Printerët më të mirë për shtëpi për punonjësit e punës hibride

Zbuloni printerin më të mirë Canon për zyrën tuaj në shtëpi që i përshtatet saktësisht nevojave dhe buxhetit tuaj.
Një grua e ulur në tavolinë duke përdorur një shënjues theksues në një printim. Ngjitur ka një printer Canon MAXIFY dhe nga dritarja e madhe që ka përballë mund të shihet kopshti.

Kohët ndryshojnë. Gjithnjë e më shumë njerëzit po bëjnë një pjesë ose shumicën e punës së tyre nga shtëpia dhe shkojnë në zyrë vetëm kur është vërtet e nevojshme. Jamie Watson është shembulli tipik. Si drejtor strategjie në një agjenci reklamash në Bristol, ai punon me klientë, një ekip kërkimi dhe një ekip konceptesh krijues dhe e ka shndërruar dhomën e tij të ngrënies në një zyrë në shtëpi.

"Kur kam shumë punë për të bërë, puna nga shtëpia është një mënyrë mjaft e mirë për t'u shkëputur nga shpërqendrimet e zyrës," - thotë ai. "Mund ta menaxhosh kohën pak më mirë dhe thjesht është më fleksibël se me orarin e zakonshëm të punës. Natyrisht që as nuk të duhet të harxhosh kohë rrugës, ndaj dhe bën ca më shumë punë brenda ditës. Mua më pëlqen shumë çiklizmi, kështu që mund të dal për një xhiro me biçikletë pa u stresuar për kohën e vajtjes në zyrë, apo anasjelltas."

Jamie e kuptoi shumë shpejt se ishte thelbësore të kishte një printer të besueshëm dhe vendosi që, për kërkesat e tij specifike, Canon PIXMA TR4650 Series ishte printeri ideal për zyrën në shtëpi. Megjithatë, sigurisht që ky nuk është opsioni i vetëm. Në gamën e gjerë të printerëve PIXMA dhe MAXIFY të Canon përfshihen modele si PIXMA TS7750i, MAXIFY GX1040 dhe MAXIFY GX2040, printerë të përsosur për zyra në shtëpi për njerëzit si Jamie, të cilët ishin mësuar më parë të printonin në ambiente zyre. Rrjedhimisht, këta printera janë të lehtë për t'u konfiguruar dhe përdorur. Ato janë krijuar gjithashtu për të qenë të shpejtë, efikasë dhe ekonomikë, ndërkohë që ofrojnë cilësi printimi të një standardi profesional nga i cili mund të varet biznesi juaj.

Këtu Jamie tregon se si printeri i shtëpisë i ofron një mundësi për t'u larguar nga ekrani dhe për t'u përfshirë plotësisht në projektet që punon nga shtëpia dhe ne eksplorojmë disa përfitime të tjera të printerëve Canon për zyrat në shtëpi.

Një burrë shkon drejt pjesës së përparme të një printeri Canon PIXMA.

Në shtëpi, ju nuk keni stafin mbështetës që mund të keni në zyrë, kështu që besueshmëria dhe lehtësia e mirëmbajtjes janë më të rëndësishme se kurrë. Printeri 4-në-1 Canon PIXMA TR4650 Series vjen me bojë hibride 4-ngjyrëshe dhe instalim të përmirësuar të fishekut, duke e bërë ndërrimin e fishekut edhe më të thjeshtë dhe të lehtë.

Qartësi mendimi me anë të printimit

Printeri PIXMA TR4650 Series e ndihmon Jamie-n të shkëputet nga laptopi, të reduktojë kohën që kalon përpara ekranit dhe të fokusohet tek kopjet fizike të dokumenteve që i nevojiten për punë. "Preferoj t'i lexoj materialet e klientëve në letër," - thotë Jamie, - "për t'i kuptuar më mirë pa u shpërqendruar nga çfarëdo që ndodh në ekranin e laptopit, si p.sh. emailet apo njoftimet e bisedave të skuadrës. Është më e lehtë të fokusohesh tek ajo që po lexon, të theksosh gjëra dhe të shtosh pyetje. Thjesht përfshihem më mirë tek ajo që po bëj dhe që po lexoj.

"Kur marr rezultatet e anketave nga agjencitë e studimit të tregut me një sërë tabelash e grafikësh të ndryshëm, e kam më të lehtë kur i kam përpara në letër për t'i krahasuar, se sa të rri duke shfletuar faqet e prezantimit në kompjuter," - shton ai.

