Fotografimi i ushqimeve është një mënyrë e këndshme për të eksperimentuar me kamerën tuaj Canon – dhe jo thjesht sepse mund ta hani ushqimin në fund të shkrepjeve. Kushtojini kohën e nevojshme stilizimit të elementeve, kontrolloni ndriçimin dhe konfigurojini në detaj cilësimet, e do të shihni se mund të realizoni foto ushqimesh që ia vlen t'i shijosh.
Por ka ndërkaq disa elemente e aksesorë që mund t'ju ndihmojnë të arrini cilësinë më të mirë të mundshme të kamerës suaj. Një stativ mund t'ju ndihmojë nëse fotografoni ushqim nga lart në një format nga sipër, në ndriçim të ulët ose kur shkrepni plane tejet nga afër p.sh., ndonëse gama e objektivëve të Canon me fotostabilizim (IS) ndihmon gjithashtu vërtet në raste të tilla. Shtimi i një blici Canon Speedlite ose forme tjetër ndriçimi artificial në çantën e kompletit tuaj mund të ofrojë opsione më krijuese kur dëshironi t'i jepni fotografisë suaj ushqimore një ndjesi profesionale.
Modernizimi i objektivit mund të ketë impaktin më të madh në fotografimin e ushqimeve. Shumë objektivë kanë distancë fokusimi mjaftueshëm të shkurtër për të kapur detajet e imëta, por vetëm makroobjektivët e vërtetë ju japin zmadhim me së paku 1-fish. Kjo do të thotë se subjekti regjistrohet 1:1 ose në përmasa reale në sensor kur objektivi caktohet në fokusin e vet minimal.
Makroobjektivi është ideal për nxjerrjen në pah të relieveve të fshehura, motiveve të ndërlikuara dhe strukturave të imëta të ushqimeve që përndryshe do të ishin të padallueshme, por kjo nuk është gjithçka që përkufizon fotografinë e ushqimeve. Këtu u hedhim një sy opsioneve të objektivave më të mirë për kamerat Canon EOS.
FOTOGRAFIA E USHQIMEVE
Objektivët optimalë të Canon për fotografimin e ushqimeve
Objektivi më i mirë i nivelit fillestar RF për fotografinë e ushqimeve: Canon RF 50mm F1.8 STM
Punon me: kamerat EOS R System
Me një fushëpamje as tepër të gjerë, as tepër të ngushtë, Canon RF 50mm F1.8 STM është i përshtatshëm për një sërë këndesh shkrepjeje. Me aperturën e shpejtë maksimale prej f/1.8, objektivi ju jep kontroll të mjaftueshëm mbi rrezen e qartësisë, duke ju mundësuar të izoloni elemente individuale të gatimeve të shijshme dhe të krijoni sfonde të turbullta dhe artistike kur shkrepni nga pozicione ballore, diagonale ose anësore. Apertura e gjerë ju mundëson gjithashtu të merrni dritë të bollshme për shkrepje në kushte ndriçimi më të dobët, si p.sh. restorante me ndriçim të zbehtë.
Një model ekonomik në gamën kuadërplotë EOS R System të Canon, objektivi RF 50mm F1.8 STM vjen me veshje objektivi josferik për qartësi në skajin e kuadrit – e dobishme veçanërisht kur shkrepni poza nga sipër që mbushin të gjithë kuadrin. Kompakt e peshëlehtë, është një shtesë praktike, por dhe e fuqishme në çantën e aksesorëve të cilitdo fotografi ushqimesh.
Objektivi më i mirë i nivelit fillestar EF-S për fotografinë e ushqimeve: Canon EF-S 60mm f/2.8 Macro USM
Makroobjektivi i parë EF-S që arrin të krijojë foto në përmasa reale përbën një zgjedhje fantastike të parë për fotografët e ushqimit. Është i vogël, peshëlehtë dhe shumë i mprehtë, si dhe vjen me një aperturë të madhe maksimale ndihmon në pozicionimin e subjektit midis një sfondi të turbulluar bukur dhe planit të parë.
Me një kënd shikimi të barasvlershëm me të një objektivi 96mm f/2.8 në kamerat kuadërplota, në thelb arrini rreze më të gjatë me objektivin Canon EF-S 60mm f/2.8 Macro USM duke pasur kështu mundësinë të shkrepni poza kuadërplota nga më larg. Jo vetëm që kjo bën të mos hidhni hije mbi subjekt, por dhe jua bën më të lehtë izolimit e kafshatave që duken më të shijshme në pjatë.
