VIDEOBLOGIMI
Si të bëheni videoblogues
Hidhni hapat e parë dhe krijoni videoblogë cilësorë me këshillat tona të videoblogimit për fillestarë.
VIDEOBLOGIMI
Kur Mike Gray braktisi universitetin vetëm gjashtë muaj pas regjistrimit në specialitetin për efekte vizuale, ai nuk ishte i sigurt se cili do të ishte hapi i tij i radhës. Mike vendosi të ndërthurte talentin e tij për krijimin e videove me pasionin e tij për udhëtimin, dhe i ka ardhur rruzullit rreth e përqark për të krijuar videoblogë udhëtimi me stil kinematografik, si dhe manuale fotografie. Këto me radhën e vet i kanë sjellë adhurues të panumërt duke e shndërruar në një prej yjeve më të suksesshëm të rrjeteve sociale në Britani. So, figura publike e 22-vjeçarit njohur si MikeVisuals ka mbi 200 000 ndjekës në "Instagram" dhe thuajse 100 000 abonentë në "YouTube", teksa videot e tij janë parë mbi 5,5 milionë herë.
"Vijueshmëria dhe ngarkimi i përditshëm i punëve cilësore janë thelbi i krijimit të një audience," thotë Mike. "Por bëjeni diçka sepse ju pëlqen dhe jo duke u nisur nga ideja e numrave apo e fitimeve të mundshme."
Mijëra të tjerë e kanë arritur famën dhe pasurinë përmes rrjeteve sociale dhe historia e Mike-ut nuk është dhe aq e veçantë. Por, ndërthurja e entuziazmit të tij rinor me profesionalizmin e tij shumë përtej moshës së tij reale, e ndihmojnë të dallojë nga turma. Ai filmon poza tejet të arrira të peizazheve ekzotike, shpesh të shkrepura në lindje ose në perëndim të diellit, duke përdorur një kombinim videografie me kamerë dore dhe me dron. Dëshira e Mike-ut për efektet e ngadalësimit dhe të përshpejtimit, të regjistruara në detaje të gjallërishme, rezultojnë në pamje pas montazhi aq elegante nga ana kinematografike saqë do t'ju falej sikur të mendonit për një çast se ishin synuar vërtet për ekranin e kinemasë.
Mike-u i mikson pozat e tij të peizazheve mahnitëse me fragmente informuese, gjatë të cilave ndan dhe këshilla teknike e praktike. "Më pëlqen ta ndaj me të tjerët se me çfarë po punoj për momentin, ashtu si edhe pajimet e kamerës dhe preferencat në konfigurim. Audiencës sime i pëlqen kjo." Në një udhëtim të kohëve të fundit në Ishullit e Skajit, Mike-u zbuloi se Canon PowerShot G7 X Mark III, që shkrep video në 4K dhe ka në ekran me prekje me rrotullim 180-gradësh për lart dhe komanda të personalizueshme, është ideal për shkrepjen e përditësimeve të tij pas kuintave. "Rëndom, butoni i regjistrimit është nga mbrapa kamerës, kështu që mund të jetë e vështirë të kuptoni nëse po xhironi veten ose jo, por Canon PowerShot G7 X Mark III ka një buton në ekran, kështu që mjafton ta klikoni dhe filloni menjëherë nga filmimi. Nuk ka më momente të humbura."
"Bëjeni sepse ju pëlqen dhe jo duke u nisur nga ideja e numrave apo e fitimeve të mundshme."
Modeli superportativ e kompakt i duk Mike-ut se ishte ideal për shkrepjen e çasteve të befasishme. "Unë shkrep në një formë spontane dhe në zhvillim e sipër, që është në fakt dhe thelbi i videoblogimit. Një pjesë e pajimeve të mia e mbaj në çantën e kamerës, por Canon PowerShot G7 X Mark III mund ta mbaj në xhaketë dhe ta nxjerr sapo të më shfaqen rastet. Është fantastike të kesh me vete në xhep një kamerë kaq të fuqishme e me performancë kaq të lartë."
Një nga funksionet që i la më shumë mbresë nga Canon PowerShot G7 X Mark III ishte intervali filmik në 4K, të cilin ai e përdor për të realizuar filmime aksioni më të shtruara e më reale. "Thjesht pasja e mundësisë që ta vësh kaq shpejt e lehtë në punë është e pabesueshme – do të kapja me të disa çaste vërtet të paharrueshme. Një moment, një dallgë e madhe resh u shfaq përgjatë maleve; erdhi fare shpejt, por ia dola ta përgatis kamerën në kohën e duhur për të shkrepur. Plus cilësia e regjistrimit në 4K është thjesht mahnitëse."
Ngadalësimi i filmimit është një nga teknikat më efikase që përdor Mike-u për t'i dhënë dramatizëm videove të tij. Canon PowerShot G7 X Mark III është i aftë të regjistrojë filma "Full HD" deri në 120 fps. "Ngadalësimi i pamjeve ndihmon vërtet që të përqendrojë fokusin dhe të krijojë atmosferë, ndaj dhe është fantastik për videoblogë. Në Ishullin e Skajit ne gjetën këtë ujëvarës të bukur e të lartë që binte nga shpatet e një shkëmbi mbi një plazh zalli. Kamera ia doli të shkrepte të gjitha detajet në efekt super të arritur ngadalësimi, gjë që është vërtet e rrallë për kamera kaq të vogla. Më pëlqen të shkrep me efekt ngadalësimi dhe pastaj ta përshpejtoj, por mund dhe t'ia nisni me shpejtësi dhe ta ngadalësoni në vazhdim."
