Ndërsa mënyra se si punojmë bëhet gjithnjë e më fleksibël, është gjithnjë e më e rëndësishme që zyra juaj në shtëpi ose studioja juaj të pajiset me mjetet e dizajnit grafik, që ju nevojiten për ta bërë punën tuaj në mënyrë efikase. Për ata që punojnë në sektorin krijues, veçanërisht disenjatorët, printeri është një mjet thelbësor. Nga korrigjimi i faqosjes deri në krijimin e kopjeve të printuara për miratimin e klientit dhe kujdesi i përditshëm, një printer me cilësi të lartë mund t'ju kursejë kohë dhe t'ju ndihmojë fitoni më shumë punë. Por për çfarë karakteristikash duhet të kërkoni?
Teksti i mprehtë dhe detajet e dizajnit, gradacionet e lëmuara, besnikëria e ngjyrave dhe qëndrueshmëria e printimit janë kërkesa thelbësore për provat e klientit. Fleksibiliteti është një tjetër atribut themelor i printerit. Si disenjator, mund të keni për detyrë të prodhoni gjithçka, nga kartat e biznesit dhe fletëpalosjet deri te printimet në madhësi posteri, kështu që një printer që mbështet një larmi të gjerë të llojeve dhe madhësive të materialeve ju jep mundësi më krijuese ju rrallon rrugët për te studioja e printimit. Qëndrueshmëria dhe lehtësia e përdorimit janë gjithashtu cilësi themelore, si dhe tiparet e komoditetit si p.sh. lidhja me valë, vetëmbushja e letrës dhe shpejtësia sa më e lartë e printimit.
Për t’ju ndihmuar të vendosni se cili opsion profesional i printimit i përshtatet më së shumti nevojave tuaja, kemi përgatitur këtë udhëzues për teknologjinë kreative të printimit të Canon. Përfshin një listë me printerët më të vlerësuar PIXMA dhe modelet me kosto të ulët MAXIFY, që ofrojnë printim të cilësisë të lartë, në mënyrë që ju të gjeni opsionin e përsosur.
PRINTIMI
Printerët më të mirë për disenjatorët
Printerët më të mirë të shtëpisë për disenjatorët grafikë
Disa nga printerët më të fundit PIXMA dhe MAXIFY të Canon janë projektuar duke mbajtur në mendje punën e kombinuar. Kompaktësia, konfigurimi i thjeshtë, veçoritë e dobishme dhe komandat intuitive janë faktorë kyç, duke përfshirë edhe kosto-efikasitetin. Printeri Canon PIXMA TS7650i është një printer ekonomik, i vogël mjaftueshëm për ta vendosur në hapësira të vogla, por ka të integruar koka printimi të mëdha, të gjeneratës së re për shpejtësi të larta printimi, rreth 15 ipm1 (impresione në minutë) dhe 10 ipm, përkatësisht për dokumente mono dhe me ngjyra, të kompletuar me përpunim të përmirësuar të imazhit për të maksimizuar cilësinë e printimit.
Për të mos e komplikuar, printeri përdor dy fishekë boje me koka të integruara printimi: një fishek tri-ngjyrësh me bojëra me bazë ngjyruesi për printim fotosh me cilësi të shkëlqyer dhe një fishek me bazë pigmenti të zi. Është i pari “printer shtëpie” i Canon që përmban bojë me pigment të zi rezistente ndaj sfumimit, e cila i reziston përdorimit të shënjuesve theksues. Përfitimet e Wi-Fi përfshijnë printimin dhe skanimin e drejtpërdrejtë në dhe nga pajisjet inteligjente. Printeri PIXMA TS7750i përfshin një ADF (Furnizues Automatik i Dokumenteve) 35-fletësh për skanim dhe kopjim të thjeshtë shumëfaqësh.
Të dy modelet përputhen edhe me PIXMA Print Plan të Canon, një shërbim me abonim i cili monitoron nivelet e bojës dhe ju dërgon fishekë të rinj në adresën tuaj, sapo zbulon se po ju mbaron boja, duke ju kursyer deri në 50% të kostos.2
Si në shumë printerë të tjerë Canon, aplikacionet mbështetëse përfshijnë Easy-PhotoPrint Editor për modifikimin e fotove, si edhe për krijimin e kolazheve, posterave dhe shumë të tjera duke përdorur një sërë shabllonesh dhe Canon Easy-Layout Editor për kombinimin, faqosjen dhe printimin e shumë imazheve. Aplikacioni Canon PRINT ju jep përditësime në kohë reale për statusin e printerit tuaj, të niveleve të bojës dhe ofron detyra mirëmbajtjeje, si edhe ju jep opsione për të printuar, skanuar dhe për të kopjuar drejtpërdrejt nga pajisja juaj inteligjente. Po ashtu, disponohet edhe Canon PosterArtist, me një mori shabllonesh të personalizueshme për të krijuar dhe për të printuar çdo gjë, që nga fletushkat deri te posterat dhe pankartat.
Printerët më të mirë të dizajnit grafik për projekte të mëdha
Printeri shumëfunksional Canon PIXMA TS9550 Series zë të njëjtën hapësirë si një printer A4, por është në gjendje të japë printime A3 pa bordura, dhe ka një mori karakteristikash që u mundësojnë disenjatorëve të jenë më produktivë me kohën e tyre. Një ekran me prekje LCD 10.8cm e bën të thjeshtë rregullimin e cilësimeve të printimit, ndërsa printimi automatik në të dy anët dhe vetëmbushësja me 20 fletë e letrës A4 rrallon numrin e mbushjeve që duhet të kryeni. Për më tepër, modeli përfshin një lidhje të mirë me të dy opsionet Ethernet dhe me valë dhe mbështetje për AirPrint (iOS) dhe Mopria (Android) dhe aplikacionin Canon PRINT, që të mund të printoni, skanoni e kopjoni ide dhe frymëzim direkt nga pajisja juaj inteligjente.
Sigurisht, testi më i rëndësishëm i një printeri është vetë cilësia e printimit dhe printeri Canon PIXMA TS9550 Series përdor pesë fishekë individualë boje ChromaLife100, duke përfshirë një bojë të zezë me pigment për tekst të theksuar, plus katër bojëra individuale CMYK me bazë ngjyruesi, duke realizuar printime me një jetëgjatësi albumi deri në 100 vjet.3 Mbështet një gamë të gjerë të materialeve krijuese, duke përfshirë letra me shkëlqim, me lustër, pa shkëlqim dhe artistike, si dhe disqe të printueshëm. Për të ulur kostot e punës, fishekët me rendiment të lartë XL ofrohen krahas opsioneve me rendiment standard. Gjithashtu, përshtatet me shërbimin “dorëzimi automatik i bojës” të Canon. Regjistrohuni për këtë dhe do të merrni fishekë zëvendësues në adresën tuaj sa herë që po ju mbaron boja, duke ju hequr shqetësimin e mbarimit të bojës në mes të një pune të rëndësishme.
Nëse nuk ju nevojitet një printer me një skaner të integruar, merrni në konsideratë të përdorni printerin Canon PIXMA iX6850. Ky printer A3+ po aq kompakt përdor gjithashtu, të njëjtën përzierje të pesë pigmenteve dhe të bojërave me bazë ngjyruesi, ndërsa printeri A3+ me gjashtë bojëra PIXMA iP8750 përfshin edhe një bojë gri me bazë ngjyruesi, duke rritur gamën e ngjyrave dhe duke përmirësuar më shumë cilësinë e printimit në mono.
Printerët më të mirë për kosto të ulëta pune
Për disenjatorët që kanë nevojë për zgjidhje kreative printimi për të nxjerrë një volum të lartë bocash, një nga modelet në gamën e printerëve të Canon PIXMA G Series MegaTank do të ishte një opsion shumë praktik. Printeri Canon PIXMA G6040 ka katër depozita boje me rimbushje, me rendiment të lartë dhe mund të nxjerrë deri në 18 0004 faqe nga tri shishe me bojë të zezë ose 7700 faqe nga një set bojërash me ngjyra. Ai gjithashtu vjen me një kapacitet prej 350 fletësh letre të thjeshtë dhe printim automatik dyanësh, që të mund të kaloni më pak kohë duke rimbushur PIXMA G6040 me letër dhe bojë, dhe më shumë kohë duke u kujdesur për anën krijuese të gjërave.
Teknologjia e kokave të printimit te PIXMA G6040 nxjerr printime të mprehta dhe të detajuara, dhe gjithashtu ofron printime pa bordura nga katrore 89x89 mm deri në A4. Është gjithashtu një mundësi fleksibël tre-në-një, me fotokopjim dhe skanim A4, duke ju mundësuar të importoni punime artistike dhe materiale të tjera burimore në një projekt disenjim pa pasur nevojë për pajisje shtesë. PIXMA G6040 është gjithashtu i gatshëm për renë kompjuterike, që dizajnet të mund të printohen nga kudo duke përdorur shërbime të përputhshme, si Google Drive dhe Dropbox.
Për të ulur më tej kostot e punës, printeri shumëfunksional MAXIFY GX3040 MegaTank 3-në-1 ju ofron koston më të mirë për faqe dhe koston më të mirë totale të pronësisë, në kategorinë e tij. Mund të nxjerrë 60004 faqe në mono ose deri në 14 000 faqe me ngjyra nga një komplet i vetëm i shisheve të bojës me bazë pigmenti, duke e çuar numrin përkatësisht në rreth 9000 dhe 21 000 faqe në modalitetin ekonomik. Printeri MAXIFY GX4040 përfshin edhe një ADF 35-fletësh dhe një ndërfaqe të ekranit me prekje dhe me ngjyra. Të dyja mund të printojnë me shpejtësi të lartë në 18 imp për mono dhe 13 imp për printim me ngjyra. Një përfitim tjetër i këtyre dy printerëve është se kanë një furnizues letre të tretë, të shtuar në pjesën e pasme. Dizajni horizontal i sirtarit manual mundëson printim në karton deri në 0,7 mm të trashë dhe krijim të pankartave deri në 1,2 metra të gjata.
Për një printer veçanërisht kompakt MegaTank 3-në-1, printeri MAXIFY GX1040 është projektuar për punonjësit që bëjnë punë të kombinuar, me një ndërfaqe të personalizueshme të ekranit me prekje dhe me ngjyra, që mundëson integrim të përsosur për disenjatorët të cilët punojnë nga shtëpia. Ka kapacitet të mjaftueshëm për 30004 faqe në mono ose deri në 3000 faqe me ngjyra nga një komplet i vetëm i shisheve të bojës. Ashtu si printeri PIXMA G6040, të gjitha bojërat e tij me bazë pigmenti janë tejet rezistente ndaj sfumimit dhe përdorimit të shënjuesve theksues, si për dokumentet në mono, edhe për ato me ngjyra. Canon MAXIFY GX2040 përfshin edhe një ADF 35-fletësh.
Printerët më të mirë për disenjatorët në lëvizje
Edhe nëse jeni disenjator grafik që kërkoni të prodhoni boca për të fituar klientin, apo kur jeni në lëvizje ose duke punuar nga distanca, apo thjesht doni të keni pak më shumë hapësirë në zyrën e shtëpisë, printeri elegant e i lehtë Canon PIXMA TR150 është një zgjedhje e shkëlqyer. Me aftësinë për të nxjerrë dokumente dhe fotografi pa bordura deri në madhësi A4, ky printer portativ mund marrë korrent nga priza apo paketa opsionale e baterisë për një zgjidhje me të vërtetë portative.
PIXMA TR150 përdor një sistem boje hibride që përmban një bojë të zezë me pigment me ngjyra të bazuara në bojë për printime dinamike arkivore. Është gjithashtu i shpejtë, me shpejtësi printimi deri në 5,5 ipm1 (imazhe në minutë) me ngjyra dhe 9 ipm në bardhezi. Përputhet edhe me zarfe dhe letër të specializuar, duke përfshirë Canon High Resolution Paper, Matte Photo Paper, dhe Double-sided Matte Paper.
Të gjitha lidhjet dhe kabllot janë të fiksuara në njërën anë të printerit, kështu që ai mund të vendoset lehtë në hapësira të ngushta, dhe vjen me mbështetje për 2,4 GHz dhe 5 GHz Wi-Fi5, si dhe Wi-Fi Direct, në mënyrë që të vazhdoni printimin përmes lidhjes me valë pa pasur nevojës për një rrugëzues interneti. Ka edhe ekran OLED 1.44 in, që të mund të kontrolloni statusin e lidhjes, autorizimet dhe nivelet e bojës.
Nëse nevojat tuaja për printime nga pajisje portative nuk janë shumë të mëdha, printeri i rikarikueshëm me bateri Canon SELPHY Square QX10 realizon imazhe 68x68 mm me një bordurë për diçitura, që të mund të shtoni shënime ose komente, ideale për krijimin e një tabele inspiruese.
Shkruar nga Marcus Hawkins dhe Matthew Richards
- Shpejtësitë e printimit të dokumenteve janë mesataret e ESAT në testin e kategorisë për zyra për metodën standarde në njërën anë të faqes, ISO/IEC 24734. Shpejtësia e printimit të fotografisë bazohet në parametrat standarde duke përdorur ISO/JIS-SCID N2 në letër Canon Photo Paper Plus Glossy II dhe nuk mban parasysh kohën e përpunimit të të dhënave në kompjuterin host.
- PIXMA Print Plan është i disponueshëm vetëm për banorët e Austrisë, Belgjikës, Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Norvegjisë, Holandës, Spanjës, Suedisë, Zvicrës, Republikës së Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
- Letrat fotografike të pajtueshme me ChromaLife 100 përfshijnë Photo Paper Pro Platinum, Photo Paper Plus Glossy II, Photo Paper Plus Semi-Gloss dhe Photo Photo Glossy. Në bazë të provave të përshpejtuara nga Canon në vende të errëta ruajtjeje në kushte temperature, lagështie dhe ajri të kontrolluar, që simulojnë mbajtjen në albume me faqe plastike. "Canon" nuk mund ta garantojnë jetëgjatësinë e printimeve; rezultate mund të ndryshojnë në varësi të fotos së printuar, kohës së tharjes, kushteve të paraqitjes/ruajtjes dhe faktorëve mjedisorë.
- Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të provës së "Canon" duke përdorur grafikun ISO/IEC 24712 dhe simulimin e printimit të vazhduar me shishet zëvendësuese të bojës pas konfigurimit fillestar.
- Mund të mos ketë mbështetje për 5 GHz në rajonin tuaj.
Produktet e lidhura
-
Printerë për shtëpi
PIXMA TS7650i
Printer i shpejtë dhe me cilësi të lartë, i cili përshtatet më së miri me të përditshmen tuaj shtëpiake falë përmasave të tij kompakte dhe përdorimit efikas. -
Printerë për shtëpi
PIXMA TS7750i
Printer i shpejtë dhe me cilësi të lartë, i cili përshtatet më së miri me të përditshmen tuaj shtëpiake falë përmasave të tij kompakte dhe përdorimit efikas. -
Printerë për shtëpi
Seria PIXMA TS9550
Mësoni se si lidhja me valë, vetëmbushësja 20-fletëshe dhe kapaciteti për A3 mund të përmbushin të gjitha nevojat e biznesit tuaj. -
Printerë "MegaTank"
PIXMA G6040
Printer me kuti me bojë me rimbushje, me rendiment të lartë, cilësi dhe funksione në kosto të ulët për faqe. -
Printerët për zyra të vogla
MAXIFY GX1040
Qëndro produktiv në shtëpi me printerin e shpejtë, kompakt, të lehtë në përdorim dhe ekonomik 3-në-1 me depozita boje me rimbushje. -
Printer për zyra shtëpie
PIXMA TR150
Futeni në çantë dhe merreni zyrën me vete. Me lidhje dhe cilësi të jashtëzakonshme, është ideal për punën në lëvizje. -
Printerë për shtëpi
SELPHY SQUARE QX10
Ruajini kujtimet tuaja të veçanta si printime të punuara me hijeshi që mund t'i merrni kudo, në lidhje me valë.