Janë qindra ide dhe shabllone punëdoreje nga të cilat mund të zgjedhësh në Canon Creative Park, që variojnë nga arkitektura deri te dekori sezonal. Thjesht zgjidhni shabllonin tuaj dhe ndiqni udhëzimet. Por si duhet të veproni nëse dëshironi që të kaloni në një nivel tjetër? Këtu ju vjen në ndihmë artisti dhe ilustruesi Zack Mclaughlin i Paper & Wood.
Prej shumë kohësh, Zack ka një dashuri për natyrën dhe një interes të veçantë për zogjtë, si për t'i parë ata ashtu edhe për t'i fotografuar me Canon EOS 90D. Ai ka krijuar instalacione për dyqane të famshme, muze si dhe për Sir David Attenborough. Vëmendja e Zack për detajet është ajo që e dallon nga të tjerët dhe admirimi i tij për natyrën vihet re në të gjitha krijimet e tij.
Është e përshtatshme që Zack, një admirues i zogjve zgjodhi një martin peshkatar si fokusin e tij për sfidën e punëdores 3D.
Zbuloni botën e punëdores artistike me Canon Creative Park
Fillimi
Hapi i parë i çdo procesi krijues duhet të jetë vrojtimi dhe përgatitja. Zack kishte pikasur dhe fotografuar disa martinë peshkatarë në kënetat e zonës. "Më pëlqen të dal dhe të fotografoj natyrën veçanërisht herët në mëngjeset e qeta, duke pasur atë momentin e qetësisë", thotë Zack. "Dua ta marr atë ndjesi brenda."
Së bashku me imazhet e veta, Zack shpesh studion libra dhe vizatime në internet për t'u përgatitur për krijimin. Pasi zgjodhi shabllonin e tij për martinin peshkatar në Canon Creative Park – që ofrohet si një aplikacion për smartfon dhe faqe interneti – ai e printoi atë dhe imazhet e tjera për frymëzim me printerin Canon PIXMA TS5350a Series.
Për t'u siguruar që mori printimin e përsosur, me ngjyrat dhe skicat e duhura, Zack ndoqi një proces të shpejtë dhe të thjeshtë për mirëmbajtjen e printerit te"Cilësimet", duke kryer të gjitha kontrollet e nevojshme. Ai gjithashtu e kaloi modalitetin te "Cilësia më e mirë" në vend të "Draft" ose "Modaliteti standard". Pasi e mbaroi këtë punë, nisi të krijojë.
"Më pëlqen sfida e të përdorurit material si letra për të rikrijuar diçka kaq të bukur që ekziston në natyrë", thotë Zack. "Ka kaq shumë gjëra që mund të bësh me letrën, si për shembull të krijosh reliev dhe Canon Matte Photo Paper është materiali i përsosur për këtë. Të gjitha letrat janë disi të buta kështu që duke ushtruar presion, ti krijon forma të dhëmbëzuara. Është diçka e bukur të ndryshosh mendjen e njerëzve që letra nuk është thjesht diçka e mërzitshme; ajo ka kaq shumë potencial!"
Planifikimi dhe procesi
Nuk është e habitshme që bërja e shabllonit standard të martinit peshkatar në Canon Creative Park ishte shumë e thjesht për Zack, por ai shtoi disa detaje personale të cilat mbështesin motivin e tij kryesor - sjelljen në jetë të zogjve të tij prej letre.
"Gjithmonë përpiqem që t'i bëj modelet e mia reale", shpjegon ai. "Magjia është te detajet. Vetëm kur shikon nga shumë afër mund të fillosh të kuptosh se si bëhen ato."
Pasi Zack i kishte printuar të gjithë elementët e rrafshët dhe i kishte prerë me bisturi, ai shtoi puplat prej letre para se të ngjiste pjesët së bashku. Duke përdorur letër me ngjyrë dhe teksturë 160gsm, Zack preu një formë të thjeshtë gjetheje dhe e mbajti midis gishtave. Duke mbajtur gërshërët në një gisht tjetër, ai më pas preu rreth anës, duke krijuar thekë në secilën pjesë. Ai e bën këtë me zhdërvjelltësi për të gjitha projektet. "Nuk e kam prerë ndonjëherë veten", thotë ai. "Unë kam një gisht për siguri në pjesën e pasme që të mund të ndiej se ku është tehu në çdo kohë."
Zack përllogarit se përdor rreth 400 pupla prej letre për martinin e tij peshkatar dhe këshillon që gjithmonë të fillohet nga bishti dhe më pas të vazhdohet lart. Duke shtuar të gjitha pendët shtesë me puplat e tjera, Zack e kuptoi që sqepi dhe këmbët duhet të ishin 10% më të mëdha ose përndryshe do të dilnin jashtë përmasave.
Vëmendja ndaj detajeve
Pasi zogut i ishin vendosur puplat, ishte ngjitur dhe tharë, Zack përdori bojëra akriliku për të shtuar detaje. "Fatmirësisht, shabllonët Creative Park janë vërtet të detajuar dhe në këtë mënyrë më ndihmuan me ngjyrosjen e zogjve", thotë ai.
Ai i vuri bojë sqepit pasi e pikturoi atë për t'i dhënë një pamje reale dhe përshtati sytë e martinit peshkatar për ta bërë atë më të vërtetë, duke përdorur topa akriliku dhe duke i pikturuar. Ai më pas krijoi një qepallë të dytë nga një shabllon tjetër në mënyrë që sytë të dukeshin disi të futur.
Për Zack, arti i punëdores dhe krijimit është si meditim. "Ti thjesht harron çdo gjë tjetër që ekziston, edhe kur krijimi nuk shkon sipas planit", thotë ai. "Thjesht nuk mund të mendosh për asnjë nga problemet në jetën tënde. Nuk ka ekrane që të shpërqendrojnë pasi je duke i përdorur duart. Është shumë e prekshme dhe të largon nga gjithçka tjetër."
Produkti i përfunduar
Pasi ishte afër përfundimit, u bënë disa modifikime, si për shembull përkulja e kokës me drejtim për poshtë në mënyrë që të dukej sikur zogu ishte gati që të sulmonte ndonjë peshk të pandërgjegjshëm. Në fund, Zack vendosi që ta shfaqte të ulur në një degë në një kavanoz në formë kambane. "Kam vendosur një tel metalik në bazë dhe i kam dhënë formë duke përdorur stuko për modelet dhe një kruajtëse dhëmbësh për të krijuar teksturë para se ta pikturoja", shpjegon ai.
Për shumë nga ata që shohin veprat e Zack, kjo mund të jetë mënyra e vetme që të afrohen dhe të ekzaminojnë disa nga këta zogj. "Dua që t'i bëjë personat më të ndërgjegjshëm dhe të vlerësojnë më shumë natyrën; gjithashtu kam si synim që të sjell natyrën brenda dhe të mos e shqetësojë në botën e jashtme. Ajo çka unë bëj, më përpara ka qenë e ngjashme me balsamosje vegane" thotë ai me shaka.
Nëse jeni frymëzuar nga krijimet e mrekullueshme të punëdores së Zack, përse nuk e provoni të krijoni vetë me shabllonet e disponueshme në Canon Creative Park? Mos harroni të ndani artin tuaj prej letre në rrjetet sociale duke përdorur etiketën #MadeWithPIXMA.
Shkruar nga Natalya Paul
Produktet e lidhura
-
Matte Photo Paper MP-101D
Bëjini idetë tuaja realitet me këtë material fleksibël. Ideale për amatorët dhe profesionistët e punimeve me dorë, kjo është zgjidhja më e përshtatshme për krijimet tuaja të kartave të urimeve, fragmentet për fletore ose projektet e punëdores nga "Creative Park". -
PIXMA TS5350a Series
Ekspozoni kredencialet tuaja të dizajnit me administrimin fleksibël të materialeve, aplikacionet interesante krijuese dhe mundësitë praktike të lidhjes me celularët inteligjentë të printerëve të serisë "PIXMA TS5350a"
Artikuj të ngjashëm
Ide për vizatime në miniaturë me Canon SELPHY Square QX10
Krijoni një galeri arti në miniaturë me këshilla dhe marifete nga specialistët e dioramës, Ole Friedrich dhe Esther Mora Chavarria.
Atraksione punëdoreje
Festoni vende të veçanta me një printer Canon PIXMA dhe Creative Park.
Printerët më të mirë për disenjatorët
Printerët janë mjete thelbësore për disenjatorët - ne ju ndihmojmë të zgjidhni modelin e duhur për nevojat tuaja.
Printerët më të mirë për punëdore
Nga projektet familjare deri te ato profesionale, Canon-i ka printerin e përkryer për ju.