Zgjedhja e letrës së duhur të printerit është një nga vendimet më të rëndësishme në procesin krijues për të sjellë në jetë idenë, foton apo dizajnin tuaj. Mjeti që zgjidhni mund të hapë potencialin për një botë efektesh të ndryshme dhe t'i japë punës suaj atë notën përfundimtare ideale.
Për projekte fotografie që kërkojnë tone të thella të zeza dhe ngjyra të forta, është thelbësore të zgjidhni letrën që do t'i theksojë këto funksione dhe do t'i sjellë subjektet në jetë në fotografi. A duhet të zgjidhni letër me apo pa shkëlqim? Letra të printuara me reliev të imët artisik apo gjysmëshkëlqyese? Për krijime argëtuese punëdoreje, a bën të zgjidhni opsione novatore si p.sh. fotoletër magnetike apo stok rezolucioni të lartë?
Mund t'ju duhet të merrni parasysh peshën e letrës, qoftë të veshur apo të paveshur dhe materialin e saj - disa prej tyre janë me fibra sintetike apo prej tekstili. Mos u shqetësoni nëse e gjithë kjo duket e avancuar. Ky udhëzues do t'ju ndihmojë të bëni zgjedhjet më të mira për nevojat tuaja.
Udhëzuesi optimal për letrën e printimit
Letra më e mirë me shkëlqim për të printuar fotografitë në shtëpi
Ruajtja e kujtimeve është shpesh në zemër të printimit të fotografive në shtëpi. Mund të krijoni printime në përmasa më të vogla që janë ideale për t'u ngjitur në albume të bëra vetë, për t'i vendosur në korniza fotografike apo për t'i fiksuar me pineskë në tabelat e tapës. Për këtë lloj printimi, një lloj letre e veshur mund të jetë një opsion më i mirë, pasi në përgjithësi është më rezistent.
Letra e veshur ka një solucion që i shtohet sipërfaqes, kështu që është më e lëmuar dhe përthithet më pak bojë, duke krijuar printime më të qarta. Është gjithashtu më rezistente ndaj papastërtive, lagështirës dhe konsumit falë kësaj veshjeje. Letra e paveshur, nga ana tjetër, ka reliev, është më poroze dhe mund ta përthithë më lehtë bojën. Fotot e printuara në letër të paveshur mund të jenë më të buta, me një ndjesi më të prekshme.
Gama e printerëve kompaktë fotografikë SELPHY nga Canon përdor letër me një veshje të posaçme mbrojtëse që siguron se çdo printim është rezistent ndaj ujit, shenjave të gishtave dhe gërvishtjeve, dhe mund të zgjasë deri në 100 vjet kur ruhet në një album. Nga letrat e përmasave të kartolinave deri te printimet katrore, fotot me përmasa karte krediti dhe miningjitëset, ka një opsion për t'iu përshtatur një sërë mënyrash krijuese për të shfaqur fotot tuaja.
Canon Everyday Use Glossy është një letër me cilësi fotografike që është një zgjedhje kryesore për fotot e përditshme me ngjyra, dhe e pajtueshme me printerët PIXMA. Letrat me shkëlqim të Canon e fiksojnë bojën më thellë nën sipërfaqen e sipërme se letrat e tjera, të cilat pengojnë mbetjen e bojës së tepërt në sipërfaqen e letrës, duke ju dhënë printime me tharje çasti që gjithashtu do të thotë se finicioni me shkëlqim e ruan lustrën me kalimin e kohës.
Përndryshe, letra Canon Plus Semi-gloss vjen me finicion sateni dhe reportazh fotografik letre me shkëlqim të reduktuar për një pamje më të butë. Kjo letër 260gsm do të krijojë printime fotografike të arrira, me tharje në çast. Shoqërojeni me bojërat Canon ChromaLife 100 dhe një printer që mund të krijojë foto të cilësisë së lartë, si p.sh. Canon PIXMA TS705a dhe jeni gati.
Për ato kujtime të dashura familjare ose peizazhe të bukura udhëtimi që do të bënin një impakt të shfaqur më dukshëm në shtëpinë tuaj, shumë fotoletra Canon ofrohen në madhësi A4 dhe, kur përdoren me një printer si PIXMA G640, mund të prodhojnë foto të pasura në A4 pa bordurë për ekspozim.
