Printimi dhe punëdoret janë një mënyrë e mirë për ta ndriçuar shtëpinë me sende që ju pëlqejnë.
Shtëpia është vendi ku rri zemra – dhe ku shumë prej nesh kalojnë një pjesë gjithnjë e më shumë të kohës sonë. Teksa moti ftohet dhe netët fillojnë të zgjaten, mendimet shkojnë drejt krijimit të një këndi të ngrohtë përplot me dekorime personale. Mund të shkoni në dyqan e të blini disa orendi apo dekorime të pazakonta për t’i dhënë një shije personale dekorit të shtëpisë suaj - por përse të mos provoni t’i krijoni vetë?
Falë një numri të madh shabllonesh që ofrohen në aplikacionin Creative Park dhe në faqen e internetit të Creative Park, si dhe teknologjisë inteligjente në gamën e printerëve me valë Canon PIXMA, mund t’i krijoni vetë aksesorët e shtëpisë pa i rënduar buxhetit. Për këtë tutorial kemi përdorur printerin Canon PIXMA G6040. Është një zgjedhje e preferuar për studiot e punës në shtëpi, por mund të përdoret dhe si pikë printimi për të gjithë familjen, si dhe është ideal për krijimin e shablloneve të cilësisë së lartë për projekte punëdoreje me letër.
Aplikacioni Creative Park dhe faqja e internetit përmbajnë një larmi dekorimesh praktike dhe që tërheqin shikimin për secilën dhomë të shtëpisë. Përse të mos printoni e palosni kornizën tuaj të fotove apo të krijoni një vazo apo kuti xhinglash për ndonjë raft apo parmak dritareje që rri bosh? Mund t’i jepni hijeshi dhomës së fëmijëve tuaj me një kokë njëbrirëshi në 3D, një celular-dinozaur plot ngjyra ose të printoni një grafik rritjeje kafshe për t’i parë se si rritet në gjatësi – ka shumë mënyra argëtuese që të mund të tregoni krijimtarinë tuaj.