Zgjedhja e kompletit më të mirë për të filluar me makrofotografinë

Pavarësisht nëse jeni duke fotografuar nga afër insektet ose foshnjat, kafshët shtëpiake ose ëmbëlsirat, këtu jepen veçoritë që duhen parë te kamerat dhe objektivat, si dhe aksesorët më të mirë që mund të zgjidhen.
Një pamje nga afër e një pilivese ulur mbi një fije bari, shkrepur me objektiv Canon RF 24mm F1.8 MACRO IS STM.

Nëse dëshironi të shkrepni modelet gjeometrike të syrit të një insekti, një pikë vese në mëngjes në një fije bari ose qerpikë individualë në fytyrën e foshnjës tuaj, mënyra më e mirë për të nxjerrë në pah detaje të bukura është përmes makrofotografisë.

Megjithatë, ndërsa makrofotografia mund të niset lehtë dhe është tepër shpërblyese, ajo vjen me sfidat e veta, si p.sh. arritja e një rrezeje të mjaftueshme qartësie për të bërë të gjithë subjektin e vogël të mprehtë.

Shumë kamera dhe objektiva Canon janë të pajisura me veçori që plotësojnë nevojat specifike të makrofotografisë. Për t'ju ndihmuar të zgjidhni kompletin e duhur, ne kemi zgjedhur veçoritë që duhen kërkuar kur zgjidhni kamerat dhe objektivat më të mirë për të filluar udhëtimin tuaj në makrofotografi.

Një pamje ekstreme nga afër e realizuar në Canon EOS R7 me makroobjektiv Canon RF 24mm F1.8 MACRO IS STM, me pika vese në një trëndafil të kuq.

Makrofotografia është fotografimi nga afër i subjekteve të vogla me zmadhime 0.5x e lart dhe subjekti mund të ndryshojë - nga bimët dhe insektet te ushqimi dhe, madje, edhe objektet shtëpiake. Mund të bëni makrofotografi si brenda, ashtu edhe jashtë. Shkrepur në Canon EOS R7 me objektiv Canon RF 24mm F1.8 MACRO IS STM në 1/2000 sek, f/1,8 dhe ISO 200.

Karakteristikat e kamerës për makrofotografi

Një palë duar mbajnë një Canon EOS R10, me ekranin e kamerës që tregon cilësimet e grupimit të fokusit.

Canon EOS R10 vjen me grupim fokusi, që regjistron një sërë imazhesh në gjatësi fokale me rritje automatike. Ka dhe një opsion për t'i kombinuar imazhet në kamerë për të realizuar një kompozim të thellë me mprehtësi të përsosur para-prapa.

Një pamje nga afër e një pjate me ushqim me një larmi perimesh dhe vezësh të ziera, e shkrepur në Canon EOS R10.

Kur përdorni grupim fokusi, mund të specifikoni numrin e imazheve që dëshironi të regjistrojë kamera. Mbivendosja e imazheve të kapura krijon një imazh të mprehtë me një rreze më të gjerë qartësie. Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM në 35mm, 1/2000 sek, f/5 dhe ISO 1600.

Fokusimi i avancuar

Në makrofotografi, fokusi është kritik. Kamerat Canon EOS R System janë ideale për makrofotografi ato ofrojnë një sërë veçorish të fuqishme për t'ju ndihmuar të arrini çdo herë fokus optimal.

Sa më afër të jetë subjekti, aq më e vogël është rrezja e qartësisë në një aperturë të caktuar. Nëse nuk ka dritë të mjaftueshme, gjë që ndodh shpesh kur shkrepni nga shumë afër, atëherë duhet ta hapni aperturën më gjerë për të lejuar më shumë dritë, çka redukton më tej rrezen e qartësisë. Kjo do të thotë që një imazh do të ketë vetëm një pjesë të vogël në fokus - jo ideale kur qëllimi është të nxirret në pah çdo detaj.

Për ta shmangur këtë, disa kamera të EOS R System, si EOS R10 dhe EOS R50, ofrojnë grupim fokusi. Kjo veçori nxjerr shumë foto të të njëjtit kuadër, duke lëvizur automatikisht pikën e fokusit në ngritje për të kapur shumë pjesë të vogla në fokus të mprehtë. Këto imazhe më pas mund të kombinohen për të krijuar një imazh me më shumë subjekt në fokus sesa do të ishte e mundur me një shkrepje të vetme. Ky njihet si grupim i fokusit ose kompozim rrezeje dhe një sërë kamerash mund ta bëjnë këtë automatikisht brenda kamerës. Këtë mund ta bëni edhe manualisht duke përdorur funksione si Depth Compositing në programin Digital Photo Professional (DPP) të Canon.

