Ju duhen ide për dhurata Krishtlindjeje për njerëz me dell krijues? Canon ka zgjidhjen që ju duhet. Nëse po kërkoni për dhurata unike për të kapur dhe ndarë momente të veçanta me familjen ose miqtë tuaj, ose nëse dëshironi të befasoni një videobloger që njihni me një kamerë ose aksesor të ri, do të gjeni me siguri dhuratën ideale me udhëzuesin tonë gjithëpërfshirës për dhuratat e Krishtlindjeve.
Disa njerëzve është e vështirë t'u blesh gjëra, por një aksesor i ri teknologjik mund të jetë pikërisht ajo çfarë po kërkon njeriu juaj. Ne kemi mbledhur disa sugjerime për dhuratat më të mira të Canon për këdo që i pëlqen të jetë krijues, pavarësisht buxhetit. Nga seti për videoblogim e deri te printerët kreativë të Canon dhe jo vetëm kaq, ju do të gjeni disa nga dhuratat më të përsosura për familjen dhe miqtë. Kini kujdes: ka gjasa të frymëzoheni edhe për listën tuaj të dëshirave.
Udhëzuesi i dhuratave Canon për festa
Dhurata për videoblogues, blogues dhe krijues përmbajtjesh
Nëse keni lexuar udhëzuesin tonë për kamerat e Canon për videoblogim, atëherë jeni në dijeni tanimë se Canon PowerShot V10, fitues çmimesh, është dhurata ideale për ata që duan të krijojnë video të cilësisë së lartë për t'i ndarë në internet.
Kamera është mjaftueshëm kompakte për ta marrë me vete në xhep kudo që shkoni, por vjen me sensor të madh të tipit 1.0 dhe ofron video të mprehtë 4K UHD. Ajo është e pajisur me mikrofona stereo, por ka edhe një hyrje për mikrofonin prej 3,5 mm, duke ju mundësuar të lidhni një mikrofon të jashtëm stereo, si p.sh. modeli i lehtë Canon DM-E100 për audio të qartë si kristali.
Me objektivin e saj ultra të gjerë - i barasvlershëm me 19 mm në një kamerë me kuadër të plotë - ju mund të kapni më shumë imazh brenda kuadrit, ndërsa stabilizimi i përmirësuar i imazhit bën të mundur të regjistroni një filmim të qëndrueshëm edhe kur jeni duke ecur. PowerShot V10 është përditësuar për të ofruar kohëzgjatje më të madhe filmimi, vjen e shoqëruar me funksionin e integruar për transmetim të drejtpërdrejtë dhe mund të kontrollohet në distancë duke përdorur aplikacionin Canon Camera Connect.
Përdorimi i PowerShot V10 është i lehtë falë ekranit intuitiv me prekje prej 5 cm, i cili anohet 180° në drejtim për sipër për videoblogim. Mbajtësja e saj e integruar mund të rregullohet për kënde filmimi të ulëta dhe të larta, dhe është gjithashtu e pajisur me një mbërthyese standarde stativi trekëmbësh. Për kontroll edhe më të lehtë me një dorë keni Canon Tripod Grip HG-100TBR, që vjen me një telekomandë me valë plus një kllapë praktike mikrofoni dhe që vepron dhe si stativ i fortë kur ju duhet stabilitet i mëtejshëm.
Me shumë gjasa kamera e përsosur pa pasqyrë për krijues profesionistë përmbajtjesh, Canon EOS R50 është e pajisur me veçori që gjenden në kamera më të avancuara Canon EOS R System. Por ajo është kompakte, e lehtë dhe e praktike në përdorim për ata që janë më të mësuar të filmojnë me një smartfon.
Filmat e xhiruar me EOS R50 duken fantastikë. Xhirimi i saj 4K UHD është i mbimoduluar nga 6K për të ofruar cilësi më të mirë se një video e zakonshme 4K, teksa Dual Pixel CMOS AF është përgjegjës për realizimin e mprehtësisë së çdo detaji. Kamera mund të përdoret gjithashtu si kamerë interneti për videotelefonata dhe transmetime me cilësi sa më të përngjashme me realitetin, me ekranin e saj me prekje me kënd të ndryshueshëm që e bën të lehtë xhirimin nga kënde kreative.
Dhuratat Canon për shkrepjen e momenteve me familjen – brenda ose jashtë!
