Fotografia ka fuqinë të kapë çastin dhe ta kthejë atë në një kujtim të çmuar. Por kjo fuqi humbet kur futet në një hard-disk apo mes faqeve të mjeteve digjitale.
Printimi i fotove tuaja të preferuara i transformon ato në subjekte fizike që mund të vendosen në kornizë dhe të shfaqen nëpër shtëpi, të jepen si dhurata kujtimesh, të vendosen në një libër ose album fotografish, apo edhe të printohen si ngjitëse për të personalizuar sendet tuaja.
Ka një gamë e gjerë printerësh që ju mundësojnë të krijoni printimet, kur dhe ku të dëshironi - nga printerët kompaktë që mund t'i merrni gjatë ditëve kur dilni, festave dhe aktiviteteve të veçanta, deri te modelet e formatit të madh për prodhimin e printimeve të mëdha për t'u mbajtur me kornizë në mure.
Pra, si ta zgjidhni printerin më të mirë shtëpiak për foto? Këtu shikojmë më nga afër se çfarë ofron linja e printerëve Canon.
PRINTIMI
Printerët më të mirë për printimin e fotografive
Fotoprinterët e gjithanshëm më të mirë
Një printer shumëfunksional e bën të shpejtë dhe të lehtë transformimin e kujtimeve digjitale në printime të bukura për të dekoruar shtëpinë ose për t'i ndarë me të afërmit. Natyra fizike e printimit do të thotë që imazhet duket se kanë më shumë vlerë, veçanërisht kur jepen si dhuratë.
Seria shumëfunksionale Canon PIXMA TS7450a Series është e thjeshtë për t'u përdorur, me një skaner të integruar dhe lidhje Wi-Fi me kompjuterin ose smartfonin. Pajtohet me aplikacionin falas Canon PRINT dhe mund të nxjerrë printime fotografish me ngjyra të plota 10x15 cm, pa bordura, në vetëm 43 sekonda.
Printeri i fotove i cilësisë së lartë dhe ekonomik i serisë PIXMA TS7450a përdor një bojë të zezë me bazë pigmenti për nxjerrje teksti mono, të qartë dhe rezistent ndaj njollave, si dhe bojëra në ngjyrë të bruztë, të purpurt dhe të verdhë me bazë ngjyruesi për fotot.
Nëse po kërkoni një opsion edhe më të shpejtë për printimin e fotove, ndoshta për projekte më të mëdha, si për shembull për krijimin e albumit tuaj të dasmës, printeri Canon PIXMA TS7650i mund të nxjerrë printime pa bordurë me ngjyra të plota në vetëm 19 sekonda1.
Njësoj si printeri i serisë PIXMA TS7450a, edhe printeri Canon PIXMA TS7650i është një printer kompakt, por fleksibël i cili funksionon me një fishek me bojë të zezë dhe tringjyrëshe me bazë pigmenti. I thjeshtë dhe intuitiv në përdorim, me një panel kontrolli me ekran me ngjyrë që ngrihet lart për të qenë gjithmonë qartësisht i dukshëm.
Ajo që do të donit të evitonit me çdo kush nëse jeni duke punuar në një projekt printimi është mbarimi i bojës dhe printeri Canon PIXMA TS7650i ka gjithashtu avantazhin e pajtueshmërisë me planin e printimit PIXMA2. Ky shërbim me abonim monitoron nivelet tuaja të bojës dhe ju dërgon fishekë të rinj në adresën tuaj sapo zbulon se po ju mbaron boja, duke ju kursyer kohë dhe mundim, si dhe me një kosto deri në 50%3 më pak se bojërat standarde. Është një opsion ekonomik nëse printoni shumë fotografi, pasi një dokument dhe një foto llogariten si një faqe.
Fotoprinteri më i mirë për printim portativ dhe krijim fletoresh
Printerët që kemi trajtuar deri më tani janë modele tryeze/syprine që përfshijnë Wi-Fi të integruar, që të mund t'i vendosni kudo nëpër shtëpi. Por nëse doni të printoni dhe më larg, printerët kompaktë portativë të Canon mund të merren kudo që shkoni për të krijuar printime direkt nga smartfoni ose kamera e pajtueshme. Është një mënyrë e mirë për t'u dhuruar kujtime familjes dhe miqve, apo edhe për të krijuar kartolina me porosi nga udhëtimet tuaja për t'i dërguar në shtëpi.
Modeli kompakt Canon SELPHY CP1500 mbështet lloje të shumta letre, duke filluar nga letra me madhësi kartoline (RP-108 dhe KP-36IP) deri te miningjitëset (KC-18IL), me kartë krediti (KC-36IP dhe KC-18IF) dhe madhësitë ndërmjetëse të letrës në formë katrore ( KC-18IS). Çdo pako letre vjen me fishek boje të mbushur me sasinë e saktë të bojës që nevojitet. Shpejtësia e printimit të fotografive është rreth 41 sekonda për një printim 10x15 cm me përmasa kartoline.
