Lënia e mendimeve të lira në faqet e një ditari mund të jetë një çlirim krijues që ju jep frymëzim, por edhe një mënyrë e mirë për të reflektuar atë që ndjeni. Nëse i kushtoni vetëm rreth 20 minuta në ditë shënimit në ditar mund të keni përmirësim të ndjesisë që mirëqenies, sidomos kur e dini se është diçka që e keni vetëm për sytë tuaj. Dhe më e mira e të mirave? Mund ta bëjë kushdo. Nuk ka rregull,a mjafton letra përpara jush e gatshme për të përcjellë çfarëdo që ndjeni atë ditë – qoftë përmes fjalëve, vizatimeve, kolazheve apo printimeve të fotove tuaja.
Autorja, ilustruese dhe ditarmbajtëse, Kia Marie Hunt, është krijuese e serisë së ditarëve të aktiviteteve për fëmijë “My Awesome Year” (Viti im fantastik). Ajo drejton dhe dyqanin e vet kancelarik në Etsy, si dhe krijon komplete mujore ditarësh për komunitetin e saj në rritje “Journal Club” (Klubi i ditarit).
Për Kia-n, kjo ka qenë një mënyrë e veta për të shprehur krijimtarinë gjatë gjithë jetës së saj. "Dikur thosha se nisa të mbaja shënime krijuese në ditar si një mënyrë për të ruajtur kujtimet gjatë një udhëtimi vjetor në Uruguai dhe Brazil," - thotë ajo. "Por së fundi kam zbuluar plot ditarë të punuar me dorë që nga fëmijëria ime. Me sa duket më ka pëlqyer gjithnjë të mbaj shënime krijuese në ditarë – thjesht m’u desh të rigjeja rrugën e vjetër.”
Shënimet në ditar janë një mënyrë fantastike për ta njohur më mirë vetveten, thotë Kia, e cila ka 15.7k ndjekës në Instagram në llogarinë @kia.creates dhe drejton edhe faqen e Instagram-it @inspiringjournals. "Përveç të qeni një aktivitet purgativ, pasja e një ditari si hapësirë për shprehje të pastër, pa pritshmëri apo kufizime, është diçka që të çliron. Graduaisht fillon e mëson më shumë gjëra për veten sa herë që krijon,” - thotë ajo.
PRINTIM KRIJUES
Përqafoni vetëdijesimin me shënimet krijuese në ditar
1. Gjeni stilin tuaj të ditarit
"Procesi i mbajtjes së shënimeve në ditar është si shenjat e gishtave, secili është unik në vetvete dhe nuk është se ka ndonjë mënyrë ‘të duhur’ për ta bërë,” - thotë Kia. "Për mua, shënimi në ditar fillon me shtimin e ngjyrës në faqe, zakonisht me dekorime që kanë lidhje me tematikën. Unë i kushtoj shumë kohë printimit të fotove, zgjedhjes së ngjitëseve dhe zgjedhjes së natribantit washi [ngjitëse dekorative]," - shpjegon ajo.
Qoftë nëse keni stil minimalist e të fortë, apo ju pëlqen i gjithë ylberi i ngjyrave, lëreni personalitetin tuaj të shndritë – dhe kjo është diçka që mund të ndryshojë sa herë që hapni ditarin.
"Për të përfunduar një punim, e mbush hapësirën me vizatime dhe më shumë ngjitëse,” - shton Kia. "Nuk është se ndaloj derisa faqja të jetë plot, sepse kështu më pëlqen. Për mua kur shton gjëra ka më shumë vlerë – por normal që kjo varet nga shija e gjithsecilit!”
2. Zgjidhni një subjekt
Ka lloj-lloj mënyrash të ndryshme për të shënuar në ditar – nga dokumentimi i ëndrrave, shënimet ditore me një rresht, letrat e padërguara – dhe mund të eksperimentoni gjatë rrugës, ose të mbani ditarë të ndryshëm për secilën nga këto.
"Ka dhe shumë nënkomunitete ditarmbajtësish," - thotë Kia. "Shënimi në ditar me lista mund të jetë estetik dhe minimalist, i fokusuar në planifikimin e ditëve, javëve apo muajve tuaj dhe në gjurmimin e shprehive dhe të objektivave tuaj. Shënimet e lira në ditar janë rasti kur e përdorni ditarin si fletore, duke ngjitur çfarëdo që ju vjen në mend, nga broshura, bileta, lidhëse, spango, letra, materiale – çfarëdo qoftë!”
Një ditar falënderimesh ditore mund të jetë një mënyrë e mirë për të sjellë pozitivitet në jetën tuaj. "Është një mënyrë regjistrimi për gjërat për të cilat ndiheni mirënjohës, qofshin të mëdha apo të vogla," - thotë Kia. "Duket e thjeshtë, por kalimi në një mendësi të tillë mund t’ju ndryshojë vërtet jetën.
"Mënyra më e mirë për të gjetur formën tuaj të preferuar të mbajtjes së ditarit është të eksperimentoni,” - shton ajo. "Provoni çfarëdo gjëje dhe mos e kufizoni veten – nuk është se ju duhet t’i përshtateni një kornize të caktuar të mbajtjes së ditarit. Larmia është zbavitëse.”
