PRINTIMI

Printerët më të mirë për punëdore

Nga dinozaurët e punëdores deri te posterat profesionalë, Canon-i ka printerin e përkryer për punëdore sipas nevojave tuaja.
Një grua pret shabllone të "Creative Park" teksa qëndron ulur në një tryezë prej druri, mbi të cilën është vendosur një printer Canon PIXMA dhe një koleksion materialesh pune.

Nuk ka rëndësi nëse jeni një krijues profesionist i cili përdor produkte cilësore për të lënë mbresa te klientët e tij apo një i apasionuar i cili krenohet me përpjekjet e tij krijuese: mjetet e duhura të punës mund të bëjnë një ndryshim të madh. Printerët janë bërë një pjesë e rëndësishme e krijimit të punëdoreve dhe kanë fuqinë ta shndërrojnë një krijim në nivel mesatar në një kryevepër të vërtetë.

Printeri i duhur mund t’ju ndihmojë të realizoni dizajne komplekse dhe të eksploroni dimensione të reja të aftësisë suaj krijuese. Megjithatë, jo të gjithë printerët janë të pajisur për të plotësuar nevojat e ndryshme të punëdores. Këtu ne eksplorojmë disa nga printerët më të mirë Canon për punëdore dhe se si pajtueshmëria e tyre me një larmi llojesh letre mund t’ju ndihmojë ta ngrini cilësinë e krijimeve tuaja në një nivel krejt të ri.

Printeri më i mirë shumëfunksional për punëdore

Një printer Canon PIXMA që qëndron mbi një tryezë, ku në tabakanë e pasme të tij ndodhet një printim me ngjyra.

Printeri Canon PIXMA TS9550 Series është i vogël në madhësi, por mund të mbajë letër A3, çka e bën atë të përkryer për projekte më të mëdha të punëdores.

Nëse merreni me punëdore ose familja juaj përdor një printer për punë ose projekte të tjera, zgjedhja e një printeri që i plotëson të gjitha kërkesat tuaja do t’i kënaqë të gjithë, nga fëmijët që punojnë për projektet e shkollës deri te të rriturit që i shesin krijimet e tyre në internet.

Printeri Canon PIXMA TS7650i e bën procesin e printimit të shpejtë dhe të thjeshtë, falë ekranit 6,7 cm me prekje me ngjyra dhe Switch UI-së që mund të përshtatet për përdorime të ndryshme. Ai mund të bëjë printime bardhë e zi me shpejtësi 15 ipm (imazhe në minutë) dhe printime me ngjyra me shpejtësi 10 ipm falë kokës së gjatë të printimit me më shumë gryka dhe madhësi të optimizuar të pikëzës së bojës, duke kursyer kështu kohën e pritjes dhe duke mundësuar më shumë kohë për detajet përfundimtare që bëjnë ndryshimin.

Printeri PIXMA TS7650i mund të lidhet me Wi-Fi, ndaj mund të përdoret me një gamë aplikacionesh Canon duke shtuar mundësitë krijuese dhe duke ju mundësuar skanime të drejtpërdrejta në një smartfon apo kopje vetëm me prekjen e një butoni. Një tjetër avantazh i tij është se përputhet me planin e printimit "PIXMA1". Ky shërbim me abonim monitoron nivelet tuaja të bojës dhe ju dërgon në adresë fishekë të rinj, me të zbuluar se po ju mbaron boja, duke ju kursyer kështu deri në 50% të kostove standarde të bojës2.

Nëse po përpiqeni të vendosni në ekuilibër kërkesat që keni për punëdoren dhe kërkesat për zyrën në shtëpi, printeri Canon PIXMA TS9550 Series është zgjedhja e duhur. Edhe pse ka përmasa kompakte për letër A4, furnizuesi i pasmë mund të mbajë deri në 50 fletë letër A3 për të prodhuar printime më të mëdha pa korniza, si postera për punë apo punime artistike për ekspozim. Ju mund të printoni edhe në materiale kartoni me përmasa 12 x 12 cm, që është një madhësi mjaft e përdorshme për albume. Ai ka një ekran me prekje që është miqësor me përdoruesin dhe ju mund të printoni, skanoni dhe kopjoni nga një pajisje inteligjente duke përdorur aplikacionin Canon PRINT.

