PRINTIM KRIJUES

Ide punëdoreje për çdo stinë

Lëreni krijimtarinë tuaj të lirë gjatë gjithë vitit me SELPHY Square QX10 dhe këto udhëzime nga figura e punëdores në rrjetet sociale, Jesus Sauvage.
Four images printed on SELPHY Square QX10 laying on the patterned surface.

SELPHY Square QX10 prodhon printime katrore të cilësisë së lartë, ideale për foto nga celularët – dhe mund t'ju ndihmojë të realizoni krijimet tuaja origjinale.

Qoftë për Pashkë, pushimet verore, Hallouin apo Krishtlindje, çuditini njerëzit tuaj me dekorimet që bëni dhe printoni fotot që kanë më shumë rëndësi për ju.

Figura krijuese e rrjeteve sociale, @JesusSauvage, ka përmbledhur disa këshilla për t'ju ndihmuar të kënaqni familjen dhe shoqërinë. Në vetëm pak hapa të thjeshtë këta udhëzues do t'ju ndihmojnë të bëni dekorime dhe dhurata që është e sigurt se do të lënë mbresa.

Ndaj, hapni fotogalerinë tuaj, ndizni printerin për celularë SELPHY Square QX10, pajisuni me fotoletër ngjitëse dhe frymëzohuni!

  1. Dërgoni kartolinat tuaja të pushimeve
  2. Hidhuni një sy momenteve tuaja të preferuara
  3. Luani "rreng apo ëmbëlsirë"
  4. Krijoni punëdore të dekorimeve të Krishtlindjeve
  5. Krijoni një kërkim thesari Pashkësh
  6. Dhuroni një buqetë të personalizuar

1. Dërgoni kartolinat tuaja të pushimeve

Pushimet janë te pragu. Mos mblidhni thjesht kujtime në fotogalerinë tuaj, por ndajini udhëtimet me njerëzit tuaj dhe dërgojuni një mesazh me nota më personale. Mund dhe ta përdorni këtë ide për kartat e falënderimit për dasmë apo njoftimet për lindjen e bebit. Figura e rrjeteve sociale, @JesusSauvage, tregon si të bëni kartolinat tuaja unike dhe krijuese:

  1. Printojini fotot duke përdorur SELPHY Square QX10. Personalizojini duke shtuar tekst dhe korniza në programin SELPHY Photo Layout për t'i bërë edhe më të veçanta.
  2. Palosni një fletë letre katrore në formën e një zarfi. Shtoni adresën dhe një pullë.
  3. Mbusheni zarfin me gjethe, lule të zonës ose artikuj të tjerë që ju sjellin në mend pushimet apo festimet, mandej shtoni fotot tuaja.
  4. Mbylleni zarfin me një nga fotot e printuara – mos harroni, është letër ngjitëse ndaj mund të bëhet lehtë e pa rrëmujë.

Hidheni në një kuti poste për t'u dërguar ca rreze dielli shoqërisë e familjes suaj!

2. Hidhuni një sy momenteve tuaja të preferuara

Kujtimet çmohen më shumë kur janë të printuara. Shfrytëzojini në maksimum ditët që keni kaluar në natyrë kur të vijë fundi i vitit dhe shfrytëzoni rastin për të krijuar një fotoalbum përplot me aventurat tuaja. @JesusSauvage përdor SELPHY Square QX10 për t'i ruajtur fotot e saj të preferuara nga viti i kaluar në cilësi të lartë. Ndiqni udhëzimet e saj dhe lëshojuni kujtimeve që keni mbledhur:

  1. Printojini fotot duke përdorur SELPHY Square QX10 dhe shtoni një dell krijues me programin SELPHY Photo Layout.
  2. Prisni një letër-kalk për të mbuluar secilën prej fotove tuaja.
  3. Mbulojeni foton e sipërme të tufës dhe shkruani titullin e fotoalbumit përpara.
  4. Shponi një vrimë në këndin e sipërm të tufës dhe përdorni një unazë bashkuese për t'i mbajtur fotot së bashku.

Mos i lini ditët me shi t'ju plogështojnë!

3. Luani "rreng apo ëmbëlsirë"

Nga kostumet te dekorimet, Hallouini është ai çast i vitit kur mund ta lini frymën tuaj krijuese të çakërdiset. Bëjini vetë dekorimet e Hallouinit dhe ndajeni krijimtarinë tuaj me familjen dhe shoqërinë. @JesusSauvage na tregon si të krijojmë një kurorë të personalizuar për Hallouin:

  1. Zgjidhni fotot e njerëzve tuaj, ndryshojini në bardhezi në program dhe printojini duke përdorur SELPHY Square QX10.
  2. Me anë të letrës së zezë ose me ngjyrë, prisni disa forma me tematikë Hallouini (si p.sh. lakuriqë nate dhe kapela shtrigash). Përdorni programin Creative Park për frymëzim.
  3. Ngjitini format tuaja përmbi fotot e shokëve dhe të familjes, për të krijuar dekorime tërheqëse.
  4. Shponi një vrimë në këndet e sipërme të fotove tuaja dhe kaloni mes tyre një shirit për të krijuar një kurorë zbavitëse.
Kalofshi një Hallouin sa më të frikshëm!