Kur punon në zyrë nuk është se të duhet të merresh ndonjëherë me konfigurimin e printerit apo nivelin e letrës dhe të bojës. Kështu që dhe në shtëpi s'ka përse të jetë ndryshe. Një njoftim rikujtues për heqjen e dokumentit, përmirësimi i sirtarit të parmë të letrës për ta mbushur më lehtë dhe shpejt letrën dhe instalimi i drejtpërdrejtë i fishekut e bëjnë këtë printer shtëpie praktik dhe efikas për profesionistë si Jamie.

Shërbimet e bojës me abonim ofrohen për printera të zgjedhur Canon në rajone të zgjedhura. Përmes shërbimit të dorëzimit automatik të bojës të Canon keni një detyrë administrimi më pak për të zgjidhur, pasi nivelet e bojës së printerit tuaj monitorohen automatikisht dhe fishekët ose shishet e bojës zëvendësuese vijnë në shtëpinë tuaj përpara se t'ju nevojiten. Regjistrimi në shërbim është pa pagesë dhe mund ta anuloni atë kur të dëshironi. Me planin e printimit PIXMA, ju mund të zgjidhni një plan printimi të përshtatur për ju, ku paguani një çmim fiks mujor bazuar në përdorimin e printimit dhe ju dërgohet boja kur ajo të jetë drejt fundit.

Dora e një përdoruesi shtyp një buton në panelin e kontrollit të një printeri Canon PIXMA të vendosur mbi një tavolinë zyre.

Krahas të qenit printerë ekonomikë, Canon PIXMA TS7650i dhe PIXMA TS7750i janë tejet funksionalë. Boja e tyre e zezë me pigment garanton dokumente mono me pamje të theksuar që janë shumë rezistente ndaj njollosjes, edhe në rastet kur përdorni shënjues theksues, ndërsa bojërat e tyre me ngjyrë me bazë ngjyruesi sigurojnë printime me cilësi të lartë të fotove në letër fotoje me shkëlqim.

Printerë shumëfunksionalë për punë hibride

Ashtu si printeri Canon PIXMA TR4650 Series i Jamie-t, printeri PIXMA TS7650i është një printer ekonomik shumëfunksional që është i përshtatshëm për printimin e fotove dhe punëve të dorës, si dhe për prodhimin e dokumenteve të biznesit. Madhësia e tij kompakte e bën atë të përsosur për hapësira të ngushta, ndërsa kokat e printimit të gjeneratës së re mundësojnë shpejtësi të lartë printimi prej rreth 15 ipm (impresione në minutë) për dokumentet mono, si dhe 10 ipm për dokumentet me ngjyra. Është gjithashtu printeri i parë për shtëpi i Canon me bojë të zezë rezistente ndaj shënuesve, të barasvlershme me atë të modeleve GX për bizneset, kështu që mund të përdorni shënjues theksues pa rrezikuar njollosjen e tekstit. Madje ka një ekran me prekje, me ngjyra, me anim, me ndërfaqe alternative për skenarët e punës, studimit dhe stilit të jetesës. Cilësia e printimit është e shkëlqyer dhe veçoritë e përparuara të printimit me Wi-Fi ju mundësojnë skanim të drejtpërdrejtë në një smartfon ose tablet. PIXMA TS7750i përfshin gjithashtu një furnizues automatik dokumentesh për skanim dhe fotokopjim më të thjeshtë për shumë faqe, çka është ideale për zyrën në shtëpi.

Canon MAXIFY GX1040 është një printer shumëfunksional më i fokusuar tek biznesi që synon integrimin e lehtë midis shtëpisë dhe zyrës. Ndërfaqja e tij e personalizueshme e ekranit me prekje me ngjyra ju jep mundësinë e caktimit të detyrave komplekse, por shpesh të përsëritura, si printimi dhe skanimi me renë kompjuterike, me një ose dy prekje të vetme. Falë depozitave të bojës me rimbushje MegaTank, mund të merrni mijëra dokumente mono dhe me ngjyra nga një komplet i vetëm shishesh boje, duke kursyer kohë dhe para në krahasim me printerët e zakonshëm me fishekë të zyrave në shtëpi. Të gjitha bojërat janë me bazë pigmenti dhe rezistente ndaj njollave, për dokumente me ngjyra dhe mono. Ashtu si PIXMA TS7650i, ai është i shpejtë. Më konkretisht, MAXIFY GX2040 ka shpejtësi printimi prej rreth 15 ipm për dokumentet mono dhe 10 ipm për dokumentet me ngjyra dhe përfshin opsione lehtësuese, si furnizuesi automatik i dokumenteve për skanerin e tij dhe kapacitete faksi.

Një person duke përdorur smartfonin për të printuar me printerin e shtëpisë Canon.