Objektivi më fleksibël i fotografisë së ushqimeve: Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM
Si makroobjektiv praktik i projektuar për kamerën kuadërplotë pa pasqyra Canon EOS R System, Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM ka aftësinë të shkrepë edhe pamje këndgjera të një skene tryeze, edhe gjysmëplane të afërta në përmasa reale – si dhe gjithçka tjetër midis.
Është i vogël e peshëlehtë mjaftueshëm për t'u përdorur pa stativ, ku teknologjia 5-nivelëshe e fotostabilizimit "Dual Sensing IS" ju ndihmon të shfrytëzoni më së miri fuqinë mbresëlënëse perceptive të objektivit.
Ashtu si objektivët e tjerë në gamën RF të Canon, Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM vjen me unazë të personalizueshme kontrolli në pjesën e parme të tytës, së cilës mund t'i caktoni një kontroll të rëndësishëm të kamerës si p.sh. aperturën, ISO apo kompensimin e ekspozimit. Kjo ju mundëson ta rregulloni lehtë e saktë cilësimin me një rrotullim të shpejtë të unazës. Ky funksion ofrohet edhe kur përdorni objektiva EF me kamerat e EOS R System përmes Canon Control Ring Mount Adapter EF-EOS R.
Provoni ta përdorni këtë objektiv me Canon EOS RP, ku mund të shfrytëzoni funksionin "Focus Bracketing" të kamerës për të pasur një nivel të ri qartësie në fotografimin tuaj të ushqimeve.
Objektivi optimal i fotografisë së ushqimeve për plane tejet nga afër: Canon RF 100mm F2.8L MACRO IS USM
Me zmadhim 1.4-fish, RF 100mm F2.8L MACRO IS USM do të theksojë edhe detajet më të imëta në një vakt kompleks, ndërsa cilësia e konstruktit optik të serisë L realizon qartësi mahnitës të figurës. Me deri në 8 nivele kompensimi kur çiftohet me një kamerë me fotostabilizim të integruar (IBIS), si p.sh. Canon EOS R6, objektivi realizon poza dore qartësie kristal edhe në ndriçim të ulët. Për më tej, gjatësia relativisht e madhe fokale prej 100mm ju mundëson të afroheni po aq sa dhe me objektivat më të shkurtër. Kjo mund ta bëjë më të lehtë pozicionimin e dritave, reflektorëve dhe aksesorëve të tjerë, dhe siguron që objektivat të mos vishen me avull gjatë shkrepjes së gatimeve tejet të nxehta.
Canon RF 100mm F2.8L MACRO IS USM vjen me vetëfokusim super të shpejtë falë një mbërthyeseje RF të shpejtësisë së lartë dhe një motori të heshtur Dual Nano USM, çka e bën ideal për fotografët e ushqimeve që shkrepni dhe me video. Përmban gjithashtu një unazë Spherical Aberration Control, që ju mundëson rregullimin e efekteve Bokeh dhe të fokusit të butë për poza krijuese me ushqimet.
Objektivi optimale për fotografët e ushqimit që dëshirojnë të udhëtojnë lehtshëm: Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM
Më i lirë se homologu i vet në 100mm, Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM është një zgjedhje fantastike për fotografët e ushqimeve që kërkojnë një objektiv të shkurtër telefoto me aftësi për makro.
Pak më i gjerë se modeli 100mm, ky objektiv ofron pak më shumë fleksibilitet në inkuadrim kur hapësira vjen me pikatore. Me rrezen e vete telefoto, zmadhimin 0.5-fish dhe një distancë minimale fokusimi prej 35cm, nuk e ka për problem të shkojë afër. Objektivi vjen me një aperturë të bollshme maksimale f/2 dhe ofron 5 nivele Hybrid IS, duke sjellë rezultate të pastra dhe të qarta në të gjitha kushtet e ndriçimit. Për më tej vjen me një veshje optike Super Spectra për reduktimin e vezullimit dhe të hijezimit – e dobishme kjo kur ndriçimi kontrollohet me vështirësi, si p.sh. në aktivitete ushqimore në natyrë.
Objektivi optimal për videoblogerët e ushqimeve: Canon RF 16mm F2.8 STM
Në skajin e poshtëm të spektrit fokal, çdo milimetër bën dallim të dukshëm. Nëse ju duhet hapësirë e mëtejshme dhe lëvizjen e keni të kufizuar – kur filmoni p.sh. në një restorant të vogël ose kur shkrepni një pozë të madhe nga sipër – gjerësia e bollshme e Canon RF 16mm F2.8 STM mund t'ju ruajë të gjithë pozën. Keni merak distorsionin cilindrik nga gjerësia e madhe? Mos e kini aspak: të gjitha kamerat e Canon EOS R System, duke përfshirë Canon EOS R, EOS RP dhe EOS R6, vijnë me korrigjim distorsioni të objektivit të integruar, ndaj pozat do t'i keni gjithnjë me pamje natyrale.
