Si pjesë e sfidës sonë PIXMA Papercraft Challenge, ne caktuam punëdoristë dhe familje që të krijonin punëdore të bukura për evenimente gjatë gjithë vitit.
Në rubrikën e fundit të kësaj serie me katër pjesë, kemi sfiduar disenjatorin grafik Chris Stenner dhe djalin e tij Eli që të krijojnë një dekor festiv për sezonin e Krishtlindjes duke përdorur shabllone nga Canon Creative Park dhe një printer Canon PIXMA.
Sfida 4 e punëdores: dekorimet dimërore
Sfida 4: dekorimet e Krishtlindjes
Dekorimi i shtëpisë për Krishtlindje mund të jetë shumë argëtues për të gjitha moshat, pavarësisht nëse e festoni apo jo. Punimi me dorë i dekorimeve tona është një mënyrë jo e kushtueshme për t’i shtuar dritë dhe ngjyra shtëpisë ndërkohë që dita shkurtohet. Gjithashtu, më pas ju mund t’i ricikloni shabllonet prej letre ose t’i ruani për ngjarje të tjera në të ardhmen.
Pavarësisht nëse zgjidhni të njëjtat zbukurime çdo vit duke ndjekur traditën familjare, ose ju pëlqen të krijoni një tematikë të ndryshme për pemën e Krishtlindjes, Canon Creative Park ofron një sërë shabllonesh festive, duke filluar nga yje me ngjyrë të kuqe dhe të artë e deri te pleqtë e vegjël të dëborës. Në fund të fundit, dikur dekorimet e Krishtlindjes përgatiteshin me çfarë kishin në dispozicion, nuk bliheshin në dyqane, dhe e gjithë familja mblidhej së bashku para Krishtlindjes dhe i kalonte mbrëmjet duke bërë punëdore për zbukurimet e pemës.
Të gjitha shabllonet e Creative Park disponohen për disa nivele të ndryshme aftësish, çka do të thotë se të gjithë mund të gjejnë diçka të përshtatshme, pavarësisht moshës apo aftësive.
Njihuni me krijuesen
Profesioni: Disenjator grafik
Merr pjesë gjithashtu: Eli
Duke qenë se punon në një industri krijuese dhe ka sy për çdo gjë që ka të bëjë me artin dhe dizajnin, Chris dëshironte të ndërmerrte një sfidë dhe të bënte diçka që ai dhe Eli nuk e kishin provuar më parë. “E shijova shumë krijimin e kësaj alternative që mund të zëvendësojë plastikën njëpërdorimshe”, - thotë ai. “Është fantastik fakti që këto mund të riciklohen pasi të jenë prishur ose nëse nuk përdoren më, duke mos krijuar mbetje. Nëse dua të ndryshoj tematikën e pemës mund t'i mbaj shabllonet dhe të bëj dekorime të tjera me një kombinim tjetër ngjyrash.”
Chris thotë se do t’ia rekomandonte çdokujt punëdoren, sepse për atë vetë ishte vërtet shpërblyese. “Është mirë të sfidosh veten dhe të krijosh diçka nga fillimi”, - thotë ai. “Elit i pëlqen të ngjyrosë dhe të vizatojë personazhe vizatimore, por prerja, ngjitja dhe bashkimi i pjesëve është një ndryshim i këndshëm në krahasim me punën që bëjmë zakonisht.”
Ju duhet
- Aplikacioni Creative Park (ose faqja e internetit)
- Printer Canon PIXMA, si PIXMA TS7650i
- Canon Matte Photo Paper ose letër standarde printimi (shihni udhëzimet e shabllonit)
- Gërshërë
- Vizore
- Ngjitëse me tubetë/ngjitëse me pistoletë/pika ngjitëse
- Spango/shirit
Zgjedhja e shablloneve
Chris dhe Eli vendosën që të përdorin yjet dhe flokët e dëborës si tematikën kryesore të dekorimeve të pemës së Krishtlindjes. Për të gjetur shabllone, thjesht kërkoni “ornaments” (zbukurime) në Creative Park, ose bëni një kërkim më të gjerë duke kërkuar “Christmas” (Krishtlindje). Nëse nuk ju tërheq asnjë prej shablloneve të zbukurimeve, mund të zgjidhni çdo dizajn që ju pëlqen dhe të përdorni një hapës vrimash për t’i vendosur një spango dhe për ta varur në pemën tuaj. Mund të zgjidhni një tematikë jotradicionale me flutura dhe t’i ngjisni një shirit rrethor secilës. Lëreni kreativitetin t'ju udhëheqë.
