Videoblogimi është një mënyrë fantastike për t'ju bërë të njohur tek të tjerët – dhe për të filmuar për videobloge, ju duhet një kamerë videoblogimi. Qoftë nëse dëshironi të bëheni ndikues me mijëra ndjekës në rrjetet sociale dhe abonentë në YouTube, apo nëse thjesht doni të argëtoheni duke dokumentuar hobin tuaj apo aventurat e pushimeve, keni shumë mënyra për të qenë krijues dhe për të treguar vetveten tuaj të vërtetë përmes një videoblogu. Është e vërtetë se tanimë ka shumë videoblogerë rreth e rrotull, por personat e shoqërueshëm dhe krijues do të gjejnë gjithmonë një mënyrë për t'u dëgjuar.
Tani, mesazhi dhe stili varen nga ju, por kamerat dhe objektivët e videoblogimit të Canon të renditura këtu do t'jua bëjnë argëtuese dhe të lehtë t'i realizoni idetë, ndërsa do t'ju japin cilësinë e videos dhe kontrollin krijues që ju nevojitet për të krijuar një videoblog të rafinuar. Të gjitha këto kamera videoblogimi të Canon kanë Wi-Fi dhe Bluetooth të integruar, si dhe aftësi transmetimi të drejtpërdrejtë, që të mund t'i ndani videot dhe fotot në çast duke i transferuar krijimet tuaja përmes lidhjes me valë drejt pajisjes suaj inteligjente për t'i ngarkuar në rrjetet sociale.
Këtu janë kamerat dhe objektivët më të mirë të videoblogimit të Canon për këdo që i ka hyrë videoblogimit apo që është gati për të kaluar në nivelin tjetër – lexoni më tej për të zbuluar pse.
Kamerat dhe objektivët më të mirë të Canon për videoblogim
1. Canon PowerShot V10
Kamera e videoblogimit më e vogël dhe më e lehtë për t'u përdorur e Canon, me mbajtëse të integruar
- Sensori: 13.1MP CMOS 1-inçësh1
- Sistemi AF: AF e vazhdueshme me gjurmim të subjektit
- Ekrani: 5 cm me anim dhe me prekje
- Fotostabilizimi (në modalitetet e filmit): Movie Digital IS ose Auto Level
- Rezolucioni maksimal i videos: 4K (3840 x 2160)
- Audioja: Mikrofona të integruar stereo dhe hyrje mikrofoni
- Mbajtësja: Mbajtëse e integruar
- Filma: ka format kuadri vertikal
- Pesha: 211 g
Komandat e thjeshta të Canon PowerShot V10, dizajni kompakt dhe modalitetet plotësisht të automatizuara e bëjnë të lehtë nisjen me videoblogimin. Ajo ofron gjithashtu një modalitet Manual dhe një sërë veçorish të avancuara krijuese kur të jeni gati për t'i çuar gjërat më tej. I lehtë dhe mjaft kompakt për t'u futur pa mundim në xhepin tuaj, ai do të shkojë kudo që të shkoni dhe do të jetë gati për videoblogim ose transmetim të drejtpërdrejtë kur t'ju vijë frymëzimi.
Nëse jeni i ri në videoblogim, mund të përfitoni nga modaliteti Auto Movie i PowerShot V10, modaliteti i filmit Smooth Skin, dhe vetëfokusimi i Face Tracking. PowerShot V10 mund të regjistrojë video deri në 4K UHD me 30fps dhe Full HD me 60fps dhe objektivat e tij ultra të gjerë 6.6mm f/2.8 (ekuivalent 35mm me gjatësi fokale 19mm) lejojnë dritë të bollshme kur shkrepni në ambiente të mbyllura ose më vonë gjatë ditës dhe arrin rreze të ulët qartësie. Ka një ekran rrotullues që të mund ta kontrolloni me lehtësi inkuadrimin kur videoblogoni me kamerën dhe një mikrofon të integruar stereo për cilësi të arrirë të zërit, plus një mikrofon 3.5mm nëse dëshironi të përdorni një mikrofon të jashtëm si p.sh. Canon Stereo Microphone DM-E100.
Ndryshe nga smartfoni, PowerShot V10 vjen me një mbajtëse të integruar që mund të rregullohet si për shkrepjen me kënd të lartë, ashtu edhe për kënd të ulët, pa pasur nevojë për stativ (megjithëse ka mbërthyese standarde stativi, ndaj është gati ta përdorni një nëse dëshironi).
PowerShot V10 është krijuar për ta bërë shpërndarjen aq të thjeshtë sa shkrepjen, duke përdorur programin falas Canon Camera Connect në smartfonin tuaj. Është gjithashtu i pajtueshëm me shërbimin e resë kompjuterike image.canon, që të mund të ngarkoni automatikisht përmbajtjen në renë kompjuterike dhe ta dërgoni në shërbimet e internetit, si p.sh. Google Drive™ dhe YouTube.
2. Canon PowerShot G7 X Mark III
Kamera në madhësi xhepi dhe e gjithanshme e videoblogimit nga "Canon"
- Sensori: 20.1MP Stacked CMOS 1.0
- Ekrani: 7.5cm me anim dhe me prekje
- Sistem vetëfokusimi: Vetëfokusim i vazhduar me gjurmim 31-pikësh fytyre dhe objektesh
- Fotostabilizim: IS 4-nivelëshe me zhvendosje objektivi, Intelligent IS me Advanced Dynamic IS me 5 akse dhe Auto Level
- Rezolucioni maksimal i videos: 4K (3840 x 2160)
- Filtri: pa filtër të integruar ND
- Filma: ka format kuadri vertikal
Canon PowerShot G7 X Mark III është një kamerë xhepi, me sensor të madh dhe kompakte, me një objektiv të integruar 24-100mm (i barasvlershëm) f/1.8-2.8. Kombinimi i peshës së lehtë dhe sensorit të madh e bëjnë të lakmuar nga videoblogerët dhe kamerën më të mirë për videoblogim në lëvizje në YouTube. Mund ta mbani në xhep dhe ta merrni me vete kudo që shkoni - do të përballojë çfarëdo që mund t'i vini përpara. Objektivi i integruar është i shpejtë rrufe, që do të thotë se asnjë çast nuk do t'ju shkojë dëm dhe ekrani me kthim e bën inkuadrimin më se të lehtë kur jeni në lëvizje.
PowerShot G7 X Mark III ju jep një diapazon të gjerë fokal me mbulim të jashtëzakonshëm. Kështu që në aktivitete sportive mund të shkrepni një skenë të tërë përpara se ta zmadhoni pamjen te pika 100mm e diapazonit fokal për të shkrepur aksionin. Në vijim zvogëlojeni pamjen, ktheni ekranin me prekje, shtypni ekranin dhe regjistroni reagimin tuaj!
PowerShot G7 X Mark III vjen dhe me modalitet fantastik pikasjeje të fytyrës dhe gjurmimi. Kjo do të thotë që mund të lëvizni lirshëm përreth, të ngrini duart përpjetë nga emocionet dhe të tregoni se cili është reagimi juaj ndaj situatave që ndodhin, e të gjitha këto pa u shqetësuar nëse fytyra do t'ju dalë jashtë zonës së qartësisë.
PowerShot G7 X Mark II ia del mbanë më së miri në të gjitha kushtet e ndriçimit, qoftë nën rrezet e forta të diellit apo në dhomat me llamba, gjë që e bën ideal për një kamerë të gjithanshme.
Do të keni mundësi të shkrepni filmime me stabilitet të pabesueshëm edhe në zmadhim të plotë të pamjes, edhe kur panoramizoni apo kur jeni në lëvizje, falë stabilizimit të avancuar dinamik të figurës me 5 boshte që kundërvepron ndaj dridhjeve të kamerës.
