Çdo zyrë e klasë ka nevojë për printer dhe, me ndryshimin e kohëve, me shumë prej nesh që punojmë e studiojmë në distancë, kjo duhet edhe në shtëpi.
Një nga të mirat e punës nga shtëpia është se mund të punoni në çfarëdo dhome që i përshtatet humorit tuaj. Pasja edhe e një printeri me valë që mbështet retë kompjuterike ju krijon mundësinë të mos uleni ngjitur me printerin - pasi mund të printoni nga kudo që dëshironi. Pra, nëse doni të punoni në divan në mëngjes dhe të dilni në kopsht për pak diell pasdite, mundeni. Dërgojini dokumentet për printim kurdo të jeni gati dhe i merrni kur t'ju nevojiten.
Mënyra inteligjente për të përdorur printerin tuaj me valë
Printerët me valë të Canon janë të lehtë për t'u konfiguruar dhe përdorur. Me lidhjen Wi-Fi dhe programet si Canon PRINT, mund të kontrolloni funksionet e printerit nga smartfoni ose tableta - më shumë për këtë as pak. Konfigurimi është i thjeshtë, duke përdorur programin e smartfonit ose udhëzuesin e mbështetjes nga Canon në internet - thjesht gjeni numrin e modelit të printerit dhe ndiqni udhëzuesin hap pas hapi.
Printim me valë për shtëpinë inteligjente
Jeta në shtëpi është e lidhur me Wi-Fi në ditët e sotme. Individët, çiftet dhe familjet priren të mbështeten në një larmi kompjuterësh, laptopësh, tabletash dhe smartfonash çdo ditë. Shtoni një printer Canon në rrjetin tuaj Wi-Fi të shtëpisë dhe mund të printoni me valë nga të gjitha këto pajisje dhe më tej, nga kudo përreth shtëpisë. Për më tepër, duke përdorur programet e Canon, mund të printoni ose skanoni edhe nga më larg, kudo që keni një lidhje Wi-Fi, për shembull duke printuar dokumente ose foto në printerin tuaj të shtëpisë ndërsa jeni në tren ose në një kafene.
Përveç që është i dobishëm për prodhimin e letrave dhe etiketave për biznesin e përditshëm, printeri mund t'ju ndihmojë dhe të jeni më produktiv e efikas. Leximi i printimeve bën që të jeni më pak i shpërqendruar nga njoftimet në ekran apo mbërritja e emaileve. Ia vlen gjithashtu të kujtoni që sytë duhet të bëjnë pushime periodike nga ekrani.
PIXMA G3470 Series e pajisur me Wi-Fi (shih videon më lart) është ideale për shtëpinë dinamike dhe inteligjente, duke kombinuar printimin, skanimin dhe fotokopjimin me depozita boje kapaciteti të lartë që ofrojnë deri në 6,000 dokumente mono dhe 7,700 dokumente me ngjyra.1 Sistemi MegaTank i Canon e bën dhe rimbushjen të lehtë, me shishe boje të thjeshta, pa telashe dhe efikasitet të lartë kostoje. PIXMA G4470 shton një vetëmbushëse dokumentesh për skanim dhe fotokopjim pa probleme me shumë faqe.
Nuk janë vetëm profesionistët që përfitojnë nga pasja e një printeri me valë në shtëpi. PIXMA Cloud Link mbështet dhe "Google Classroom", çka e bën të dobishëm edhe për nxënësit dhe studentët. "Google Classroom" është ideuar për të ndihmuar në komunikimin mes mësuesve dhe nxënësve. Duke e përdorur PIXMA Cloud Link me "Google Classroom" ndihmon që nxënësit të mund të printojnë lista të lëndëve që ndjekin dhe t'i printojnë detyrat drejtpërdrejt nga ekrani i printeri apo nga pajisja e tyre portative përmes programit Canon PRINT. Një e mirë e mëtejshme për mësuesit është fakti që mund të printojnë me lehtësi regjistrin e klasës për të parë pjesëmarrjen në lëndë.
Programet e Canon ju çojnë më tej
Për thjeshtësi, shkathtësi, efikasitet dhe krijimtari maksimale, Canon ofron një gamë të gjerë programesh dhe paketash pa pagesë për të përmirësuar përvojën e printimit me valë. Me programin Canon PRINT, mund të printoni, fotokopjoni dhe skanoni me valë nga pajisjet inteligjente, si dhe të ndryshoni cilësimet e printimit, të kontrolloni nivelet e bojës dhe të ekzekutoni rutinat e mirëmbajtjes.