Me aplikacionin Canon PRINT mund të përdorni printerët Canon me Wi-Fi tërësisht nga smartfoni ose tableti juaj, duke filluar që nga konfigurimi, printimi, kopjimi dhe skanimi e deri te mirëmbajtja, kontrolli i niveleve të bojës dhe madje edhe blerja e bojërave zëvendësuese. Për Jamie-n, kjo do të thotë se ai mund të shkëputet plotësisht nga laptopi kur të dëshirojë. "Edhe pse punon në distancë," thotë ai, "ka persona që të telefonojnë dhe të dërgojnë mesazhe vazhdimisht. Duke u shkëputur nga laptopi, e largon veten edhe nga shpërqendrimet. Printoj diçka e mandej e lexoj poshtë në kuzhinë, gjë që më mundëson më shumë fokus."

Një person që shkruan në një faqe të printuar nga një prezantim përmes një printeri Canon në tavolinën që ka pranë.

Printimet kanë shumë përfitime – mund t'i shpërndani dhe t'i shikoni disa prej tyre në të njëjtën kohë për t'i krahasuar, për të bërë shënime dhe për t'i marrë me vete kudo. Jamie ndonjëherë fillon një detyrë në letër dhe përdor aftësitë e skanimit të printerit të tij. "Nëse jam duke punuar me projekte të strategjisë së markës apo më duhet të skicoj një kuadër pune për markën, thjesht preferoj ta skicoj me dorë," - thotë ai. "Pastaj e skanoj dhe ia dërgoj me email pjesës tjetër të ekipit si një draft pune, në vend që të harxhoj kohë pafund duke e përgatitur në softuerë prezantimi."

Bashkimi i letrës me digjitalen

Printerët Canon me Wi-Fi jua bëjnë të lehtë të printoni, kopjoni dhe skanoni nga smartfoni ose tableti juaj duke përdorur aplikacioninCanon PRINT, si dhe të kontrolloni statusin e printerit dhe nivelet e bojës kudo që jeni lidhur në rrjetin Wi-Fi.

Për Jamie-n, përdorimi i aplikacionit “Canon Print” ka shumë përfitime. "Konfigurimi i printerit ishte shumë i lehtë, gjë që ishte më kryesorja për mua, sepse më duket sikur çdo printer që kam pasur më parë më merrte rreth pesë ditë për ta vënë tamam në punë. Ky në fakt e bëri vetë," - pohon ai.

Gjithashtu vjen me një lidhje të dobishme me Easy-Layout Editor, që mundëson risistemimin e dokumenteve, si p.sh., të PDF-ve dhe skedarëve fotografikë në një faqe, përpara printimit – ideal për llojin e punës që bën Jamie.

Një grua vendos një grumbull dokumentesh në furnizuesin e dokumenteve mbi një printer Canon PIXMA në tryezën që ka pranë.

Në një zyrë në shtëpi, shpeshherë ka pak hapësirë, por PIXMA TS7650i vjen me një kasetë të brendshme për furnizimin e letrës për të kursyer hapësirë, si dhe me një furnizues të pasmë me një kapak transparent të përshtatshëm për materiale të specializuara dhe letër fotoje. PIXMA TS7750i (i shfaqur këtu) përfshin gjithashtu një furnizues automatik dokumentesh për skanim dhe fotokopjim më të thjeshtë për shumë faqe.

Avantazhi i aplikacioneve të Canon për punën hibride

Me aplikacionin Canon PRINT ju mund të skanoni dhe printoni nga reja kompjuterike dhe në renë kompjuterike.1 Është një avantazh i madh për punonjësit e ambienteve hibride që kanë nevojë të ndajnë dokumente me kolegët në zyrë ose që punojnë në vende të tjera në distancë.

PIXMA Cloud Link është perfekt për bizneset e vogla që shpërndajnë dhe ruajnë përmbajtje në shërbime të përbashkëta të resë kompjuterike si p.sh., Google Drive™, Dropbox™ ose Evernote®,2 çka do të thotë se këta skedarë mund të aksesohen për t'i printuar pavarësisht vendit ku ndodheni.

Kur skuadrat ndajnë dizajnet e tyre, Jamie thotë se printimi i dokumenteve dhe skicat përpara printimit për t'i vendosur në mur, ose vetë mundësia e shikimit të tyre në letër fizike e ndihmon në rrahjen e ideve krijuese teksa punon.

"Kur i marrim idetë krijuese mbrapsht nga skuadrat e konceptimit, që mund të jenë vizatime dizajnesh, shpesh të duhet të bësh ca punë përpara dhe pastaj i harron fare," - thotë ai. "Ndaj më pëlqen t'i printoj, pasi më bëjnë të mundur t'u rikthehem në sfond kur i kam të printuara dhe të varura në mur apo në tryezë. Mund t'u kthehesh më lehtë dhe të mendosh në mënyrë të pavetëdijshme për to kështu."

Një përfitim tjetër biznesi për punonjësit e punës hibride është softueri pa pagesë Canon PosterArtist. Ai përfshin mijëra faqosje plotësisht të personalizueshme të mbështetura nga vepra arti me cilësi të lartë për krijimin e fletushkave, banderolave dhe posterave. Nëse jeni duke krijuar sasi të mëdha materialesh marketingu, ai është një element shtesë shumë ekonomik krahas kapacitetit të lartë të bojës dhe kostove të ulëta të punës që ofron MAXIFY GX1040 dhe printerët e tjerë Canon MegaTank.

Një printer Canon pranë një bime shtëpiake, një telefoni dhe disa printimesh.

Jamie është një fotograf entuziast që i pëlqen të dalë me kamerën e tij – dhe falë printerit Canon PIXMA TR4650 Series ka mundësinë të krijojë printime të cilësisë së lartë për t’i shfaqur në shtëpi.

Një burrë shikon një përzgjedhje fotosh të printuara, me në sfond një printer Canon PIXMA në tavolinën e zyrës në shtëpi.

Nëse ju nevojitet një printer fleksibël për detyrat e përditshme si dhe për punë, PIXMA TS7650i dhe PIXMA TS7750i janë zgjedhja e duhur për ju. Ato kanë veçori të shumta që janë lehtësisht të arritshme nëpërmjet ekraneve të tyre me prekje me ngjyra dhe janë të përkryera për një gamë të plotë detyrash që kanë të bëjnë me dokumentet, fotot dhe punimet.

Fleksibilitet për printimin në shtëpi

Gama e printerëve Canon PIXMA dhe MAXIFY nuk është ideale vetëm për punën hibride, por është gjithashtu mjaft fleksibël për studimin në shtëpi, detyrat e fëmijëve në shkollë dhe fotot familjare. Aplikacioni Easy-PhotoPrint Editor i Canon e bën të lehtë krijimin e artikujve të larmishëm origjinalë me fotografi, si p.sh., printime në përmasa të posaçme, kalendarë dhe foto katrore, çka do të thotë se është perfekt për projekte personale në shtëpi si dhe në punë.

Si një fotograf amator i apasionuar, Jamie e përdor PIXMA TR4650 Series për të krijuar printime për korniza pasi mund të printojë foto pa bordura në përmasa 4x6 inç në pak sekonda. E njëjta gjë vlen edhe për PIXMA TS7650i dhe PIXMA TS7750i, të cilët gjithashtu përdorin bojëra me ngjyra me bazë ngjyruesish për cilësi të lartë printimi në letër fotoje me shkëlqim.

Përfundimisht, ju nevojitet një printer kur punoni nga shtëpia. Pavarësisht nëse prioriteti juaj është të gjeni një printer kompakt për t'u përshtatur në hapësirën e zyrës në shtëpi, një printer me shpejtësi të lartë për të maksimizuar produktivitetin tuaj, ose një printer me re kompjuterike për të integruar pa probleme punën nga shtëpia me zyrën, ekziston një printer Canon për të përmbushur nevojat tuaja. Mësoni më shumë rreth gamës së printerëve të Canon sipas kërkesave për punë në shtëpi dhe për biznesin e vogël dhe provoni përzgjedhësin e printerëve në internet të Canon për të gjetur printerin e duhur për nevojat tuaja.


Përgatitur nga Lorna Dockerill dhe Matthew Richards

  1. Skanimi në renë kompjuterike dhe skanimi në email ofrohen vetëm për përdoruesit e bojërave origjinale nga Canon.
  2. Google dhe Google Drive janë marka tregtare të Google LLC dhe kjo faqe nuk është e mbështetur nga Google as e lidhur me të në ndonjë mënyrë. Dropbox është markë tregtare e Dropbox, Inc. Evernote është markë tregtare e regjistruar e Evernote Corporation dhe përdoret me licencë.

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

Si të printoni në mënyrë të sigurt

8 mënyra për të përdorur veçoritë e sigurisë së printerit Canon për të kryer printim të sigurt.

Si të përdorni një printer me valë

Mënyra inteligjente për të përfituar sa më shumë nga printeri juaj me valë.

Aplikacioni i duhur i printimit Canon për ju

Bëhuni krijues dhe organizohuni me programet e printimit të Canon – ka një që i përshtatet çdo projekti.

Bojë apo laser: cili është i duhuri për ju?

Mësoni ndryshimet midis printerëve me bojë dhe laser të Canon dhe se cili u përshtatet më mirë nevojave tuaja.