3. Bëhuni krijues me printimet
Ditarmbajtësit, ashtu si dhe punëdoristët, mund dhe t’i përdorin printerët e shtëpisë për të krijuar materiale të pafundme të reja e krijuese për ditarë, ashtu si Kia me printerin e saj Canon PIXMA TS5350 Series.
"Ndonjëherë i krijoj dizajnet në formë digjitale me Adobe® Illustrator®* dhe i dërgoj direkt te printeri përmes lidhjes me valë. Herë të tjerë i krijoj dizajnet me dorë dhe përdor PIXMA për t’i skanuar përpara se t’i modifikoj. Kur shikon një dizajn flete me ngjitëse direkt nga ideja të realizuar në formë fizike është diçka që të jep kënaqësi.
"Më ka pëlqyer mundësia e shtimit të fotove në fletët e mia të ditarëve," - thotë ajo. "Ia nisa me fotot e mia nga udhëtimet apo ditët kur kam qenë jashtë kur mbaja ditarë me kujtimet e udhëtimeve, por kam filluar të printoj gjithnjë e më shumë, duke shkrepur lloj-lloj momentesh si p.sh. lulet përgjatë një shtegu, apo mënyrën si bie dielli në studion time një pasdite të caktuar.”
Kia përdor printerin e xhepit Canon Zoemini me Bluetooth për të krijuar printime vetëngjitëse çasti 2x3in për t’i vendosur në letër thjesht duke lidhur një smartfon.
"Mundësia për të shkrepur foto nga telefoni, për t’u shtuar një filtër me Canon Mini Print App, për t’i dërguar direkt në Canon Zoemini dhe për t’i printuar drejtpërdrejt në letër ngjitëse është diçka fantastike. I shton një ndjesi të këndshme bashkëveprimi të gjithë procesit – mund të shkrep një moment dhe ta shtoj në ditarin tim thuajse në çast.”
Canon Mini Print App ka një përzgjedhje të bollshme ngjitësesh, bordurash dhe fontesh teksti që të mund të luani dhe të personalizoni imazhet tuaja përpara se t’i printoni.
4. Bëjeni tuajin në mënyrë unike
Mund të përdorni Canon Mini Print App, që përputhet me Canon Zoemini dhe Canon Zoemini S, për të ekspozuar personalitetin dhe humorin tuaj me korniza, filtra, vizatime etj. Por kjo nuk mbaron vetëm me ngjitëset dhe fotot – Kia i krijon ditarët e saj me lloj-lloj artikujsh interesantë.
"Më pëlqen të krijoj relieve duke shtuar materiale të printuara, si p.sh. faqe të palosura apo zarfe. Është e këndshme kur i shton elemente interaktive faqes," - thotë ajo. "Unë kam një ditar të lirë që e përdor vetëm në tetor dhe që ia kushtoj ekskluzivisht konkursit Halloween Journal Challenge që organizoj çdo vit. Është plot relieve, me faqe të grisura, të njollosura me çaj, plot lidhëse, vula dylli dhe printime të frikshme, dhe i lidhur me spango!”
Ka mënyra të pafundme për ta lënë krijimtarinë tuaj të brendshme të lirë dhe faqet e Kia-s tregojnë se si fotot, ngjitëset e posaçme dhe bukurshkrimi i saj i japin personalitet ditarit të saj.
"Pasi faqja dekorohet, marr një stilolaps dhe filloj të shkruaj. Zakonisht nuk e mendoj dhe shumë. Unë praktikoj atë që e quaj ‘shkrim të lirë’ dhe mbush hapësirën me fjalët që më vijnë në mend. Nuk e stërmendoj dhe nuk shqetësohem nëse del lëmsh apo ka gabime drejtshkrimore – nuk është se ka rëndësi.”
"Pasja e mundësisë për ta ndarë procesin tim krijues dhe faqet e përfunduara të ditarit me komunitetin e ditarmbajtësve në rrjetet sociale është shumë e rëndësishme për mua, pasi aty është vendi ku lidhem me të tjerët që janë të apasionuar pas ditarëve," - thotë Kia.
E mira me mbajtjen e ditarëve është se procesi që keni është tërësisht i juaji. Gjithçka që ju duhet është një bllok për të filluar me krijimin e magjisë.
Shkruar nga Lorna Dockerill
* Adobe dhe Illustrator janë ose marka të regjistruara tregtare, ose marka tregtare të Adobe në SHBA dhe/ose shtete të tjera.
Produktet e lidhura
-
Printerë për shtëpi
Canon Zoemini 2
Nxirrni printime çasti nga smartfoni kudo që të jeni dhe në çdo kohë, me printerin e xhepit me bateri Zoemini 2. -
Printerë për shtëpi
PIXMA TS5350a Series
Ekspozoni kredencialet tuaja të dizajnit me administrimin fleksibël të materialeve, aplikacionet interesante krijuese dhe mundësitë praktike të lidhjes me celularët inteligjentë të printerëve të serisë "PIXMA TS5350a" -
Kompakt Dixhital
PowerShot G7 X Mark III
Një kamerë e lidhur që shkrep video dhe foto të jashtëzakonshme që ndjekësit tuaj do t'i adhurojnë.