EOS R50 shkon një hap më tej me modalitetin e tij të avancuar A+. Ky dikton automatikisht kur kërkohet grupimi i fokusit, do bën shkrepjet e nevojshme duke zbatuar dhe kompozimin e rrezes që të mos ju duhet ta konfiguroni vetë.

Nëse preferoni, kamerat pa pasqyrë të Canon ju lejojnë gjithashtu kontroll maksimal mbi fokusimin. Të gjitha kamerat e EOS R System kanë një opsion ekrani kulminimi të fokusit manual, i cili përdor ngjyra të ndezura për të theksuar zonat e imazhit që janë në fokus. Ato gjithashtu ju lejojnë të zmadhoni një imazh në Live View për ta kontrolluar fokusin manualisht. Disa kamera, si p.sh. EOS R10 dhe EOS R7, kanë gjithashtu çelësa AF/MF në trup, duke ju mundësuar të kaloni shpejt në modalitetin e fokusimit manual dhe të zgjidhni saktësisht se ku e dëshironi fokusin.

Kamerat më të mira me fokusim të avancuar për të filluar në makrofotografinë:

Pamje ekstreme nga afër e një luleje të verdhë me detaje të vogla të petaleve në fokus, e shkrepur në një Canon EOS R50.

Sensori APS-C në EOS R50 i bën objektet e vogla më të mëdha në kuadër sesa janë kur përdorni të njëjtin objektiv në kamerë kuadërplotë. Kamera ofron gjithashtu shkrepje të shpejtë të vazhdueshme deri në 15fps duke përdorur shkrehësin e heshtur elektronik, i cili mundëson fotografimin e subjekteve në lëvizje, si lulet në erë. Shkrepur në Canon EOS R50 me objektiv Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM në 1/125 sek, f/8 dhe ISO 400.

Një pamje ekstreme nga afër e disa luleve rozë, e shkepur në një Canon EOS R50.

Dizajni kompakt dhe pesha e lehtë e EOS R50 e bëjnë ideal për makrofotografinë dorazi. Ka të njëjtën mbërthyese objektivi RF si çdo kamerë EOS R System, çka do të thotë se mund të shtoni çfarëdo objektivi RF ose RF-S, duke përfshirë makroobjektiva të ndryshëm. Shkrepur në Canon EOS R50 me objektiv Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM në 1/250 sek, f/2,8 dhe ISO 800.

Madhësia dhe rezolucioni i sensorit

Disa kamera të EOS R System kanë një sensor kuadërplotë dhe disa kanë sensor APS-C. Të dy llojet e sensorëve kanë të mirat e tyre për makrofotografinë. Sensorët APS-C janë më të vegjël, që do të thotë se subjektet e vogla dalin më të mëdha në kuadër se sa në një sensor kuadërplotë me të njëjtën gjatësi fokale dhe sensorët APS-C gjithashtu përgjithësisht japin rreze më të madhe qartësie sesa në kuadërplotët. Kjo i bën kamerat APS-C si EOS R10 dhe EOS R50 të përshtatshme për makrofotografi.

Megjithatë, nëse duhet të shkrepni një subjekt të vogël në lëvizje duke dashur kështu shpejtësi të lartë shkrehjeje, veçanërisht nëse nuk ka dritë të mjaftueshme në dispozicion dhe duhet të përdorni edhe ISO të lartë, atëherë një kamerë kuadërplotë si EOS R8 mund t'ju japë imazhe me më pak zhurmë.

Pavarësisht nëse zgjidhni APS-C apo kuadërplotë, zgjedhja e një kamere me sensor me megapikselë të lartë mund të jetë gjithashtu e dobishme për shkrepjet makro. Më shumë pikselë do të thotë më shumë detaje, ndaj nëse e prisni imazhin për ta bërë një subjekt të vogël më të madh në kuadër, ai do të duket ende i mprehtë.

Kamerat më të mira me sensorë APS-C për të filluar me makrofotografinë:

Një objektiv Canon RF 24mm F1.8 MACRO IS STM pranë një grumbulli luledelesh.

Objektivi Canon RF 24mm F1.8 MACRO IS STM mund të fokusohet deri në 14cm, duke e zmadhuar subjektin me 0.5x. Këndi i tij i gjerë i shikimit është i përsosur për të grumbulluar shumë detaje në kuadër, ndërsa stabilizimi i integruar optik i imazhit do të ndihmojë në luftimin e turbullimit të shkaktuar nga lëkundjet e kamerës edhe kur shkrepni dorazi.

Një pamje ekstreme nga afër e një luledeleje, shkrepur duke përdorur objektiv Canon RF 24mm F1.8 MACRO IS STM.

Objektivi RF 24mm F1.8 MACRO IS STM fokusohet shpejt, me një motor të heshtur gradual, ndaj nuk ka pse shqetësoheni nëse objekti lëviz - do të keni përsëri pamje të pastër. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 24mm F1.8 MACRO IS STM në 1/4000 sek, f/1,8 dhe ISO 100.

Zmadhimi

Për makrofotografi, veçoria më e rëndësishme për t'u kërkuar nga objektivi është zmadhimi. Kur objektivi zmadhohet me 0.5x (ose 1:2), imazhi në sensor është sa gjysma e madhësisë konkrete. Kur objektivi zmadhohet me 1.0x (ose 1:1), imazhi në sensor është sa madhësia reale. Kjo zbulon nivele jashtëzakonisht të larta detajesh, veçanërisht kur imazhi shihet më pas në një ekran më të madh ose në printim.

Për të arritur një zmadhim të tillë, makroobjektivat duhet të kenë distanca të shkurtra fokusimi minimal, që do të thotë se mund të fokusohen kur janë shumë afër një subjekti. Shembujt përfshijnë Canon RF 24mm F1.8 MACRO IS STM, që mund të fokusohet deri në 14cm dhe RF 35mm F1.8 MACRO IS STM, që mund të fokusohet deri në 17cm. Të dy janë objektiva 0.5x që kanë hapje maksimale të shpejta, që lejojnë shumë dritë dhe ofrojnë fotostabilizim (IS) për të ndihmuar në mbajtjen e shkrepjeve pa turbullim kur shkrepni dorazi me shpejtësi më të ngadalta të shkrehësit.

Makroobjektivat më të mirë fillestarë me zmadhim 0.5x dhe distanca të shkurtra fokale:

Një pamje nga afër e një luleje rozë, shkrepur me objektiv Canon RF-S 55-210mm F5-7.1 IS STM.

Objektivi RF-S 55-210mm F5-7.1 IS STM nuk është rreptësisht makroobjektiv, por ofron zmadhim maksimal prej 0.28x si dhe të fuqishëm, duke ju ndihmuar të fokusoheni pa e shqetësuar subjektin, dhe të kapni edhe detajet më të vogla nga larg. Shkrepur në Canon EOS R50 me objektiv Canon RF-S 55-210mm F5-7.1 IS STM në 1/320 sek, f/7.1 dhe ISO 100.

Një pamje ekstreme nga afër e një lulelakre të gjelbër Romanesco, e shkrepur duke përdorur objektiv Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM.

Një objektiv tjetër që ofron një gamë të gjerë zmadhimi është RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM. Ai jep një zmadhim maksimal prej 0.59x kur përdorni fokus manual, që do të thotë se mund të kapni subjekte nga afër me detaje të shkëlqyera. Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM në 35mm, 1/200 sek, f/10 dhe ISO 400.

Gjatësia vatrore

Afrimi duke përdorur objektiv me distancë të shkurtër fokale mund të duket zgjidhja e qartë, por objektivat telefoto ofrojnë gjithashtu përfitime të rëndësishme. Të shkrepësh nga pak më larg do të thotë që ka më pak gjasa të shqetësosh subjektin apo t'i hedhësh hije të padëshiruara përsipër. Makroobjektivat telefoto, si Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM, i cili ofron zmadhim 0.5x, ju lejojnë të qëndroni më larg subjektit, ndërkohë që ky vijon të mbushë kuadrin. Objektivi vjen me IS optik, ashtu si homologët e vet më këndgjerë, për t'i mbajtur gjërat të mprehta me shpejtësi më të ulëta të shkrehësit.

Mund të përdorni gjithashtu objektiv zmadhimi telefoto si Canon RF-S 55-210mm F5-7.1 IS STM ose RF 100-400mm F5.6-8 IS USM. Ndonëse këto nuk janë objektiva rreptësisht makro (0.5x), gjatësitë e tyre fokale maksimale telefoto do t'ju lejojnë të bëni fotografi nga afër të subjektit dhe të mbushni kuadrin nga distanca.

Makroobjektivat më të mirë telefoto dhe zmadhues për hapat e parë në makrofotografi:

Një pamje nga një video që shpjegon makrot me fokus qendror. Pamja e ekranit tregon dorën e një përdoruesi që rregullon një objektiv Canon pranë një modeli të vogël të një figure njeriu.

Makro me fokus në qendër

Disa objektiva RF të Canon, duke përfshirë RF 24-105mm F4-7.1 IS STM dhe RF 15-30mm F4.5-6.3 IS STM, kanë aftësi makro për fokusim në qendër. Ndërsa këta objektiva nuk arrijnë zmadhimin makro duke përdorur fokusimin automatik, distanca e tyre minimale e fokusimit në modalitetin e fokusimit manual është shumë më e vogël, që do të thotë se mund të fokusohen shumë më afër dhe të arrijnë të paktën zmadhim makro 0.5x.

Objektivat më të mirë fillestarë me aftësi makro fokusimi qendror:

Dëshironi të shkoni më tej?

Nëse jeni apasionuar me makrofotografinë, mund të jeni gati të shpenzoni më shumë për objektiva të nivelit profesional me zmadhim më të lartë, cilësi më të mirë optike ose gjatësi më të lartë fokale, që të mund të kapni poza kuadërmbushëse të subjekteve që nuk mund t'u afroheni dot fizikisht. Hidhini një sy udhëzuesit tonë për objektivat profesionalë për makrofotografinë (ofrohet në gjuhë të caktuara).

Aksesorët për makrofotografinë

Tre pamje të programit Canon Camera Connect në një smartfon, duke u përdorur për t'u fokusuar manualisht në kërcellin e një molle jeshile në plan të afërt.

Programi Canon Camera Connect ju mundëson të rregulloni cilësimet e kamerës dhe të aktivizoni shkrehësin nga smartfoni. Me objektiva të pajtueshëm madje mund të ndërroni dhe komandoni fokusin manual pa prekur kamerën, duke ndihmuar në arritjen e shkrepjeve të qarta nga afër.

Programi Canon Camera Connect ju mundëson ta komandoni kamerën nga distanca. Mund të përdorni Live View në ekranin e smartfonit për të kontrolluar fokusin dhe për ta rregulluar, ose për të kontrolluar ekspozimin dhe aktivizimin e shkrehësit nga distanca, çka ndihmon në parandalimin e lëkundjeve të kamerës dhe të siguroheni që të mos shqetësoni subjektin.

Përdorimi i një stativi do ta mbajë kamerën fikse kur ju duhet të përdorni shpejtësi më të ulët shkrehësi, por mund të mos ju lejojë të afroheni shumë me subjektet. Canon Tripod Grip HG-100TBR - është i vogël dhe fleksibël, dhe vjen me një telekomandë që do t'ju sigurojë të shmangni dridhjet e kamerës. Ju gjithashtu mund të bëni çantën tuaj me kokrra për të mbështetur objektivat për poza më të qëndrueshme ose për të mbështetur kamerën kur punoni përdhe.

Shufrat zgjatuese përshtaten midis një objektivi të pajtueshëm dhe trupit të kamerës, dhe rrisin zmadhimin e objektivit, pa deformim apo humbje të cilësisë së figurës.

Ndriçimi mund të jetë problematik në makrofotografi, por aftësia për të përdorur blic jashtë kamere, si për shembull Canon Speedlite EL-100 i çiftuar me Speedlite Transmitter ST-E10 me valë, ju mundëson të jeni më të saktë dhe më të drejtuar në ndriçimin e subjektit. Për makrofotografët e përkushtuar, blici Canon Macro Ring Lite MR-14EX II vendoset në pjesën e përparme të objektivave të përputhshëm, duke ndriçuar plotësisht dhe në mënyrë të kontrolluar subjektin kur shkrepni nga afër.

Këto janë veçoritë kryesore që duhen kërkuar kur blini pajisje për makrofotografi. Megjithatë, mos u shqetësoni nëse nuk i keni të gjitha – prarpë mund të arrini shkrepje të bukura nga afër. Faktori më i rëndësishëm është krijimtaria juaj!



Shkruar nga Peter Wolinski

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

Këshilla për makrofotografinë

Thjeshtimi i makrofotografisë – zbuloni kompletin, këshillat dhe teknikat më të mira.

Përhumbuni në detaje me makro

Katër këshilla krijuese për t'ia nisur mbarë me makrot, duke përdorur artikuj të zakonshëm për të krijuar foto të jashtëzakonshme.

Bëni makrofoto të pabesueshme të bletëve

Si të bëni makrofoto të arrira të insekteve të vogla që lëvizin shpejt.

Mbivendosja e fokusit për fillestarë

Fotografi Matt Doogue shpjegon se mjetet e mbivendosjes së Canon-it mund t’ju ndihmojnë të kapni shkrepje makro dhe peizazhe me mprehtësi para-mbrapa.