Fotoletra Canon Plus Glossy II ka një finicion të nivelit të lartë dhe peshë më të rëndë 265gsm, dhe do të ndihmojë në rikrijimin e ngjyrave dhe të të zezave të saturuara. Është përputhja ideale për bojërat ChromaLife 100, si dhe për bojërat Canon LUCIA PRO të përdorura në printerët profesionalë Canon imagePROGRAF.
Nëse preferoni një fotoprintim pa shkëlqim, Canon Matte Photo Paper për printerët me bojë mund të ndihmojë në reduktimin e shkëlqimit kur i mbani në kornizë xhami, pasi do të pasqyrojë më pak dritë. Letra pa shkëlqim është më e përshtatshme për tonalitete më të ngrohta dhe për printime pa lustër reflektive.
Letra më e mirë për printime të fotografive artistike
Nëse printoni për një projekt fotografie artistike, Canon Premium Fine Art Rough Paper është një letër profesionale pambuku A4 me cilësi të lartë, me një reliev të ashpër që ndihmon në krijimin e të zezave të dendura dhe të tonalitetit të saktë në zonat e errëta të një imazhi. Entuziastët e fotografisë dhe të apasionuarit e artit do ta preferojnë këtë letër për krijimet e tyre, dhe mund të arrihen rezultate të këndshme si për printime monokrome, ashtu edhe me ngjyra.
Canon Pro Luster 260gsm është një fotoletër profesionale me lustër të butë si saten. Kjo fotoletër e lëmuar printeri me bojë ofrohet deri në madhësi A2. U ngjan letrave të zakonshme me veshje rezine që përdoren në dhomën e errët, duke e bërë ideale për fotografët që kërkojnë finicionin e një laboratori fotografik për të paraqitur punën e tyre. Mendoni për ngjyrat vezulluese, detajet e mprehta dhe riprodhimin e jashtëzakonshëm të bardhezisë. Kur përdoret me bojërat Canon ChromaLife 100, që punojnë në gamën PIXMA ose me bojërat Canon LUCIA PRO që përdoren në gamën imagePROGRAF, si p.sh. imagePROGRAF PRO-300, kjo letër mbron fotot nga degradimi i shkaktuar nga gazet dhe drita atmosferike.3
Një opsion tjetër për ata që kërkojnë finicion profesional është letra me shkëlqim 300gsm e peshave të rënda Canon Pro Platinum. Kjo ka një konstruksion me gjashtë nivele, është rezistente dhe arrin riprodhim të jashtëzakonshëm të ngjyrave, sidomos me bojërat Canon LUCIA PRO dhe ChromaLife 100.
Mund dhe të zgjidhni një letër në bazë të tonaliteteve të ngjyrave në foto. Për foto dhe punime të posaçme artistike me ngjyra të ngrohta dhe tonalitete gri, Pro Premium Matte 210gsm arrin një reliev të lëmuar, pa vezullim pa lustër reflektive. Krijuar për profesionistë që kërkojnë cilësi të lartë, kjo letër më e trashë arrin printime me cilësi galerie kur përdoret me printer, si p.sh. modeli kompakt profesional me bojë për A3 Canon imagePROGRAF PRO-300 ose modeli për A2 imagePROGRAF PRO-1000, profesionale, me sistem të avancuar 12-bojësh dhe gamë të gjerë ngjyrash.
Lloje të tjera letre që ofrojnë printim të jashtëzakonshëm profesional të cilësisë artistike janë letrat Canson® Infinity, si p.sh. Canson® Infinity Platine Fibre Rag, që vjen me bazë 100% pambuku dhe një tonalitet të pastër të së bardhës. Letrat e pambukut kanë reliev të pasur, fibra më të forta, një ndjesi luksi dhe jetëgjatësi të lartë, duke u dhënë kështu cilësi për arkivim. Përndryshe, gama e fotoletrave nga Hahnemühle ofron gjithashtu rezultate premium për printime fotografike, posterë dhe fotolibra.
Letra më e mirë për projekte punëdoreje
Qofshin kartolina urimesh, dhurata të bëra vetë apo libër me tregime, kur jeni duke krijuar projekte punëdoreje me printerin tuaj ka disa elemente për t'u marrë parasysh. Ku do t'ju pëlqente ta shfaqnit krijimin tuaj? A ju duhet të printoni në të dy anët? Dhe a ju duhet një letër rezolucioni të lartë nëse ka foto në projektin tuaj?
