Krijoni albumin tuaj të çmuar të dasmës

Krijimi i albumit tuaj fotografik të dasmës ju lejon të ripërjetoni ngjarjen ndërsa shprehni krijimtarinë tuaj. Mësoni se si me këshillat tona të ekspertëve.
Një përzgjedhje e printimeve të dasmës të vendosur në një tryezë, me një dorë që mban një imazh bardhezi të çiftit të kapur përdore dhe duke qeshur.

Një album i arrirë dasme tregon historinë e një dite të veçantë të lidhjes së jetës së bashku të një çifti, duke ruajtur dhe shfaqur kujtime të çmuara për brezat që do të vijnë. Megjithatë, porositja e një albumi dasme të krijuar nga një profesionist mund t'jua rëndojë buxhetin e ndarë për këtë okazion dhe kështu rrezikon dhe ta shkëpusë çiftin nga çastet që duhet të jenë të paharrueshme për ditën e tyre të veçantë. Pra, pse të mos bëni vetë?

Hannah Millard, e njohur si Camera Hannah, ka qenë një fotografe dasmash me kohë të plotë, që prej vitit 2010 dhe ka pasion shkrepjen e emocioneve të momenteve magjike siç këto shpalosen. Me emër në të gjithë botën, ajo ka fituar një sërë çmimesh për punën e saj, çka e ka shpënë nga shtëpia e saj në Derbyshire, Angli, nëpër vende ekzotike në mbarë botën. Ajo është gjithashtu mësuese e fotografisë, që jep seminare të përditshme dhe seanca mentorimi në internet dhe në person, si dhe një entuziaste punëdoreje dhe "massive geek" e vetëshpallur. Këtu, Hannah ndan këshillat e saj për çiftet që kërkojnë të krijojnë albumin e tyre vërtet unik të dasmës.

1. Mblidhni të gjitha pamjet e zgjedhjes suaj

Një person që mban një album dasme të krijuar në shtëpi dhe plot me foto nga ceremonia. Germat e arta vezulluese me shkrimin PARTY TIME janë ngjitur në krye.

"Krijimi i albumeve me printime që i bëni vetë mund të jetë shumë i këndshëm", - thotë fotografja e dasmave dhe e nderuar me çmime, Hannah Millard. "Keni edhe mundësinë e krijimit të albumeve të veçanta dhe të personalizuara si dhurata për familjen dhe shoqërinë".

Pika e qartë nga t'ia nisni është duke mbledhur të gjitha pamjet që keni të ditës suaj të veçantë së bashku - si ato profesionale, të nxjerra nga fotografi juaj i zgjedhur profesionist, ashtu edhe ato jozyrtare, të nxjerra nga familja dhe shoqëria juaj.

"Shumica e fotografëve të dasmës jua japin me dëshirë pamjet digjitale me rezolucion të lartë si pjesë e punës së tyre", - thotë Hannah. "Këto janë ideale për krijimin e fotoprintimeve tuaja dhe duhet të jenë me cilësi shumë të lartë. Unë përdor një Canon EOS R6 dhe objektivat e mi për dasma janë Canon EF 24mm f/1.4L II USM, Canon EF 50mm f/1.2L USM dhe Canon EF 100 f/2.8L Macro IS USM, nëpërmjet Canon Mount Adapter EF-EOS R, kështu që e di se cilësia e imazhit do të jetë e mrekullueshme.

"Unë jam gjithashtu gati për të blerë një Canon RF 15-35mm F2.8L IS USM. Diapazoni i tij i zmadhimit këndgjerë dhe apertura e shndritshme krijon fleksibilitet të lartë për poza në grup dhe fotografinë e dasmës në ambiente të brendshme".

Duke qenë se shumica e pamjeve tuaja, nëse jo të gjitha, do të jenë në format digjital, mund ta krijoni albumin e dasmës duke përdorur një shërbim fotoalbumi në internet, ku ngarkoni pozat e preferuara dhe kompania ju realizon printimin dhe paketimin. Ky është një opsion i mirë për ata që do të donin më shumë liri zgjedhjeje, por që nuk kanë shumë kohë në dispozicion. Përndryshe, me pak a shumë të njëjtat shpenzime mund ta bëni vetë printimin dhe krijimin e albumit.