Shabllonet e Creative Park mund të ofrojnë një aktivitet argëtues dhe kreativ për miqtë dhe familjarët, dhe mund të përdoren për të organizuar një mbrëmje me aktivitete punëdoreje gjatë pushimeve dimërore për të sjellë shpirtin e festës tek të gjithë.
Printimi i shablloneve
Ju mund të lidheni me printerin tuaj PIXMA duke përdorur smartfonin dhe thjesht të printoni shabllonet tuaja pasi t’i keni shkarkuar ato ose nga aplikacioni Creative Park ose nga faqja e internetit. Sigurohuni që mos t’i printoni gabimisht nga të dyja anët.
“Mbeta shumë i mahnitur me ngjyrat e printerit PIXMA - dolën shumë të gjalla dhe tekstura e xixave dhe shabllonet e yjeve dukeshin shumë reale”, - thotë Chris.
Pasi të keni zgjedhur shabllonet dhe t’i keni printuar ato, është koha të filloni me prerjen - mund të përdorni gërshërë ose një thikë letre dhe shtrojë prerjeje për dizajnet më të ndërlikuara. Kur t'i keni prerë të gjitha dizajnet, palosini me kujdes sipas vijave duke përdorur udhëzimet në internet për të vendosur nëse ju duhet një palosje me kurriz apo me thellim. Shënoni vendet e palosjet duke përdorur një vizore në mënyrë që shabllonet tuaja të përputhen lehtësisht me njëra-tjetrën kur të filloni ngjitjen. “Do ta rekomandoja shumë shënimin e vendeve të palosjeve”, - thotë Chris. “Format tuaja do të jenë shumë më të mprehta dhe të qarta kur të përfundoni.”
Pasi t’i shënoni mund t'i ngjisni shabllonet tuaja duke ndjekur udhëzimet në internet. Mund të përdorni pika ngjitëse, tubet ngjitës, vinovil, pistoletë ngjitëse ose një alternativë ekologjike, por sigurohuni që t'i lini modelet të thahen para se të vazhdoni. Ngjitësi që përdorni mund të ndikojë në mundësinë për riciklim të dekorimeve tuaja. Nëse po bëni punëdore me fëmijë të vegjël, ngjitësi me pistoletë mund të nxehet shumë, prandaj është më mirë që të përdorni vinovil që ata të mund të përfshihen. Por, kini parasysh që dizajnet tuaja mund të duan pak më shumë kohë për t’u tharë.
Përfundimi i dekorimit
Pasi krijimi juaj të ketë përfunduar dhe të jetë tharë mund të vendosni spangon ose shiritin. Për të bërë këtë mund të përdorni një hapës vrimash ose mund të provoni ta kaloni spangon ose shiritin në pjesën e sipërme të dizajnit nëse ka hapësirë. Ju mund t'i personalizoni akoma dhe më shumë zbukurimet tuaja duke dekoruar me laps, bojë ose figura ngjitëse.
“Vendosja e spangos në dekorime ishte shumë e thjeshtë”, - thotë Chris. “Mendova se do të ishte më e komplikuar, por thjesht hapëm një vrimë dhe e kaluam fijen përmes saj. Ishte shumë e thjeshtë për t'u varur në pemë.” Chris dhe Eli përdorën një spango me vija për punëdore, por ju mund t’i personalizoni dekorimet tuaja me çfarëdolloj materiali që ju pëlqen, duke filluar me spango kafe, shirit të kuq ose edhe shirit dekorativ të hollë.