Printerët më të mirë për projekte punëdoreje me foto

Një printer Canon PIXMA, pranë të cilit ndodhet një koleksion lapsash me ngjyra, është vendosur mbi një tryezë prej druri dhe po printon fletë shumëngjyrëshe letre.

Me një shpejtësi të lartë printimi prej 13 ipm për printime mono dhe 6,8 ipm për printime me ngjyra, printeri Canon PIXMA TS7450a Series e lehtëson procesin e punëdores në mënyrë që t'i keni materialet tuaja në duar dhe gati për të krijuar në shumë pak kohë. Tabakaja e pasmë e letrës mund të mbajë deri në 20 letra fotografike.

Një printer Canon SELPHY CP1500 po printon një fotografi në anë të të cilës ndodhet një koleksion fotografish familjare.

Kompakt dhe i disponueshëm në një larmi ngjyrash për t’u përshtatur me dekorin tuaj, printeri Canon SELPHY CP1500 është një zgjedhje fantastike për krijuesit që punojnë në hapësira më të vogla. I thjeshtë për t’u lëvizur dhe mjaftueshëm i vogël për t’u vendosur në një sirtar apo bufe kur nuk është në përdorim.

Për projekte punëdoreje me foto është e rëndësishme të kihet parasysh cilësia e printimit, gama e letrave dhe përputhshmëria me aplikacionet krijuese që mund ta përmirësojnë vërtet punën tuaj. Punëdoret me foto mund të jenë më të përzemërta, pavarësisht nëse jeni duke krijuar një album gjallërues apo jeni duke përdorur një teknikë dekupazhi për të bërë dhurata të mirëmenduara.

Printeri Canon PIXMA TS7650i vjen me një sistem boje me bojë të zezë me pigment që, krahas ngjyrave të ndezura me bazë ngjyruesi, nënkupton se përdoruesit mund të printojnë në shtëpi fotografi me cilësi të lartë. Sistemi dykahësh i furnizimit të letrës mbështet një gamë të gjerë materialesh, duke printuar fotografi në finitura dhe madhësi të ndryshme, duke përfshirë edhe letrën fotografike në formë katrore13 x 13 cm.

Printeri pak më i madh Canon PIXMA TS7750i ka një furnizues automatik shtesë dokumentesh me 35 faqe. Si aplikacioni Canon PRINT, ashtu edhe printerët PIXMA TS7650i dhe PIXMA TS7750i përputhen me "Easy-PhotoPrint Editor", i cili ofron mjetet për të krijuar faqosje të ndryshme përpara se t’i dërgoni ato për printim.

Edhe printimi i fotove është mbresëlënës me Canon PIXMA TS8750 Series. Shtimi i bojës gri zvogëlon më tej ashpërsinë dhe ofron cilësi të përmirësuar fotografie, veçanërisht për printimet me hije ose printimet monokrom. Nuk keni pse të prisni gjatë falë fotografive me cilësi studioje me madhësi 10x15 cm pa korniza, të cilat printohen në vetëm 13 sekonda3, për më tepër, printeri përputhet edhe me letrat më të trasha të fotos të Canon, duke përfshirë Pro Platinum.

Duke kombinuar cilësinë, volitshmërinë dhe stilin, printeri Canon PIXMA TS7450a Series është një printer i përshtatshëm shumëfunksional i cili ofron opsione të shumta me valë për printimin, skanimin dhe kopjimin, si dhe një ekran OLED të thjeshtë për t’u përdorur. Teknologjia e printimit "FINE" jep gjithmonë rezultate me cilësi të lartë dhe përputhet me një larmi llojesh letre, duke përfshirë letrën fotografike me lustër dhe mat, me disa madhësi si për shembull 10 x 15 cm pa kornizë.

