Shkrepeni, stilizojeni, printojeni – bëhuni krijues me gamën "Canon Zoemini"

Çlirojeni krijimtarinë kudo që të jeni me anë të një kamere çasti dhe printeri xhepi.
Një Canon Zoemini 2 dhe një pako me fletë printeri ngjitëse qëndrojnë në një tavolinë me një sërë materialesh ditari.

Pozat që ia vlen t'i ndani me të tjerët nuk vlejnë vetëm për pëlqime. Me kamerën dhe printerin e çastit Canon Zoemini S2, mund të shkrepni fotografi të përsosura ose autoportrete pa mundim duke përdorur pasqyrën e integruar dhe unazën e dritës. Stiloni dhe printoni kudo që të jeni me programin Canon Mini Print1, më pas ndërrojini, shpërndajini dhe nxirrni në pah dellin tuaj krijues.

Me minifotoprinterin Canon Zoemini 2 mund të modifikoni fotot e nxjerra nga smartfoni duke përdorur Bluetooth dhe programin Canon Mini Print, më pas t'i sillni kujtimet në jetë duke i printuar përmes lidhjes me valë dhe duke i ndarë me shoqërinë.

Të dy printerët e çastit përdorin letra Canon ZINK, që vijnë me zero bojë për printim pa telashe, ultrarezistent dhe pa njolla.

Tre printerë Canon Zoemini 2 në ngjyrë trëndafili të artë, të bardhë perle dhe të kaltër të errët janë vendosur në copa letre zhumëngjyrëshe dhe të zhubravitur, secili duke printuar një imazh të ndryshëm.

Printeri Canon Zoemini 2 vjen me tre ngjyra klasi dhe përmban një fole USB-C për karikim me shpejtësi të lartë – madje mund të printoni prej tij ndërsa është duke u ngarkuar, që do të thotë se nuk do të humbisni kurrë shansin për të krijuar kujtime në lëvizje.

BFF juaj e re

Cilindo printer të zgjidhni, mbajeni afër shoqëruesin tuaj të madhësisë së xhepit. Stili i hollë i të dyja pajisjeve ju mundëson t'i fusni në çantën ose xhepin tuaj, në mënyrë që të jeni gati për çdo gjë.

Zgjidhni nga një treshe ngjyrash për ta përshtatur printerin e xhepit me stilin tuaj personal - ruani elegancën me një ngjyrë trëndafili të artë ose të bardhë perle, ose ndiqni trending me blunë e errët.

Pasi të keni marrë aksesorin ideal, është çasti ta shfrytëzoni në maksimum Canon Zoemini 2 ose Canon Zoemini S2 – hidhuni një sy këtyre ideve për t'jua ndezur ca frymëzimin.

Dy miq shihen nga pas teksa mbajnë një Canon Zoemini S2, duke përdorur pasqyrën për të bërë një autoportret.

Drita e integruar unazë e Canon Zoemini S2 është aty për të ekspozuar në mënyrë të përsosur autoportretet tuaja dhe jep një reflektim rrethor te sytë për një pamje të lëmuar dhe të denjë për figurat e rrjeteve sociale.

1. Shkrepni

Shkrepni poza ideale çdo herë me pasqyrën për autoportrete të Canon Zoemini S2. Shkrepni pozën, nxirrni fytyrën ose përfshini dhe një shok në pozë për foto çasti të inkuadruara më së miri. Ju duhet të rregulloni pak ndriçimin? Unaza e integruar e dritës e Canon Zoemini S2 do t'ju japë atë vezullimin e figurave të rrjeteve sociale për një autoportret të denjë për t'u ndarë me të tjerët.

Për një foto në grup të të gjithë ekipit, shikoni funksionet e shkrehjes dhe të kohëmatësit në distancë të programit Canon Mini Print me Canon Zoemini S2. Hyni në pozicion duke përdorur modalitetin Live View, kapni atmosferën dhe printoni rezultatet për t'i parë të gjithë miqtë tuaj.

Nuk ka më letër? Pa merak. Mund t'i ruani të gjitha fotot në kartën Micro SD të Canon Zoemini S2 për t'i parë, printuar dhe shpërndarë më vonë.

Një palë duar mbajnë një telefon që tregon programin Canon Mini Print, duke shtuar efekte në një autoportret.

Duke shfaqur një sërë mjetesh krijuese, nga opsionet e kolazhit dhe kornizës deri te nivelet e ndriçimit, kontrastit dhe fortësisë së ngjyrave, programi Canon Mini Print ju gjendet pranë për të personalizuar fotot dhe printuar në çast nëpërmjet smartfonit.

2. Stilizojeni

Përdorni programin Canon Mini Print me Canon Zoemini 2 dhe Canon Zoemini S2 për t'u dhënë një frymë të mëtejshme pozave tuaja. Qoftë nëse janë foto të marra nga Canon Zoemini S2, autoportrete nga rrjetet sociale apo foto qensh nga kamera e telefonit inteligjent, shndritini fotot duke u rregulluar ndriçimin, kontrastin dhe fortësinë e ngjyrave në aplikacion.

Mund dhe të provoni korniza e filtra të ndryshme për një printim të stilizuar, ose shtoni disa AR, vizatime e thënie për një foto që t'ju sjellë buzëqeshje në fytyrë. Për një projekt argëtues e krijues, formoni një kolazh apo tabelë kujtimesh me fotot tuaja dhe të shokëve të ngushtë, ose shtoni disa prej momenteve më të dashura në një spango me drita të zbukuruara për një paraqitje plot shkëlqim.

Shihen një palë duar duke mbajtur një ngjitëse rrethore të një fotografie mbi një ditar udhëtimi të mbushur me shënime dhe foto.

Ngjitëset 2x3 inçë dhe rrethore ZINK janë ideale për fotoalbume.

3. Mbajeni

Jetoni dhe më pas rijetoni jetën tuaj më të mirë me printime çasti duke përdorur letra printimi ZINK me bazë ngjitëse 2x3 inçë dhe në formë rrethi. Rezistente ndaj ujit dhe grisjes, pa njolla ​​dhe me cilësi të lartë, këto ngjitëse me bojë zero janë ideale për printimin me valë të telefonit tuaj të preferuar dhe imazhet sociale nëpërmjet programit Canon Mini Print dhe Canon Zoemini 2. Ato janë gjithashtu të shkëlqyera për foto të printuara në çast duke përdorur Canon Zoemini S2.

Zbukuroni kasën e telefonit, shkrimin ose sendet e tjera kudo që të jeni, në mënyrë që të mos i lini kurrë kujtimet tuaja prapa. Nxirrni fotografi të çuditshme nga kafshët shtëpiake dhe stoliseni karrocën e koteles/qenit të të dashurit/dashurës suaj, printoni autoportrete me smartfon dhe foto në grup për të përditësuar muret e dhomës së gjumit, për t'i dhënë pak shkëlqim pasqyrës tuaj ose për t'u dhënë personalitet zotërimeve tuaja

Bëjeni printerin e çastit Canon Zoemini 2 shokun tuaj të preferuar të udhëtimit. Shkrepni foto të vendeve dhe pamjeve tuaja të preferuara dhe ngjitini përkrah kujtimeve të tjera për një album plot ngjyra të udhëtimeve tuaja. Shkruajini edhe kujtimet e shënimet tuaja që të keni kështu një makinë kohe për t'iu kthyer këtyre çasteve sërish dhe për t'i ndarë me shoqërinë.

Po organizoni një festë për ditëlindje? Provoni të krijoni një tabelë për vendosjen e fotove dhe vërini të gjithë të shkrepin e të printojnë. Ngrini një kabinë fotografike dhe stacion printimi duke përdorur ose telefonin inteligjent dhe Canon Zoemini 2 ose Canon Zoemini S2 gjithëpërfshirëse. Çdo kujtim i printuar mund të fiksohet aty që të mund ta admirojnë të gjithë e në fund ta marrë me vete vajza apo djali i ditëlindjes.

4. Shpërndajeni

Keni diçka për të thënë? Provoni të shkrepni e të printoni në çast një foto të këndshme për një shënim të personalizuar, për të thënë faleminderit apo thjesht për të dhënë pak dashuri. Thjesht bëni një portret me Canon Zoemini S2 ose në telefonin tuaj dhe më pas hapeni imazhin në programin Canon Mini Print. Shkruajeni mesazhin tuaj me një shënim të mirëmenduar, vizatim ose thënie në fund, printojeni dhe ndajeni me këdo që të dëshironi.

Të gjithë të tjerët mund të përfshihen gjithashtu. Thjesht kërkojuni shokëve t'ju dërgojnë imazhe nga telefonat e vet, më pas hapni programin Canon Mini Print dhe filloni me printimet e ngjitëseve të personalizuara të cilitdo nga Canon Zoemini 2

Një përzgjedhje e rrobave dhe aksesorëve janë vendosur në një shtrat, së bashku me kamerat dhe printerët e çastit Canon, si dhe një përzgjedhje fotografish të vogla.

Përdorni Canon Zoemini S2 kur keni veshur rroba jashtë sezonit për të bërë etiketa argëtuese që tregojnë se çfarë ka brenda çdo kutie.

5. Etiketoni

Letrat e printimit ZINK rezistente ndaj ujit dhe njollave të përdorura në Canon Zoemini 2 dhe Canon Zoemini S2 janë fantastike për kategorizimin e shtëpisë me etiketa. Sistemoni raftet e librave dhe koleksionet diskografike sipas alfabetit, ose sistemoni dollapët e kuzhinës duke vendosur gjithçka në kavanoza të etiketuar. Mund dhe të rregulloni këpucët ose bizhuteritë, apo edhe rrobat jashtë stine. Që ta kujtoni menjëherë se çfarë ka në secilën kuti, thjesht shkrepuni nga një foto të përmbajtjes dhe ngjitjani kutive nga jashtë. Gjithçka në vendin e vet.

Shndërrojini etiketat e zakonshme në etiketa unike për dhuratat e festave të fundvitit apo të ditëlindjeve. Grumbulloni pozat më të mira të shokëve tuaj dhe ngjituani dhuratave në formë etikete plot stil e që do të mbahet mend gjatë. Për raste të veçanta, përdorni pozat e çuditshme dhe autoportretet më të mira për t'i dekoruar e për të bërë kartolinat tuaja, ose ngjitjuni disa poza të posaçme për ftesa të personalizuara.

Madje mund dhe të shkoni më tej me organizimin tuaj akademik me anë të Canon Zoemini 2. Përdorni ngjitëse për të etiketuar tekstet shkollore për shkollën ose fakultetin, ose për të organizuar shënimet tuaja të përsëritjes që të lexoni përpara ndonjë provimi të madh.

Një Canon Zoemini 2 qëndron në majë të një fotoalbumi të mbuluar me fotografi të vogla, duke printuar dy autoportrete rrethore ngjitëse.

Regjistroni pamjet dhe stilet tuaja të preferuara me një autoportret të shpejtë, në mënyrë që të mbani mend gjithmonë se sa shkonte ky model flokësh me veshjen në fjalë.

6. Fiksoni stilin e çastit

Përmirësoni kredencialet tuaja stilistike me një libër të stileve tuaja personale. Shkrepni një autoportret kur jeni në ditët tuaja më të mira dhe ngjiteni në gardërobë, që ta dini gjithnjë se çfarë të vishni. Kështu mund të planifikoni edhe veshjet tuaja për pushime dhe festivale, që të dini çfarë ju duhet më përpara.

Eksperimentoni edhe me flokët duke provuar një stil të ngritur që është në modë tani, onde të plota me stil klasik, apo dhe ndonjë gërshetim kompleks dhe shkrepni poza çasti të rezultateve, për t'i pasur në të ardhmen si orientuese stili. Mund dhe t'i shkëmbeni e t'i ndani fotot me shoqërinë për të marrë gjithnjë një mendje tjetër nda dikush që e çmoni!

Patë diçka që ju pëlqen? Shkrepini një foto atyre këpucëve të bukura dhe krijoni një listë dëshirash, që ta keni gati për veten e shoqërinë, për t'i hedhur një sy sa herë që keni ndërmend të merrni diçka të mirë për vete, apo që të mund t'i ndani me të dashurit tuaj nëse doni t'ua bëni të ditur si me stil se çfarë doni për ditëlindje.

Shkruar nga Claire Price dhe Peter Wolinski

  1. Vini re: Duhet që pajisja portative të lidhet me Canon Zoemini 2 ose Canon Zoemini S2 nëpërmjet Bluetooth® dhe programit Canon Mini Print, i cili ofrohet falas në App Store dhe Google Play. Kompatibil me pajisjet celulare që funksionojnë me iOS 9.0 ose më vonë, dhe pajisjet Android me Android 4.4 ose më të vonshëm.

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

Krijoni një fotokabinë Canon Zoemini DIY

Duke përdorur Canon Zoemini S2 dhe aplikacionin Mini Print, argëtohuni më shumë në festën tuaj të radhës me kujtime në stilin e fotokabinës.

Dokumentimi i një projekti

Dokumentoni 100 ditë të një projekti personal me Canon Zoemini 2 dhe një pako letre 100-fletëshe.

Personalizoni gjërat tuaja

Printoni ngjitëse të personalizuara për sendet tuaja personale me një printer portativ Canon.

Vizualizoni stilin tuaj të pushimeve

Thjeshtoni valixhen dhe organizohuni me Canon Zoemini 2.