Aplikacioni Creative Park ju ofron orë të tëra argëtimi e frymëzimi, cilado qoftë mosha apo aftësia juaj për punëdore. Me një larmi të gjerë projektesh të ofruara punëdoreje, duke përfshirë mënyra argëtuese për të personalizuar gjërat, modele për t'u bërë e deri dhe lojëra për të gëzuar, do të gjeni diçka që mund ta bëni në rehatinë e shtëpisë suaj, qoftë vetëm apo me familjen e shoqërinë. Aplikacioni Creative Park është mënyra e thjeshtë për të hapur e printuar ide frymëzuese drejtpërdrejt nga celulari. Ofrohet për iOS dhe Android, në një larmi gjuhësh. Për të filluar, thjesht shkarkoni aplikacioni nga App Store ose Google Play. Ja pesë nga gjërat tona të preferuara që mund të mos i dini për aplikacionin Creative Park dhe disa këshilla për të filluar.
Aplikacioni Creative Park është tërësisht falas! Thjesht shkarkojeni në pajisjen tuaj inteligjente. Herën e parë që e hapni, aplikacioni duhet t'ju shpjerë automatikisht në faqen e internetit për të përfunduar procesin e thjeshtë të regjistrimit të Canon ID ose mund dhe të regjistroheni (apo të identifikoheni nëse keni Canon ID nga më parë) duke kaluar te skeda e menysë djathtas lart dhe duke shtypur "Confirm/Create Canon ID".
Për të printuar nga aplikacioni Creative Park do t'ju duhet të lidhni një printer të mbështetur boje Canon PIXMA – kontrolloni listën e modeleve të mbështetura të printerëve*. Për të lidhur printerin, kaloni te skeda e menysë së djathtë dhe shkoni te "Add Printer" nën opsionet "Settings".