Pavarësisht nëse jeni duke eksploruar një qytet, duke ecur në natyrën e mrekullueshme ose duke u zhytur në një kulturë krejtësisht të ndryshme, pajisjet më të mira të fotografimit të udhëtimeve do t'ju mundësojnë të kapni momentet kryesore dhe të ruani kujtimet tuaja të veçanta. Falë lidhjes së menjëhershme në mbarë botën, tani mund të ndani gjithashtu çdo gjë në kohë reale me miqtë, familjen dhe ndjekësit anembanë globit, që nga fotografitë e çastit deri tek videobloget e udhëtimeve.
Për të krijuar fotografi, printime dhe video mahnitëse, ju nevojitet një kamerë që funksionon mirë gjatë gjithë vitit, pavarësisht nga kushtet me të cilat përballeni, dhe mjaftueshëm e vogël për t'u futur në çantën e dorës. E njëjta gjë vlen dhe për objektivët, të cilët duhet të jenë mjaftueshëm praktikë për të ndjekur ritmin e aventurierëve pa bërë kompromis me cilësinë e imazhit.
Ka shumë gjëra që duhen marrë parasysh, por ne kemi përgatitur një udhëzues për pajisjet më të mira të fotografimit të udhëtimit. Pra, nëse jeni fillestar që mezi pret të hedhë hapat e parë, bloger udhëtimesh në zhvillim që kërkon të mahnitë ndjekësit apo krijues me një profil në rritje dhe i etur për ta shpënë përmbajtjen dhe çantën e kompletit tuaj në një nivel tjetër, mund të keni besimin se keni mjetet që ju nevojiten për të arritur suksesin.
FOTOGRAFIA E UDHËTIMEVE
Kompleti optimal i Canon për fillestarët, për fotografimin e udhëtimeve
Kamerat më të mira ekonomike të Canon për fotografët e udhëtimeve
Kamerat më të mira të udhëtimit për fotografë të rastit dhe pushime familjare: Canon EOS R100 dhe Canon Zoemini S2
Pushimet familjare janë më shumë sesa thjesht një arratisje nga rutinat e përditshme. Ato janë kohë e çmuar e kaluar me njerëzit më të afërt me ne, ku janë krijuar disa nga kujtimet tona më të vyera.
Canon EOS R100 ju mundëson t'i kapni më së miri këto çaste të veçanta. Teknologjia AF Dual Pixel CMOS mund të gjurmojë sytë dhe fytyrat për ta mbajtur çdo pjesëtar të familjes në fokus, edhe në skenat e ngarkuara të qytetit. Modaliteti Creative Assist ju jep mjetet për të rregulluar në çast turbullimin e sfondit, ndriçimin apo kontrastin, ndërsa një Auto Lighting Optimizer ekuilibron kontrastin e lartë të shkaktuar nga rrezet e drejtpërdrejta të diellit për pamje natyrale në dritën e diellit.
EOS R100 është gjithashtu shoqëruesi i përsosur kur perëndon dielli, me funksione të avancuara që do t'i mbajnë fotot në fokus dhe pa turbullim kur shkrepni dorazi dhe në ndriçim të ulët.
Lidheni EOS R100 me programin Canon Camera Connect dhe mund t'i transferoni në çast fotot nga kamera në smartfonin tuaj për t'i shpërndarë në rrjetet sociale. Programi ju lejon gjithashtu t'i gjeoetiketoni fotot duke përdorur GPS, qoftë për t'ju ndihmuar t'i organizoni kur të ktheheni në shtëpi apo thjesht për të treguar destinacionin e pushimeve. Për poza në grup mund të përdorni modalitetin e shkrepjes në distancë të Camera Connect, që askush të mos mbetet jashtë.
Nëse kërkoni ultraportativen, Canon Zoemini S2 me 8MP është një shok i shkëlqyer pushimesh që sjell momente të çmuara në jetë teksa i jetoni. Një kamerë e printer kompakt, Canon Zoemini S2, ju lejon të bëni autoportrete të shkëlqyeshme, duke përdorur pasqyrën e integruar dhe unazën e dritës për të përsosur pozën dhe ekspozimin tuaj. Më pas, mund të zgjidhni të printoni në vend në më pak se një minutë ose t'i ruani imazhet në një kartë microSD e t'i printoni më vonë.
Duke e çiftuar Canon Zoemini S2 me programin Canon Mini Print, mund të kontrolloni gjithashtu kompozimin tuaj në kohë reale, të personalizoni imazhet përpara printimit dhe madje të printoni foto direkt nga smartfoni juaj.
Kamerat më të mira të udhëtimit për fillestarët dhe krijuesit e përmbajtjes: Canon EOS R10 dhe EOS R50
Një specifikim mbresëlënës teknik sakaq e bën Canon EOS R10 të përshtatshme edhe për entuziastët dhe krijuesit e njohur të përmbajtjes, të cilët kanë nevojë për funksione që e ngrenë përmbajtjen e tyre në nivele të reja.
Me sensorin e tij 24.2MP APS-C, EOS R10 prodhon fotografi të pastra dhe video të përsosura 4K për video të shtruara në 60p për videoblogime dhe histori me pamje profesionale. Dhe duke përdorur një sistem të avancuar vetëfokusimi, të aftë për të gjurmuar sytë, fytyrat, kafshët dhe automjetet, përmbajtja juaj do të jetë gjithmonë e mprehtë, edhe në dritë të ulët.
EOS R10 vjen gjithashtu me një ekran me prekje me kënd të ndryshueshëm për kompozim të suksesshëm pavarësisht nga këndi, dhe një blic të integruar për shkrepjen gjatë natës ose kur drita është e pakët. Dhe peshon vetëm 429g, saqë mbajtja me vete nuk do t'ju bëhet angari qyteteve gumëzhitëse apo maleve të thepisura.
Krijuesit e apasionuar që duan të bëjnë filma më cilësorë për udhëtime me ndjekësit e tyre mund të duan gjithashtu të marrin parasysh Canon EOS R50, që ndan të njëjtin sensor dhe sistem AF si EOS R10, por që ka një trup më të vogël dhe peshon vetëm 375g.
E thjeshtë dhe intuitive për përdoruesit që janë të familjarizuar me ekranin me prekje të smartfonit, ai shkrep video të bukura 4K deri në 30p dhe vjen me Movie Digital IS për filmime pa dridhje ndërsa filmon në lëvizje. Ai gjithashtu shkrep video në format vertikal dhe ka një modalitet Movie për demonstrime nga afër për të treguar ushqimet e pazakonta që keni zbuluar në tregjet e zonës ose në suveniret e çuditshme që keni marrë gjatë udhëtimit tuaj.
Të dy kamerat mund të përdoren gjithashtu me çfarëdo objektivi Canon RF ose RF-S, duke ju mundësuar akses në të gjithë gamën e objektivëve fleksibël, me shumë opsione të ardhshme teksa ambiciet rriten.
Objektivi optimal ekonomik nga Canon për fotografët e udhëtimeve
Objektivët më të mirë të zmadhimit me kënd të gjerë, për nivelin fillestar, për fotografimin e udhëtimeve: Canon RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM dhe RF 15-30mm F4.5-6.3 IS STM
Një nga objektivët më fleksibël të Canon për fotografimin e peizazheve dhe udhëtimeve është Canon RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM. Ky objektiv kompakt, ultra i gjerë është shoqëruesi i përkryer për kamera si Canon EOS R10 dhe EOS R50, dhe është një element shtesë i shkëlqyer për objektivin e kompletit RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM. Me një dizajn me tërheqje, të ngjashëm me objektivin 18-45mm, RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM, ai peshon vetëm 150 g dhe mund të mbahet lehtësisht në një çantë shpine ose xhep xhakete. Diapazoni i zmadhimit 10-18mm jo vetëm që ju mundëson të shihni, me kuptimin e plotë të fjalës, komplet pamjen, por është gjithashtu i shkëlqyer për të kapur një këndvështrim të ndryshëm dhe për të luajtur me marrëdhënien midis elementeve të planit të parë dhe të sfondit.
Këndi i madh vizual i objektivit RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM e bën gjithashtu atë një nga objektivët më të mirë të Canon për videoblogim, ideal për rastet kur doni të jeni në kuadër, ndërkohë që përfshini edhe mjedisin që ju rrethon, për të krijuar një panoramë. Sistemi praktik dhe praktikisht pa zhurmë i fokusimit automatik STM është po aq i përshtatshëm për fotografim dhe regjistrim, kurse korrigjimi automatik në kamerë eliminon shtrembërimin. Rezultati përfundimtar janë fotot me cilësi të lartë dhe sa më të përngjashme me realitetin, të denja për çdo aventurë udhëtimi. Për më shumë prakticitet, mund të kaloni në fokus manual dhe të afroheni me zmadhim makro deri në 0,5x, ideal për shkrepje nga shumë afër të florës dhe faunës lokale, kundrejt një sfondi të madh. Për të mos mbajtur me vete një stativ gjatë udhëtimeve, objektivi RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM vjen me 4 nivele të fotostabilizimit optik, deri në 6 nivele kur përdoret së bashku me IBIS që kanë kamerat si EOS R7.
Nëse ju pëlqejnë funksionet e RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM, por përdorni një kamerë me kuadër të plotë, atëherë objektivi Canon RF 15-30 mm F4.5-6.3 IS STM është zgjedhja e duhur për ju. Me diapazonin ultra të gjerë fokal, është një tjetër objektiv që nuk do ketë probleme në përfshirjen e çdo elementi në kuadër, pavarësisht nëse jeni duke bërë video mes një qendre të lartë qyteti, po kaloni nëpër rrugicat e një qyteze gjarpëruese mesjetare apo po kapni panoramat e një vargmali spektakolar. Kompakt e i lehtë, ky objektiv RF është një element shtesë ekonomik edhe për kompletin më të lehtë të udhëtimit dhe falë fotostabilizimit dhe aperturës së shndritshme maksimale prej f/4.5 funksionon më së miri në kushte ndriçimi të ndryshueshëm. Si një objektiv me kuadër të plotë, është disi më i madh, por ende shumë kompakt dhe i lehtë për llojin e tij.
Objektivi optimal për reportazhet e udhëtimeve: Canon RF 24-50mm F4.5.-6,3 IS STM
Gjatësia minimale fokale 24mm ultra e gjerë e Canon RF 24-50mm F4.5-6.3 IS STM është ideale për dokumentimin e skenave me kënd të gjerë të rrugës ose për të nxjerrë portrete mjedisore për të kontekstualizuar një subjekt. Ky objektiv vjen gjithashtu me IS optik për poza të mprehta dorazi në lëvizje dhe një motor thuajse të heshtur fokusimi për t'i lënë subjektet të patrazuara dhe për t'i përftuar me qartësi incizimet.
Objektivi optimal për videoblogerët: Canon RF 16mm F2.8 STM
Objektivi ultra i gjerë RF 16mm F2.8 STM, me aperturën e shpejtë maksimale prej f/2.8, është në gjendje të kapë një perspektivë të gjerë dhe të zbulojë një sërë mundësish krijuese për videoblogerët e udhëtimeve dhe krijuesit e përmbajtjeve. Kjo pamje e gjerë është gjithashtu e dobishme kur shkrepni në hapësira relativisht të ngushta, si p.sh. brenda një tregu apo muzeu dhe kur nuk keni ku tërhiqeni për të hapur më tej perspektivën.
Objektivi është i pajisur me teknologjinë e vetëfokusimit thuajse të heshtur me motor gradual (STM), duke e bërë një opsion të shkëlqyer kur dëshironi të regjistroni pjesët e udhëtimit në kamerë ose të kapni tingujt e ambientit që i sjellin vendet e ndryshme në jetë.
Duke qenë se peshon vetëm 165g dhe në gjatësi diçka më shumë se 4cm kur mblidhet, mund ta mbani më së miri në kamerë për shkrepjet e një dite të tërë.
Objektivi optimal për fotografinë e udhëtimit: Canon RF 28mm F2.8 STM
Nëse madhësia dhe pesha janë fokusi juaj kryesor kur zgjidhni një objektiv udhëtimi, objektivi Canon RF 28mm F2.8 STM i përmasave të xhepit peshon vetëm 120g dhe mund të mblidhet kur nuk përdoret, duke e bërë edhe më të lehtë të mbahet në një çantë dore apo shpine.
Gjatësia e tij fleksibël fokale 28mm është ideale për eksplorimin, duke ju mundësuar ta mbushni kuadrin me skena tërheqëse të qytetit, atraksione mbresëlënëse ose portrete të të gjithë familjes dhe apertura e shpejtë f/2.8 ju mundëson të vazhdoni të shkrepni gjatë natës.
Mund të jetë i vogël, por RF 28mm F2.8 STM është i madh në cilësi optike me një veshje Super Spectra që redukton hijezimin dhe vezullimin, si dhe korrigjim të zgjuar optik për foto dhe video më të pastra.
Objektivi më i mirë fiks me kënd të gjerë për fotografimin e udhëtimeve: Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM
Ka një arsye pse Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM favorizohet nga fotografët e rrugës, fotografët e portreteve si dhe fotografët e udhëtimeve. Mjaftueshëm i gjerë për peizazhe të gjera të qytetit, pamje gjithëpërfshirëse të peizazhit dhe pamje nga afër, me një profil diskret, aperturë maksimale të shpejtë dhe zmadhim makro deri në 1:2, funksionon shkëlqyeshëm për një sërë zhanresh.
Megjithëse i projektuar për kamera kuadërplota, RF 35mm F1.8 MACRO IS STM mund të përdoret edhe në trupat APS-C, si Canon EOS R10, ku do të kapte një fushëpamje të barasvlershme me një objektiv 56mm në një trup modeli kuadërplotë.