Printeri SELPHY CP1500, që është një opsion më elegant dhe me finitura ngjyrash të përshtatshme për dekorim është ideal për prodhimin e fotografive në disa materiale. Teknologjia e shpejtë e tharjes nënkupton se printimet dalin të gatshme për përdorim dhe se ju mund të printoni në disa madhësi më të vogla, nga madhësitë e kartolinës 10 x 14,8 cm në madhësitë e figurave të vogla me ngjitëse (22 x 17,3 mm).

Për një opsion po aq elegant, por më kompakt, SELPHY QX20 është zgjedhja e përsosur. Bateria e tij e fuqishme dhe printimi me Wi-Fi do të thotë se mund të printoni ku të dëshironi në dy opsione: katror (me sipërfaqe printimi 7,2x7,2 cm) ose madhësi karte XC-20L/XC-60L në sipërfaqe 5,4x8,5 cm. Falë teknologjisë së printimit me sublimim boje - që shton një shtresë të sipërme tejet rezistente - mund të rrini të qetë duke ditur se printimet e ngjitëseve do t’i bëjnë ballë kohës duke rezistuar deri në 100 vjet 4.

Aplikacioni i pajtueshëm SELPHY Photo Layout ju lejon edhe të modifikoni dhe të printoni drejtpërdrejt nga një sërë pajisjesh përmes Wi-Fi, si edhe të krijoni kolazhe dhe të mbivendosni modele në ngjitëset tuaja. Gjithashtu - kur përdorni SELPHY QX20 - mund të krijoni edhe ngjitëse pa bordurë për të dyja madhësitë e letrës.

Canon Photo Cube është një opsion i shkëlqyer për të shfaqur krijimet e fotografive, i cili jo vetëm ofron një mënyrë inteligjente për të ruajtur foto dhe printime në formë katrore, por mund edhe të transformohet në një album fotografik familjar argëtues. Variacionet e "Photo Cube" vijnë edhe me fishekë opsionalë boje (përpara blerjes, kontrolloni përputhshmërinë me printerin) dhe 40 fletë në formë katrore të llojit "Photo Paper Plus Glossy II".

Printerët më të mirë për projekte punëdoreje me letra

Një printer Canon PIXMA është vendosur mbi një bufe prej druri. Një dorë tërheq një vizatim për ngjyrosje nga tabakaja.

Printeri Canon PIXMA TS7650i vjen me një bojë të zezë me pigment që ofron cilësi të lartë dhe rezistencë të njëjtë me ato të një printeri të posaçëm zyre. Koka e gjatë e printimit mundëson printim me shpejtësi të lartë me kosto fillestare të ulët, kështu që mund të filloni menjëherë me projektin tuaj të punëdores, duke ditur se rezultatet jo vetëm që do të jenë të shkëlqyera, por edhe ekonomike.

Për ata që pëlqejnë mundësitë e pafundme të punëdores, një printer me një lidhje të mirë, akses në aplikacionet krijuese, përputhshmëri me një gamë të gjerë materialesh dhe një shpejtësi të lartë printimi është i domosdoshëm.

Printerët Canon PIXMA TS7650i, PIXMA TS7750i dhe Canon PIXMA TS9550 Series ofrojnë printim automatik nga të dyja anët, çka është ideale kur ekspozohen të dyja anët e letrës, si për shembull për dekorime të varura ose diorama.

Lidhja me Wi-Fi e çiftuar me aplikacionet pa pagesë të Canon-it, duke përfshirë Creative Park, nënkupton se ka mijëra shabllone për të personalizuar dhe printuar me prekjen e vetëm një butoni. Njësoj si printeri Canon PIXMA TS7650i, printeri PIXMA TS9550 Series ka një shpejtësi printimi prej 15 ipm për printimet mono dhe 10 ipm për printimet me ngjyra, në mënyrë që të filloni menjëherë me punëdoren.