Sa më shumë opsione aq më mirë, sipas Mike-ut, që ka xhiruar video që në moshën 12-vjeçare. "Kjo ishte hera ime e parë që filmoj në 4K për videoblogë. Përveç cilësisë së jashtëzakonshme, kjo krijon dhe shumë mundësi në postproduksion. P.sh. pata mundësinë të pres poza e të ndryshoj gjatësinë fokale, gjë që ndihmon në angazhimin e spektatorit."
Pamjet e forta ndihmojnë në veçimin e videoblogut tuaj nga turma, por zëri i pastër është po aq i rëndësishëm. PowerShot G7 X Mark III ka lidhje që lejojnë regjistrimin dhe monitorimin e zërit të cilësisë së lartë në kohë reale. "Është një funksion vërtet interesant dhe cilësor, sidomos për përdoruesit që duan të shtojnë një mikrofon profesional. Ujëvara në Ishullin e Skajit ishte vërtet e zhurmshme, por përdorimi i mikrofonit profesional me një zbutës pushator të zhurmës së erës ia doli të shmangte të gjithë atë zhurmë në sfond për të marrë zë krejtësisht të pastër. Në treg qarkullojnë dhe disa mikrofona të jashtëm peshëlehtë e portativë; thjesht lidheni mikrofonin te kamera, sigurohuni që ta keni të drejtuar andej nga vjen zëri dhe jeni në rregull."
Me numrin e stërmadh të përmbajtjeve që ngarkohen çdo ditë në faqet e videotransmetimeve, ajo që do t'ju ndihmojë është të jeni krijues dhe t'u paraqisni shikuesve skena sa më unike e të pazakonta për të marrë një shtysë fillestare. "Ekrani me prekje dhe rrotullim 180-gradësh për lart është ideal për diçka të tillë," thotë Mike-u. "Kur doni të shkrepni poshtë përtokë ose nga ndonjë kënd i pazakontë, mund ta anoni ekranin për të parë nëse ju pëlqen kompozimi pa qenë nevoja të shtriheni vetë përdhe apo të merrni pozicione të rrezikshme. Do të thotë se mund të jeni vërtet më të larmishëm me mënyrat e shkrepjes dhe është pikërisht kjo krijimtari që bën që njerëzia të kthehen sërish për më shumë."
Përveç mundësisë së filmimit, Canon PowerShot G7 X Mark III mund të shkrepë dhe foto 20,1 MP dhe me deri në 30 fps, edhe kur shkrep në RAW, duke ofruar kështu optimumin e fleksibilitetit në postproduksion. "Fokusi im ka qenë videoja, por arrita të nxjerr disa foto super të mprehta, të cilat dhe i shpërndava në 'Instagram'", thotë Mike-u.
Duke përdorur lidhjen e integruar të kamerës për smartfonë, Mik-u pati rastin t'i shpërndante në çast fotot e tij duke përdorur "Bluetooth" ose "Wi-Fi". "I ngarkoja fotot drejt e në telefon, i retushoja në 'Lightroom' dhe i ngarkoja në 'Instagram'. Këtë mund ta bëni kudo që të jeni nëpër botë – kamera ka dhe 'Wi-Fi' të integruar, kështu që thjesht e sinkronizoni me telefonin."
Përditësimi dhe angazhimi i rregullt i audiencës është themelor për jetëgjatësinë e videoblogëve. "Njerëzve u pëlqen të mësojnë si i krijoj videot e mia dhe mua më pëlqen që kam shansin t'ua tregoj," thotë Mike-u. "Në Ishullin e Skajit pata mundësi të ofroj shumë përmbajtje prapaskene tek 'Instagram Stories' – kjo është një mënyrë e mirë për të prezantuar anën teknike të gjërave." Përveç shpërndarjes së fotove në "Instagram", videobloguesit mund të transmetojnë video të drejtpërdrejta nga PowerShot G7 X Mark III dhe ta angazhohen me audiencën e tyre në "YouTube" kudo që të ndodhen nëpër botë.*
Shkruar nga Natalie Denton
* Shërbimi i transmetimit të drejtpërdrejtë i këtij produkti mbështet transmetim të drejtpërdrejtë vetëm në "YouTube". Për të përdorur shërbimin e transmetimit të drejtpërdrejtë, nevojitet regjistrimi i mëparshëm në "image.canon". Në përputhje me “Kufizimet për transmetimin e drejtpërdrejtë” nga "YouTube", përdoruesit duhet të kenë së paku 1000 abonentë në kanal, për të pasur mundësi transmetimi të drejtpërdrejtë nga pajisjet celulare. Ky kufizim vlen dhe për shërbimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të "YouTube" që ofrohet përmes "Canon PowerShot G7 X Mark III".
Për informacion të përditësuar në lidhje me kufizimet, vizitoni http://support.google.com/youtube/answer/2853834
Transmetimi i drejtpërdrejtë në "YouTube" mund të ndryshojë, ndalojë apo përfundojë pa njoftim paraprak. Vini re paraprakisht se "Canon" nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për shërbimet e ofruara nga palë të treta, duke përfshirë dhe transmetimin e drejtpërdrejtë në "YouTube".
"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.
Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikatVIDEOBLOGIMI
Hidhni hapat e parë dhe krijoni videoblogë cilësorë me këshillat tona të videoblogimit për fillestarë.
VIDEOBLOGIMI
Këto kamera fantastike për videobloge nga "Canon" jua bëjnë shumë të lehtë t'i jepni jetë videoblogut tuaj, me më shumë kontroll e cilësi videoje.
VIDEOBLOGIMI
Eksploruesja Laura Bingham udhëhoqi zbritjen e parë të Lumit Esekibo dhe e publikoi përvojën e saj në formë videoblogimi me kamerën "PowerShot G7 X Mark II".