Këshillat kryesore për fotografinë urbane dhe të qytetit

Krijoni peizazhe dhe skena urbane mahnitëse – këtu keni të gjitha këshillat, rekomandimet, teknikat dhe frymëzimin që ju duhet.
Një pamje nga ajri e një qyteti natën, shumë ndërtesa të ndriçuara poshtë një qielli të errët blu me vijëzime rozë.

Qytetet janë vende plot energji e magji. Njerëzit e tyre, ndërtesat, lumenjtë dhe rrugët e larmishme ofrojnë mundësi të panumërta fotografimi. Kështu që përse të mos kapni kamerën e të dilni një shëtitje duke eksploruar një qytet pranë jush? Kemi përmbledhur disa këshilla kryesore për t'ju ndihmuar të shkrepni fotot me të cilat do të ndiheni krenarë. Lexoni në vijim dhe mësoni si ta përmirësoni kompozimin, të menaxhoni dritën në zbehje dhe të rrëfeni historinë tuaj qytetëse.

1. Kompleti i fotografisë urbane

Një person që mban Canon EOS M50 ulët pranë tokës për të shkrepur një qytet natën.

Nëse po provoni fotografimin e qytetit natën, inkuadruesi elektronik në një kamerë pa pasqyra mund të jetë i paçmuar – do t'ju tregojë saktësisht sa e ekspozuar është poza dhe do të përditësohet teksa bëni ndryshime. Në DSLR, ekrani i pasmë mund t'ju ndihmojë të gjykoni cilësimet e ekspozimit, së bashku me krijimin e një pamjeje më të qartë të skenës.

Një Canon EOS M6 Mark II në një trotuar duke shkrepur një qytet natën.

Menjëherë përpara lindjes apo perëndimit të diellit, "ora e kaltër" e muzgut është një çast i mirë për të shkrepur peizazhe urbane. Cilësia e dritës ka prirjen të jetë surreale dhe rrugët janë shpesh më pak të ngarkuara. Me shumicën e objektivave, caktimi i një aperture rreth f/11 deri në f/16 i kthen pikat e shndritshme të dritës në vezullime yjesh.

Ndërsa mund të përdorni çfarëdo kamere Canon për fotografinë urbane, kamerat me objektiva të ndërrueshëm ofrojnë fleksibilitetin më të madh. E vogla është shpeshherë dhe më e mira, pasi një qasje më me takt mund të ndihmojë të shkrepni foto të arrira të jetës së qytetit ndërsa njerëzit bëjnë punë tyre të përditshme. Kamerat e Canon pa pasqyrë të serisë EOS M si EOS M50 Mark II janë veçanërisht kompakte dhe diskrete.

Shumë fotografë parapëlqejnë objektivat fikës 35mm për profilin e tyre të vogël dhe të lehtë, si dhe për fushëpamjen që ndërsa është mjaftueshëm e gjerë mund të përfshijë shumëçka në kuadër dhe pa distorsionin cilindrik në krahasim me objektivat ultrakëndgjerë. Objektivi i vogël Canon EF-M 22mm f/2 STM është absolutisht ideal me një gjatësi "efikase" prej 35.2m fokale në suaza kuadërplotash. Canon EF-M 32mm f/1.4 STM jep një perspektivë më standarde dhe apertura e tij e shpejtë është fantastike për izolimin e objekteve kundër një sfondi të turbulluar. Nëse po shikoni për fleksibilitet, Canon EF-M 28mm f/3.5 Macro IS STM është një objektiv këndgjerë me funksione të integruara për makro. Nuk është pina vetëm tek objektivi fiks ama – modeli kompakt Canon EF-M 11-22mm f/4-5.6 IS STM ia del mbanë dhe me fleksibilitetin si zmadhues këndgjerë.

Për përdoruesit e DSLR, modeli peshëlehtë Canon EOS 250D vjen me ekran rrotullues të nyjëtuar, ideal për shkrepjen e perspektivave të pazakonte dhe emocionante. Kjo është gjithashtu pjesë e shumicës së kamerave moderne të Canon, duke përfshirë modelin më të sofistikuar por relativisht kompakt Canon EOS 850D, më i përshtatshëm për fotografët entuziastë. Objektivat idealë për fotografimin e qytetit për DSLR-të e formatit APS-C përfshijnë fiksin Canon EF-S 24mm f/2.8 STM dhe zmadhuesin e vogël Canon EF-S 10-18mm f/4.5-5.6 IS STM ultrakëndgjerë – të dy fantastikë për përfshirjen edhe të ndërtesave më të mëdha në kuadër.

