Mësoni si ta shfrytëzoni më së Canon PowerShot PX

Kjo kamerë e vogël dhe fleksibël vjen përplot me funksione nga të cilat mund të përfitojë e gjithë familja, nga përmirësimi i zyrës së shtëpisë deri te krijimi i videove për kanalet sociale.
Një skejtbordist në gjysmën e kërcimit përkundër një qielli të shndritshëm blu. Një Canon PowerShot PX është montuar në një stativ në të djathtën e tij.

Canon PowerShot PX është si të keni fotografin dhe filmuesin tuaj personal. Qoftë nëse organizoni një festë apo kur e përdorni si kamerë interneti, kamera kompakte PTZ (Pan, Tilt, Zoom) i shkrep automatikisht momentet. Thjesht vendoseni një sipërfaqe të rrafshët ose stativ, ndizeni dhe kur të njohë një fytyrë do të fillojë me inteligjencë të shkrepë vetë foto dhe video. Punon me bateri dhe objektivi i saj mbulon një diapazon të gjerë panoramimi, animi dhe zmadhimi.

Kjo ju lejon të gëzoni momentin – pa përmendur faktin që të jeni dhe vetë pjesë e aksionit – pa presionin që shoqëron rolin e fotografit apo filmuesit. As nuk ka nevojë të kaloni orë të tëra duke shfletuar mes fotosh e videosh për të gjetur atë që dëshironi. Gjithçka në kartën e memories së PowerShot PX shfaqet në Connect app for Mini PTZ Cam në celularin tuaj, që të mund t'i zgjidhni manualisht preferencat tuaja për t'i transferuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale. Është gjithashtu mjaftueshëm inteligjente për të rekomanduar fotot dhe videot më të mira, duke ju kursyer kohë dhe përpjekje.

Kontrolloni videon më poshtë për më shumë informacion se si ta bëni gati për punë Canon PowerShot PX.

A still showing an illustrated Canon camera on an orange background next to text that reads: PowerShot PX.

Por Canon PowerShot PX ofron më shumë se thjesht prakticitet, ama – thjesht duhet t'ia njihni pikat e forta.

Ja një larmi mënyrash se si ju dhe të njerëzit tuaj mund t'i shfrytëzoni më së miri aftësitë e veçanta të kësaj kamere inteligjente dhe këshillat për shfrytëzimin maksimal të funksioneve të saj në çfarëdo situate.

1. Mbledhjet dhe aktivitetet familjare: ruani momentet e këndshme

Një grua e moshuar e ulur i jep një dhuratë një fëmije të vogël të emocionuar. Një Canon PowerShot PX ndodhet në tryezën krah tyre duke shkrepur grupin që buzëqesh.

Canon PowerShot PX është i vogël dhe diskret, duke e bërë ideal për shkrepjen e momenteve të këndshme me familjen, çka mund të lërë më shumë mbresa se portretet e inskenuara në grup.

Një Canon PowerShot PX i vendosur në një tryezë anësore për regjistrimin e katër personave që po hanë në një festë oborri.

Canon PowerShot PX punon me bateri, që të mund ta konfiguroni jashtë, nëse ka kohë të thatë. Punon më së miri kur vendoset në një zonë me hije jo nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit.

Planifikoni një festë? Canon PowerShot PX është ideal për dokumentimin e aktiviteteve shoqërore dhe mbledhjeve familjare. Ndërsa shkopi i autoportreteve zgjatet vetëm pak metra nga përdoruesi, PowerShot PX mund të vendoset më larg për të kapur të gjithë skenën.

Vendoseni PowerShot PX përpara se të mbërrijnë të ftuarit, duke e pozicionuar në nivelin e syrit në një sipërfaqe të rrafshët dhe të qëndrueshme, që shikon mbi vendin ku do të mblidhen njerëzit dhe duke u siguruar që skena të ketë ndriçim të mirë dhe të mos ketë ndonjë gjë që i pengon harkun e panoramimit.

Në vijim mund ta lini kamerën ta bëjë vetë punën për ju. Nëpërmjet teknologjisë së njohjes së fytyrës, do të panoramojë, anojë dhe zmadhojë për kompozime optimale, duke u siguruar që grupet e festuesve të jenë të gjitha në pozë, dhe duke i korrigjuar fotot për distorsion.

Dëshironi më shumë kontroll? Connect app for Mini PTZ Cam ju mundëson konfigurimin e kamerës që t'u japë përparësi fytyrave, si p.sh. personit për të cilin po e organizoni festën, dhe në vijim renditjen e fotove sipas subjektit.

Dhe nuk ka nevojë të shqetësoheni se mos ju mbaron hapësira. Nëse mbushet karta microSD e kamerës, ka një opsion për fshirjen automatike të fotove që ju mundëson vijimin e shkrepjes. Fotot më të vjetra do të fshihen të parat, por nuk do të hiqet asnjë nga preferencat.

2. Krijimi i përmbajtjes: shkrepni aktivitete argëtuese

Një nënë i buzëqesh së bijës teksa nxjerr një kek nga furra. Turbulluar në plan të parë dhe duke regjistruar momentin, është një Canon PowerShot PX.

Connect app for Mini PTZ Cam ju mundëson të shkrepni në distancë përmes celularit. Mund ta lëvizni, anoni dhe zmadhoni kamerën për të marrë kompozimin e saktë që dëshironi, pastaj bjerini butonit të regjistrimit ose të shkrehësit për të shkrepur videon ose foton tuaj.

Nëse jeni bukëpjekës i ri, artist apo ndonjë krijues që kërkoni për mënyra më të mira si të dokumentoni arritjet tuaja, përgjigjja qëndron te Canon PowerShot PX.

Aftësitë e saj të shkrepjes autonome e bëjnë shoqëruesin ideal të kamerës për shkrepjen tuaj kur i keni duart të zëna ose të papastra – nëse i jeni futur kremit të tortës ose nëse jeni duke punuar me penel e paletë, kamera do të ishte gjëja e fundit në mendjen tuaj. Me komandat zanore jeni ju regjisori: thjesht thoni "Hello, Pixie" për të aktivizuar kamerën, "Start recording" për të filluar shkrepjen e një videoje ose "Take a picture" për të nxjerrë një foto, pastaj "Stop" për të ndaluar shkrepjen automatike*.

3. Filmimi i aksionit: bëhuni një yll i rrjeteve sociale

Një PowerShot PX montuar në një stativ për të filmuar një adoleshent mbi skejtbord.

Funksioni Tracking assist, që ofrohet përmes një përditësimi të programit të integruar, është ideal për filmimin e lëvizjes, si p.sh. të kërcimeve dhe stileve me skejtbord.

Një qen i vogël duke ndjekur një djalë që mban një top. Një kamerë PowerShot PX është montuar në një stativ plan të parë.

Thjesht aktivizoni Tracking assist te Connect app for Mini PTZ Cam. Të gjitha videot tuaja do të jenë gati në çast për shqyrtim në telefonin tuaj, që të mund të zgjidhni preferencat, të redaktoni dhe ngarkoni drejtpërdrejt në kanalet sociale.

Për yjet e apasionuar të rrjeteve sociale që duan t'i nxjerrin filmat në internet me sa më pak andralla, Canon PowerShot PX mund të jetë çelësi i suksesit të menjëhershëm në kanalet sociale si p.sh. YouTube.

Kur përdorni funksionin e shkrepjes automatike të kamerës, aftësitë e saj për panoramim, anim dhe zmadhim mund të shtojnë efekte që tërheqin shikimin në klipet tuaja. Në varësi të kushteve, kamera do të kryejë vetiu panoramime këndgjera, multipanoramime (skanim për njerëz që qëndrojnë krah njëri-tjetrit – ideale kur interpretoni diçka me një a dy shokë), ose zmadhime dhe inkuadrime (lëvizje për të inkuadruar persona që ishin jashtë pamjes) të thjeshta.

Nëse shkrepni nga distanca, një përditësim i programit të integruar, të cilin mund ta shkarkoni përmes Connect app for Mini PTZ Cam, shton funksionin Tracking assist, që ju mundëson regjistrimin e një subjekti në lëvizje edhe nëse nuk është shikon nga kamera. Mund ta nisni filmimin përmes ekranit të shkrepjes së programit, ose duke caktuar funksionin e shkrepjes në butonin e komunikimit me valë të kamerës.

Përmasat e vogla dhe pesha e lehtë e PowerShot PX mund të vendosen në pothuaj çfarëdo vendi. Për një kënd optimal, kini parasysh të përdorni stativ. Ka një mbërthyese standarde në bazën e kamerës, që të mund ta manovroni në pozicionin ideal duke vijuar me kërcimet dhe stilet tuaja duke qenë të sigurt se është e qëndrueshme dhe jeni duke marrë të gjithë aksionin në kuadër.

4. Puna nga shtëpia: përmirësoni kamerën tuaj të internetit

Një Canon PowerShot PX i bardhë qëndron në një grup të vogël librash në një tryezë të drunjtë.

Përdorimi i Canon PowerShot PX si kamerë interneti me valë ju ruan në kuadër edhe nëse jeni duke lëvizur nëpër dhomë. Ajo punon me bateri, por për mbledhje më të gjata rekomandohet të përdorni një karikues/ushqyes të përshtatshëm USB-C PD.

Kamerat fikse të internetit që kërkojnë të qëndroni pa lëvizur për kohëzgjatjen e një takimi janë standardi (pak a shumë i mërzitshëm), por duke shtuar Canon PowerShot PX në konfigurimin tuaj të punës nga shtëpia, do të keni një dimension të ri dinamik në takimet tuaja virtuale dhe prezantimet nga interneti. Duke punuar pa kabllo përmes Wi-Fi dhe Canon Wireless Webcam Utility for Mini PTZ Cam (ofrohet falas për kompjuterët me Windows 10), PowerShot PX do të përdorë aftësitë e gjurmimit për t'ju shoqëruar teksa lëvizni nëpër zyrën tuaj të shtëpisë. Me këtë liri të sapogjetur do të bëheni së shpejti zilia e kolegëve tuaj të lidhur pas tryezës.

Ndaj, qoftë nëse po planifikoni një takim me shokët apo familjen, nëse dëshironi të regjistroni videoklipe dinamike për kanalet tuaja sociale apo thjesht t'u jepni gjallëri takimeve të punës, modeli i vogël por inteligjent Canon PowerShot PX mund të bëjë gjithë punën për ju.



Shkruar nga Sam Kielsden

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

Shkrepini momentet pa u lodhur

Shkrepni momentet e ditës me lehtësi me anë të Canon PowerShot PX.

11 këshilla për fotografinë e familjes

Zbuloni këshilla e teknika për shkrepjen e portreteve mahnitëse të familjes me përfaqësuesen e nderit të Canon, Helen Bartlett.

Kamerat dhe objektivët më të mirë të Canon për videoblogim

Canon prodhon një sërë kamerash dhe objektivësh që janë ideale për krijuesit e përmbajtjeve. Ky udhëzues do t'ju ndihmojë të gjeni atë që ju përshtatet më së miri.

Përfitimet e kamerës së duhur

Mësoni se si mund t'ju ndihmojë Canon EOS R100 të regjistroni kujtime të çmuara.