Nuk është gjithnjë e mundur ta kaloni kohën me njerëzit që doni dhe, ndërsa emaili, rrjetet sociale dhe videotelefonatat kanë revolucionarizuar mënyrën si komunikojmë në distanca të mëdha, ato nuk janë për të gjithë. Gjyshërit mund të kenë vështirësi me teknologjinë, fëmijët e vegjël mund të mos kenë durimin e duhur dhe gjithë të tjerët mund të jenë më se të lodhur duke parë ekrane gjatë punës saqë nuk duan t’i shohin më edhe në kohën e lirë.
Fotot shkrepin momentet në kohë dhe kur zgjidhni t’i printoni këto momente u jepni atyre edhe më shumë rëndësi. Vendosja e fotove të shoqërisë apo të familjes në shtëpinë tuaj ju ndihmon të jeni më të lidhur me ta, dhe përpilimi i një koleksioni printimesh në një fletore apo album ju mundëson t’i shikoni me lehtësi kujtimet, duke i bërë ato dhe një dhuratë të mirëmenduar për dikë.
Ja disa sugjerime se si ta shfrytëzoni fuqinë atmosferëndryshuese të printimit.
Fuqia atmosferëndryshuese e printimit
Vendosini fotot në vende ku mund t’i shikoni
Shikimi i fytyrave të shoqërisë apo të familjes në foto, ju bën të ndiheni më të gëzueshëm. Deri vonë ka qenë e zakonshme që njerëzit të mbanin foto të njerëzve të tyre të dashur nëpër çanta e kuleta – dhe nëse qëllonte të kishin ndonjë ditë të keqe, i hidhnin një sy fotos për të ndryshuar humorin. Fotot digjitale të ruajtura në celularë mund të jenë alternativa moderne, por është gjithsesi më e lehtë ta ndjeni këtë lidhje përmes një fotografie të printuar. Vendosini fotot në pikat ku kaloni më shumë kohë, si p.sh. në kuzhinë apo në zyrë, për t’i dhënë vetes ca ndryshime të shpejta humori gjatë ditës.
Printeri Canon PIXMA TS5350a Series është një zgjedhje fantastike për printimet e përditshme. Lidheni drejtpërdrejt me celularin dhe printoni pa bordura në foto 4x6 në vetëm 36 sekonda.
Kthejini printimet tuaja në punëdore
Krijimi i fletoreve të kujtimeve është një projekt argëtues që mund t’i zbavitë fëmijët për orë të tëra. Mund dhe t’i ndihmojë të ruajnë lidhjen me familjarët të cilët mund të mos i kenë takuar për ca kohë.
SELPHY Square QX10 është printeri ideal për fletoret e kujtimeve. Lidheni printerin drejtpërdrejt me telefonin përmes Wi-Fi dhe aplikacionit SELPHY Photo Layout dhe lërini fëmijët të shtojnë filtra, bordura dhe tekst nëpër fotot e koleksionit tuaj përpara se t’i printoni. Pas printimit mund t’ua shqitni letrën e pasme printimeve dhe t’i ngjisni drejtpërdrejt në fletore, pa qenë nevoja për ngjitëse apo vinovil. Bordura e bardhë është ideale për të shkruar shënime të personalizuara apo diçitura argëtuese.
Nëse mendoni se fletoret e kujtimeve janë vetëm për fëmijë, po sikur ta rizbulonit harenë e krijimit të albumeve tuaja fotografive apo të shkrepnit e printonit foto të përditshme për të shoqëruar shënimet në ditar? Pa tela dhe portative, mund të printoni kudo me SELPHY Square QX10, çka do të thotë se mund ta mbani në tryezën tuaj apo dhe përkrah ditarit në udhëtimin tuaj fundjavor të radhës.
Kujtoni momentet
Jetimi i momentit shkon përtej kalimit të çasteve të bukura. Do të thotë të jesh i pranishëm dhe të dish ta vlerësosh çdo ditë për atë që është. Fotot mund të ndihmojnë në lartësimin e momentit, qoftë nëse jeni duke festuar një ditëlindje me shoqërinë e ngushtë, qoftë nëse jeni duke bërë diçka të thjeshtë si p.sh. duke shëtitur qenin. Një foto digjitale e qenit tuaj mund të humbasë kot në njësitë ruajtëse të celularit apo kamerës suaj, por një printim çasti i jep më rëndësi momentit.
Canon Zoemini S2 është kamerë 8MP dhe njëherësh printer çasti. Me pasqyrën për autoportrete dhe unazën e integruar të dritës, ajo ndihmon që të dukeni në më të mirën tuaj kur shkrepni momentet personale. Canon Zoemini S2 mund ta lidhni me celularin përmes Bluetooth dhe aplikacionit Canon Mini Print, që do të thotë se edhe nëse harroni ta merrni me vete, mund ta lartësoni momentin duke e printuar foton sapo të ktheheni në shtëpi.
Dërgojini fotot me postë
Vetëm fakti se fotot mund të ndahen në çast përmes internetit s’do të thotë që dërgimi i fotove me postë ka më pak rëndësi. Gjyshërit mund të mos jenë aktivë në rrjetet sociale dhe as ndihet rehat me videotelefonatat, por mund të kenë dëshirë të marrin foto të printuara të nipërve e mbesave – apo edhe fletore kujtimesh të bëra vetë – me anë të postës. Dhe jo vetëm gjyshërit. Kujt nuk do t’i pëlqente të merre foto të kujtimeve të veçanta përmes postës fizike? Gjithsesi ia kalon zarfeve me fatura!
Dërgoni foto të nxjerra e të printuara në çast me Canon Zoemini S2 ose printoni kopje të shumta të së njëjtës foto – një për vete dhe një për të tjerët – me SELPHY Square QX10. Ose nëse ju pëlqen të dërgoni diçka pak më të madhe, ngarkojeni printerin PIXMA me foto të përmasave standarde (4x6) ose me A4 Glossy Photo Paper.
Pavarësisht nëse printoni për t'i kujtuar vetes momentet e kaluara, për t'ju ndihmuar të lartësoni momentin aktual apo për të ruajtur lidhjet me shoqërinë dhe familjen të cilët mund të mos jeni në gjendje t'i vizitoni aq sa dëshironi, ka kaq shumë shumë mënyra që printimi mund të ketë një ndikim pozitiv në jetën tuaj.
Shkruar nga Matthew Bowen