2. Lini një datë me partnerin tuaj

Një pamje ekrani nga programi i editimit që tregon një përzgjedhje të fotografive me ngjyra dhe bardhezi nga një ditë dasme.

Zgjedhja e fotove tuaja të preferuara të dasmës për albumin mund të jetë një mënyrë e bukur për ta rikujtuar ditën tuaj të madhe dhe për të ripërjetuar kujtimet e veçanta.

Një person vendos printime të dasmës me madhësi të ndryshme në një tavolinë, duke mbajtur dy prej tyre për t'i shqyrtuar më nga afër.

Pasi të keni përzgjedhur imazhet tuaja të preferuara nga skedarët digjitalë, thjesht printojini. Kjo do t'ju ndihmojë të përsosni përzgjedhjen.

"Unë mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme për një çift që t'i kalojnë në dorë së bashku fotot e dasmës", - thotë Hannah. "Është si një ditë takimi romantik, kur mund të ndani kohë të vyer me njëri-tjetrin duke ripërjetuar dasmën. Rishikimi i fotove mund të jetë gjithashtu një rast i mirë forcimi të lidhjes, teksa ndani kujtimet tuaja të ditës. E ndërsa flisni për to, do të kuptoni jo vetëm se cilat janë pozat tuaja të preferuara, por dhe se cilat foto kanë më shumë domethënie për partnerin dhe përse. Puna nuk është vetëm te fotot, por dhe tek emocionet që qëndrojnë pas tyre."

3. Filloni me të domosdoshmet

Një grua shton një kënd dekorativ në një fotomontazh në një album dasme të bërë në shtëpi.

"Ceremonitë e dasmave janë shpesh një larmi ngjyrash, si dhe me burime të ndryshme ndriçimi dhe temperatura të ndryshme të ngjyrave. Krijimi i printimeve bardhezi mund t'i sfumojë shpërqendrimet e tepruara të ngjyrave dhe ta kalojë të gjithë vëmendjen në emocionin e momentit", - thotë Hannah. "Por nëse kombinoni disa imazhe me dhe pa ngjyra në të njëjtën faqe, është më mirë të shmangni vendosjen e vetëm një të tille për çdo lloj."

Mund të jetë më e vështirë të vendosni se çfarë të lini jashtë kur jeni duke krijuar një album dasme.

"Provoni duke filluar me pozat 'e domosdoshme'," - këshillon Hannah. "Çdo martesë është një histori që ka momente kyçe gjatë gjithë ditës, si shkëmbimi i unazave, puthja e parë dhe firmosja në regjistër. Më vonë gjatë ceremonisë është hedhja e buqetës dhe kërcimi i parë. Këto janë të gjitha momente emblematike që do të donit t'i përfshinit si pjesë të rrëfimit fotografik. Po aq të rëndësishme janë fotot që me të vërtetë ju flasin dhe ju shpien sërish në një moment të veçantë, për çfarëdoqoftë arsyeje".

4. Jepuni imazheve tuaja të preferuara hapësirë të bollshme

Një palë duar organizojnë një imazh çifti të përqafuar në faqen e parë të një albumi të dasmës të bërë në shtëpi.

Zgjidhni një balancë printimesh të mëdha dhe të vogla për albumin tuaj, dhe sigurohuni që të lini hapësirë të bardhë përreth, në mënyrë që faqet të mos ndihen shumë të ngarkuara. Imazhet e vogla mund të jenë dhe prej atyre të shkrepura në printerë çasti, si p.sh. Canon Zoemini S2, të nxjerra gjatë rastit nga të ftuarit tuaj. Kur është fjala tek estetika, është gjithashtu e rëndësishme t'u jepni më shumë hapësirë të nevojshme fotove që preferoni më tepër.