3. Canon EOS R50
Një kamerë peshëlehtë 4K videoblogimi Canon me objektiva të këmbyeshëm për filmim në shtëpi ose në lëvizje
- Sensori: 24.2MP CMOS formati APS-C
- Sistemi AF: Dual Pixel CMOS AF II me Eye/Face Detection dhe Tracking AF (njerëz, kafshë dhe automjete)
- Ekrani: 7,5 cm, 1.62M pika, rrotullues, me prekje, LCD
- Rezolucioni maksimal i videos: 4K (3840 x 2160); mbimoduluar nga 6K
- Sistemi i objektivit: objektiva RF dhe RF-S; objektiva EF dhe EF-S me adaptorë montimi
- Inkuadruesi: inkuadrues me 2.36M pika, OLED, me ngjyra, elektronik (EVF)
- Audioja: Mikrofona të integruara stereo; hyrje mikrofoni
- Modalitet vetëkronometrimi filmash: 2 sekonda, 10 sekonda, telekomandë
- Filma: ka format kuadri vertikal
- Pesha: 375 g
Me sensorin e vet 24.2MP APS-C, EOS R50 është mjaftueshëm i fuqishëm për të krijuar përmbajtje 4K me cilësi të lartë dhe të paprerë në shtëpi, si dhe është mjaftueshëm peshëlehtë për videoblogim në lëvizje. Falë dizajnit kompakt, ekranit me artikulacion të plotë rrotullues me prekje dhe komanda intuitive, EOS R50 është gjithashtu i lehtë për t'u përdorur në çfarëdo situate që ju kërkon frymëzimi.
Gati për t'i shpënë punët në tjetër nivel? EOS R50 vjen me sistemin më të fundit inteligjent të vetëfokusimit të Canon, me gjurmim syri, fytyre, koke dhe trupi në video dhe një modalitet të dedikuar demonstrimi të produkteve për t'u siguruar që fokusi të ndryshojë në mënyrë të besueshme mes jush dhe çfarëdo produkti që jeni duke shfaqur.
EOS R50 shkrep video 4K, të mbimoduluar nga sensori 6K për cilësi maksimale, plus Full HD 120fps për efekte kinematografike me lëvizje të ngadalësuar. Mund të shkrepni filmime gati për rrjetet sociale falë formatit vertikal të regjistrimit të EOS R50, 9:16 dhe lidhjes me Wi-Fi. Përveç një mbërthyeseje shumëfunksionale për aksesorët elektrikë, EOS R50 ka fole micro-HDMI dhe stereo 3.5mm për lidhje aksesorësh si p.sh. monitorë dhe mikrofona.
4. Canon EOS R10
Kamera më e mirë e videoblogimit e Canon për krijuesit e rastësishëm të rrjeteve sociale
- Sensori: 24.2MP formati APS-C
- Sistemi AF: Dual Pixel CMOS AF me gjurmim të syve, fytyrës, kafshëve dhe automjeteve
- Ekrani: 7.6cm, 1.04M pika, rrotullues, me prekje, LCD
- Rezolucioni maksimal i videos: 4K (3840 x 2160); 6K (mbimodulim)
- Sistemi i objektivit: objektiva RF-S; objektiva RF (me faktor prerjeje 1.6x); objektiva EF dhe EF-S me adaptorë montimi
- Inkuadruesi: 2.36M pika, elektronik (EVF), me zmadhim 0.95x
- Audioja: Mikrofon i integruar me reduktim të zhurmës së brendshme; hyrje mikrofoni
- Modalitet vetëkronometrimi filmash: 2 sekonda, 10 sekonda, telekomandë
- Filma: ka format kuadri vertikal
- Pesha: 429 g
Pavarësisht nëse jeni videograf entuziast me një llogari në rritje e sipër në rrjetet sociale apo fillestar që kërkon kamerën më të mirë të videoblogimit për të nisur karrierën në YouTube, Canon EOS R10 ju gjendet në krah. Një pikënisje ekonomike në modelet pa pasqyrë të Canon EOS R System, EOS R10 ju mundëson mbërthyeset RF të nivelit profesional të Canon, për vetëfokusim të shpejtë rrufe duke përdorur objektivat e posaçëm RF-S. Këto përfshijnë modelin ekonomik dhe kompakt Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM, një objektiv ideal përdorimi të përgjithshëm për t'u njohur me sistemin pa pasqyra.
