Me EOS R System që përfshin modelet APS-C dhe kuadërplotë, tani ka një përzgjedhje të gjerë të kamerave pa pasqyra që ofrojnë avantazhe të reja për profesionistët dhe amatorët. Por nëse dëshironi të kaloni nga një kamerë më e vjetër apo të ngriheni nga një kamerë kompakte në një kamerë me objektiv të ndërrueshëm, mund të merrni në konsideratë një DSLR tradicionale në vend të një kamere pa pasqyra.
Është e vërtetë që DSLR-të nga Canon EOS janë kamera të shkëlqyera dhe lentet Canon EF përcaktuan standardin për modelin e lenteve në kohën e tyre. Megjithatë, EOS R System, përfaqëson një ndryshim niveli në performancë dhe në mundësitë krijuese. Me një gamë gjithnjë e më të gjerë të aksesorëve dhe të lenteve RF dhe RF-S të fjalës së fundit, ky sistem vendos nivele të paprecedenta të cilësisë dhe kontrollit në duart e fotografëve, kineastëve dhe krijuesve të përmbajtjes.
Këtu, për t’ju ndihmuar të vlerësoni përfitimet e kalimit në kamerën pa pasqyra, ne shikojmë dallimet midis kamerave DSLR dhe atyre pa pasqyrë, me njohuri eksperte nga specialisti i lartë i produkteve në Canon Europe, Mike Burnhill.
- DSLR apo pa pasqyrë: madhësia dhe pesha e trupit
- Mbërthyeset e lenteve: përse është më e mirë pa pasqyrë se DSLR?
- Një lente për çdo lloj fotografie dhe videoje
- Inkuadruesi optik apo elektronik: cili është më i mirë?
- A bëjnë kamerat pa pasqyra fotografi dhe video më të mira?
- Vetëfokusimi: kamera pa pasqyrë apo DSLR
- Shkrehësi mekanik apo elektronik
- Jetëgjatësia e baterisë: DSLR apo pa pasqyrë
- Kamera pa pasqyrë apo DSLR: zgjedhja mes tyre