Ky objektiv superkompakt që peshon vetëm 165g ka distancë fokusimi minimal prej vetëm 13cm, edhe më të shkurtër se disa objektiva me kapacitet për makro, ndaj mund të shkoni shumë afër dhe të maksimizoni detajet. Ashtu si objektivat e tjerë fiksë në këtë listë, RF 16mm F2.8 STM vjen gjithashtu me aperturë të shndritshme maksimale për fleksibilitet me rreze qartësie dhe ndriçim.
Objektivi optimal zmadhues për fotografinë e ushqimeve: Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM
Me rreze zmadhimi nga 24mm deri në 105mm, modeli ultra fleksibël Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM është ideal për çfarëdo pozicioni nga ku shkrepni. Me një distancë minimale fokusimi prej vetëm 13cm dhe zmadhim 0.5-fish gjatë fokusimit manual në 24mm, është gjithashtu një zgjidhje më se e aftë për fotografët e ushqimeve që kërkojnë plane të shijshme nga afër.
Mbase gjëja më befasuese rreth RF 24-105mm F4-7.1 IS STM është se rrezja e pabesueshme e gjerë në zmadhim dhe 5 nivelet e përshtatjes së IS përmbahen në një trup që shënon më pak se 9cm gjatësi dhe peshon vetëm 395g. Falë përmasave të vogla objektivi përshtatet më së miri në çantat kompakte të aksesorëve dhe e bën të lehtë shkrepjen dorazi dhe me rezultate të qëndrueshme në qartësi.
Shkruar nga Marcus Hawkins
Produkte të ngjashme
-
Lentë me kënd të gjërë
RF 16mm F2.8 STM
Një objektiv kompakt dhe ekonomik, ultra i gjerë, kuadërplotë, 16mm për serinë EOS R, krijuar për videoblogerë dhe krijues përmbajtjesh. -
Objektiv standard
RF 50mm F1.8 STM
Një objektiv kompakt, i qetë dhe peshëlehtë 50mm RF fiks, me aperturë të gjerë f/1.8, ideal për shfrytëzimin e vizionit tuaj krijues. -
Objektivat RF
RF 35mm F1.8 MACRO IS STM
Një objektiv me aperturë të shpejtë 35mm f/1.8 për perspektivë këndgjerë, fokusim nga afër dhe Hybrid IS. -
Objektivat RF
RF 85mm F2 MACRO IS STM
RF 85mm F2 MACRO IS STM ofron fleksibilitet në plane të afërta me kompresion të lehtë telefoto dhe fotostabilizim 5-nivelësh në një trup kompakt e peshëlehtë. -
Makroobjektiva
RF 100mm F2.8L Macro IS USM
Si makroobjektiv profesional RF, RF 100mm F2.8L MACRO IS USM është ideal për imazhe fotoreale dore 1.4x dhe portrete mahnitëse, me cilësinë e serisë L. -
Objektivat RF
RF 24-105mm F4-7.1 IS STM
Objektivi ideal i përditshëm për amatorët e kuadërplotave pa pasqyrë. Me përdorimin praktik, "RF 24-105mm F4-7.1 IS STM" është peshëlehtë, kompakt dhe gati për t'jua ngjitur fotografinë një shkallë më tej.
Artikujt e lidhur
-
FOTOGRAFIA E USHQIMEVE
Zotërimi i fotografisë së ushqimit
Fotografja Linda Lomelino tregon ingredientët kryesorë të fotografive ushqimore që ju çojnë lëng nga goja.
-
USHQIME
Si t’i fotografojmë ushqimet si profesionistë
Futuni në brendësi të udhëzuesit të Yasmin Albatoul për fotografimin e ushqimeve, përvetësimin e kompozimit, rekuizitat e fshehta dhe teknikat për t’u dhënë jetë fotografive tuaja.
-
VIDEO
Si të bëni video ushqimesh me cilësi të lartë si profesionist
Jessie Bakes Cakes ka grumbulluar më shumë se 100 mijë ndjekës me videot e saj mahnitëse të ushqimeve. Këtu ajo shpjegon se si të bëheni mjeshtër të videografisë së ushqimeve.
-
MAKROFOTOGRAFIA
Makrofotografia e ushqimeve
Krijoni pamje abstrakte interesante me ushqimin me anë të makroobjektivave Canon.