"Nga pozat e domosdoshme është mirë të zgjidhni tri a katër superimazhe," - këshillon Hannah. "Këto do të jenë të preferuarat tuaja absolute, dhe ideja është që t'u jepni hapësirë në album. Një gabim i zakonshëm është kur i bëni faqet të duken të ngarkuara nga ana vizuale me shumë pamje që luftojnë për vëmendje. Kushtimi i faqeve të tëra për superpozat krijon një ndërthurje më të mirë dhe jep një ndjesi balance. Superpozat e arrira do të kenë ndikim të fortë vizual, kompozim të arrirë dhe shpesh kapin një moment kur gjithçka bëhet bashkë në mënyrë të përkryer.

"Aspekti tjetër është se disa imazhe funksionojnë më mirë me fotografi të tjera më të vogla rreth tyre," - vazhdon Hannah, - "si poza çasti të të ftuarve gjatë ceremonisë dhe ku njerëzit tregojnë lëvizjet e tyre në pistën e kërcimit".

5. Mos harroni pozat themelore

Një palë duar mban një përzgjedhje imazhesh nga një ditë dasme, duke përfshirë një nga partnerët që përqafon dhe një tortë dasme me tri kate.

Për t'u siguruar që albumi i dasmës të tregojë historinë e plotë të ditës suaj, përfshini pozat themelore të vendeve të ndryshme, si dhe imazhet e tortës tuaj të zgjedhur, luleve etj. Këto janë elemente që harrohen lehtë, por që do të donit t'i kujtonit në vitet që vijnë.

"Unë shkrep shumë video në dasma dhe rregulla të ngjashme vlejnë dhe për krijimin e një albumi me foto", - thotë Hannah. "Filloni me disa 'poza themelore' për të dhënë kontekst. Fotografitë që tregojnë vendndodhjen e ceremonisë do të përcaktojnë ambientin dhe e njëjta vlen më tej për ceremoninë, nëse është në një vend tjetër. Ato mund të mos jenë pozat tuaja të preferuara, por nëse nuk i vendosni, rrezikoni të humbisni atmosferën e okazionit. Është gjithashtu mirë t'i shpalosni gjërat duke shtuar detaje. Poza p.sh. të luleve, orendive dhe dekorimeve të tryezave funksionojnë mirë dhe japin një rrjedhshmëri vizuale nëse kaloni nga njëri ambient në tjetrin. "

6. Bëni printime të përzgjedhjes suaj

Një grua qëndron para një printeri Canon PIXMA, duke shqyrtuar fotot që sapo janë printuar.

Printeri Canon PIXMA TS7450 Series është modeli ideal për të porsamartuarit që kërkojnë ta bëjnë vetë albumin e dasmës. Ai thjeshton printimet, duke nxjerrë me foto ngjyra të plota 6x4-inçëshe në vetëm 43 sekonda.

Edhe nëse vendosni ta krijoni profesionalisht albumin, mund të jetë ndihmesë më vete të keni gati një bocë si doni të duket dhe se çfarë fotosh të përdorni paraprakisht duke ndjekur të gjithë hapat e mësipërm. Një tjetër pikë kyçe për të kuptuar se si do të duket albumi, pavarësisht se kush e krijon produktin përfundimtar, është ta shikoni një një paraqitje fizike.

"Shikimi i fotove në telefon ose ekran kompjuteri nuk ju jep pamjen dhe ndjesinë që do të ketë albumi fizik i dasmës. Qoftë nëse do ta printoni albumin profesionalisht apo nëse do ta bëni vetë, është më mirë të bëni printime fizike të fotove me të cilat të bëni provat," - sugjeron Hannah. "Unë kam përdorur një printer Canon PIXMA TS7450 Series dhe jam mahnitur vërtet se si procesi është kaq i shpejtë dhe i lehtë, dhe cilësia e printimeve të fotografive kaq e mirë. Keni mundësinë e krijimit të printimeve me ose pa bordura, ku të dyja rastet funksionojnë veçanërisht mirë. Zakonisht vërej se pa bordura funksionon më mirë nëse i vendos printimet në faqe të bardha, por për fletët me reliev apo me ngjyra një bordurë e bardhë rreth fotos i jep paraqitjen e një kornize tërheqëse".

