Kompleti i sugjeruar për fotografinë bardhezi
Imazhet dramatike bardhezi shpesh janë me kontrast të lartë. Kjo e bën të rëndësishme pasjen e një diapazoni të mirë dinamik për kamerën, në mënyrë që të mund të ruajë detajet si në ndriçime, ashtu edhe në hije të errëta. Për numrin e megapikselëve, një kamerë kuadërplotë arrin diapazon më të mirë dinamik se një model APS-C, ndaj kamerat si Canon EOS RP, EOS R6 dhe EOS 6D Mark II punojnë veçanërisht mirë. Sidoqoftë, kamerat me sensor për preje figure si p.sh. Canon EOS M50 Mark II dhe PowerShot G7 X Mark III mund të arrijnë foto mahnitëse bardhezi, pavarësisht se kanë sensorë më të vegjël imazhi.
Të gjitha këto kamera mund të shkrepin imazhe në modalitet cilësie RAW, me thellësi ngjyrash në 14 bit. Kjo mundëson një diapazon më të madh dinamik se modaliteti 8-bit JPEG, duke mundësuar një diapazon më të madh në ndryshimin e ndriçimit dhe shtyrjen e kontrastit gjatë editimit të imazheve në një program si DPP.
Monochrome Picture Style që përmbajnë të gjitha këto kamera vjen me përfitimet e mëtejshme që mund të zbatoni filtra digjitale në stadin e shkrepjes, si p.sh. të verdhë, portokalli, të gjelbër ose të kuqe për përmirësim progresiv të kontrastit dhe dramaticitetin e qiejve blu me re. Ka edhe efekte tonale si p.sh. Sepia për krijimin e një pamjeje të vjetruar. Një avantazh i kamerave pa pasqyrë është se mund t'i shqyrtoni efektet e filtrit dhe tonale drejtpërdrejt në inkuadrues gjatë shkrepjes. Ka dhe një shqyrtim në ekranin e pasmë të një DSLR nëse shkrepni në modalitetin Live View.
Një avantazh i cilësdo kamerë pa pasqyrë EOS ose sistemi DSLR është se mund të vendosni objektivin ideal për çdo skenar shkrepjeje. Objektivat zmadhues si p.sh. Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM dhe RF 24-105mm F4L IS USM ju japin lirin të shkrepni me një larmi të gjerë gjatësish fokale pa ndërruar objektiv. Por, objektivat fiksë "më të shpejtë" si p.sh. Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM, RF 50mm F1.8 STM dhe RF 85mm F2 MACRO IS STM mundësojnë shpejtësi më të larta në ndriçim të ulët, që të mund ta fiksoni lëvizjen pa qenë nevoja ta rrisni dhe aq cilësimin ISO, çka ndihmon në fotografinë bardhezi pasi e mban në minimum zhurmën e figurës. Mund dhe të arrini një rreze më të ulët qartësie për izolimin e subjektit kryesor në një skenë dhe reduktimin e shpërqendrimit të një sfondi të mbingarkuar.
Imazhet e forta bardhezi shpesh përmbajnë detaje shumë të imëta dhe relieve të pasur. Për të ndihmuar në ruajtjen e tyre te shkrepja dorazi, fotostabilizimi efikas mund të jetë një prej avantazheve kyçe. Të gjithë objektivat IS nga Canon të listuar më lart përmbajnë fotostabilizim optik, ndërsa dy objektivat Macro IS kanë një fotostabilizator "hibrid" që ruan efikasitet më të madh gjatë shkrepjes së planeve të afërta. Canon EOS R6 ka një IBIS (fotostabilizator brenda kamere) me 5 boshte që arrin deri në 8 nivele stabilizimi kur përdoret me objektiva të përshtatshëm. EOS R6 ndihmon dhe në arritjen e qartësisë edhe në pozat më të vështira, me sistemin e vetëfokusimit.