Canon SELPHY Square QX10 është një printer portativ i pavarur që ka një kuti të brendshme baterie të karikueshme dhe prodhon foto katrore 68mm në letër ngjitëse pak më të madhe 72x85 mm, duke ju mundësuar të shkruani diçiturat tuaja poshtë fotove të printuara. Ashtu si me modelin më të madh, Canon SELPHY CP1500, mund të përdorni opsione të ndryshme paraqitjeje dhe të shtoni stampa dekorative, bordura dhe efekte speciale nëpërmjet programit Canon SELPHY Photo Layout.
Duke u bërë edhe më i vogël, printeri portativ Canon Zoemini 2 është mjaftueshëm i vogël për t'u futur në ndonjë xhep bosh, duke e bërë ideal për fletoret e udhëtimeve ose për ta marrë në ndonjë festival për autoportrete të printuara çasti.
Zbuloni më shumë në udhëzuesin tonë se si të bëheni krijues me një fotoprinter kompakt.
Fotoprinteri më i mirë për projekte të mëdha
Nëse jeni duke punuar në një projekt afatgjatë që kërkon shumë printime fotosh, veçanërisht në përmasa të mëdha, nevoja për të zëvendësuar rregullisht fishekët e bojës mund të duket paksa e mundimshme. Printerët MegaTank të Canon kanë depozita boje me kapacitet relativisht të lartë që i nxjerrin fishekët jashtë ekuacionit.
Canon PIXMA G640 është një konkurrent veçanërisht i fortë, duke ofruar cilësi të shkëlqyera fotografike bazuar në gjashtë bojëra me bazë ngjyruesi. Çdo komplet shishesh boje me kosto të ulët është i mjaftueshëm për të gjeneruar deri në 3800 printime fotosh me ngjyra 10x15 cm dhe printimi pa bordura mbështetet deri në madhësi të plota A4/shkrese. Rimbushja e depozitave është e thjeshtë dhe pa rrëmujë.
Ashtu si me printerët e tjerë PIXMA që kemi përmendur, G640 ka Wi-Fi të integruar dhe mbështet skanim-printim me bazë reje kompjuterike, ndërsa skaneri integruar me rezolucion të lartë e bën gjithashtu të lehtë skanimin dhe fotokopjimin.
Printeri më i mirë për printime fotografish me cilësi profesionale
Nëse dëshironi ta kaloni në tjetër nivel printimin e fotove, Canon PIXMA PRO-200 ofron printime A3+ (329x483mm) pa bordura në vetëm 90 sekonda. Mund të prodhojë gjithashtu printime fotopanoramash deri në 990mm gjatësi, për të treguar vërtet pamjen e plotë, çka është dhe ideale për fotografimin e peizazheve.
PIXMA PRO-200 funksionon në tetë fishekë individualë boje me bazë ngjyruesi, ku bojërat janë formuluar për të nxjerrë printime fotografike me cilësi profesionale. Ndaj dhe është printeri i përsosur për fotografët krijues më kërkues që duan cilësi maksimale të fotografisë dhe printime më të mëdha.
Hyrjet e shumta sigurojnë pajtimin me materiale relativisht të trasha artistike, si dhe me letrat e zakonshme fotografike, ndaj mund të eksperimentoni me paraqitjen dhe ndjesinë e fotografive tuaja të printuara. Për të ndihmuar me këtë, programi falas Professional Print & Layout nga Canon thjeshton dizajnet e faqeve me shumë foto, si dhe jep opsione të thjeshta për personalizimin e interpretimit të ngjyrave, ndriçimit dhe kontrastit.
Si t'i bëni fotografitë e mira të duken fantastike
Për printime fotografish me cilësi të lartë dhe jetëgjatë, zgjedhja e letrës është po aq e rëndësishme sa boja. Larmia e profileve të ndryshme në programet drejtueset të printerëve të Canon siguron që procesi të konfigurohet mirë për të dhënë saktësinë maksimale për sa i përket ngjyrës, ndriçimit dhe kontrastit, dhe që printimet të jenë tejet rezistente ndaj njollave apo zbehjes me kalimin e kohës.
Letra me shkëlqim është veçanërisht e mirë për krijimin e fotove me ngjyra të gjalla dhe të ndezura. Letrat joreflektuese pa shkëlqim mund të funksionojnë më mirë për printime dramatike fotografish bardhezi dhe për një trajtim më delikat të ngjyrave, për shembull në portrete dhe foto dasmash.