7. Provoni një sërë letrash fotografike për të parë të cila ju pëlqen më shumë

Një përzgjedhje printimesh dasme dhe paketa letrash printeri Canon të vendosura në një tryezë.

Kur vjen puna te zgjedhja e letrës për printimet tuaja të dasmës, Hannah thotë: "Fotoletrat me shkëlqim, gjysmë shkëlqim, lustër dhe pa shkëlqim japin pamje dhe ndjesi të ndryshme, ndaj ia vlen të provoni opsione të ndryshme. Për cilësinë më të mirë të mundshme të printimit, është gjithashtu e rëndësishme t'i ndryshoni cilësimet e printerit çdo herë, për të përkuar me llojin e letrës që përdorni".

Kur printoni imazhe për albumin tuaj, Hannah sugjeron të provoni me fotoletra të ndryshme për të parë cilat preferoni.

"Më pëlqen mënyra si mund të provoj letra të ndryshme fotografike kur bëj printimet e mia", - thotë ajo. "Fotoletrat me shkëlqim, gjysmë shkëlqim, lustër dhe pa shkëlqim ofrohen të gjitha në një larmi të gjerë përmasash me të cilat mund të eksperimentoni dhe të gjeni sipërfaqen që ju pëlqen më shumë. Gjysmë shkëlqimi është preferenca ime, që ju jep rezultate me të vërtetë të bukura, profesionale, pa shumë shkëlqim. Fotoletra me shkëlqim funksionon gjithashtu mirë, sidomos për faqet që janë të ngarkuara me shumë imazhe të ndryshme, pasi kontrasti dhe fortësia e ngjyrave dalin më së miri në pah. Letra pa shkëlqim jep një pamje më të lehtë e të patheksuar.

"Bukuria e të bërit vetë të printimeve është se mund të ndërthurni letrat që u përshtaten imazheve ose faqeve individuale".

8. Krijoni një tabelë për të kontrolluar vendosjen

Një përzgjedhje e printimeve të dasmës qëndron para një laptopi të hapur, ndërsa pas tyre një grua shqyrton një foto e cila sapo ka dalë nga printeri.

"Kur jeni duke gjetur për madhësinë dhe vendosjen e fotografive për albumin tuaj, filloni me printime të vogla dhe vazhdoni me më të mëdhatë, duke printuar kopje më të mëdha nëse dhe kur është e nevojshme", - thotë Hannah. "Do t'ju kursejë kohë dhe para".

"Për t'i dhënë ritëm albumit tuaj të dasmës dhe për t'u siguruar që të tregojë të gjithë historinë, është mirë të krijoni një lloj tabele regjisori", - shpjegon Hannah. "Filloni me superpozat dhe ato të domosdoshme, pastaj shtoni pozat themelore dhe vendosini të gjitha printimet në një vijë kohore. Kjo ju jep një referencë të thjeshtë vizuale kundrejt historisë së plotë, dhe e bën më të qartë nëse ka ndonjë mangësi që duhet të plotësohet në rrëfimin fotografik Do t'ju tregojë edhe nëse ka mungesë ekuilibri, për shembull shumë poza nga fjalimet, ose shumë pak poza çasti nga të ftuarit".

9. Kaloni në nivel profesional me printimet

Një pamje ekrani që tregon një portret të vendosur pranë një kuadrati teksti në portokalli të errët me fjalët: Best. Day. Ever.

"Kur madhësia e letrës nuk përputhet me formatin e kuadrit të fotos, kushtojini vëmendjen e duhur mënyrës si është prerë. Me Canon Easy-PhotoPrint Editor mund ta tërhiqni imazhin në pamjen paraprake të printimit për kompozimin më të mirë", - thotë Hannah.

Një person duke parë imazhet e dasmës në një laptop, duke mbajtur gjithashtu një fotografi nga e njëjta dasmë në dorë. Në tryezën rreth laptopit ka disa printime të tjera.