Siç e kemi parë, programet e Canon e bëjnë të lehtë printimin direkt nga telefoni juaj në një printer me valë. Kur jeni duke punuar nga shtëpia ose jashtë zyre, përdorimi i programit Canon PRINT me PIXMA Cloud Link ju mundëson të lidheni me valë me një printer zyre, në mënyrë që të mund të ndani dokumente me anëtarët e tjerë të stafit. Ju gjithashtu mund të skanoni dokumente nga distanca duke përdorur kamerën e smartfonit dhe t'i printoni në zyrë, ose të skanoni dokumente duke përdorur printerin dhe t'i dërgoni në një smartfon. Kjo funksionon në të dyja drejtimet.
Me shtimin e një note krijuese, programi Easy-PhotoPrint Editor ju jep mundësinë t'i ktheni fotot digjitale në printime elegante dhe dhurata unike, me shabllone për kalendarët, kartolinat, posterët dhe më shumë.
Ekziston edhe shërbimi PosterArtist në internet për krijimin e posterëve, pankartave dhe fletushkave tuaja. Printerët MAXIFY GX3040 dhe MAXIFY GX4040 MegaTank janë veçanërisht të mirë për këtë, me një sirtar hyrës të sheshtë nga mbrapa që lehtëson krijimin e banderolave me gjatësi deri në 1.2m në gjatësi dhe në material kartoni me trashësi deri në 0.7mm.
Për kompjuterët me Windows, Easy-Layout Editor është një modul i dobishëm zgjerimi për programet drejtuese të printerit që ju jep një pamje paraprake në ekran për paraqitjen dhe printimin e imazheve të ndryshme. Ose edhe pa shkarkuar ndonjë program, printerët Canon që janë të përputhshëm me Chromebook, Apple AirPrint dhe Mopria® për Android ju mundësojnë thjesht lidhjen dhe printimin me valë nëpërmjet protokollit të printimit të integruar të smartfonit ose tabletës suaj.
Përdorim i njësuar
Në përmbyllje printerët e Canon me Wi-Fi dhe gama e programeve janë krijuar për të punuar më së miri me njëri-tjetrin. Nga panelet e kontrollit fizik të printerëve deri te veçoritë dhe ndërfaqet e programeve, gjithçka është projektuar që të jetë e lehtë dhe intuitive për t'u përdorur, ndërkohë që ju jep lirinë për të përfunduar të gjitha llojet e detyrave të skanimit dhe printimit sa më shpejt dhe pa mundim. Me Canon në këndin tuaj, printimi me valë është i lehtë sa s'ka.
Shkruar nga Angela Nicholson dhe Matthew Richards
- Rendimenti i faqeve është vlerë e llogaritur bazuar në metodën individuale të Canon për testimin duke përdorur grafikun ISO/IEC 24712 dhe simulimin e printimit të vazhdueshëm me fishekëve zëvendësues boje pas konfigurimit fillestar.
Produktet e lidhura
-
Seria PIXMA TR4650
Printoni, fotokopjoni, skanoni dhe dërgoni faks – gjithçka është kaq e thjeshtë me këtë pajisje shumëfunksionale kompakte dhe praktike për ta që punojnë nga shtëpia. -
MAXIFY GX6040
Përfitoni dokumente me cilësi biznesi çdo ditë me kursime mesatare prej 90% në koston totale të pronësisë kundrejt 10 printerëve më të mirë me laser dhe bojë me këta printerë MegaTank të volumit të lartë me rimbushje. -
MAXIFY GX7040
Përfitoni dokumente me cilësi biznesi çdo ditë me kursime mesatare prej 90% në koston totale të pronësisë kundrejt 10 printerëve më të mirë me laser dhe bojë me këta printerë MegaTank të volumit të lartë me rimbushje. -
Seria PIXMA TS5150
Një pajisje familjare të-gjitha-në-një, e vogël, me kosto të arsyeshme dhe plot lidhje, për printimin dhe skanimin me lehtësi në shtëpi. -
MAXIFY GX4040
Printeri 4-në-1 për biznesin e vogël që arrin kursime të mëdha -
PIXMA G3470 Series
Printoni, fotokopjoni dhe skanoni në shtëpi me këtë printer të shpejtë, me Wi-Fi, me bojë me rimbushje
Artikujt e lidhur
Cili është printeri që ju duhet?
Gjeni printerin më të mirë Canon për nevojat tuaja, nga familjet dhe studentët deri te punonjësit e zyrës në shtëpi.
Printerët MegaTank për biznese
Si mund të përfitojë biznesi nga cilësia dhe kostot e ulëta të përdorimit të printerëve MegaTank.
Aplikacioni i duhur i printimit Canon për ju
Bëhuni krijues dhe organizohuni me programet e printimit të Canon – ka një që i përshtatet çdo projekti.
Si të printoni në mënyrë të sigurt
8 mënyra për të përdorur veçoritë e sigurisë së printerit Canon për të kryer printim të sigurt.