Ka një gamë të gjerë letrash fotografike nga Canon prej nga mund të zgjidhni, duke përfshirë variantin me efikasitet kostoje Glossy Photo Paper 'Everyday Use', letrën më të trashë e më luksoze Photo Paper Plus Glossy II, mandej Photo Paper Plus Semi-Gloss me dekorimin e saj luksoz të satentë dhe Matte Photo Paper që është e shkëlqyeshme jo vetëm për printime fotosh pa shkëlqim, por edhe për kartolina urimi dhe projekte punëdoreje. Të gjitha këto letra fotografike vijnë në një gamë të gjerë madhësish. Është ide e mirë të provoni disa letra të ndryshme fotografike për të parë se cilat preferoni.
Gama e printerëve dhe e letrave të Canon u jep fotografëve sigurinë se printimet e tyre të fotografive të dalin ashtu siç duhet për fotot përkatëse, pavarësisht se si dhe ku synojnë t'i shfaqin. Nga modelet portative që sjellin argëtimin në procesin e printimit me familjen dhe shoqërinë në raste të veçanta, te printerët e tryezës që janë po aq të aftë në printimin e dokumenteve dhe fotografive, e deri te printerët MegaTank që janë të përshtatshëm dhe me efikasitet kostoje për projekte më të mëdha. Dhe për ta përmbyllur më së miri, Canon PIXMA PRO-200 ofron printim të formatit të madh me cilësi profesionale me një çmim relativisht të ekonomik.
Produktet e lidhura
-
Printerë për shtëpi
PIXMA TS7450a Series
Një printer shumëfunksional me stil për të mësuarit me teknologjinë, me një larmi trajtimesh printimi krijues, plus teknologjinë ADF për thjeshtimin e procesit të kopjimit dhe të skanimit të fletëve të ndryshme. -
Printerë për shtëpi
PIXMA TS7650i
Printer i shpejtë dhe me cilësi të lartë, i cili përshtatet më së miri me të përditshmen tuaj shtëpiake falë përmasave të tij kompakte dhe përdorimit efikas. -
Printerë për shtëpi
PIXMA G640
Printeri i parë shumëfunksional në gamën PIXMA G me gjashtë depozita boje me bazë ngjyruesi, me rimbushje, PIXMA G640 ndërthur printimin në cilësi fotografike të parivalizuar me kapacitetin për të nxjerrë volume të larta në kosto tejet të ulëta. -
Printera të fotografive profesionale
PIXMA PRO-200
Fokusuar në printimin e fotove me ngjyra vibrante, fleksibilitet dhe prakticitet "PIXMA PRO-200" është zgjedhja ideale për entuziastët e fotografisë dhe fotografët aspirantë. -
Printerë për shtëpi
SELPHY CP1500
Krijoni printime me ngjyra të pasura, rezistencë të lartë, në pak sekonda me këtë fotoprinter kompakt që përdoret thjesht. -
Printerë për shtëpi
SELPHY SQUARE QX10
Ruajini kujtimet tuaja të veçanta si printime të punuara me hijeshi që mund t'i merrni kudo, në lidhje me valë.
Artikuj të ngjashëm
- Shpejtësia e printimit të fotografisë bazohet në parametrat standarde duke përdorur ISO/JIS-SCID N2 në letër Canon Photo Paper Plus Glossy II dhe nuk mban parasysh kohën e përpunimit të të dhënave në kompjuterin host.
- PIXMA Print Plan është i disponueshëm vetëm për banorët e Austrisë, Belgjikës, Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Norvegjisë, Holandës, Spanjës, Suedisë, Zvicrës, Republikës së Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
- Bazuar në kursimet mesatare të kostos për faqe kundrejt bojërave standarde origjinale të shitura për 20 printerët më të mirë "inkjet" të llojit "të gjitha-në-një" në Evropën Perëndimore, (Studimi Key Point Intelligence - janar 2022). Kostoja për faqe (CPP) e abonimit mujor në planin e printimit Canon PIXMA (plan për 200 faqe), pa faqe shtesë, krahasuar me koston për faqe për printimin e faqeve ISO/IEC 24711 në 20 printerët më të mirë "inkjet" të llojit "të gjitha-në-një" me fishekë me ngjyra, me çmim nën 200 Euro në Evropën Perëndimore, duke përdorur fishekë me kapacitet standard. CPP mesatare e përdorur për të përcaktuar kursimin në përqindje kundrejt CPP për planin e printimit Canon PIXMA (plan për 200 faqe). Rendimenti i bojës dhe çmimet janë bazuar në informacionin e faqes së internetit të prodhuesit në Gjermani. Çmimet me ulje të bojës nuk janë marrë parasysh në këtë studim. Studimi “Keypoint Intelligence” i kryer në janar 2022, i porositur nga Canon, i bazuar në informacionin e disponueshëm për publikun në janar të vitit 2022. Printerë të zgjedhur sipas njësive të shitjeve në "Quarterly Hardcopy Peripherals Tracker" – Të dhënat historike përfundimtare 2021Q4 të IDC-së, Evropa Perëndimore.