Gjithashtu, printeri PIXMA TS9550 Series ka 45 modele të integruara për opsione të mëtejshme krijuese dhe përputhet me letra deri në 300 gsm (gram për metër katror), duke e bërë ideal për punëdore mbi sipërfaqe më të forta, si modele më të mëdha dhe kartolina urimesh.

Softueri më i mirë për projekte punëdoreje

Një dorë mban një smartfon me një shabllon erashke nga Canon Creative Park në ekran. Në sfond në një tryezë ndodhet një printer Canon PIXMA.

Nga lodrat dhe modelet e punëdores deri te vargjet zbukuruese me punëdore dhe dekoruesit e tortave për festa, aplikacioni "Canon Creative Park" ofron një gamë të gjerë shabllonesh që mund të frymëzojë seancën tuaj të ardhshme të punëdores. Pse të mos kërkoni nëpër faqen e internetit në laptopin tuaj, apo në aplikacionin në smartfonin tuaj për të gjetur projektin artistik të radhës, ta dërgoni atë në printerin tuaj Canon për printim,dhe të filloni menjëherë nga puna.

Një monitor kompjuteri shfaq softuerin Canon PosterArtist, me një koleksion të pasur shabllonesh prej të cilave mund të zgjidhni.

Nëse e përdorni printerin tuaj Canon për zyrën në shtëpi dhe për punëdore, Canon PosterArtist ju ndihmon t’i kombinoni të dyja këto, duke ju ofruar mjaft mundësi krijuese për të dizajnuar dhe printuar postera, fletushka dhe materiale të tjera promocionale në shtëpi.

Canon ofron një seri softuerësh pa pagesë për të rritur larminë e projekteve të punëdores dhe për të mbështetur aftësinë tuaj krijuese gjatë gjithë procesit. Pavarësisht nëse është një aktivitet i thjeshtë në një mbrëmje të qetë, një projekt në fundjavë me familjen dhe shoqërinë apo një dizajn profesional, ka mjaft opsione për të ndezur shkëndijat e krijimit.

Për lidhje pa ndërprerje midis pajisjeve inteligjente dhe printerit, aplikacioni Canon PRINT është një mjet thelbësor për të printuar, kopjuar dhe skanuar lehtësisht, si dhe për të kontrolluar gjendjen e printerit dhe çdo problem mirëmbajtje. Ai thjeshton procesin dhe është i pajtueshëm me disa lloje skedarësh. Ju mund të aksesoni dhe printoni fotografi drejtpërdrejt nga rrjetet sociale ose reja kompjuterike. Funksioni shkrepje-kopjim i smartfonit nënkupton gjithashtu se ju mund ta përdorni smartfonin tuaj si skanues, gjë që është fantastike për skanimin e punimeve artistike të fëmijëve për t'i ruajtur ose printuar ato, apo për të korrigjuar çdo shformim gjatë procesit.

Krijuesit mund të gjejnë një larmi burimesh për të krijuar gjithçka, nga zbukurimet deri te kartolinat dhe lojërat me punëdoreCanon Creative Park, regjistrimi në të cilin është pa pagesë. Disa shabllone janë të thjeshta dhe nuk kanë nevojë për gërshërë, duke i bërë ideale për të rinjtë, ndërsa shabllonet e tjera janë më të avancuara për krijuesit me përvojë të cilët marrin kënaqësi nga sfidat.

Për ata që pëlqejnë të përdorin aftësitë e tyre për të prodhuar materiale promocionale, Canon PosterArtist është një mjet i thjeshtë për t’u përdorur për realizimin e posterave, pankartave dhe dizajneve të tjera. Pavarësisht nëse është një sinjalistikë për biznesintuaj, fletushkë për interpretime në shkollë ose menu për një aktivitet, ai ofron akses në dizajne, shabllone dhe miliona fotosh arkivi që propozohen në mënyrë automatike pa pagesë për t’u dhënë krijimeve tuaja një frymë profesionale. Softueri përputhet me një gamë printerësh Canon, duke përfshirë printerët imagePROGRAF, PIXMA, MAXIFY dhe i-SENSYS.