4. Krijoni punëdore të dekorimeve të Krishtlindjeve

Nuk ka më bukur se ta nisni stinën e Krishtlindjeve me një aktivitet me familjen. @JesusSauvage tregon si të krijoni dekorime të paharrueshme për pemët e Krishtlindjeve me printerin SELPHY Square QX10:

  1. Zgjidhni fotot tuaja të preferuara dhe printojini duke përdorur SELPHY Square QX10.
  2. Prisni katrorë letre me ngjyrë paksa më të mëdhenj se fotot tuaja, pastaj mbështillini me dy shirita me ngjyra që bëjnë kontrast dhe ngjitini në mes të katrorit.
  3. Hiqeni shpinën e fotoletrës ngjitëse dhe ngjiteni foton në mes, përmbi shirita.
  4. Shponi një vrimë në njërin nga këndet e sipërme, krijoni një lak me spango, kalojeni përmes vrimës dhe lidheni në vend.
  5. Prisni një shirit të madh dhe lidheni fjongo, dhe ngjiteni me kënd, duke mbuluar vrimën/varësen.
  6. Përdridheni dhe ngjitini të dy skajet e shiritit në anën e pasme të letrës për të krijuar një efekt të këndshëm kornize.
  7. Shtoni ca rruaza të arta ose nota të tjera përfundimtare për ta bërë sa më të veçantë. Varini në pemën e Krishtlindjeve ose në ndonjë kurorë.
Gëzuar Krishtlindjet!

5. Krijoni një kërkim thesari Pashkësh

Krijimi i një atmosfere Pashkësh nuk ka qenë kurrë më e lehtë, duke sjellë kujtimet e fëmijërisë me organizimin e kërkimit për vezët e Pashkëve për të vegjlit tuaj.

Dekorojini vezët dhe krijoni katër skena në bazë të një tematike që e zgjidhni vetë, dhe që shpie drejt thesarit; ndiqni videoudhëzimet, shfaqni një tematikë me piratë dhe hidhuni një sy udhëzimeve hap pas hapi si më poshtë:

  1. Vishini vezët (mund të përdorni Creative Park për ide që përshtaten me tematikën tuaj) dhe fshihini në oborr apo dhe në parkun më të afërt pak përpara se të nisë kërkimi.
  2. Shkrepni një fotot të secilit vend të thesarit.
  3. Printojini fotot duke përdorur SELPHY Square QX10.
  4. Vizatoni një hartë një letër A4 dhe ngjitini fotot e printuara që tregojnë vendndodhjen e thesareve.
Fëmijët do të fiksohen me të!

6. Dhuroni një buqetë të personalizuar

Buqetat janë shtesa ideale për dhuratat e krijuara në shtëpi për fëmijët tuaj, qofshin për Ditën e Nënës, ndonjë vizitë te gjyshërit apo për festën e ditëlindjes. Figura e punëdores në rrjeteve sociale, @JesusSauvage, na tregon si t'i bëjmë më personale në vetëm pak minuta:

  1. Krijoni disa mbajtëse fotosh duke prerë telin dhe duke e mbledhur njërin skaj në spirale. Sigurohuni që të jetë i gjatë sa dhe lulet e buqetës.
  2. Printoni fotot e preferuara të familjes nga celulari me anë të SELPHY Square QX10 dhe programit SELPHY Photo Layout.
  3. Vendosini fotot mes spiraleve të telit dhe shtojini në buqetë.
  4. Për t'u siguruar që buqeta të mos shpërbëhet, printoni një foto tjetër dhe ngjiteni te letra apo veshja që mban të mbledhura lulet. Mund dhe të shtoni një mesazh të personalizuar në aplikacion!
Befasojeni njeriun tuaj me dhuratën e veçantë që keni krijuar.

Qëndroni të frymëzuar gjatë gjithë vitit dhe lëreni krijimtarinë tuaj të lirë me SELPHY Square QX10 dhe këto udhëzime nga figura e punëdores në rrjetet sociale, Jesus Sauvage.


Shkruar nga Jesus Sauvage, Bouchra Ghermoul, Claire Kaleta.

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

  • PRINTIM KRIJUES

    Ide të printueshme për Halloween

    Ide sezonale për dekor argëtues dhe drithërues, kostume, ëmbëlsira dhe më shumë.

  • PRINTIMI DHE PUNËDORET

    Përqafoni shpirtin e festave me fotodekorime

    Në projektin e dytë të klubit të punëdores SELPHY, Duygu Turgut Gokpinar ndan përvojën e saj me Canon SELPHY Square QX10.

  • PRINTIMI DHE PUNËDORET

    Bëni një kuti "shpërthyese" me foto

    Lini Trinh ndan kutinë e saj "shpërthyese" me foto të bërë me punëdore duke përdorur printerin Canon SELPHY CP1500.

  • PRINTIM KRIJUES

    Një sfidë dimërore me letër punëdoreje

    Nga dekorimet për majën e pemës së Krishtlindjes, te flokët e dëborës dhe zbukurimet e varura, krijoni dekor festiv me letër punëdoreje me një printer PIXMA dhe Creative Park.