"Funksioni Auto Photo Fix në Canon Easy-PhotoPrint Editor mund ta përmirësojë cilësinë e printimit," - thotë Hannah. "Unë do të sugjeroja printimin e dy varianteve, me dhe pa korrigjim, që të mund të shihni se cilat preferoni. Për imazhet që janë edituar me kujdes dhe janë sjellë nga fotografët profesionistë të dasmës, zakonisht është më mirë ta lini korrigjimin joaktiv."

"Mua më pëlqen vërtet Canon Easy-PhotoPrint Editor," - pohon Hannah. "Kur jam duke planifikuar faqet, e përdor për printimin e imazheve të shumta në, fjala vjen, një faqe të vetme 10x8 inçë ose fotoletër A4, të cilën mund ta ngjis drejtpërdrejt në faqen e një albumi. Kjo me të vërtetë ndihmon kur jeni duke punuar në paraqitjen e faqeve individuale dhe se si funksionojnë këto me faqet përballë njëra-tjetrës.

"Printimi i imazheve të shumta më të vogla në një faqe të vetme gjithashtu kursen kohën dhe përpjekjet për t'i drejtuar me saktësi gjatë vendosjes në album", - vazhdon ajo. "Programi dhe paketa Canon Easy-PhotoPrint Editor ka një larmi shabllonesh të gatshme nga ku mund të zgjidhni. Në vijim mund të vijoni për të riprodhuar strukturat në mjetet e dizajnit të një kompanie printimi në internet, për të krijuar albumin tuaj të dasmës. Dhe fotot që printoni kurrë nuk do të shkojnë kot. Mund të dëshironi t'i mbani vetë ose t'ua jepni familjes dhe shoqërisë si dhurata, mbase duke i vendosur në korniza për më mirë".

10. Bëhuni krijues për më shumë impakt

Një palë duar rregullojnë një faqe me katër imazhe që përcaktojnë skenën, përkundër një faqeje me dy foto të mëdha të përgatitjes së dasmës.

"Për të ngjitur printimet e fotografive në një album, ngjitëset washi ose për punëdore funksionojnë mirë, ose ka një larmi të gjerë "fotokëndesh" ngjitëse të thjeshta dhe dekorative nga ku mund të zgjidhni", - thotë Hannah. "Një tjetër alternativë është të përdorni një ngjitëse dyanëshe për pamje vërtet të pastër. Kur eksperimentoni me strukturat, shiriti maskues mundëson një rregullim të përkohshëm dhe ju mund ta shqisni sërish pa i dëmtuar printimet".

"Unë mendoj se ka shumë për të thënë për hartimin e albumit tuaj të dasmës me printime të bëra në shtëpi," - përfundon Hannah. "Funksionon më së miri nëse blini një libër punëdoreje formati të madh, për shembull me faqe 12x12 inçë, që ju jep fleksibilitet për të përdorur një ndërthurje të imazheve të mëdha dhe të vogla. Një qasje e të bërit vetë të gjërave është brilante për t'i shtuar elemente të ndryshme albumit të dasmës, si p.sh. letrat e ftesave, mesazhet e veçanta dhe shënimet me shkrim dore, radhën e shërbimit, lule të shtypura dhe kujtime të tjera.

"Fundja mund të krijoni vetë një album dasme të punuar me dorë dhe me printime me cilësi të lartë që do të zgjasin mjaft kohë për t'ua përcjellë brezave që vijnë. Është diçka vërtet argëtuese dhe tejet e lirë në shpenzime, krahasuar me çdo gjë tjetër nga dasma".

Shkruar nga Matthew Richards

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

Shkrepeni dasmën në printime

Mësoni se pse Canon Zoemini S2 dhe printeri Canon Zoemini janë aksesorët idealë për dasma.

Shpjegimi i llojeve të letrës

Eksploroni llojet e ndryshme të letrës Canon me këtë udhëzues praktik blerjeje.

Si të retushoni foto të veçanta

Përmirësoni fotografitë tuaja për raste të veçanta me këto këshilla të thjeshta për retushimin e fotove.

Printerët më të mirë të Canon për foto

Pavarësisht nëse dëshironi t'i shfaqni fotot në kornizë, libër shënimesh apo si ngjitëse, gjeni printerin më të mirë që u përshtatet nevojave tuaja krijuese.