Si pjesë e sfidës sonë PIXMA Papercraft Challenge, ne caktuam punëdoristë dhe familje që të krijonin punëdore të bukura për evenimente gjatë gjithë vitit.
Kësaj here është radha e ilustrueses Emma Howcutt-Kelly, gruas së saj Clare dhe djalit të tyre të vogël. Misioni i familjes? Të përdorni printer PIXMA dhe shabllone nga Creative Park i Canon për të krijuar lojëra, dekor dhe rekuizita për një piknik veror.
PRINTIM KRIJUES
Sfida e punëdores 2: pikniku veror
Sfida 2: pikniku veror
Pavarësisht nëse jeni në oborrin tuaj apo në ndonjë park të zonës, pikniku është një mënyrë e shkëlqyer për t'i shfrytëzuar më së miri ditët më të gjata të verës. Dhe me gjithçka, nga menytë e bukura deri te zgjedhjet e flamujve shumëngjyrëshe, plus qindra modele të tjera verore, Creative Park i Canon mund të ndihmojë ta bëni përvojën tuaj vërtet unike.
Krijimi i dekorimeve tuaja verore është gjithashtu një mënyrë ekonomike për ta bërë ditën në natyrë më emocionuese për të vegjlit tuaj, si dhe për të shtuar një element artistik që të lozin. Ndryshe nga plastika, me të cilën prodhohen shumë prej dekorimeve dhe lodrave për fëmijë, mund t'i ricikloni krijimet tuaja prej letre më pas - ose t'i ruani për evenimente të tjera në të ardhmen.
Duke punuar me temën e verës, Emma dhe Clare duhej të mendonin se si do të dukej një piknik për familjen e tyre të re. Emma-s i pëlqen të bëhet krijuese dhe së fundmi ka nisur një biznes të vogël si ilustruese, megjithatë djali i tyre është shumë i ri për disa nga shabllonet më të avancuara të Creative Park, ndaj iu desh të gjenin dizajne që do t'i përshtateshin të gjitha moshave.
"Ne vendosëm të bënim një kuti të vogël kamere për ta argëtuar - dhe ishte vendi më i mirë për të ruajtur disa ëmbëlsira," shpjegon Emma. "Ka projekte të Creative Park për të gjitha nivelet e aftësive dhe rezultatet të bëjnë të mendosh: "Po, e kam bërë vetë!""
Ja se si t'i bëni vetë lojërat dhe dekorin e piknikut tuaj me punëdore.
Njihuni me krijuesen
Çfarë: Nënë dhe ilustruese
Marrin pjesë edhe: Clare Howcutt-Kelly dhe djali i tyre
Ju duhet
- Programi Creative Park (ose faqja e internetit)
- Printeri Canon PIXMA, si p.sh. PIXMA TS5350a Series
- Canon Matte Photo Paper
- Gërshërë
- Vizore (për palosjen)
- Ngjitëse tub, ngjitëse me pistoletë, pika ngjitëse
- Kruajtëse dhëmbësh dhe fije kashte
Zgjedhja e shablloneve tuaja me tematikë verore
Clare-ës i pëlqeu larmia e shablloneve në Creative Park dhe e përshkroi si të mirorganizuar dhe të lehtë për të gjetur atë që kërkon. “Kam kaluar disa orë me kënaqësi duke kaluar mes të gjitha projekteve”, thotë ajo.
Pasi shfletuan faqen e internetit të Creative Park, Emma dhe Clare vendosën të nisin sfidën e tyre me shabllonet e kutisë së kamerës, kurorës, akullores dhe avionit prej letre – por ka qindra të tjera për të zgjedhur nëse nuk janë të përshtatshme për rastin tuaj. A janë të vegjlit tuaj të interesuar për dinozaurët apo lodrat e modifikueshme, për shembull? Atëherë pse të mos bëni një piknik emocionues me tematikë?
Creative Park do t'ju shfaqë gjithashtu një tregues se sa kohë mund ta marrë një shabllon për t'u bërë, ndaj mund ta planifikoni seancën e punëdores për t'u siguruar që dhe fëmijët më të vegjël të mos mërziten.
"Ne zgjodhëm artikuj që do ta bënin organizimin e piknikut vërtet të bukur dhe unik," thotë Clare për zgjedhjet e tyre.
Printimi dhe prerja e shablloneve
Pasi të keni zgjedhur shabllonet tuaja, mund të printoni drejtpërdrejt nga smartfoni duke përdorur faqen e internetit ose programin Creative Park dhe një printer Canon si p.sh. PIXMA TS5350a Series.
Pasi të printoni shabllonet, është koha të nisni me prejen - mund të përdorni një thikë punëdoreje dhe dërrasë prerëse për dizajne më komplekse ose një palë gërshërë.
Krijimi i dekorimeve tuaja me punëdore
Mos harroni të shënoni vizat me vizore përpara se t'i palosni dhe ngjisni, pasi kjo do t'u japë shablloneve tuaja të përfunduara një formë më të mirë. Emma thotë se kjo ishte pjesa më e ndërlikuar e dekorimeve. "Duhet ta bëni këtë përpara se të formoni artikujt pasi letra e rekomanduar është mjaft e trashë," thotë ajo. "Pasi ta keni bërë, është më e lehtë t'i ngjisni së bashku të gjitha."
Është gjithashtu një ide e mirë t'i bëni punëdoret një ditë përpara se të niseni për piknik, në mënyrë që ngjitësja të ketë kohë të thahet.
Organizimi i piknikut tuaj veror
Pasi të keni gati të gjithë dekorin tuaj veror, është koha të përgatiteni për piknikun, pavarësisht nëse jeni duke shtruar një batanije në oborrin e shtëpisë apo duke vizituar parkun më të afërt. Mund të bëni edhe një piknik shtëpie nëse moti nuk është i përshtatshëm ose nëse nuk keni oborr – thjesht vendosni batanijen tuaj në dyshemenë e dhomës së ndenjes dhe lini rrezet e diellit brenda duke luajtur këngët tuaja të preferuara të verës.
Emma dhe Clare gjetën një sërë rekuizitash fotokabine me tematikë pikniku në Creative Park për t'i shtuar pak argëtim rastit. Mund dhe të gjeni edhe rekuizita fotokabine për festa ditëlindjesh, sporte, Halloween ose Krishtlindje.
Familja bëri gjithashtu një lojë Bingo për të kaluar kohën kur ishte nën rrezet e diellit. Mund dhe të provoni të bëni diçka pak më komplekse, pa shabllon, si p.sh. balonë punëdoreje.
Pasi e përfundoi sfidën, Clare thotë se punëdorja është padyshim diçka që do të dëshironte të bënte përsëri. “Më pëlqen se ka gjëra për të bërë për çdo stinë. Ka shumë gjëra të bukura me tematikë të Krishtlindjeve dhe kur të kemi kohë, do të donim të merreshim me një nga projektet më të ndërlikuara, si p.sh. furrën në miniaturë ose kafshët shumëkëndëshe."
Përveç të qenit një aktivitet argëtues artistik, lodrat dhe aksesorët e punëdores janë më të mira për mjedisin sesa plastika, si dhe janë relativisht të lira për t'u krojuar dhe më të lehta për t'u hedhur kur fëmijët në mënyrë të pashmangshme mërziten me to. Canon Matte Photo Paper mund të riciklohet së bashku me riciklimet tuaja të zakonshme të letrës/kartonit – ndonëse mund të mos jetë ky rasti nëse i dekoroni dizajnet me materiale të tjera ose nëse përdorni ngjitëse (kontrolloni gjithmonë udhëzimet tuaja vendore për riciklimin).
"Plastika ndodhet kudo, - vijon Clare, - veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët. Më mirë të përdorësh diçka që është e riciklueshme."
Kujdesuni për sfidën tonë të radhës, e cila ka tematikë feste ditëlindjeje për vjeshtë. Ndërkohë, shikoni se çfarë tjetër mund të bëni me shabllonet e Creative Park dhe mos harroni t'i ndani krijimet duke përdorur etiketën #MadeWithPixma. Mund dhe të gjeni plot frymëzim në faqen tonë në Pinterest. Ju urojmë fat!
KLUBI I CANON
Produktet e lidhura
-
Printerë për shtëpi
PIXMA TS5350a Series
Ekspozoni kredencialet tuaja të dizajnit me administrimin fleksibël të materialeve, aplikacionet interesante krijuese dhe mundësitë praktike të lidhjes me celularët inteligjentë të printerëve të serisë "PIXMA TS5350a" -
Printer Inkjet
Matte Photo Paper MP-101D
Bëjini idetë tuaja realitet me këtë material fleksibël. Ideale për amatorët dhe profesionistët e punimeve me dorë, kjo është zgjidhja më e përshtatshme për krijimet tuaja të kartave të urimeve, fragmentet për fletore ose projektet e punëdores nga "Creative Park".
Artikuj të ngjashëm
-
PRINTIM KRIJUES
Krijoni një fotokabinë Canon Zoemini DIY
Duke përdorur Canon Zoemini S2 dhe aplikacionin Mini Print, argëtohuni më shumë në festën tuaj të radhës me kujtime në stilin e fotokabinës.
-
PRINTIM KRIJUES
Printoni dhe krijoni një lojë futbolli me punëdore
Krijoni argëtimin tuaj me një lojë sportive punëdoreje që mund ta ndërtoni dhe luani.
-
PRINTIM KRIJUES
Krijoni dekorime me dinozaurë me Creative Park
Dekoroni dhomën e gjumit të fëmijës suaj në një mënyrë ekonomike me punëdore parahistorike.
-
PRINTIMI DHE PUNËDORET
Gjallëroni ambientet e brendshme gjatë vjeshtës
Zbuloni se si krijuesja Pippa Hiscock, krijoi dekore argëtuese dhe të personalizuara për ditëlindje me punëdore.