Duke kaluar te një DSLR kuadërplotë si Canon EOS 6D Mark II, Canon EF 35mm f/2 IS USM është një zgjedhje optimale për shkrepjen e peizazheve natyrore dorazi natën, stabilizimin optik me katër nivele dhe aperturën e shpejtë f/2 që lejon dritën atëherë kur dhe duhet më shumë. Për shkrepësit pa pasqyra, kuadërploti Canon EOS RP dhe Canon RF 35mm F1.8 IS Macro STM përbëjnë një dyshe të fuqishme, por ende kompakte. Ultrakëndgjeri mbresëlënës Canon RF 16mm F2.8 STM është një opsion fleksibël për fotografinë urbane, duke ju mundësuar të shkrepni peizazhe të gjera qytetëse, si dhe plane të afërta të detajeve arkitekturore, falë niveleve të mëdha të zmadhimit maksimal prej 0.26x.

2. Frymëzim urban

Një rrjet rrugësh natën me fenerët e makinave që krijojnë gjurmë të mirëpërcaktuara dritash.

Ekspozimet e gjata janë ideale për kthimin e trafikut të natës në gjurmë drite, duke i shndërruar skenat e rëndomta në imazhe krijuese që të lënë pa fjalë. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 15-35mm F2.8L IS USM në 61 sek, f/16 dhe ISO400. © Lorenz Holder

Të gjitha qytetet janë pika historike dhe ndërthurjeje kulturore që përmbajnë mijëra tregime të ndryshme. Teksa eksploroni një qytet, mendoni se cilat tregime të tij ju interesojnë më shumë dhe gërmoni ca më thellë. Anashkalojini pikat e mirënjohura dhe përpiqeni të gjeni një pikë fokale që do ta ftonte shikuesin në botën e fotos suaj.

Lëvizja e njerëzve, mallrave ose transporti krijojnë zemrën pulsuese të shumë qyteteve. Për ta shkrepur qytetin në lëvizje, provoni ta eksploroni me këmbë derisa të rastisni në ndonjë kryqëzim të ngarkuar dhe filloni të shkrepni disa poza nga ndonjë këndvështrim interesant.

Shumë qytete marrin një pamje të re kur bie nata. Provoni të shkrepni peizazhe qytetëse natën në vende që kanë drita të forta – si p.sh. tregjet e fundvitit të Pragës apo West End në Londër. Shkrepja e gjurmëve të dritës mund të jetë gjithashtu e çmuar. Përse të mos gjeni një këndvështrim nga lartësia, si p.sh. ndonjë urë apo çati dhe të shkrepni rrugën teposhtë?

Disa nga imazhet më të arrira të qyteteve paraqesin kontrastet – mes të vjetrës dhe të resë, paqes dhe mosmarrëveshjes, ose mes komuniteteve kozmopolite të qytetit. Përpiquni të shkrepni interpretimin tuaj të këtij motivi - për shembull, mund të vini re dikë që mediton në një park të frekuentuar të Shangait, të shkrepni një ndërtesë historike të Londrës që i bën hije një rrokaqiell i ri apo gumëzhitjen e lagjes hipster të Nju-Jorkut.

Janë pikërisht detajet e vogla ato që i japin një qyteti identitetin e vet. Shpesh të fshehura para syve tanë, shkrepja e këtyre karakteristikave mahnitëse mund të nxjerrë foto të goditura. Mendoni për fenerët e ornamentuar viktorianë të Londrës, tabelat e stacionit Art Nouveau të metrosë së Parisit ose motive në pllakat e veçanta të trotuareve të Lisbonës. Kërkoni për detaje të vogla dhe unike kur vizitoni në vijim një qytet dhe mendoni për mënyra interesante për t'i shkrepur.

3. Modalitetet më të mira të kamerës

Një person me çizme me taka duke ecur në një pellgaçe natën, ku në shesh pasqyrohen drita portokalli dhe e kaltër.

Përpiquni t'i evitoni pozat standarde të turistëve të qytetit – ia vlen të jesh krijues dhe të shikosh për perspektiva të pazakonta që shtojnë interes. Provoni të shkrepni nga shumë poshtë ose edhe nga shumë lart, që të mund të shkrepni mbi mure apo pengesa të tjera, apo mbi një turmë. Ekranet rrotulluese të shumë kamerave Canon janë ideale për këtë. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 28-70mm F2L USM në 70mm, 1/60 sek, f/2.8 dhe ISO1000. © Lorenz Holder

Një plan nga afër i faqes së një ndërtese, një numër dere metalike i ndriçuar nga drita e murit sipër.

Mos u përpiqni gjithnjë të shikoni kuadrin e plotë. Fotot e detajeve mund të rrëfejnë një histori ndryshe por shumë më efikase. Shkrepur në Canon EOS 5D Mark IV me objektiv Canon EF 35mm f/1.4L II USM në 1/664 sek, f/1,4 dhe ISO400.

Për nga natyra e vet, qytetet janë vende të ngarkuara, por mund të ketë raste kur ritmi ngadalësohet, si p.sh. natën vonë ose shumë herët në mëngjes. Për këto kohë të ditës do t'ju duhet të jeni të zhdërvjellët me fotografinë e ndriçimit të ulët. Kjo do të thotë shpejtësi të ngadalta shkrehësi, cilësime të larta ISO dhe teknika mbajtjeje të qëndrueshme të kamerës.

E para që duhet të keni parasysh kur shkrepni foto me ndriçim të ulët është, të ndaloni përdorimin e blicit nga cilësimet plotësisht automatike. Këtë mund ta bëni duke shkuar në modalitetin e "Flash Off" ose në modalitetin "Handheld Night Scene". Në modalitetin "Flash Off" kamerës do t'i duhet t'i përdorë ndryshe aftësitë e saj për të shkrepur foto pa blic. Këtë do ta bëjë duke rritur ndjeshmërinë ndaj dritës (shpejtësia ISO), duke ulur shpejtësinë e shkrehjes dhe duke hapur aperturën e objektivit.

Modaliteti "Flash Off" është gjithashtu ai që zgjidhni për shkrepjen e fotove në muze dhe pika qytetesh ku nuk lejohet fotografia me blic ose ku blici do të prishte atmosferën.

Shumë kamera të Canon, si p.sh. Canon EOS RP, kanë një modalitet "Handheld Night Scene" që shkrep një katërshe fotosh të shpejta dhe pasta i kombinon rezultatet në një kuadër të vetëm, të optimizuar për dridhje minimale të kamerës. Duke qenë se shumë qytete kanë kufizime për përdorimin e stativëve, modaliteti "Handheld Night Scene" mund të jetë zgjidhja për poza të mprehta të qytetit gjatë natës.

Një objektiv fiks me aperturë të gjerë, si p.sh. Canon RF 50mm F1.8 STM është gjithnjë i mirë për ta pasur me vete për shkrepje në ndriçim të ulët. Me përmasa të vogla dhe peshëlehtë, ky objektiv diskret ofron cilësi të mprehtë imazhi. Gama e gjerë e cilësimeve të aperturës së objektivave fiksë ofron kontroll fantastik mbi thellësinë e qartësisë. Për t'i shfrytëzuar sa më mirë këta objektiva, përdorni modalitetin "Aperture Priority (Av)" dhe kontrollojeni thellësinë e qartësisë nga e cekëta në të thellë ose përdorni modalitetin "Shutter Priority (Tv)" për të kontrolluar si shkrepet lëvizja. Një karakteristikë tjetër e këtij lloji objektivi është se duhet të lëvizni më pranë subjektit, në vend që të përdorni zmadhimin, çka bënë që të gjeni shpesh kënde më interesante prej nga ku të shkrepni.

4. Teknikat e fotografimit të qytetit

Një imazh bardhezi i qiellit të mbushur me rrokaqiej dhe ndërtesa të larta urbane.

Kalimi në modalitetin njëngjyrësh në kamerë është ideal për theksimin e hijeve, dritës dhe relievit, ndërsa bën tej me shpërqendrimin e ngjyrave. Shkrepur në Canon EOS 5D Mark IV me objektiv Canon EF 11-24mm f/4L USM në 11mm, 1/500 sek, f/8 dhe ISO100.

Një pazar turk në ambient të mbuluar. Shpejtësia e ulët e shkrepjes ka turbulluar turmën, duke theksuar sa e ngarkuar është skena.

Fotografia e qytetit është po aq për njerëzit që jetojnë në to, sa edhe për ndërtesat dhe atraksionet. Shkrepur në Canon EOS 60D (tani tejkaluar nga Canon EOS 90D) me objektiv Canon EF-S 17-55mm f/2.8 IS USM në 49mm, 2.6 sek, f/16 dhe ISO100.

Për të qenë gati për të shkrepur në çdo çast, duhet të jeni të vetëdijshëm se si ndryshon ndriçimi rreth jush teksa ecni nëpër qytet. Nëse errësohet planifikoni të rrisni ISO, të ulni shpejtësinë e shkrehësit ose të zgjeroni aperturën. Nëse drita forcohet, ulni ISO, rrisni shpejtësinë e shkrehësit ose ngushtoni aperturën. Në këtë mënyrë cilësimi i kamerës suaj do të jetë më pranë idealit nëse rastisni në ndonjë skenë spektakolare që doni ta shkrepni.

Përdorni "Monochrome Picture Style" në kamerë për të krijuar imazhe bardhezi nga brenda kamerës. Duke qenë se bardhezia varet nga dritë-hijet, përdorimi i modalitetit "Monochrome" ju ndihmon të shikoni lojën e kontrastit. LCD do t'jua tregojë fotot në bardhezi, por nëse shkrepni në format RAW, mund të ktheheni tek imazhi me ngjyra gjatë pasprocesimit në kompjuter.

Me kohën tepër që ju del në qytet mund të zgjidhni të rivizitoni një pikë të caktuar në orë të ndryshme të ditës, për të shkrepur ndryshimin e njerëzve dhe të dritës. Vetëm tri apo katër foto të shkrepura në intervale të baraslarguara gjatë ditës mund të japin një ide të mënyrës si ndryshon qyteti.

Kur shkrepni subjekte në lëvizje, si p.sh. njerëz që ecin përgjatë një ure apo sheshi, e mira është ta mbani kamerën pa lëvizur dhe ta fikni blicin, duke zgjedhur shpejtësi më të gjata shkrehjeje për të përmirësuar lëvizjen e subjektit. Kur përpiqeni për këtë lloj fotoje, shikoni për sipërfaqe dhe vend ku mund të vendoset apo mbahet kamera për stabilitet maksimal. Provoni të eksperimentoni me modalitetin "Shutter Priority (Tv)". Pasi të caktoni një shpejtësi shkrehësi, kamera e balancon automatikisht ISO dhe vlerën e aperturës, duke ju lënë të eksploroni krijimtarinë tuaj.

Nëse ju duhet ndihmë dhe udhëzime të mëtejshme për kur jeni në lëvizje, aplikacioni Canon Photo Companion vjen përplot me përmbajtje të personalizuara, sfida dhe frymëzim, duke ju ofruar të gjithë asistencën që ju duhet për t'i sjellë aventurat tuaja urbane në jetë.

Shkruar nga Matthew Richards

Produkte të ngjashme

Artikuj të ngjashëm

Këshilla për fotografinë e arkitekturës

Përfshihuni në fotografinë e arkitekturës me teknika dhe njohuri nga një profesionist i fushës.

Zbuloni fotografi rruge abstrakte

Krijoni art mahnitës nga e zakonshmja me këto teknika të thjeshta për imazhe urbane surreale.

Këshilla për kompozimin urban

Udhëzimet e Paula Stopka-s për kompozimin e fotove të spikatura të ndërtesave dhe peizazheve të qytetit.

Këshilla për fotografi rruge

Këshilla të rëndësishme për shkrepjen e imazheve urbane të mahnitshme të bazuara në arkitekturë.