AF me vetëpërmirësim të thelluar programatik i Canon i mundëson EOS R10 të gjurmojë pa mundim sytë dhe fytyrat në 100% të kuadrit2, saqë pavarësisht nga kushtet e ndriçimit, do të jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes. Për t'u siguruar që kafshët tuaja shtëpiake të mos mbesin jashtë, EOS R10 mund të gjurmojë edhe kafshët.
Sensori i tij 24.2MP APS-C ofron cilësinë që ju nevojitet për t'u siguruar që përmbajtja juaj të duket e pabesueshme, duke ofruar 4K deri në 60p pa kufizim në kohën e regjistrimit. Për efektin e ngadalësimit kinematografik, EOS R10 regjistron 120fps në Full HD, ndërsa modalitetet e tij vertikale të shkrepjes nxjerrin pamje të gatshme për rrjetet sociale, për Instagram Stories dhe TikTok.
EOS R10 është projektuar duke pasur parasysh videoblogerët që shkrepin dorazi. AI vjen me ekran me prekje dhe rrotullim për më shumë zhdërvjelltësi dhe për të parë veten gjatë shkrepjes, që të mund të videoblogoni gjatë gjithë ditës në rreze krahu. Kombinojeni me modelin peshëlehtë dhe kompakt Canon RF 16mm F2.8 STM – një objektiv ideal për videoblogerët fillestarë – për pamje të qarta e të pastra në ultragjerësi. Vini re se përdorimi i një objektivi RF të krijuar për kamerë kuadërplotë në një kamerë me sensor APS-C, në fakt, do të rrisë rrezen e objektivit me një faktor prej 1.6x, që do të thotë se subjekti do të mbushë një pjesë më të madhe e kuadrit.
Në të kaluarën edhe disa nga kamerat më të mira të videoblogimit për anëtarët e YouTube dhe krijuesit kanë pasur nevojë për mikrofona të jashtëm. Megjithatë, EOS R10 vjen me një mikrofon të integruar që redukton automatikisht zhurmën e brendshme të kamerës për një audio të pastër, ideale për videoblogime në çast.
5. Canon EOS R7
Kamera ideale e videoblogimit e Canon për krijuesit e përmbajtjeve digjitale dhe entuziastët që kërkojnë funksione të nivelit profesional
- Sensori: 32.5MP formati APS-C
- Sistemi AF: Dual Pixel CMOS AF me gjurmim të syve, fytyrës, kafshëve dhe automjeteve
- Fotostabilizues i integruar (IBIS): Po
- Ekrani: 7.6cm, 1.62M pika, rrotullues, me prekje, LCD
- Rezolucioni maksimal i videos: 4K (3840 x 2160); 7K (mbimodulim)
- Hapësira ruajtëse: Dy fole kartash SD
- Inkuadruesi: EVF, 2.36M pika me zmadhim 1.15x
- Sistemi i objektivit: objektiva RF-S; objektiva RF (me faktor prerjeje 1.6x); objektiva EF dhe EF-S me adaptorë montimi
- Audioja: Mikrofon i integruar me reduktim të zhurmës së brendshme; hyrje mikrofoni
- Modalitet vetëkronometrimi filmash: 2 sekonda, 10 sekonda, telekomandë
- Filmat: Ka aspekt lëvizjeje vertikale
- Pesha: 539 g
Nëse jeni krijues me përvojë i përmbajtjes digjitale ose thjesht po kërkoni të përmirësoni përmbajtjen e videoblogut tuaj për ta bërë më të spikatur, shoqëruesi ideal do të ishte një kamerë niveli profesional APS-C EOS R System si Canon EOS R7. Duke kombinuar sensorin 32.5MP me mbërthyesen e objektivit RF, që mundëson gamën e objektivave RF të standardit profesional të Canon, ose objektivat ekzistues EF-S dhe EF, EOS R7 do t'i japë përmbajtjes suaj avantazhin e pastër dhe profesional që ju nevojitet për t'u dalluar në YouTube ose Instagram. Duke përfituar nga i njëjti vetëfokusim inteligjent si EOS R10, EOS R7 përdor 527 zona AF (651 për fotot) për të gjurmuar subjektet, fytyrat dhe sytë në 100% të kuadrit2, duke u siguruar që çdo sekondë e përmbajtjes suaj të videos të jetë e qartë.
Synuar për krijuesit e pavarur dhe largpamës të përmbajtjeve, EOS R7 ofron rezolucion 4K në 60p dhe video të mbimoduluara 7K në 30p, me detaje të jashtëzakonshme kur zvogëlohet në 4K. Me regjistrimin e brendshëm në Canon Log 3, ju merrni gjithashtu një sasi të madhe fleksibiliteti krijues në pasproduksion.
Me IBIS të integruar me 5 akse, EOS R7 është projektuar duke pasur parasysh regjistrimin e qëndrueshëm në dorë, edhe në dritën më të dobët dhe me objektiva pa stabilizim. Kur çiftohet me një objektiv RF me stabilizim, si p.sh. modeli fleksibël Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM, i cili kombinon një kënd të gjerë shikimi me një aperturë maksimale të ndritshme, EOS R7 ofron stabilizim imazhi deri në 7 nivele3për përmbajtje të shtruara dhe pa lëkundje, edhe nëse shkrepni gjatë ecjes.
Rezistent si ndaj pluhurit, ashtu edhe ndaj ujit, EOS R7 vjen gjithashtu me dy fole kartash me regjistrim të njëkohshëm për të siguruar kopje rezervë për të gjitha pamjet tuaja. Të gjitha këto funksione e bëjnë EOS R7 ideal për krijuesit aventurierë që nuk e dinë kurrë se në çfarë kushtesh mund të shkrepin.
Ashtu si EOS R10, EOS R7 gjithashtu përmban një ekran LCD, rrotullues dhe me prekje për videoblogim dorazi dhe një mikrofon të integruar me reduktim të zhurmës së brendshme, duke ofruar audio që përputhet me cilësinë e videos suaj.
6. Canon EOS R8
Një kamerë e fuqishme pa pasqyrë dhe kuadërplotë për videoblogerët që kërkojnë mundësi të reja krijuese
- Sensori: 24.2MP CMOS kuadërplotë
- Sistemi AF: Dual Pixel CMOS AF II me Eye/Face Detection dhe Tracking AF (njerëz, kafshë dhe automjete) dhe zbulim deri në EV -6.5
- Ekrani: 7,5 cm, 1.62M pika, rrotullues, me prekje, LCD
- Rezolucioni maksimal i videos: 4K (3840 x 2160)
- Sistemi i objektivit: objektivë RF; objektivë RF-S; objektivët EF dhe EF-S me adaptorë të mbërthyeses
- Inkuadruesi: 2.36M pika, OLED, me ngjyra, EVF
- Audioja: Mikrofona të integruara stereo; hyrje mikrofoni; portë për kufje
- Modalitet vetëkronometrimi filmash: 2 sekonda, 10 sekonda, telekomandë
- Filma: ka format kuadri vertikal
- Pesha: 461 g
Një kamerë me kuadër të plotë si Canon EOS R8 është një mënyrë e shkëlqyer për të zgjeruar horizontin tuaj krijues. Sensori i tij i madh 35 mm ofron rendiment të mëtejshëm në kushtet sfiduese dhe të ndryshueshme të ndriçimit, si dhe ju jep më shumë kontroll mbi rrezen e qartësisë me bokeh të theksuar, gjë që mund të ndihmojë në rregullimin e ambientit dhe të atmosferës së përmbajtjeve tuaja.
Canon EOS R8 ka një grup veçorish veçanërisht të forta për video, duke shfrytëzuar në maksimum sensorin e tij 24.2MP dhe procesorin DIGIC X për të ofruar cilësinë më të mirë në UHD 4K 60p (të mbimoduluar në 6K), së bashku me Full HD 1080p deri në 180 kuadro për sekondë për lëvizje super të ngadalta. Ju gjithashtu mund të regjistroni përmbajtje më të gjata pa parë orën, pasi EOS R8 ju jep mundësinë të regjistroni deri në dy orë video me një xhirim të vetëm, me shpejtësi kuadri deri në 30p.
Për regjistrimin e videove në lëvizje, Canon EOS R8 përdor Movie Digital IS, i cili mban gjithçka të qëndrueshme dhe shmang lëvizjet gjatë filmimit me kamerën në dorë, me stabilizimin e imazhit me 5 akse që balancon dridhjet në çdo drejtim. Efektshmëria rritet edhe më tej kur përdoren objektivë që kanë veçorinë e stabilizimit optik të imazhit.
Bashkë me një inkuadrues OLED të pastër kristal, kamera përmban një ekran të madh rrotullues me prekje në pjesën e pasme. Është plotësisht i qartë, në mënyrë që ju të shihni saktësisht se çfarë po bëni ndërsa prezantoni në kamerë. Për të mbajtur videoblogët tuaj të lidhur me pjesën tjetër të botës, EOS R8 vjen me veçorinë e Bluetooth-it të integruar, si dhe të lidhjes me Wi-Fi dhe USB-C.
Lidhja përmes USB-C është veçanërisht e dobishme për transmetim të drejtpërdrejtë, ndërsa bonuse të tjera të lidhshmërisë janë portat si për mikrofonin stereo ashtu edhe për kufjet stereo, plus një portë mini-HDMI. EOS R8 ka gjithashtu një mbërthyese shumëfunksionale që ju jep opsionin e montimit dhe lidhjes së drejtpërdrejtë me smartfonët Android me anë të adaptorit për smartfonë Canon AD-P1, ose për të përdorur mikrofonin e specializuar stereo me drejtim DM-E1D. Në përgjithësi, Canon EOS R8 është një forcë videoblogimi për t'u marrë parasysh.
7. Objektivat më të mirë të Canon për videoblogim
Nëse zgjidhni një nga kamerat këtu me objektiva të këmbyeshëm, ka shumë objektiva Canon që janë fantastikë për videoblogim, duke kombinuar fushëpamjen e gjerë me cilësinë e jashtëzakonshme të figurës.
Për kamerat me APS-C si EOS R50, EOS R10 dhe EOS R7, Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM është zgjedhja ideale për ditë të gjata në lëvizje. Ky objektiv kompakt dhe i lehtë do t'ju japë video të qarta dhe të qëndrueshme gjatë xhirimit me dorë. Ai është objektivi ideal për t'u marrë me vete, duke realizuar shkrepje me kënd të gjerë deri te portretet e afërta.
Objektivi i ri Canon RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM është një objektiv kompakt me kënd ultra të gjerë për kamerat me APS-C që kombinon një kënd shikimi jashtëzakonisht të madh në një pajisje tepër të vogël. Një bonus i madh i fushës së shikimit me kënd ultra të gjerë është se mund të paraqiteni në kamerë ndërsa mbushni pjesën tjetër të kuadrit me një sfond të gjerë, duke e vendosur veten pikërisht në kontekstin më të gjerë të skenës. Dhe stabilizimi i imazhit do të thotë se mund të filmoni në lëvizje dhe gjithashtu të kapni pamje të qëndrueshme edhe kur po filmoni me kamerën në dorë.
Nëse po përdorni një kamerë me kuadër të plotë si EOS R8, objektivi ekonomik, ultra i gjerë Canon RF 16mm F2.8 STM është një objektiv i parë i shkëlqyer për videoblogerët fillestarë, që ofron mundësi të shkëlqyera krijuese për krijuesit e përmbajtjeve që duan të kapin pamje të ambienteve të brendshme dhe hapësirave të mëdha. Ndërkohë, RF 24mm F1.8 MACRO IS STM kombinon kënde të gjera shikimi me një aperturë maksimale të shndritshme dhe stabilizim të brendshëm, ndërsa RF 15-30mm F4.5-6.3 IS STM ofron një rreze fokale fleksibël për t'iu përshtatur nevojave tuaja, nga këndet ultra të gjera për videoblogim dorazi deri te këndet më të ngushta kur keni nevojë për ca distancë të mëtejshme. Modeli kompakt, me palosje dhe peshëlehtë, Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM, është gjithashtu një zgjedhje ideale për ditët e gjata në lëvizje.
Zgjedhja e kamerës më të mirë për videoblogim
Si pjesë e gamës së plotë të kamerave të videoblogimit të Canon, kamerat këtu janë të gjitha të përshtatshme për këdo që fillon me videoblogimin ose që është gati për të kaluar një nivel më tej, duke përfshirë modelin e dedikuar dhe praktik PowerShot V10 përmes kamerave fleksibël me objektiva të ndërrueshëm, si p.sh. EOS R50 dhe të tjera.
Dëshironi të shpini videoblogimin edhe më tej? Mësoni rreth eksperiencës së parë të filmimit të krijueses së përmbajtjeve, Alexandra Andreeva, me kuadrin e plotë Canon EOS R84 dhe se si e përdori kamerën për të krijuar një video haiku4. Nëse doni të kaloni në botën e prodhimit të videove metrazhi të gjatë, hidhini një sy udhëzuesit tonë për kamerat dhe objektivat më të mirë për videot në YouTube4.
Shkruar nga Jeff Meyer, Peter Wolinski dhe Matthew Richards
- Afro Regjistrim filmi 13.1MP, rreth 15.2MP shkrepje fotosh.
- Vlen kur shfaqet korniza e subjektit gjatë gjurmimit dhe në kamerë ka një objektiv të përputhshëm, ndërsa është aktiv AF me rreze të plotë , ose subjekti zbulohet me sukses në modalitetin e një zone tjetër.
- 7 nivele sipas standardit CIPA me Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM në gjatësi fokale prej 150mm.
- Ofrohet vetëm në gjuhë të zgjedhura.
Google, Google Drive dhe YouTube janë marka tregtare të Google LLC dhe kjo faqe nuk është e mbështetur apo e lidhur me Google në ndonjë formë.
Produkte të ngjashme
-
PowerShot V10
Dilni në pah në internet dhe ruani taktin gjatë shkrepjes me kamerën 4K optimale të xhepit për videoblogim nga Canon. -
PowerShot G7 X Mark III
Një kamerë e lidhur që shkrep video dhe foto të jashtëzakonshme që ndjekësit tuaj do t'i adhurojnë. -
EOS R50
Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar. -
EOS R10
Kryeni hapat tuaja të radhës në fotografi dhe video me një kamerë pa pasqyra EOS R System të krijuar rreth një sensori madhësie APS-C. -
EOS R7
Eksploroni natyrën me një kamerë që vjen me shpejtësi dhe cilësi sensacionale figure në një trup portativ APS-C të projektuar për të ardhmen. -
RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhimi i vogël, i lehtë, ultra i gjerë me gjatësi fokale fleksibël 10–18 mm, ideal për udhëtime, video dhe fotografi të peizazhit. -
RF 15-30mm F4.5-6.3 IS STM
Një zmadhues RF 15-30mm kompakt dhe peshëlehtë, ideal për udhëtime që përfshijnë peizazhe urbane, peizazhe natyrore, arkitekturë dhe videoblogim në ecje e sipër. -
RF 16mm F2.8 STM
Një objektiv kompakt dhe ekonomik, ultra i gjerë, kuadërplotë, 16mm për serinë EOS R, krijuar për videoblogerë dhe krijues përmbajtjesh. -
RF 24mm F1.8 MACRO IS STM
Një objektiv kompakt, peshëlehtë, fiks, 24mm që është ideal për fotografinë e peizazheve, videoblogime dhe hapësira të brendshme – plus pamje fantastike makro.