Canon EOS R100 është një kamerë e shkëlqyer e gjithanshme për shkrepjen e momenteve të papërsëritshme me familjen, si foto të mirëdetajuara 24.1MP ose video mahnitëse 4K UHD. Një sistem i sofistikuar vetëfokusimi Dual Pixel CMOS siguron mbajtjen në fokus të subjekteve me lëvizje të shpejtë, ndërsa lidhja e kamerës me një objektiv me imazh të stabilizuar, si Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM, e bën më të lehtë shkrepjen e pozave të mprehta në një aventurë familjare në natyrë.
Është gjithashtu e lehtë t’i ndani këto kujtime. Kamera ka lidhshmëri Wi-Fi, çka e bën të lehtë të shtoni imazhet në mesazhe ose t’i ndani në mediat sociale, si dhe të kontrolloni kamerën në distancë për autoportrete fantastike familiare me aplikacionin Canon Camera Connect në smartfonin tuaj.
Një tjetër opsion i përshtatshëm për familjet është Canon PowerShot PX. Ky model i zgjuar kompakt mund të ndjekë automatikisht aksionin dhe të kompozojë foto e video duke përdorur objektivin e tij special me panoramim-anim. Kamera mund t'u japë gjithashtu përparësi fytyrave të caktuara brenda një skene, si dhe vjen me aktivizim zanor, duke e bërë tejet të lehtë në përdorim.
Përditësimet e fundit e kanë bërë pajisjen edhe më fleksibël, duke përfshirë modalitetin e Prioritetit të Brendshëm, i cili lejon më shumë personalizim në cilësime gjatë përdorimit të kamerës në ambiente të brendshme, si dhe funksionin Tracking Assist, i cili zgjeron aftësitë e saj për të gjurmuar njerëzit gjatë regjistrimit të videos. Mund ta përdorni gjithashtu për të shkrepur foto me butonin e komunikimit me valë.
Kamera PowerShot PX ka aplikacionin e saj falas Connect për iOS ose Android, i cili transferon imazhe dhe video nga kamera te smartfoni juaj që të mund t'i shihni dhe t'i ndani, madje ju rekomandon edhe më të mirat. Ajo mund të përdoret edhe si kamerë uebi te kompjuterët me sistemin Windows, duke e rritur kështu fleksibilitetin e saj.
Për të pasionuarit pas kafshëve të egra ka një model pajisjeje në madhësinë e pëllëmbës që quhet Canon PowerShot ZOOM. Ky monokël i veçantë vjen me zmadhim që ndërron shpejt mes 100mm dhe 400mm, dhe përmban edhe një opsion 800mm me përforcim digjital për poza kuadërmbushëse të subjekteve të largëta.
PowerShot ZOOM mund të regjistrojë video në Full HD ose të shkrepë fotografi të shkëlqyera në 12MP. Stabilizuesi i integruar optik i imazhit redukton ndjeshëm turbullimin e shkaktuar nga dridhja e kamerës, duke siguruar shkrepje të mprehta dhe të qëndrueshme. Ai është zgjedhja ideale për videot dhe fotot në natyrë, sidomos kur vjen puna për pikasjen e kafshëve të egra.
Jepeni printerin si dhuratë
Një printer kompakt si Canon SELPHY CP1500 plotëson paketën fotografike kreative të Krishtlindjes. Modeli me valë gjeneron printime të gjalla në madhësi kartoline në vetëm 41 sekonda, duke e bërë atë të përsosur për shpërndarjen e kujtimeve të mbledhjeve familjare të fundvitit në momentin që janë duke ndodhur. Printimet zgjasin deri në 100 vite1 kur ruhen në albume, kështu që gjeneratat e ardhshme do të munden gjithashtu të rijetojnë këto momente.
Printeri Canon SELPHY CP1500 mund të printojë imazhe të bukura dhe të gjalla në përmasa që variojnë duke filluar nga përmasa kartoline (100 x 148 mm) e deri në përmasa miningjitësesh (22 x 17.3 mm). Printoni thjesht dhe me valë nga smartfoni ose tableti juaj duke përdorur aplikacionin SELPHY Photo Layout. Aplikacioni ju lejon gjithashtu që të krijoni printime të personalizuara me faqosje, pulla, filtra dhe korniza të ndryshme.
Për më shumë argëtim, pajisja Canon Zoemini S2 është një pajisje dy në një që shërben si miniprinter fotosh dhe si kamerë. Shkrepni autoportrete me pasqyrën dhe unazën e dritës, si dhe kontrolloni pozën tuaj me një pamje të drejtpërdrejtë përmes aplikacionit Canon Mini Print në smartfonin tuaj. Gjithashtu mund të shtoni detaje personale me butonat Effects dhe Frames – thjesht zgjidhni të preferuarat tuaja nga aplikacioni.
Pajisja Canon Zoemini S2 është partneri ideal për shkrepjet e improvizuara, me një kamerë 8MP, teknologji printimi të qartë Zink™ dhe me funksionin e ruajtjes së fotove në një kartë Micro SD për t’i printuar më vonë. Ështe e përsosur për fotokabinat e bëra vetë për festime karnavalesh ose për festën e Vitit të Ri. Me një jetëgjatësi baterie për deri në 25 foto, nuk ka qenë ndonjëherë më e lehtë të krijosh kujtime në çast.
Muzikë dhe ndriçim për të pasionuarit pas teknologjisë
Pajisja Canon Light & Speaker ML-A është një dhuratë plot stil që konsiston në dy pajisje në një: një altoparlant me Bluetooth dhe një llambë e rregullueshme. Është shoqëruesi ideal për të krijuar atmosferë në ambientin tuaj, qoftë për punë ose argëtim.
Pajisja Canon Light & Speaker ML-A është më shumë se një altoparlant me ndriçim. Me cilësime të ndryshme ndriçimi, llamba LED plotësisht e rregullueshme mund t’u përshtatet nevojave tuaja: përdorni tonalitetin e butë dhe të ngrohtë për t’u qetësuar, ose ndryshoni llambën në cilësimin e zbardhur për punë, kreativitet ose për lexim. Krahu i anueshëm dhe i rrotullueshëm ju mundëson që ta drejtoni dritën pikërisht aty ku dëshironi.
Lidhja është e drejtpërdrejtë me pajisjen Canon Light & Speaker ML-A, pa nevojën për kabllo: transmetoni muzikën, radion ose podcast-et tuaja të preferuara përmes lidhjes me valë nga pajisjet celulare dhe kompjuterët duke përdorur teknologjinë Bluetooth 5.0. Bateria e integruar, e cila karikohet me anë të USB-së, ofron pothuajse deri në tetë orë ndriçim, pesë orë luajtje muzike ose tri orë nga secila.
Jepuni njerëzve të jetës suaj diçka që u përmirëson aspektet krijuese këtë sezon festash.
Shkruar nga Marcus Hawkins dhe Mabinty Taylor-Kamara
- Kur ruhet në album. Në bazë të analizave të përshpejtuara, duke prezumuar një temperaturë prej 23°C / 73.4°F dhe lagështirë 50%.
Produkte të ngjashme
-
PowerShot V10
Dilni në pah në internet dhe ruani taktin gjatë shkrepjes me kamerën 4K optimale të xhepit për videoblogim nga Canon. -
EOS R50
Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar. -
EOS R100
Krijoni kujtime të përsosura vizuale në cilësi të jashtëzakonshme me këtë kamerë intuitive EOS R që është gjithnjë gati. -
Stereo Microphone DM-E100
Shkrepni me lehtësi audio të jashtëzakonshme falë mikrofonit të vogël stereo që është gjithnjë gati për regjistrim. -
PowerShot PX
Shkrepini automatikisht momentet më të çmuara të jetës me këtë kamerë inteligjente që dallon fytyrat dhe lidhet me pajisjen tuaj inteligjente. -
PowerShot ZOOM
Një "PowerShot" në përmasa pëllëmbe për shkrepjen e atyre momenteve magjike të familjes apo të natyrës në 100mm, 400mm2 ose me zgjatim digjital në 800mm. -
SELPHY CP1500
Krijoni printime me ngjyra të pasura, rezistencë të lartë, në pak sekonda me këtë fotoprinter kompakt që përdoret thjesht. -
Canon Zoemini S2
Çoni autoportretet një shkallë më tej me printerin-kamerë në madhësi xhepi, të kompletuar me pasqyrë, unazë drite, shkrehës distance dhe pamje direkte.
Artikuj të ngjashëm
Realizoni fotografi më të mira për Krishtlindje se vitin e kaluar
Fotografja Lena Petrova tregon se si të përmirësoni fotografitë tuaja festive.
Dekorime tryeze me punëdore
Bëni një dekor të bukur tryeze për të gjitha rastet me Creative Park.
Këshilla për fotografimin e kafshëve shtëpiake
Zbuloni këshilla praktike për fillestarët për fotografimin e kafshëve shtëpiake. Mësoni teknikat e fotografimit në ambiente të brendshme dhe të jashtme, rregullimet e ekspozimit dhe kontrollin për rrezen e qartësisë për shkrepje të qarta dhe të spikatura.
Printimi i kartolinave të fundvitit
Stilizoni seancën tuaj festive të fotografimit dhe printoni kartolina të personalizuara për festat.