanta me këto këshilla të thjeshta për retushimin e fotove.

Produktet e lidhura

Aplikacionet e rekomanduara

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat