Krijoni librin tuaj me tregime për fëmijë hap pas hapi

Me Canon SELPHY CP1500, është më e lehtë nga sa mendonit që të krijoni një libër tregimesh nga e para.
Një i rritur dhe dy fëmijë ulen në një divan, duke parë një libër me tregime të punuar me dorë të krijuar duke përdorur një Canon SELPHY CP1500 dhe programin Canon SELPHY Photo Layout.

Të gjithë e dimë se loja dhe krijimtaria janë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve dhe kultivimi i këtyre në shtëpi mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar kohë cilësore së bashku si familje. Entuziastja e lojërave dhe krijuesja e përmbajtjeve Alison (all.about.the.play) beson në rëndësinë e ndihmës që u jep fëmijëve të saj – Isla dhe Callum – të mësojnë përmes krijimtarisë.

"Të dy janë shumë krijues dhe mua më duket shumë argëtuese tek ulem e krijoj punëdore me ta," - thotë ajo. “Më pëlqen të shoh imagjinatën e tyre të shpërfaqet”. - Alison-a ndan përvojat e familjes në rrjetet sociale dhe projekti i saj i fundit me vajzën e saj gjashtëvjeçare, Isla, ishte të bënte një libër krijues për fëmijë të punuar vetë duke përdorur printerin Canon SELPHY CP1500.

Krijimi i librit tuaj me tregime mund të tingëllojë sfidues, por SELPHY CP1500 mund ta thjeshtojë procesin. Pavarësisht nëse jeni duke bërë një dhuratë unike, një projekt shkollor apo histori të personalizuar para gjumit, familjet mund të punojnë së bashku për të krijuar ide. "Isla u përfshi në shumë prej vendimeve," - thotë Alison-a. "Më pëlqeu që ishte diçka që mund të krijoja me të." - Këtu, Alison-a ndan këshillat e saj për ta bërë të lehtë dhe argëtuese për të gjithë familjen.

Materialet që ju nevojiten

Printime të ndryshme, një palë gërshërë dhe një fletore e hapur pranë një Canon SELPHY CP1500 rozë ndodhen në një tryezë druri.

Canon SELPHY CP1500 ju lejon të printoni foto shpejt dhe me lehtësi nga smartfoni nëpërmjet Wi-Fi, ndaj nuk keni nevojë t'u kërkoni fëmijëve të presin apo shpenzojnë kohë duke liruar e lidhur kabllot e ngatërruara.

Një nga veçoritë e Canon SELPHY CP1500 është aftësia e tij për të printuar në letër ngjitëse të heqshme, kështu që nuk ka nevojë për gërshërë apo ngjitës kur punoni me fëmijë më të vegjël. Ky printer ju lejon gjithashtu të shtoni elemente të mëtejshme duke përdorur programin Canon SELPHY Photo Layout, duke ofruar një mënyrë për të krijuar të gjithë librin pa shumë materiale shtesë. Këtu është gjithçka që ju nevojitet:

  • Canon SELPHY CP1500
  • Smartfon me programin Canon SELPHY Photo Layout të instaluar
  • Fletorja
  • Letër fotografike, kasetë dhe bojë e përputhshme me ngjitëse Canon

Mund dhe të shtoni elemente të tjera, të cilat mund të përfshijnë materiale opsionale:

  • Një palë gërshërë
  • Ngjitës
  • Pulla
  • Bojëra, stilolapsa dhe lapsa
  • Xixa ekologjike

Rrahja e ideve

Një fëmijë e buzëqeshur duke mbajtur një copë letër me ngjyrë shikon me vëmendje të rriturën e ulur pranë saj.

Rrëfimi vizual është një mënyrë argëtuese për të diskutuar tema të ndryshme me fëmijët – pavarësisht nëse ka të bëjë me tiparet e karakterit që janë të rëndësishme, apo me çështjet me të cilat përballet planeti ynë.

Eksplorimi i ideve për tregimet dhe krijimi i personazheve tuaja të librit me tregime është mundësia e përsosur për të folur për përvojat e jetës së fëmijëve tuaj, librat dhe emisionet e tyre të preferuara – skenarin, fotot, protagonistët, temat dhe mesazhet e përfshira. Ose si mund të përdorin miqtë dhe të dashurit si frymëzim gjatë krijimit të një personazhi.

“Isla vendosi që donte të vendoste vetveten në libër, si dhe të vëllanë, Callum, mamin dhe babin”, - thotë Alison-a. “Ne kemi disa libra në shtëpi që trajtojnë tema si p.sh. çfarë ndodh nëse plastika përfundon në det, ndaj dhe Isla e kupton që duhet të kujdesemi për plazhet tona. Asaj i pëlqen t'i pastrojë hedhurinat dhe u thotë shokëve se nëse hedhin mbeturina, duhet t'i mbledhin."

Isla shton: "Breshkave u pëlqen të hanë kandila deti, por nëse qeset plastike përfundojnë në det, breshkat mendojnë se këto janë kandila deti dhe i hanë. Kjo i sëmur shumë breshkat." - Ky pasion për kafshët dhe mjedisin u bë një motiv qendror i historisë së Alison-ës dhe Isla-s.

Krijimi i personazheve dhe zgjedhja e imazheve

Një fëmijë përdor një stilolaps me ngjyra për të shkruar "i lumtur" dhe për të vizatuar një fytyrë të buzëqeshur në një fletore ndërsa printime të ndryshme, artikuj shkrimi dhe një Canon SELPHY CP1500 ndodhen në tryezë.

Fëmijët mund të zgjedhin të përfshijnë foto të tyre ose të anëtarëve të familjes në librin e tregimeve, duke u caktuar personazheve fuqi ose role të ndryshme pune që mund të shërbejnë si një mjet aspirues.

Një fëmijë e buzëqeshur përdor një stilolaps për të shkruar në një fletore, e drejtuar nga e rritura e ulur pranë saj.

“Më pëlqeu që Isla mundi të përdorte imagjinatën e saj për të krijuar librin”, - thotë Alison-a. “Ajo më kërkoi ta ndihmoja, kështu që ndihej si një projekt që ta bënim së bashku”.

Të mësuarit e krijimit të një libri me foto mund të jetë mënyra më e mirë për t'u dhënë një jetë të re kujtimeve – pavarësisht nëse është krijimi i një aventure imagjinare duke përdorur fotot e pushimeve, duke u dhënë kafshëve shtëpiake një identitet të fshehtë ose duke i transformuar fëmijët tuaj në superheronj, personazhe përrallash ose shpikës. Krijimi i një libri me tregime është gjithashtu mundësia ideale për të dalë nga shtëpia për të bërë disa foto të reja, në mënyrë që fëmijët ta shohin veten të përfaqësuar në çdo formë që ata zgjedhin.

"Sapo vendosëm që historia jonë t'i paraqiste Isla-n dhe Callum-in në plazh, gjetëm foto që i përshtateshin historisë," - shpjegon Alison-a. "Isla mendoi se mbeturinat në plazh ishin një ide e mirë dhe donte të përfshinte dhe një foto të kapëses sonë të mbeturinave." - Ndërsa përgatiste librin, Isla vizatoi një fytyrë të trishtuar për të treguar se sa e zhgënjyer ndihet kur sheh plastikë të hedhur në plazh dhe një fytyrë të buzëqeshur për të simbolizuar gëzimin kur është në gjendje të bëjë një ndryshim për mirë.

Shqyrtimi i formateve të ndryshme

Një pamje nga afër duarsh që mbajnë një smartfon, që tregon modifikimin e një fotografie në programin Canon SELPHY Photo Layout.

Mund të përdorni sete punëdoreje dhe materiale të tjera për krijimin e librave me tregime, por programi Canon SELPHY Photo Layout e bën të lehtë ta bësh gjithçka në ekran.

Në çdo bibliotekë apo librari, do të gjeni një gamë të gjerë librash të ndryshëm për fëmijë, nga librat vizatimorë dhe me figura e deri te përrallat dhe biografitë. Personazhet mund të komunikojnë në kuadrate dialogësh, vargje poetike ose nëpërmjet një rrëfyesi apo dhe shënimesh ditari.

Pavarësisht nga formati që zgjidhni, programi Canon SELPHY Photo Layout ju mundëson të shtoni tekst, konture dhe vula në foto. Për më tepër, ka shabllone për të printuar në faqosje me një ose shumë foto, së bashku me një përzgjedhje finicionesh të ndryshme. Është një mënyrë e mirë që fëmijët të përfshihen dhe të shikojnë se çfarë bën punë përpara se të shtypin butonin e printimit.

“Programi m'u duk shumë i lehtë për t’u përdorur dhe krijimtaria ishte zbavitëse”, - thotë Alison-a. “Ne provuam disa nga ngjitëset dhe skicuam disa foto me konture. Ne gjithashtu shtuam tekst, lozëm ca me kuadratet e dialogëve dhe shtuam gjithashtu një zemër në disa prej fotove. Përdorimi i veçorive të ndryshme në program e bëri librin e tregimeve të dukej argëtues dhe i ndryshëm."

Printimi i fotove dhe përgatitja e librit

Një fëmijë heq një foto nga letra ngjitëse Canon – printuar duke përdorur një Canon SELPHY CP1500 – ndërsa e mban dikush tjetër.

Letra ngjitëse u mundëson fëmijëve më të vegjël të përfshihen pa bërë rrëmujë me prerje e ngjitëse, duke ua bërë të lehtë të heqin pjesën e pasme të printimeve të fotografive dhe t'i ngjitin drejtpërdrejt në librin e tregimeve.

Një fëmijë e buzëqeshur heq një ngjitëse të vogël me numër nga një fletë ngjitësesh Canon për ta vendosur në fletoren përpara saj.

Programi Canon SELPHY Photo Layout përfshin një opsion Label Layout për printimin e miningjitëseve, të cilin Isla e përdori për të shtuar numra të bardha dhe të kaltra në librin e saj me tregime.

Pasi të keni printuar imazhet, mund të filloni të kombinoni të gjitha elementet. Në këtë pikë, mund të ndihmojë skicimi i një strukture në letër ose vendosja e fletëve në një tryezë ose në dysheme përpara se ta fiksoni përfundimisht në faqe. "Ne kishim shumë ide të ndryshme se çfarë të përfshinim, kështu që i shkruam dhe na u desh të kërkonim se cilat pjesë të vendosnim," - thotë Alison-a. "E mandej ndoqi rrjedhën e vet dhe patëm një fillim, mes dhe fund."

Fëmijët më të vegjël mund të ngjisin fotot ndërsa fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit të merren me prerjet e nevojshme. Të gjithë mund të përfshihen me elemente të tjera krijuese, si p.sh. vizatimi ose shkrimi, dhe zgjedhja e fotove për kopertinën. Mos harroni të shtoni emrat e autorëve dhe ilustruesve - që jeni ju!

Admirimi dhe shpërndarja e krijimit tuaj

Një fëmijë vendos ngjitëse Washi në cepin e një fotografie në një fletore, të krijuar duke përdorur një printer Canon SELPHY CP1500 dhe programin Canon SELPHY Photo Layout.

Puna së bashku si ekip për të krijuar diçka personale mund të jetë një përvojë e shkëlqyer lidhëse për familjet dhe pasja e një libri të sapokrijuar për t'ua treguar të tjerëve mund t'i ndihmojë fëmijët të krenohen me aftësitë e tyre krijuese.

Një fëmijë i buzëqesh kamerës ndërsa mban në dorë një libër me tregime të punuar me dorë, krijuar duke përdorur një printer Canon SELPHY CP1500 dhe programin Canon SELPHY Photo Layout.

"Mendoj se është një projekt i bukur për Isla-n," - thotë Alison-a. “Asaj i pëlqente të ishte krijuese dhe të vizatonte fotografi brenda, si dhe të shkruante pjesë të tregimeve dhe të zgjidhte ku t'i ngjiste fotot”.

"Ne zgjodhëm ta quajmë "Aventurat e plazhit të Isla-s", - thotë Alison-a. “Përdorëm filtrin bardhezi në tri foto dhe disa ngjitëse katrore për të bërë titullin, duke shtuar tekstin në ngjyrë blu që të binte në sy. Jemi vërtet të kënaqura me si ka dalë!"

Të mësosh si ta bësh vetë një libër është një mënyrë argëtuese për të kaluar kohë si familje, duke lënë imagjinatën të lirë dhe duke iu gëzuar diskutimeve rreth personazheve dhe temave. Canon SELPHY CP1500, i kombinuar me programin Canon SELPHY Photo Layout, e bën procesin të lehtë dhe pa telashe, duke i ndihmuar familjet të krijojnë në lojë e sipër. Mund ta shfaqni me krenari rezultatin në bibliotekën apo komodinën tuaj, ose mund të jetë një dhuratë e personalizuar për një të afërmin tuaj.

"Jini krijues," - këshillon Alison-a. “Nuk ka mënyrë të saktë apo të gabuar për të bërë një libër me tregime. Mund të bëni një libër për diçka për të cilën fëmija ka interes ose ndonjë udhëtim në të cilin ka qenë. Është një veprimtari fantastike për një ditë me shi. Isla-s i ka pëlqyer tek i ka lexuar librin Callum-it, ndaj nuk ka të bëjë vetëm me krijimin, por dhe me ndarjen e librit me të tjerët."

Lëreni imagjinatën të lirë duke krijuar aventurën tuaj dhe duke eksperimentuar me SELPHY CP1500 dhe programin SELPHY Photo Layout. Nuk ka kufi veç qiellit kur je autor.

Shkruar nga Kat Halstead

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

Viti im i parë në printim

Fotografja e portreteve, Jemella Ukaegbu, tregon këshillat e saj më të mira për të shkrepur dhe ruajtur vitin e parë të fëmijës suaj.

Planifikoni, luani dhe printoni

Mësoni se si mund t’ju ndihmojë aplikacioni SELPHY Photo Layout që të gjeni ide emocionuese në projekte punëdoreje.

Këshilla printimi për kthimin në shkollë

Zbuloni mënyra krijuese për t'u përgatitur për vitin shkollor me një printer Canon.

Printerët më të mirë për punëdore

Nga projektet familjare deri te ato profesionale, Canon-i ka printerin e përkryer për ju.