Ka shumë mënyra emocionuese për të nxjerrë në pah shtëpinë tuaj ose për të bërë ekspozime interaktive fotografike nëse e printoni artin tuaj me Canon Magnetic Photo Paper me printerin me bojë të shtëpisë. Mund ta përdorni për të krijuar një fotoekspozim interaktiv magnetik apo gjëegjëza, ose thjesht t'i ngjisni drejt e në frigorifer për të shfaqur kujtime të bukura - nuk ka nevojë për korniza.
Nëse nxjerrja e printimeve dhe e punëdoreve me Canon Creative Park është hobi juaj, Matte Photo Paper do të krijojë printime me tonalitet të shndritshëm dhe vibrant, si dhe imazhe të qarta pa efektin e shkëlqimit. Është fantastike për dizajnet me foto, grafikë dhe tekst.
Për ata që u pëlqen të shtojnë një notë personale në raste të veçanta duke krijuar kartolinat e tyre të urimeve apo ftesat për festa, Double-sided Matte Paper 7x10in vjen me një vijëpalosje dhe zarfe të gatshme për ta bërë procesin të shpejtë dhe të lehtë, dhe për të ndihmuar që secili të paloset siç duhet.
Për krijim fletoresh apo librash të personalizuar tregimesh, printimi në një larmi formash dhe madhësish mund të jetë një mënyrë e mirë për të shtuar ato notat argëtuese dhe të personalizuara. Miningjitëset dhe letrat ngjitëse në formë katrore të përdorura me printerët Canon SELPHY janë një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të nxjerrë printime që mund t'i ngjisni e gëzoni në çast - dhe duke përdorur programin SELPHY Photo Layout mund t'u shtoni edhe motivet tuaja, finicionin dhe tekstin.
Letra më e mirë për biznesin e vogël ose zyrën e shtëpisë
Për riprodhim të fortë e të shndritshëm të ngjyrave, zgjidhni Canon High Resolution Paper, një letër e veshur me ndriçim të lartë që është e përshtatshme për foto vibrante dhe imazhe grafike, së bashku me dokumente cilësie të lartë dhe fletëllogaritëse që përmbajnë ngjyra të forta e të qarta. Ideale për zyrën e shtëpisë apo biznesin e vogël, kjo letër është ideale për krijimin e prezantimeve profesionale me një finicion elegant.
Një letër rezolucioni të lartë si kjo është gjithashtu një zgjedhje e mirë për ata që kërkojnë të krijojnë posterë apo materiale të tjera promocionale për punën e tyre. Me një gamë të gjerë shabllonesh, imazhesh dhe shkronjash, Canon PosterArtist ju jep të gjitha mjetet që ju nevojiten për të bërë një poster në internet falas. Shoqërojeni këtë letër me modelin shumëfunksional 3-në-1 Canon PIXMA TS5350a Series - një mjet krijues ideal për të bërë magnete dhe fotoprintime nga smartfoni. Ose provoni modelin e stilizuar dhe ekonomik Canon PIXMA TS7450a Series, që ju mundëson printimin në letër fotografike dhe magnetike për të krijuar një sërë projektesh të personalizuara biznesi.
Gamat e letrës dhe të printerëve të Canon ofrojnë diçka të përshtatshme për të gjitha nevojat tuaja të printimit. Qoftë nëse jeni duke promovuar biznesin, duke krijuar një projekt artistik, duke shfaqur portrete familjare ose duke përdorur printime për t'u organizuar në shtëpi, do të jeni të sigurt për cilësi dhe standarde të larta deri në fund.
Shkruar nga Lorna Dockerill
- Kontrolloni faqen e produktit për një listë printerësh të pajtueshëm.
- Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur e fotove 4 x 6in bazuar në metodën e testimit individual të Canon duke përdorur grafikun ISO/IEC 29103 dhe simulimin e printimit të vazhdueshëm me bojën zëvendësuese pas konfigurimit fillestar.
- Kur përdoret me bojëra origjinale Canon dhe në kushte të caktuara ruajtjeje.
Produktet e lidhura
-
Magnetic Photo Paper MG-101
Vendosni më shumë krijimtari dhe ndërveprim në printimet e fotografive me Canon Magnetic Photo Paper MG-101.