Canon ka edhe opsione specifike për fotot. Canon Easy-PhotoPrint Editor përputhet me printerët PIXMA dhe MAXIFY, dhe ju lejon të krijoni kolazhe, kalendarë, dizajne mbështjellësesh dhe të tjera. Ju mund t’u shtoni fotove tuaja edhe flluska dialogu, simbole, tekst dhe korniza fotografish.

Për printerë që përputhen me Canon SELPHY, aplikacioni SELPHY Photo Layout ofron këshilla faqosjeje dhe dizajnesh, si dhe ju lejon të shtoni, shtresa të sipërme, filtra, bordura dhe madje edhe kode QR 5. Ai ju lejon të printoni fotografi, ngjitëse dhe faqeshënues të personalizuar drejtpërdrejt nga një aplikacion i vetëm për celularë; mjafton të printoni kodin QR të printerit tuaj për lidhje të menjëhershme me Wi-Fi.

Me kaq shumë mënyra për të qenë krijues, krijuesit mund të hyjnë në një botë krejtësisht të re me printerët dhe aplikacionet krijuese të Canon-it. Nuk ka rëndësi nëse jeni në fillim të rrugëtimit tuaj të krijimeve me punëdore dhe po kërkoni frymëzim për të bërë dizajne të shpejta dhe të thjeshta, po kërkoni të frymëzoni fëmijët tuaj me projekte ndërvepruese, apo jeni krijues profesionist që po kërkon mënyra të reja për të lehtësuar procesin - ky është momenti më i mirë për të krijuar.



Shkruar nga Kat Halstead

  1. PIXMA Print Plan është i disponueshëm vetëm për banorët e Austrisë, Belgjikës, Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Norvegjisë, Holandës, Spanjës, Suedisë, Zvicrës, Republikës së Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
  2. Bazuar në kursimet mesatare të kostos për faqe kundrejt bojërave standarde origjinale të shitura për 20 printerët më të mirë me bojë dhe shumëfunksionalë në Evropën Perëndimore, (Studim i "Key Point Intelligence" - janar 2022). Kostoja për faqe (CPP) e abonimit mujor në planin e printimit Canon PIXMA (plani për 200 faqe), pa faqe shtesë, krahasuar me koston për faqe për printimin e faqeve ISO/IEC 24711 te 20 printerët më të mirë me bojë dhe shumëfunksionalë me fishekë me ngjyra, me çmim nën 200 euro në Evropën Perëndimore, duke përdorur fishekë me kapacitet standard. CPP-ja mesatare e përdorur për të përcaktuar kursimin në përqindje kundrejt CPP-së për planin e printimit Canon PIXMA (plani për 200 faqe). Rendimenti i bojës dhe çmimet janë bazuar në informacionin e faqes së internetit të prodhuesit në Gjermani. Çmimet me ulje të bojës nuk janë marrë parasysh në këtë studim. Studimi i "Keypoint Intelligence" i kryer në janar 2022, i porositur nga Canon, i bazuar në informacionin e disponueshëm për publikun deri në janar të vitit 2022. Printerë të zgjedhur sipas njësive të shitjeve në "Quarterly Hardcopy Peripherals Tracker" – Të dhënat historike përfundimtare 2021Q4 të IDC-së, Evropa Perëndimore.
  3. Shpejtësia e printimit të fotografisë bazohet në parametrat standarde duke përdorur ISO/JIS-SCID N2 në letër Canon Photo Paper Plus Glossy II dhe nuk mban parasysh kohën e përpunimit të të dhënave në kompjuterin host.
  4. Kur ruhet në album. Në bazë të analizave të përshpejtuara, duke prezumuar një temperaturë prej 23° C / 73.4° F dhe lagështirë 50%.
  5. Kontrolloni faqen e produktit me model specifik për të gjitha funksionet e disponueshme.

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm