Këshillat kryesore dhe kompleti më i mirë: hapat e parë me fotografinë e shpendëve

Zogjtë janë krijesa të bukura, por mund të jenë të vështirë për t'u fotografuar. Shikoni kompletin tonë të rekomanduar për shkrepjen e pozave të pabesueshme dhe mësoni nga fotografi i faunës së egër, Aaron Sterling, konkretisht se si ia del.
Një zog me pupla të ndezura portokalli fotografuar në një degë, sfondi jashtë fokusit, në një foto të shkrepur në Canon EOS R6 nga fotografi i natyrës, Aaron Sterling.

Fotografimi i kafshëve dhe i shpendëve në habitatin e tyre natyror mund të jetë edhe sfidues, edhe shpërblyes. Zogjtë janë veçanërisht të paparashikueshëm dhe mund të ikin sapo të ndjejnë lëvizjen më të vogël, por janë subjekte mahnitëse për t'u fotografuar.

Pra, si t'ia dilni mbanë me fotografimin e shpendëve? Të qenit i duruar, këmbëngulës dhe me kuptimin themelor të sjelljes së shpendëve janë të gjitha të rëndësishme, siç është dhe pasja e kompletit të duhur për shkrepjen e këtyre gjallesave relativisht të vogla e me shpejtësi të lartë.

Fotografi i faunës së egër, Aaron Sterling, ka parë dhe fotografuar zogjtë për aq kohë sa mund ta mbajë mend. Këtu, ai ndan këshillat e tij për fotografimin e shpendëve pa i shqetësuar, dhe funksionet që duhet të keni kujdes kur zgjidhni kamerat dhe objektivat, për të filluar udhëtimin tuaj në fotografinë e shpendëve.

Mësoni se ku të shkoni dhe për çfarë të kërkoni

Dy fotografë duke qëndruar krah për krah në një strehë vrojtimi shpendësh.

Mund të merrni një nga dy qasjet në fotografinë e shpendëve, këshillon Aaron-i. "Mund të prisni që fauna e egër të vijë te ju, çka ju jep më shumë mundësi të pikasni diçka të rrallë. Ose mund të jeni në lëvizje, me ç'rast do të shikoni shumë më tej, por rrezikoni t'i trembni zogjtë kur lëvizni." Një strehë fotografimi është opsion ideal nëse ju mjafton të qëndroni në një pikë të vetme.

Mbërritja më herët në vendin e zgjedhur është thelbësore, thotë Aron-i. Gjeni një pikë ku kafshët janë të mësuara t'i shohin njerëzit, që të mos jenë aq vjedharake ç'mund të jenë," - sugjeron ai. Nëse sapo jeni duke filluar, shkoni në një rezervat natyror dhe mësohuni me ambientin."

Shkrepja nga një vend i fshehtë është ideale për të mos i trembur subjektet. Unë përdor një tendë të vogël kamuflazhi me vrima", - vijon ai. "Thjesht rri aty dhe bëj durim. Sa më shumë kohë të kaloni jashtë, aq më shumë do të keni një ide se ku është pika më e mirë."

Nëse nuk keni akses në rezervatin e natyrës, mund të fotografoni shpendë në parkun tuaj lokal apo edhe në kopshtin tuaj. "Instaloni një ushqyes shpendësh", - këshillon Aaroni-. "Këto janë brilante pasi tërheqin shpendë të ndryshëm. Vendosni një shkop të vogël pranë ushqyesit për ta bërë të duket i natyrshëm dhe zogjtë do të ulen aty, duke e bërë të duket sikur keni qenë vërdallë." Luani me inkuadrimin në mënyrë që të mos e shfaqni ushqyesin në pozën finale.

Duhet të mësoni të përshtateni me ndryshimin e motit dhe është e rëndësishme të njiheni me parimet bazë të fotografisë. "Mësoni gjithçka që mundeni për shpejtësinë e shkrehësit, aperturën, ISO dhe se çfarë funksionon më mirë për llojin e pozës që kërkoni", - thotë Aaron-i.

Duhet gjithashtu të mësoni për subjektin tuaj, por kjo nuk ka pse të jetë e intimiduese. "Sa më shumë vrojtim të shpendëve të bëni, aq më i interesuar bëheni për të mësuar më shumë", - thotë Aaron-i. "Do të filloni të dalloni thirrjet e shpendëve dhe mësoni se zogjtë e vegjël shpesh ndodhen shkurreve, ndërsa zogjtë grabitqarë preferojnë të qëndrojnë mbi pemë të larta."

Karakteristikat e kamerës që duhet të shikoni kur fotografoni zogjtë

Pesha dhe portativiteti

Një kamerë Canon PowerShot ZOOM qëndron mbi një trung peme të rënë, peizazh me dru jashtë fokusit në sfond.

" Canon PowerShot ZOOM është më i vogël se telefoni, më rri mirë në xhep dhe bën punën e një kamere të mirëfilltë, ndaj më mundëson t'ia dal mbanë pa u ndjerë a u rënduar", - thotë Aaron-i.

Një dorë përdor programin Canon Camera Connect në një smartfon për të parë dhe për të ndarë fotot e faunës së egër të shkrepur në një kamerë Canon.

Aronit i pëlqen të ndajë fotot e tij në rrjetet sociale dhe programi Canon Camera Connect e bën më të lehtë procesin. Me të mund të transferoni imazhe mes kamerës Canon dhe smartfonit. Mund dhe t'i gjeoetiketoni fotot, që të mos harroni kurrë se ku e keni vënë re gushëkuqin apo çikën e kallamishteve.

Nëse planifikoni të vërdalliseni gjatë gjithë ditës në këmbë, ju duhet një komplet që është i lehtë për t'u mbajtur. Canon PowerShot ZOOM, një kamerë monokulare superzmadhimi në madhësi xhepi, është ideale për fotografimin e shpendëve, duke ju mundësuar të shkrepni foto në foto në 12.1MP dhe në Full HD. Trupi i saj kompakt redukton rrezikun e trembjes së shpendit dhe vjen me zmadhim 3-nivelësh, me gjatësi fokale prej 100mm, 400mm dhe 800mm, që të mund ta mbushni më shumë kuadrin me subjektin tuaj. PowerShot ZOOM është gjithashtu Full Auto, ndaj nuk ju duhet të kaloni kohë duke ndryshuar cilësimet.

Aaron-i e provoi Canon PowerShot ZOOM në Chropher Cadbury Wetland Reserve në periferi të Birmingamit, Britani, dhe i pëlqeu mënyra se si mund ta fuste kamerën në xhep duke e nxjerrë sapo pikaste një zog. "Më pëlqen rripi pasi ju ndihmon ta mbani kaq lehtë", - pohon ai. "Nuk ka pse shqetësoheni se mos ju del nga duart, sidomos kur jeni me nxitim."

Nëse kërkoni për një kamerë me objektiva të këmbyeshëm, Canon EOS R50 24.2MP është e vogël dhe diskrete - me peshë vetëm 375g.


Shkrepje e vazhdueshme e heshtur, me shpejtësi të lartë

Dy shpendë të vegjël në një degë, njëri që kalon ushqimin në gojën e tjetrit në një fotografi të shkrepur nga Aaron Sterling.

Aaron-i e di se puna vjen te milisekondat kur shkrepni çastin kulminant. Kur shfaqet një zog, është më mirë të shkrepni seri pozash për të përmirësuar shanset për të marrë pamjen ideale, ndaj provoni të përdorni modalitetin RAW në seri të kamerës Canon këtu. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 600mm F11 IS STM në 1/320 sek, f/11 dhe ISO 2500. © Aaron Sterling Photography

Modaliteti Burst është mbase qasja më e mirë për shkrepjen e subjekteve me lëvizje të shpejta si zogjtë. Canon EOS R50 shkrep momentet në 12fps (15fps me shkrehësin elektronik), ndërsa EOS R10 mund të shkrepë seri të vazhdueshme imazhesh deri në 15fps (23fps me shkrehësin elektronik).

Për të mos e trazuar subjektin, duhet të bëni sa më pak zhurmë të jetë e mundur kur jeni duke punuar nga afër dhe kamerat me një modalitet të heshtur shkrehësi elektronik ju mundësojnë shkrepjen pa bërë zhurmë.

Modaliteti RAW Burst me pararegjistrim, që haset te kamerat si Canon EOS R7, është një funksion tjetër i dobishëm për fotografimin e subjekteve të paparashikueshme. Kamera fillon të shkrepë skedarët RAW kur shtypni deri në gjysmë butonin e shkrehësit dhe pastaj, kur e shtypni plotësisht, i ruan fotot në memorien specifike - seri pozash deri në gjysmë sekonde. "Kjo është tejet e rëndësishme gjatë fotografimit të shpendëve, pasi nuk e dini kurrë se kur mund të fluturojnë", - shpjegon Aaron-i.

Një mënyrë e shkëlqyer për të fotografuar zogjtë në shtëpi është ta vendosni kamerën në një stativ pranë ushqyesit të shpendëve, ta poziciononi veten jashtë pamjes dhe të shkrepni në distancë. Një gamë e gjerë kamerash Canon kanë lidhje Wi-Fi dhe të gjitha kamerat e EOS R System kanë edhe Bluetooth. Programi Canon Camera Connect ju mundëson të kontrolloni një gamë të gjerë cilësish dhe të aktivizoni shkrehësin nga smartfoni apo tableta. Canon EOS Utility, që përfshihet në konfigurimin fillestar të paketës së programeve me të gjitha kamerat EOS, ju mundëson gjithashtu ta përdorni kamerën nga kompjuteri dhe t'i shikoni fotot në një ekran më të madh.


Gjurmim vetëfokusimi për subjekte në lëvizje dhe vetëfokusim te sytë e kafshëve

Një zog i vogël që rri ulur në një degë peme të rrethuar nga gjethe të holla dhe përkundër një qielli të shndritshëm blu. Shkrepur me Canon EOS R10.

Gjurmimi i vetëfokusimit të subjektit ju bën të mundur të fokusoheni te një zog përmes gjetheve. Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF-S 100-500mm F4.5-7.1L IS USM në 500mm, 1/1000 sek, f/8 dhe ISO 400.

Një zog i vogël qëndron në një degë përkundër një sfondi të errët e të turbullt në një fotografi të bërë nga Aaron Sterling.

"Fotografia e natyrës është një mënyrë e mirë për të rritur ndërgjegjësimin rreth impaktit që kemi në ambientin tonë", - thotë Aaron-i. "Kjo është një nga arsyet pse e bëj këtë më pëlqejnë zogjtë dhe dua të ndaj bukurinë e tyre me gjithkënd." Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 100-400mm F5.6-8 IS USM në 400mm, 1/250 sek, f/8 dhe ISO 1600. © Aaron Sterling Photography

Teknologjia e vetëfokusimit Dual Pixel CMOS AF II në kamerat e EOS R System, si p.sh. EOS R50 dhe EOS R10, punon së bashku me procesorin DIGIC X për të realizuar gjurmimin e shpejtë të subjektit, duke ju mundësuar të fokusoheni në çast te një zog në lëvizje. "Eye Detection AF" është një nga veçoritë e avancuara të vetëfokusimit e krijuar për t'ju ndihmuar të nxirrni poza të mprehta shpendësh në fluturim. AF kërkon për shpendë në kuadër dhe u jep prioritet këtyre si subjektet kryesore për t'i gjurmuar, duke u fiksuar në sy nëse mund t'i pikasë. Kjo do të thotë se nuk është e thënë të sakrifikosh fokusin e mprehtë kur shkrep një zog në lëvizje.


Aftësi për ndriçim të ulët

Një gatëz qëndron në një degë pjesërisht të zhytur në ujë në buzë të një lumi me ndriçim të zbehtë, të shkrepur në një Canon EOS R10.

Aaron-i preferon të shkrepë gjatë ditës, kur ndriçimi është më i përshtatshëm, por kamerat si Canon EOS R10 mund t'ju ndihmojnë të shkrepni imazhe mahnitëse të shpendëve në ndriçim të ulët. Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF-S 100-500mm F4.5-7.1L IS USM në 343mm, 1/800 sek, f/5.6 dhe ISO 100.

Shumë shpendë, si p.sh. kukuvajkat, dalin rrotull vetëm natën, ose herët në mëngjes kur kushtet e ndriçimit nuk janë ideale për fotografi. Canon EOS R10 24.2MP vjen me fokus -4 EV për ndriçim të ulët dhe ndjeshmëri maksimale prej ISO 32,000, që mund të zgjerohet deri në ISO 51,200, duke ju mundësuar të fotografoni edhe në dritën e hënës.

Çfarë të kërkoni në një objektiv për fotografimin e shpendëve

Një kaçubël ulur në një degëz mes fijeve të turbullta të barit, shkrepur me një objektiv Canon RF 800mm F11 STM.

Fotografimi nga streha e vrojtimit të shpendëve ju vë në një distancë të sigurt nga subjektet, ndaj dhe një objektiv më i madh është i dobishëm. Canon RF 800mm F11 IS STM mund të zgjerohet në 1600mm me një Canon Extender RF 2x. Shkrepur në Canon EOS R me objektiv Canon RF 800mm F11 IS STM në 1/40 sek, f/11 dhe ISO 1600.

Një zog i vogël i ulur në një degë, sfondi jashtë fokusit, shkrepur me objektiv Canon RF 100-400mm F5.6-8 IS USM nga Aaron Sterling.

Këndi i ngushtë i pamjes së ofruar nga një objektiv telefoto, si p.sh. Canon RF 100-400mm F5.6-8 IS USM e bën më të lehtë zgjedhjen e sfondit të përsosur të butë për t'i inkuadruar një zog përkundër. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 100-400mm F.5.6-8 IS USM në 400mm, 1/250 sek, f/8 dhe ISO 1600. © Aaron Sterling Photography

Shpendët janë zakonisht më të vegjël dhe të vështirë për t'iu afruar se kafshët e tjera të egra, ndaj ju duhet shpesh një gjatësi më e madhe fokale për t'i fotografuar. Canon RF 600mm F11 IS STM - që është gjatësia e preferuar fokale e Aaron-it për fotografimin e shpendëve - është një objektiv peshëlehtë supertelefoto që do t'ju mundësojë mbushjen e kuadrit me imazhe të detajuara. Ka gjithashtu një fotostabilizues optik me 5 nivele (IS) për të ndihmuar në parandalimin e turbullimit të shkaktuar nga lëkundja e kamerës.

Objektivat zmadhues ju japin më shumë opsione inkuadrimi, duke ju mundësuar të kaloni nga pozat e gjera që shkrepin shpendët në ambientin e tyre natyror deri në portrete të afërta që theksojnë tipare specifike. Me një gamë të fuqishme zmadhimi (ekuivalente të 29-240mm në një kamerë kuadërplotë), Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM është kompakt, peshëlehtë dhe i qetë, me 4.5 nivele IS optik. Një zmadhues tjetër kompakt me rreze gjatësie fokale që e bën të përshtatshëm për fotografinë e shpendëve është Canon RF-S 55-210mm F5-7.1 IS STM. Apertura e tij 7-fletëshe pranë këndit ju jep një pamje të këndshme në zona jashtë fokusi, duke e izoluar subjektin për foto me më shumë impakt. Mësoni më shumë në udhëzuesin tonë për objektivat më të mirë të nivelit fillestar për fotografinë e faunës së egër.

Nuk ka pse të jesh ekspert i fotografisë së shpendëve për t'i pëlqyer, dhe nuk ka as aspekte negative. "Vrojtimi i shpendëve mund të jetë shumë fiksues", - thotë Aaron-i. "Është si videolojë, ku përfundoni një nivel dhe dëshironi të përballeni menjëherë me tjetrin. Pikasni një zog dhe pastaj kërkoni një tjetër dhe një tjetër. Shfrytëzojeni rastin për t'u lidhur me natyrën dhe do të filloni ta çmoni më shumë planetin tonë të bukur. Dhe mos harroni se është privilegj të shikosh zogjtë."


Shkruar nga Nikita Achanta

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

Monokulare apo dylbi - cila është më e mira për vrojtimin e shpendëve?

Canon PowerShot ZOOM është një kamerë monokulare në madhësi xhepi, ideale për vrojtimin e shpendëve – por si krahasohet me dylbitë Canon?

Këshilla për fotografimin e faunës së egër

Fotografja profesioniste, Dani Connor, tregon këshillat e saj më të mira për sukses profesional me një aspirant të ri të fotografisë së faunës së egër.

Përfshihuni nga natyra

Fotografi i natyrës, Tolga Aktas, flet për mënyrën si mund t'ju ndihmojë PowerShot ZOOM të fokusoheni te momenti.

Fotografimi i shpendëve me RF 200-800mm F6.3-9 IS USM

Një fotograf profesionist dhe një amator bashkohen për të testuar RF 200-800mm F6.3-9 IS USM në terren.