Zgjedhja e printerit më të mirë për nevojat tuaja mund të jetë e vështirë. Disa nga ne mund të kenë nevojë të printojnë vetëm me raste, ndërsa të tjerë mund të jenë pjesë e një familjeje të ngarkuar me punë dhe që duan të mbështeten në një printer për çdo gjë, duke nisur nga printimi i dokumenteve të thjeshta mono dhe me ngjyra, përdorimi për detyrat e shtëpisë dhe punën e kombinuar në zyrë dhe në shtëpi, deri te krijimi ipunëdoreve, hobit dhe te printimi i fotografive me shkëlqim.
Printerët me valë janë bërë tejet thelbësorë, duke ju dhënë opsionin e skanimit dhe printimit përmes laptopëve, smartfonëve dhe tabletëve. Kapaciteti për të skanuar dhe printuar direkt nga reja kompjuterike është bërë po aq i rëndësishëm, duke mbajtur ritmin e punës së kombinuar gjithnjë e në rritje.
Një aspekt tjetër që duhet pasur parasysh është që printerët me bojë me fishekë mund të jenë më ekonomikë për printime rastësore, ndërsaprinterët MegaTank me shishet e tyre të rimbushshme me bojë do të reduktojnë ndjeshëm koston totale të pronësisë për printime me volume të mëdha.
Lexoni për të gjetur se cilët printerë Canon mund të jenë zgjidhja më e mirë për ju.
- Printeri më i mirë për printimin e përgjithshëm në shtëpi
- Printeri më i mirë për zyra të vogla
- Printeri më i mirë për familjet dhe studentët
- Printeri më i mirë për printime fotografish
- Printeri më i mirë për arte dhe punëdore