Chris e përshkroi aktivitetin e dekorimit me shabllone si një përvojë që kërkonte përqendrim. “Prerja e yjeve dhe flokëve të dëborës të jep shumë kënaqësi. Përfshihesh aq shumë në proces - duke filluar nga prerja e deri te ngjitja e krijimit përfundimtar.”
Për Elin, kjo ishte një nga fazat më të vështira të procesit, por ia doli me pak mbështetje. “Disa pjesë si prerja ishin të vështira dhe pak të komplikuara, por më ndihmoi babi”, - thotë ai.
Filloni dekorimin!
Pasi t'i keni përfunduar dizajnet me gjithë shiritat dhe spangot për t’i varur, mund të filloni të dekoroni pemën tuaj të Krishtlindjes duke iu gëzuar faktit që i keni bërë vetë dekorimet. Vendosni zbukurimin tuaj të preferuar në një vend të dukshëm - madje edhe mund të tentoni të bëni një dekorim për majën e pemës për të kompletuar pamjen.
“Mendoj se duken shumë bukur në pemë”, - thotë Chris. “Këto dekorime janë vërtet shumëngjyrëshe dhe fakti që i kam bërë me djalin tim i bën shumë më shumë domethënëse se sa dekorimet e blera në një dyqan. Mua më duket shumë shpërblyese, jo vetëm se po e dekoron pemën me materiale të riciklueshme, por gjithashtu po i krijon nga fillimi me familjen tënde. Nuk je thjesht duke vënë një yll në pemë, por po e dekoron atë me dashuri.”
KLUBI I CANON
Chris thotë se tani është fiksuar në bërjen e punëdoreve prej letre me familjen e tij. “Kjo është padyshim diçka që do ta bënim sërish”, - thotë ai. “Ishte fantastike të kaloja kohë me djalin tim, ulur në tryezë duke bërë punëdore, në vend që të harrohesha në telefon.” Eli gjithashtu e shijoi procesin dhe shpreson të përgatisë të tjera dizajne Creative Park me të atin.
Zbukurimet e Krishtlindjes me letër punëdoreje jo vetëm që janë argëtuese për të gjithë familjen, por krijojnë gjithashtu kujtime që zgjasin. Madje ju mund t’i përdorni dekorimet e bëra me letër punëdoreje edhe si dhuratë për miqtë dhe familjarët - në fund të fundit, dhuratat e bëra vetë janë shpesh ato që vlerësohen më shumë.
Nëse ju pëlqen ideja e kombinimit të punëdores me dekorin e shtëpisë, hidhuni një sy rubrikave të tjera në këtë seri për të parë se çfarë mund të bëni tjetër me shabllonet e Creative Park. Hidhini një sy faqes sonë në Pinterest për frymëzim dhe mos harroni të ndani krijimet tuaja duke përdorur etiketën #MadeWithPixma!
Produkte të ngjashme
-
PIXMA TS7650i
Printer i shpejtë dhe me cilësi të lartë, i cili përshtatet më së miri me të përditshmen tuaj shtëpiake falë përmasave të tij kompakte dhe përdorimit efikas. -
Matte Photo Paper MP-101D
Bëjini idetë tuaja realitet me këtë material fleksibël. Ideale për amatorët dhe profesionistët e punimeve me dorë, kjo është zgjidhja më e përshtatshme për krijimet tuaja të kartave të urimeve, fragmentet për fletore ose projektet e punëdores nga "Creative Park".
Artikuj të ngjashëm
Dekorime tryeze me punëdore
Bëni një dekor të bukur tryeze për të gjitha rastet me Creative Park.
Printimi i kartolinave të fundvitit
Stilizoni seancën tuaj festive të fotografimit dhe printoni kartolina të personalizuara për festat.
Realizoni fotografi më të mira për Krishtlindje se vitin e kaluar
Fotografja Lena Petrova tregon se si të përmirësoni fotografitë tuaja festive.
Krijoni një kalendar të personalizuar festiv
Nisni numërimin mbrapsht deri në datën e Krishtlindjes me kalendarin tuaj festiv të përgatitur me anë të printerit Canon dhe modeleve pa pagesë që gjenden në Creative Park të Canon.