Kamerat më të mira kompakte për videoblogerët dhe blogerët e udhëtimeve: Canon PowerShot V10 dhe Canon PowerShot G7 X Mark III
Kur ju pushton dëshira e udhëtimit, shpesh koha del sa për të rrëmbyer një çantë shpine dhe për t'u nisur. Në këto situata, ku hapësira ka më shumë rëndësi, Canon PowerShot V10 ose PowerShot G7 X Mark III është partneri i përsosur i udhëtimit.
Krijuar për videoblogerë që i kanë tejkaluar smartfonat, Canon PowerShot V10 është një opsion kompakt dhe peshëlehtë udhëtimi. Peshon vetëm 211g dhe sensori i madh 1.0-inçësh nxjerr rezultate të bukura video 4K me AF me zbulim fytyre të Canon në 100% të kuadrit, që do të thotë se pavarësisht se ku dëshironi të jetë pika fokale, kamera do të fokusohet mbi të, duke ju mundësuar fleksibilitet maksimal me kompozimet tuaja.
Movie Digital IS e mban të qëndrueshëm filmimin kur jeni duke ecur, ndërsa mikrofonat e integruar stereo mund të kapin atmosferën e ambientit tuaj, qoftë ky një treg i mbipopulluar apo një restorant në natyrë.
Duke arritur ekuilibrin përfundimtar të performancës dhe profilit, PowerShot G7 X Mark III përmban një sensor të madh imazhi të tipit 1.0, duke ofruar foto mbresëlënëse 20.1MP dhe video 4K brenda një trupi nën 11cm gjerësi dhe vetëm 300g peshë – kështu që nëse jeni pa hapësirë në çantën tuaj të shpinës, thjesht mund ta futni në xhep. Mund të kaloni gjithashtu nga fotografitë në video dhe ta ndryshoni përsëri me një lëvizje të lehtë.
Gati për të nisur në një aventurë? Sigurohuni që të shkarkoni programin Canon Camera Connect në mënyrë që të mund të lidhni kamerën me smartfonin dhe të ndani fotot e udhëtimit direkt në kanalet tuaja sociale. Programi ju mundëson gjithashtu ta komandoni kamerën nga distanca për shkrepje pa lëkundje dhe video të qëndrueshme.
Për adhuruesit e aventurës, këto kamera dhe objektivë të përshtatshëm për çanta shpine janë vërtet shoqëruesit më të mirë, duke prodhuar imazhe dhe video mahnitëse pa kompromentuar lirinë tuaj për të udhëtuar. Për më shumë frymëzim për fotografitë e udhëtimeve, zbuloni se si ia doli profesionistja, Diana Millos, kur kaloi 48 orë në Seviljen e bukur me Canon EOS R10.
Shkruar nga Peter Wolinski dhe Mathew Richards
Produkte të ngjashme
-
Kamerat pa pasqyra
EOS R100
Krijoni kujtime të përsosura vizuale në cilësi të jashtëzakonshme me këtë kamerë intuitive EOS R që është gjithnjë gati. -
Kamerat pa pasqyra
EOS R50
Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar. -
Kompakt Dixhital
PowerShot V10
Dilni në pah në internet dhe ruani taktin gjatë shkrepjes me kamerën 4K optimale të xhepit për videoblogim nga Canon. -
Kamera-printerë çasti dhe xhepi
Canon Zoemini S2
Çoni autoportretet një shkallë më tej me printerin-kamerë në madhësi xhepi, të kompletuar me pasqyrë, unazë drite, shkrehës distance dhe pamje direkte. -
Objektivat RF
RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhimi i vogël, i lehtë, ultra i gjerë me gjatësi fokale fleksibël 10–18 mm, ideal për udhëtime, video dhe fotografi të peizazhit. -
Lentet RF-S
RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhues EOS R-series APS-C i gjerë deri në telefoto që është ideal për udhëtime, faunën e egër, sportin dhe stilin e jetesës. -
OBJEKTIVAT CANON
RF 28mm F2.8 STM
Një objekti i hollë, petashuq dhe peshëlehtë për udhëtime dhe fotografinë e rrugës me rreze fokale fleksibël 28mm dhe aperturë të shpejtë maksimale f/2.8. -
Objektivat RF
RF 35mm F1.8 MACRO IS STM
Një objektiv me aperturë të shpejtë 35mm f/1.8 për perspektivë këndgjerë, fokusim nga afër dhe Hybrid IS. -
Objektiv zmadhimi ultrakëndgjerë
RF 15-30mm F4.5-6.3 IS STM
Një zmadhues RF 15-30mm kompakt dhe peshëlehtë, ideal për udhëtime që përfshijnë peizazhe urbane, peizazhe natyrore, arkitekturë dhe videoblogim në ecje e sipër. -
Objektivat RF
RF 24-50mm F4.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhues 24-50mm i serisë RF i vogël dhe më se peshëlehtë që mund ta përdorni çdo ditë për udhëtime, peizazhe dhe më shumë.